{"id":149970,"date":"2026-07-31T16:48:30","date_gmt":"2026-07-31T16:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149970"},"modified":"2026-07-31T16:48:30","modified_gmt":"2026-07-31T16:48:30","slug":"pd-te-prezantoje-urgjentisht-tek-qytetaret-reformen-e-saj-territoriale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/31\/pd-te-prezantoje-urgjentisht-tek-qytetaret-reformen-e-saj-territoriale\/","title":{"rendered":"PD t\u00eb prezantoj\u00eb urgjentisht tek qytetar\u00ebt Reform\u00ebn e saj Territoriale!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>(Pjesa e dyt\u00eb)<\/p>\n<p>Partia Socialist\u00eb b\u00ebri publik variantin e saj t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale, me reduktimin e thell\u00eb, me gati nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn,\u00a0 t\u00eb nj\u00ebsive vendore t\u00eb vendit, nga 61 n\u00eb 46 bashki, me qasje t\u00eb theksuar\u00a0 centralizuese, p\u00ebr ta kontrolluar plot\u00ebsisht nga pushteti qendror autonomin\u00eb lokale.<\/p>\n<p>Kjo nuk ka sens. P\u00ebr shembull, bashkimi i bashkis\u00eb Selenic\u00eb me bashkin\u00eb Vlor\u00eb, sipas variantit t\u00eb PS, \u00ebsht\u00eb \u00e7menduri! (Trajtuar n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj teme-RAT 2026).<\/p>\n<p><strong><em>I. P\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb d\u00ebrrmuese t\u00eb Reform\u00ebs territoriale t\u00eb PD-s\u00eb, n\u00eb krahasim me variantin centralizues socialist<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ne deputet\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike, s\u00eb bashku me ekspert\u00ebt e reform\u00ebs, profesionist\u00eb t\u00eb nderuar, duhet ta lan\u00e7ojm\u00eb Programin ton\u00eb t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale me 100 bashki n\u00eb \u00e7do qytet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Duhet t\u00eb shpjegojm\u00eb avantazhet dhe p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e dukshme t\u00eb variantit demokrat, duke demaskur filozofin\u00eb e Ram\u00ebs n\u00eb centralizimin e pushtetit vendor dhe skllav\u00ebrimin praktik t\u00eb tij nga pushteti qendror.<\/p>\n<p>Varianti me 100 bashki synon t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00ebsi vendore m\u00eb t\u00eb vogla, m\u00eb pran\u00eb komuniteteve dhe me lidhje m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me territorin, duke e mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb formul\u00eb mbi parimin e efi\u00e7enc\u00ebs, efikasitetit dhe ekonomicitetit. Ky model i sh\u00ebrben m\u00eb mir\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr arsyet kryesore t\u00eb m\u00ebposhtme.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, 100 bashki do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb shum\u00eb af\u00ebrsi me qytetarin. P\u00ebrpar\u00ebsia e par\u00eb e modelit me 100 bashki \u00ebsht\u00eb distanca m\u00eb e vog\u00ebl midis administrat\u00ebs vendore dhe qytetarit. N\u00eb nj\u00eb vend me terren t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb malor, popullsi t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dhe zona rurale t\u00eb larg\u00ebta, si vendi yn\u00eb, bashkit\u00eb e m\u00ebdha krijojn\u00eb distanca t\u00eb konsiderueshme fizike dhe administrative. Kjo penalizon banor\u00ebt n\u00eb marrjen e sh\u00ebrbimeve nga administratat vendore p\u00ebrkat\u00ebse, si dhe rrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme kostot p\u00ebr p\u00ebrfitimin e \u00e7do sh\u00ebrbimi. Shtimi i territorit dhe krijimi i bashkive t\u00eb m\u00ebdha do t\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb rritjen e distanc\u00ebs fizike, kufizimin e aksesit n\u00eb sh\u00ebrbime dhe mosdh\u00ebnien n\u00eb koh\u00eb t\u00eb zgjidhjeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara me karakter administrativ, q\u00eb lidhen me k\u00ebrkesat e ndryshme t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre zonave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bashki m\u00eb e vog\u00ebl ka mund\u00ebsi t\u00eb identifikoj\u00eb m\u00eb shpejt nevojat e komunitetit dhe t\u00eb reagoj\u00eb m\u00eb drejtp\u00ebrdrejt ndaj tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, 100 bashki mund t\u00eb n\u00ebnkuptojn\u00eb 100 qendra vendimmarrjeje m\u00eb pran\u00eb qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa modeli me 46 bashki rrit distanc\u00ebn midis