{"id":150025,"date":"2026-08-01T08:42:03","date_gmt":"2026-08-01T08:42:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=150025"},"modified":"2026-08-01T08:42:03","modified_gmt":"2026-08-01T08:42:03","slug":"tabaku-tri-krizat-qe-kane-nxjerre-qytetaret-ne-proteste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/01\/tabaku-tri-krizat-qe-kane-nxjerre-qytetaret-ne-proteste\/","title":{"rendered":"Tabaku: Tri krizat q\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka analizuar n\u00eb \u201cK\u00ebndin e Fundjav\u00ebs\u201d tri krizat q\u00eb, sipas saj, po r\u00ebndojn\u00eb ekonomin\u00eb dhe familjet shqiptare: rritjen e kostos s\u00eb jetes\u00ebs, emigrimin dhe r\u00ebnien e prodhimit.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Tabaku argumentoi se k\u00ebto kriza jan\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb modeli ekonomik q\u00eb favorizon nj\u00eb pakic\u00eb kompanish dhe individ\u00ebsh t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa d\u00ebrrmuese e qytetar\u00ebve p\u00ebrballet me \u00e7mime dhe taksa m\u00eb t\u00eb larta, por me paga t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i Tabakut<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do familje shqiptare q\u00eb shpenzon n\u00eb supermarkete apo n\u00eb marketet e lagjes dhe q\u00eb blen produktet p\u00ebr tryez\u00ebn familjare, e ka v\u00ebn\u00eb re rritjen e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Sot, \u00e7mimet n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb barazuar me ato europiane. Gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit, \u00e7mimet jan\u00eb rritur me 22%, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pagat jo. Ato jan\u00eb rritur vet\u00ebm me 3 pik\u00eb p\u00ebrqindjeje, aq sa norma e inflacionit n\u00eb k\u00ebto dhjet\u00eb vite.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb ardhurat e nj\u00eb familjeje shqiptare, 20% shkojn\u00eb sot p\u00ebr ushqime. Kemi \u00e7mime europiane, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pagat jan\u00eb shqiptare. Nj\u00eb familjeje me kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb i duhen 66 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar nj\u00eb muaj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb paga mesatare \u00ebsht\u00eb 73 mij\u00eb lek\u00eb.<br \/>\nSi mundet nj\u00eb familje shqiptare t\u00eb jetoj\u00eb dhe t\u00eb mbijetoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet ekonomik?<\/p>\n<p>D\u00ebgjojm\u00eb qeverin\u00eb q\u00eb \u00e7do dit\u00eb propagandon rritjen ekonomike dhe faktin se sot \u00ebsht\u00eb rritur edhe PBB-ja. Por rritja e produktit t\u00eb brendsh\u00ebm bruto, fatkeq\u00ebsisht, ka shkuar te nj\u00eb grup i vog\u00ebl njer\u00ebzish dhe n\u00eb nj\u00eb industri t\u00eb vetme, sepse ekonomia shqiptare nuk prodhon m\u00eb.<em><br \/>\n<\/em>Sot, e gjith\u00eb rritja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar vet\u00ebm te nd\u00ebrtimi, me 15 apo maksimumi 20 kompani q\u00eb marrin tender\u00eb, koncesione dhe leje nd\u00ebrtimi. Jan\u00eb ato q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb dhe e p\u00ebrjetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb rritje ekonomike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 95% e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb nuk e ndiejn\u00eb at\u00eb as n\u00eb xhepat dhe as n\u00eb tryezat e tyre.<\/p>\n<p>Kriza e dyt\u00eb e ekonomis\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb emigrimi.<\/p>\n<p>Kjo kriz\u00eb, e cila sjell konsum dhe investime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, vjen edhe si pasoj\u00eb e faktit q\u00eb familjet shqiptare po detyrohen t\u2019i \u00e7ojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre jasht\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi dhe sepse k\u00ebtu nuk gjejn\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Emigrimi i kushton ekonomis\u00eb shqiptare edhe p\u00ebr faktin se t\u00eb ardhurat q\u00eb vijn\u00eb nga emigracioni jan\u00eb 30% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se disa vite m\u00eb par\u00eb. I kushton edhe sepse k\u00ebta persona nuk konsumojn\u00eb m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo ndihet te konsumi dhe te p\u00ebrdorimi i sistemit bankar shqiptar, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe te kreditimi i familjeve dhe bizneseve.<\/p>\n<p>Kriza e tret\u00eb e ekonomis\u00eb shqiptare lidhet, sigurisht, me prodhimin.<\/p>\n<p>Sot, ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekonomi q\u00eb nuk prodhon m\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ekonomi q\u00eb ka shteruar dhe q\u00eb nuk ka nj\u00eb model apo vizion ekonomik, sepse ne nuk dit\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtonim nj\u00eb ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme. Ne nd\u00ebrtuam nj\u00eb ekonomi lla\u00e7i dhe tullash.