{"id":150357,"date":"2026-08-04T21:04:35","date_gmt":"2026-08-04T21:04:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=150357"},"modified":"2026-08-04T21:13:35","modified_gmt":"2026-08-04T21:13:35","slug":"tenderi-sekret-per-nje-kompani-kartel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/04\/tenderi-sekret-per-nje-kompani-kartel\/","title":{"rendered":"Tenderi sekret p\u00ebr nj\u00eb kompani-kartel"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare do t\u00eb blej\u00eb tre avion\u00eb p\u00ebr shuarjen e zjarreve nga nj\u00eb kompani, e cila \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion n\u00eb vendet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse tenderi 15 milion\u00eb euro i zhvilluar nga ministria e Mbrojtjes \u00ebsht\u00eb klasifikuar n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb konfidencialitetit, Kapitali ka siguruar dokumenta zyrtar\u00eb q\u00eb hedhin dyshime p\u00ebr nj\u00eb skandal t\u00eb madh.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnimpuls.com\/kapitali.al\/media3\/-900-0-1785847105xprok-143.png\" alt=\"Tenderi 15 mln euro p\u00ebr avion\u00ebt e zjarrit\/ Qeveria shpall fituese\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"41162\" \/><\/p>\n<p><em><strong>Tenderi sekret<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kompania e shpallur fituese, e cila do t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb tre avion\u00ebt dhe q\u00eb do t\u00eb ofroj\u00eb sh\u00ebrbimin e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb tyre p\u00ebr tre vjet quhet Air Tractor SRL. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani spanjolle, e cila ka t\u00eb drejt\u00ebn e tregtimit t\u00eb avion\u00ebve amerikan\u00eb Air Tractor n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Por ka nj\u00eb problem. Ajo \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnuar nga Gjykata spanjolle p\u00ebr korrupsion, fiksim tenderash dhe kartel p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet n\u00eb manipulimin e tenderave p\u00ebr avion\u00ebt e zjarreve, n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet ndryshe si karteli i Zjarrit. Nj\u00eb veprimtari q\u00eb sipas Gjykat\u00ebs, vet\u00ebm n\u00eb Spanj\u00eb ka shkaktuar d\u00ebm korruptiv mbi 150 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebnimi<\/strong><br \/>\nAir Tractor Europe zot\u00ebrohet nga nj\u00eb shtetas spanjoll i quajtur Vincente Huerta. Ky person zot\u00ebron nj\u00eb grup t\u00eb madh kompanish, direkt ose indirekt, t\u00eb cilat kan\u00eb ndryshuar shpesh emrat pas skandaleve t\u00eb shumta. Por dora q\u00eb i kontrollon ato mbetet gjithmon\u00eb e nj\u00ebjta; Huerta.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, Air Tractor \u00ebsht\u00eb quajtur Avialsa-T. Por pas nj\u00eb skandali korruptiv n\u00eb vitin 2014, kompania vendosi t\u00eb ndryshoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e bordit si edhe emrin e saj duke e b\u00ebr\u00eb Air Tractpr Europe SRL. Megjithat\u00eb praktikat e paligjshme nuk u ndal\u00ebn, pavar\u00ebsisht nd\u00ebrrimit t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar Gjykata Komb\u00ebtare Kriminale e Spanj\u00ebs dha vendimin e par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb korrupsionit n\u00eb Spanj\u00eb.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb veprimtari kriminale n\u00eb manipulimin e tenderave p\u00ebr blerjen e avion\u00ebve t\u00eb zjarrit, e cila sipas dokumentave gjyq\u00ebsore ka n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj grupin e kompanive Air Tractor Europa dhe ka zgjatur p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnimpuls.com\/kapitali.al\/media3\/-900-0-1785847787xspanja-207.jpg\" alt=\"Tenderi 15 mln euro p\u00ebr avion\u00ebt e zjarrit\/ Qeveria shpall fituese\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"41167\" \/><\/p>\n<p><em><strong>Denimi nga gjykata spanjolle<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Prokuroria e Spanj\u00ebs paraqiti dokumenta se ky rreth kompanish ka fiksuar tenderat e blerjes s\u00eb avion\u00ebve, jo vet\u00ebm n\u00eb Spanj\u00eb, por edhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebrfshir\u00eb Italin\u00eb, Portugalin\u00eb, Franc\u00eb dhe s\u00eb fundmi edhe Qipron.