administrat\u00ebs dhe komuniteteve periferike, duke ndikuar ne kufizimin e sherbimeve per qytetaret, p\u00ebr pasoj\u00eb r\u00ebnien e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve. Eksperienca e k\u00ebtyre viteve, gjat\u00eb periudh\u00ebs 2014\u20132026, v\u00ebrteton se zvog\u00eblimi i numrit t\u00eb bashkive ka ulur cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve ndaj banor\u00ebve t\u00eb zonave, kryesisht rurale\/t\u00eb nj\u00ebsive administrative. Kjo e ka shnd\u00ebrruar reform\u00ebn territoriale t\u00eb vitit 2014 n\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar, larg pritshm\u00ebrive mbi t\u00eb cilat u hartua, me synimin p\u00ebr rritjen e efi\u00e7enc\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe uljen e kostove operative p\u00ebr \u00e7do bashki.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, me variantin demokrat kemi decentralizim m\u00eb t\u00eb madh, dhe jo centralizim t\u00eb pushtetit. Reforma territoriale nuk duhet t\u00eb shihet kurrsesi, si nj\u00eb projekt p\u00ebr reduktimin e numrit t\u00eb nj\u00ebsive administrative. Ajo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb reform\u00eb p\u00ebr decentralizimin real t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>N\u00ebse bashkit\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe vendimmarrja p\u00ebrqendrohet n\u00eb qendrat kryesore urbane, ekziston rreziku i madh q\u00eb zonat periferike dhe rurale t\u00eb mbeten m\u00eb pak t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara, duke lene shume zona dhe komunitete te mos jene te perfaqesuara ne vendimarrje te caktuara me karakter vendor apo qendror.<\/p>\n<p>Nj\u00eb model me 100 bashki krijon m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr vendimmarrje lokale, duke u dh\u00ebn\u00eb komuniteteve mund\u00ebsi t\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb p\u00ebrcaktimin e prioriteteve t\u00eb investimeve dhe sh\u00ebrbimeve, si dhe ju jep akses te gjitha zonave dhe baoreve te tyre te kene perfaqesuesit dhe vendimarresit e tyre, te lidhur ne menyre direkte me banoret.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, varianti me 100 bashki p\u00ebrfaq\u00ebson m\u00eb mir\u00eb specifikat lokale. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb homogjene. Problemet e nj\u00eb bashkie bregdetare nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb nj\u00eb bashkie malore. Problemet e nj\u00eb zone turistike nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb nj\u00eb zone bujq\u00ebsore apo industriale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bashki m\u00eb e vog\u00ebl nd\u00ebrton\u00eb politika m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatura me ekonomin\u00eb dhe karakteristikat e territorit t\u00eb saj. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, turizmin, menaxhimin e pyjeve, t\u00eb kullotave, uj\u00ebsjell\u00ebsit, rrug\u00ebt rurale, emergjencat civile dhe zhvillimin e bizneseve lokale. Modeli me 100 bashki krijon mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb qeverisje m\u00eb t\u00eb personalizuar, sipas nevojave t\u00eb territorit, e p\u00ebrshtatur dhe e mb\u00ebshtetur n\u00eb karakteristikat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb \u00e7do nj\u00ebsie vendore, qoft\u00eb kjo me p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha apo m\u00eb t\u00eb vogla. Statusi i nj\u00ebsis\u00eb vendore, i p\u00ebrcaktuar si bashki, p\u00ebrb\u00ebn elementin rregullues p\u00ebr \u00e7do nj\u00ebsi, komunitet, popullsi dhe karakteristik\u00eb zonale apo krahinore.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, varianti demokrat krijon m\u00eb pak rrezik p\u00ebr braktisjen e periferive. Nj\u00eb nga problemet potenciale t\u00eb bashkive shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendrimi i investimeve n\u00eb qytetin ose qendr\u00ebn kryesore t\u00eb bashkis\u00eb. Kur nj\u00eb bashki p\u00ebrfshin nj\u00eb territor shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, ekziston rreziku q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e burimeve t\u00eb shkoj\u00eb drejt qendr\u00ebs administrative, nd\u00ebrsa fshatrat dhe zonat periferike t\u00eb mbeten n\u00eb fund t\u00eb list\u00ebs s\u00eb prioriteteve, sidomos p\u00ebr sa i p\u00ebrket investimeve dhe v\u00ebmendjes institucionale.