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, bujq\u00ebsia, e cila ishte nj\u00eb nga sektor\u00ebt kryesor\u00eb, nga 20% ka zbritur n\u00eb 16% t\u00eb produktit t\u00eb brendsh\u00ebm bruto.<\/p>\n<p>Sot, ekonomia shqiptare nuk mbahet m\u00eb as nga sektori fason, i cili deri dje prodhonte dhe eksportonte. Nj\u00eb sektor me rreth 175 mij\u00eb punonj\u00ebs ka humbur pothuajse 100 mij\u00eb punonj\u00ebs, vet\u00ebm si rezultat i zhvler\u00ebsimit t\u00eb euros.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model ekonomik q\u00eb nuk prodhon dhe nuk eksporton, por thjesht riciklon parat\u00eb e pista n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb model ekonomik q\u00eb nuk i shp\u00ebrndan t\u00eb ardhurat te t\u00eb gjith\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb model q\u00eb ka shteruar, q\u00eb ka r\u00ebnduar shtres\u00ebn e mesme dhe, nga ana tjet\u00ebr, ka krijuar nj\u00eb sistem dhe nj\u00eb ekonomi t\u00eb pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb sistemi kund\u00ebr t\u00eb cilit po protestojn\u00eb sot njer\u00ebzit n\u00eb rrug\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb sistemi q\u00eb i ka nxjerr\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb favorizon ata q\u00eb ka m\u00eb af\u00ebr: u heq taksat, u jep privilegje, koncesione dhe leje nd\u00ebrtimi. Ai ka fuqizuar nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish, duke orientuar drejt tyre rritjen dhe p\u00ebrfitimet ekonomike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, 95% e qytetar\u00ebve p\u00ebrjetojn\u00eb ekonomin\u00eb e taksave t\u00eb rritura, t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb larta dhe t\u00eb pagave t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Prandaj, sot rritja ekonomike nuk shkon te qytetar\u00ebt. Rritja ekonomike q\u00eb ekziston n\u00eb let\u00ebr shkon te nj\u00eb pakic\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye njer\u00ebzit jan\u00eb ngritur dhe k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi, meritokraci, hapjen e ekonomis\u00eb, konkurrenc\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb tri krizat e ekonomis\u00eb shqiptare. K\u00ebto jan\u00eb tri krizat q\u00eb i kan\u00eb ngritur qytetar\u00ebt n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb tri krizat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>Ky sistem duhet \u00e7montuar. Ky sistem duhet rr\u00ebzuar. Ky sistem duhet t\u00eb bjer\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohen mund\u00ebsi ekonomike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ky sistem dhe ky Parlament japin favore me ligje, ngren\u00eb karton\u00ebt p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb privilegje t\u00eb posa\u00e7me dhe ndajn\u00eb koncesione e partneritete publike me nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish, ekonomia shqiptare do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet n\u00eb vend.<\/p>\n<p>E vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta ndryshuar k\u00ebt\u00eb sistem \u00ebsht\u00eb ndryshimi i qeveris\u00eb dhe ndryshimi i atyre q\u00eb e kan\u00eb ngritur at\u00eb tull\u00eb pas tulle dhe favor pas favori.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb krijuar nj\u00eb sistem t\u00eb pakic\u00ebs, nj\u00eb sistem privilegjesh, i cili, pa u \u00e7montuar, nuk mund t\u2019i hap\u00eb rrug\u00ebn as Shqip\u00ebris\u00eb europiane dhe as t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen e tyre k\u00ebtu.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=314&amp;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fjorida.tabaku%2Fvideos%2F2123172794907022%2F&amp;show_text=false&amp;width=560&amp;t=0\" width=\"560\" height=\"314\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka analizuar n\u00eb \u201cK\u00ebndin e Fundjav\u00ebs\u201d tri krizat q\u00eb, sipas saj, po r\u00ebndojn\u00eb ekonomin\u00eb dhe familjet shqiptare: rritjen e kostos s\u00eb jetes\u00ebs, emigrimin dhe r\u00ebnien e prodhimit. Tabaku argumentoi se k\u00ebto kriza jan\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb modeli ekonomik q\u00eb favorizon nj\u00eb pakic\u00eb kompanish dhe individ\u00ebsh t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb, nd\u00ebrsa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":148209,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-150025","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150025"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150025\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":150026,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150025\/revisions\/150026"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148209"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}