<\/p>\n<p>Po jap nje shembull te thjeshte:<\/p>\n<p>Nga takimet me banor\u00ebt e nj\u00ebsive administrative, n\u00eb Bashkin\u00eb Vlor\u00eb, por edhe n\u00eb bashki t\u00eb tjera n\u00eb qarkun Vlor\u00eb, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb treguesin\/shembullin m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si ka funksionuar pushteti vendor dhe ai qendror n\u00eb k\u00ebto zona. P\u00ebr 12 vite, si pasoj\u00eb e reform\u00ebs territoriale t\u00eb vitit 2014, pothuajse t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb administrative kan\u00eb qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb v\u00ebmendjes institucionale. Kjo na b\u00ebn t\u00eb pohojm\u00eb se Reforma Territoriale-Administrative e viteve 2014\u20132015 ka qen\u00eb nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb dhe ka d\u00ebmtuar zhvillimin e k\u00ebtyre zonave.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsit\u00eb administrative t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, si Novosela, Qendra, Orikumi dhe Shushica, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb sot zona t\u00eb l\u00ebna pas dore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e trisht\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb vitin 2026, n\u00eb pothuajse \u00e7do fshat t\u00eb k\u00ebtyre nj\u00ebsive administrative, ende mungon furnizimi i rregullt me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm. Uj\u00ebsjell\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb amortizuar dhe jasht\u00eb funksionit, nd\u00ebrsa dhjet\u00ebra banor\u00eb detyrohen ta sigurojn\u00eb ujin nga burime alternative ose ta marrin p\u00ebrmes rrjeteve t\u00eb amortizuara, vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dy dit\u00eb ose p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb n\u00eb 24 or\u00eb. Edhe infrastruktura rrugore vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnduar, nd\u00ebrsa sh\u00ebrbimet e tjera publike dhe urbane mbeten larg standardeve minimale.<\/p>\n<p>K\u00ebto fakte na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se reforma territoriale e vitit 2014 ka d\u00ebshtuar n\u00eb administrimin dhe menaxhimin e territoreve t\u00eb shtuara t\u00eb bashkive, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra nga ish-komunat. Reforma 2.0 e propozuar nga qeveria, si vazhdim\u00ebsi e reform\u00ebs s\u00eb par\u00eb, rrezikon ta p\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb edhe m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, duke thelluar munges\u00ebn e investimeve dhe problematikat infrastrukturore n\u00eb k\u00ebto zona.<\/p>\n<p>Zvog\u00eblimi i numrit t\u00eb bashkive p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb model t\u00eb gabuar zhvillimor p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb model me 100 bashki, qendra administrative \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb zonave t\u00eb banuara dhe presioni politik e social p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimeve \u00ebsht\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, 100 bashki krijojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb konkurrenc\u00eb pozitive mes bashkive. Nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i madh bashkish jep shanse m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr konkurrenc\u00eb institucionale, duke ndikuar ne forcimin e institucioneve dhe permiresimin e sherbimit ndaj banoreve dhe rritjen e investimeve.<\/p>\n<p>T\u00eb 100 bashkit\u00eb do t\u00eb krahasohen p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve, nivelin e investimeve, menaxhimin financiar, mbledhjen e t\u00eb ardhurave, transparenc\u00ebn, p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb dhe thithjen e fondeve evropiane. Kjo krijon nj\u00eb model ku qytetar\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb krahasojn\u00eb performanc\u00ebn e qeverisjes vendore dhe ndikimin ne rritjen e perfaqesimit.<\/p>\n<p><strong><em>II. Varianti socialist shkallmon autonomine vendore!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Varianti i Reform\u00ebs Territoriale me 46 bashki q\u00eb propozon Partia Socialiste, gre pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr nivelin e decentralizimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i vog\u00ebl nj\u00ebsish administrative, t\u00eb shtrira mbi territore m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, mbart edhe rrezikun e madh q\u00eb pushteti vendor t\u00eb largohet nga qytetari dhe t\u00eb afrohet m\u00eb shum\u00eb me qendr\u00ebn politike dhe administrative. Ky model e dob\u00ebson decentralizimin politik, administrativ dhe financiar t\u00eb pushtetit vendor. N\u00eb praktik\u00eb, ai e zhb\u00ebn k\u00ebt\u00eb parim, duke nxitur efektin e kund\u00ebrt: p\u00ebrqendrimin e pushtetit n\u00eb pak duar dhe munges\u00ebn e v\u00ebmendjes ndaj problemeve reale me t\u00eb cilat p\u00ebrballen banor\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb pak bashki do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb pak qendra vendimmarrjeje. Kur numri i bashkive zvog\u00eblohet ndjesh\u00ebm, zvog\u00eblohet edhe numri i qendrave ku ushtrohet pushteti vendor. Nga pik\u00ebpamja e administrimit, kjo mund t\u00eb duket si racionalizim, mir\u00ebpo, nga pik\u00ebpamja e decentralizimit, lind nj\u00eb pyetje e r\u00ebnd\u00ebsishme: A po krijojm\u00eb bashki m\u00eb efikase apo po p\u00ebrqendrojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb pushtet n\u00eb m\u00eb pak duar?<\/p>\n<p>N\u00ebse 46 bashkit\u00eb do t\u00eb ken\u00eb territore shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, drejtuesit e tyre do t\u00eb administrojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh komunitetesh dhe problemesh t\u00eb ndryshme. Kjo e b\u00ebn vendimmarrjen m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt nga qytetari, dhe jo perfaqesuese.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, rritet n\u00eb maksimum rreziku i centralizimit t\u00eb pushtetit vendor. Centralizimi nuk ndodh vet\u00ebm kur pushteti transferohet drejtp\u00ebrdrejt te qeveria qendrore. Ai ndodh edhe n\u00ebp\u00ebrmjet krijimit t\u00eb nj\u00ebsive vendore shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb varura nga burimet financiare, administrative dhe politike t\u00eb qendr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bashki e madhe, q\u00eb mbulon nj\u00eb territor t\u00eb gjer\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb fonde, m\u00eb shum\u00eb staf dhe m\u00eb shum\u00eb projekte infrastrukturore. N\u00ebse k\u00ebto burime kontrollohen n\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme nga qeveria qendrore, at\u00ebher\u00eb bashkia mund t\u00eb mbetet formalisht autonome, por praktikisht \u00ebsht\u00eb e varur.<\/p>\n<p>Kjo krijon nj\u00eb problem themelor: decentralizim n\u00eb let\u00ebr, centralizim n\u00eb praktik\u00eb!<\/p>\n<p>S\u00eb treti, varianti socialist e largon pushtetin nga zonat rurale. Nj\u00eb nga pasojat m\u00eb t\u00eb mundshme t\u00eb modelit me 46 bashki \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb zonave rurale, efekt qe eshte hasur per 12 vjet, si efekti me vrastar i reformes se vitit 2014.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb bashki p\u00ebrfshin nj\u00eb territor shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, qendra urbane q\u00eb sh\u00ebrben si seli administrative ka natyrsh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb politike dhe ekonomike. Investimet kan\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb orientohen aty ku p\u00ebrqendrohet popullsia, aktiviteti ekonomik dhe infrastruktura. Kjo krijon nj\u00eb situat\u00eb ku fshatrat dhe zonat periferike b\u00ebhen pjesa m\u00eb pak e d\u00ebgjuar e bashkis\u00eb. E kemi par\u00eb p\u00ebr 12 vjet k\u00ebt\u00eb me 61 bashkit\u00eb q\u00eb kemi. Rrezikojm\u00eb ta shohim akoma dhe m\u00eb shum\u00eb me 46 bashki! N\u00eb Shqip\u00ebri, ky rrezik \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i madh p\u00ebr shkak t\u00eb migrimit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe emigracionit, q\u00eb kan\u00eb reduktuar ndjesh\u00ebm popullsin\u00eb n\u00eb shum\u00eb zona rurale, dhe i kan\u00eb hapur rrug\u00eb shpopullimit.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, nj\u00eb bashki shum\u00eb e madhe nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb bashki m\u00eb efikase. N\u00ebse territori b\u00ebhet shum\u00eb i madh, rriten kostot e transportit, distanca administrative, v\u00ebshtir\u00ebsia e kontrollit, koha e reagimit dhe problemet e koordinimit. Sh\u00ebrbimi \u00ebsht\u00eb larg qytetarit, larg zgjidhjes s\u00eb problemeve dhe larg p\u00ebrmbushjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive institucionale e administrative q\u00eb pushteti vendor ka ndaj banor\u00ebve. Kjo ndodh sepse sh\u00ebrbimet centralizohen vet\u00ebm n\u00eb qendrat urbane, duke anashkaluar dhe l\u00ebn\u00eb pas dore nj\u00ebsit\u00eb e tjera, t\u00eb cilat ndodhen m\u00eb larg nga qendra administrative.<\/p>\n<p>Pra, ekziston nj\u00eb pik\u00eb, p\u00ebrtej s\u00eb cil\u00ebs madh\u00ebsia nuk sjell m\u00eb efi\u00e7enc\u00eb, por burokraci, munges\u00eb t\u00eb v\u00ebmendjes institucionale dhe moszgjidhje t\u00eb problemeve t\u00eb qytetar\u00ebve, duke i sorollatur ata n\u00ebp\u00ebr korridoret burokratike q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar gjat\u00eb k\u00ebtyre 12 viteve nga qeveria Rama.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, demokracia lokale k\u00ebrkon af\u00ebrsi. Pushteti vendor ka nj\u00eb avantazh ndaj pushtetit qendror: ai duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb af\u00ebr qytetarit. Qytetari duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kontaktoj\u00eb relativisht leht\u00eb me administrat\u00ebn, kryetarin e bashkis\u00eb, k\u00ebshillin bashkiak dhe strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bashki shum\u00eb t\u00eb madhe, kjo marr\u00ebdh\u00ebnie mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb abstrakte.Nj\u00eb banor i nj\u00eb zone periferike mund t\u00eb ndiej\u00eb se vendimet p\u00ebr komunitetin e tij merren shum\u00eb larg tij, duke venitur p\u00ebrfaq\u00ebsimin dhe vendimmarrjen n\u00eb p\u00ebrputhje me interesat e tyre. Kjo dob\u00ebson jo vet\u00ebm administrimin vendor, por edhe demokracin\u00eb lokale. Vendimmarrja do t\u00eb p\u00ebrqendrohet, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, vet\u00ebm te qendrat urbane, duke anashkaluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb interesat dhe nevojat e banor\u00ebve t\u00eb zonave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong><em>xxx<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Partia Demokratike e ka projektin e plot\u00eb. Hart\u00ebn e kompozuar me 100 Bashki, delegimin e kompetencave, pavar\u00ebsin\u00eb financiare, modelin e Autonomis\u00eb Vendore, modelet e suksesshme t\u00eb vendeve t\u00eb BE-se t\u00eb vogla si ne dhe Tabel\u00ebn e 100 Bashkive.<\/p>\n<p>Pse nuk jua tregojm\u00eb nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb demokrat\u00ebve, mbar\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, mediave dhe faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar?<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka nj\u00eb kart\u00eb t\u00eb fort\u00eb, jo vet\u00ebm morale, por edhe nj\u00eb alternativ\u00eb konkrete q\u00eb mbron interesat e qytetar\u00ebve dhe konsolidon p\u00ebrfaq\u00ebsimin e drejt\u00eb t\u00eb tyre. Projekti i Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb projekti q\u00eb k\u00ebrkon \u00e7do banor i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb drejt\u00eb, investime konkrete, frenimin e shpopullimit, ofrimin e sh\u00ebrbimeve n\u00eb koh\u00ebn dhe vendin e duhur, konsolidimin institucional dhe mbrojtjen e vlerave, identitetit dhe karakteristikave q\u00eb mbart \u00e7do krahin\u00eb dhe komunitet n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo na b\u00ebn q\u00eb, si Parti Demokratike, t\u2019u b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb se q\u00ebllimi i Edi Ram\u00ebs dhe i qeveris\u00eb s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb vazhdimi e inkurajimi i\u00a0 shpopullimit. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj reforme, ai synon t\u00eb vijoj\u00eb nj\u00eb model q\u00eb favorizon largimin e banor\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht nga zonat rurale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, jan\u00eb edhe nd\u00ebr zonat me potencialet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha turistike dhe pasurore.<\/p>\n<p>Konferenca modeste e dit\u00ebs s\u00eb sotme n\u00eb lidhje me reform\u00ebn administrativo-territoriale nga kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha, s\u00ebbashku me bashk\u00eb\/kryetarin e Reform\u00ebs Administrativo-Territoriale z.Luciano Boci, Sekretarin p\u00ebr pushtetin vendor z.Ylli Asllani, si dhe me ekspert\u00eb e profesionist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ishte e domosdoshme, dhe duhet t\u00eb zgjerohej me gjith\u00eb deputet\u00ebt an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit p\u00ebr reform\u00ebn administrative-territoriale, si ish-kryetari me p\u00ebrvoj\u00eb i Bashkis\u00eb Kam\u00ebz, z.Xhelal Mziu, por edhe me deputet\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto forma diskutimesh, duhet t\u00eb shtrihen n\u00eb cdo qytet, n\u00eb for\u00ebm m\u00eb t\u00eb zgjeruar, si takime me qytetaret, n\u00eb for\u00ebm&#8221;workshop-e&#8221; apo te diskutohen ne ambiente akademike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb me an\u00ebn e argumentave n\u00eb secilin takim t\u00eb demaskohet varianti i sektit Rama p\u00ebr (anti)reform\u00ebn administrativo-territoriale.<\/p>\n<p>Prezantimi i platform\u00ebs son\u00eb, mbrojtja dhe argumentimi i ndarjes s\u00eb nj\u00ebsive administrative n\u00eb 100 t\u00eb tilla duhet t\u00eb jet\u00eb alternativa jon\u00eb kryesore p\u00ebrball\u00eb qytetar\u00ebve, si nj\u00eb garanci qeveris\u00ebse p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Kjo alternativ\u00eb duhet t\u2019u garantoj\u00eb qytetar\u00ebve mbrojtjen e interesave t\u00eb tyre dhe t\u2019u b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb se, sipas vler\u00ebsimit ton\u00eb, drafti i prezantuar nga sekti Rama rrezikon ta deformoj\u00eb edhe m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb reform\u00eb dhe efektet e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb jene\u00eb edhe m\u00eb vrastare p\u00ebr zona t\u00eb t\u00ebra , me pasoja direkte q\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me interesat e qytetar\u00ebve dh i c\u00ebnojn\u00eb ata.<\/p>\n<p>Reforma administrativo-territoriale ka qen\u00eb nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb programit ton\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit 2021, 14 majit 2023 dhe 11 majit 2025, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jemi zotuar publikisht. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kemi detyrimin ndaj qytetar\u00ebve q\u00eb propozimet tona t\u2019i mbrojm\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ekspertiz\u00eb dhe profesionaliz\u00ebm deri n\u00eb fund, si nj\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj modelit t\u00eb qeverisjes Rama, i cili ka shkat\u00ebrruar interesin publik.<\/p>\n<p>Partia Demokratike duhet t\u00eb mbroj\u00eb deri n\u00eb fund interesat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, forcimin e demokracis\u00eb vendore, zhvillimin e barabart\u00eb territorial dhe garantimin e nj\u00eb administrimi m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me komunitetet n\u00eb \u00e7do zon\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>V.O<\/p>\n<p>Vazhdim-Pjesa e trete (Aksioni dhe Platforma Qytetare)<\/p>\n<p>Per keto duhet te kete platforem qytetare, ku Partia Demokratike duhet te luaj rol aktiv.Duhet te punojme per platformen qytetare dhe te mbeshtesim aksionin dhe veprimin qytetar, ne vecanti ne Bashkine Selenice, por edhe ne zona te tjera, ku kemi propozuar krijimin e Bashkive. Shqet\u00ebsim nuk duhet te jete vetem shkrirja e Bashkise Selenice dhe bashkimi i saj me Bashkine Vlore, por edhe moskrijimi i Bashkive te reja, ashtu sic kemi propozuar keto vite, si Bashkia Orikum, Bashkia Novosele, Bashkia Amantia dhe Bashkia Ksamil.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj (Pjesa e dyt\u00eb) Partia Socialist\u00eb b\u00ebri publik variantin e saj t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale, me reduktimin e thell\u00eb, me gati nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn,\u00a0 t\u00eb nj\u00ebsive vendore t\u00eb vendit, nga 61 n\u00eb 46 bashki, me qasje t\u00eb theksuar\u00a0 centralizuese, p\u00ebr ta kontrolluar plot\u00ebsisht nga pushteti qendror autonomin\u00eb lokale. Kjo nuk ka sens. P\u00ebr shembull, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":149971,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-149970","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149970","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149970"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149970\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149972,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149970\/revisions\/149972"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149971"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149970"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149970"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149970"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}