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb gjykata vendosi t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb me burg ish drejtuesit e kompanive si dhe t\u00eb ndaloj\u00eb Air Tractor, dhe Titan Firefighting (po kompani e grupit) nga e drejta p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tendera p\u00ebr 9 muaj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnimpuls.com\/kapitali.al\/media3\/-900-0-1785847762xes-714.jpg\" alt=\"Tenderi 15 mln euro p\u00ebr avion\u00ebt e zjarrit\/ Qeveria shpall fituese\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"41166\" \/><\/p>\n<p>I vetmi drejtues q\u00eb u shpall i pafalsh\u00ebm ishte Francisco Alandia, i cili bashk\u00ebpunoi me drejt\u00ebsin\u00eb duke u treguar autoriteteve t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e paligjshme t\u00eb kompanive. \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb apeluar dhe ky pro\u00e7es vazhdon ende n\u00eb shkall\u00ebt m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p><strong>Gjykata supreme e Greqis\u00eb<\/strong><br \/>\nN\u00eb vitin 2024, Ministria greke e Mbrojtjes Civile hapi nj\u00eb tender prej 154.8 milion\u00eb eurosh p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb 25 avion\u00eb p\u00ebr fikjen e zjarreve. N\u00eb tender mor\u00ebn pjes\u00ebn s\u00ebrish dy kompanit\u00eb, EFA dhe Air Tractor. Qeveria greke shpalli fitues Air Tractor. Por pro\u00e7esi u ankimua dhe u zyrtarizua vet\u00ebm n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Pro\u00e7edura standarde e tenderave n\u00eb Bashkimin Europian u k\u00ebrkon kompanive t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb formular, q\u00eb ndryshe njihet si deklarata solemne, ku t\u00eb deklarojn\u00eb se nuk kan\u00eb shkaqe p\u00ebr p\u00ebrjashtim nga tenderat, pra praktikisht q\u00eb nuk kan\u00eb d\u00ebnime nga gjykatat.<\/p>\n<p>Air Tractor dhe Titan e dor\u00ebzuan deklarat\u00ebn n\u00eb qershor t\u00eb 2025 duke deklaruar solemnisht se asnj\u00ebra prej tyre nuk ishte e d\u00ebnuar dhe nuk kishin shkaqe p\u00ebr p\u00ebrjashtim. Por rivali i tyre, pra kompania greke EFA dor\u00ebzoi n\u00eb ministri vendimin e gjykat\u00ebs spanjolle t\u00eb shkurtit 2025, ku si Air Tractor ashtu edhe Titan ishin d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>C\u00ebshtja hyri s\u00ebrish n\u00eb pro\u00e7es gjyq\u00ebsor dhe n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti, Gjykata Supreme e Greqis\u00eb e shpalli t\u00eb papranueshme ofert\u00ebn e Air Tractor Europa duke anulluar tenderin.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnimpuls.com\/kapitali.al\/media3\/-900-0-1785847218xdenimi-gjykata-greke-621.jpg\" alt=\"Tenderi 15 mln euro p\u00ebr avion\u00ebt e zjarrit\/ Qeveria shpall fituese\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"41164\" \/><\/p>\n<p><em><strong>Vendimi i gjykates supreme greke<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Praktikisht ky vendim e b\u00ebn t\u00eb pamundur q\u00eb kompania t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb tenderat publik\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p><strong>Dy dekada d\u00ebnimesh dhe mashtrime<\/strong><br \/>\nPronari real i Air Tractor Europa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtetas spanjoll q\u00eb quhet Vincente Huerta. Aktualisht Huerta ka disa d\u00ebnime n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pro\u00e7esesh n\u00eb gjykatat spanjolle p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e fiksimit t\u00eb tenderave, falsifikimit t\u00eb dokumentave dhe dh\u00ebnies s\u00eb rryshfetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kartelit t\u00eb zjarrit, Huerta \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me tre vjet e gjysm\u00eb burg. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr fillimisht ai u p\u00ebrball me nj\u00eb d\u00ebnim prej 25 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Huerta u gjykua s\u00eb bashku me ish-Ministrin e Brendsh\u00ebm t\u00eb Valencias, Seraf\u00edn Castellano, t\u00eb cilin Huerta e korruptoi me dhurata me vler\u00eb 167,177.02 \u20ac. Marr\u00ebveshja e tyre e pranimit t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb me Zyr\u00ebn e Prokurorit, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb d\u00ebnimeve t\u00eb reduktuara, p\u00ebrfshinte nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt prej af\u00ebrsisht 904,000 \u20ac n\u00eb kompensim p\u00ebr administratat publike t\u00eb prekura.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, Huert\u00ebs iu desh t\u00eb paguante gjithashtu nj\u00eb gjob\u00eb prej rreth 649,800 \u20ac pasi pranoi n\u00eb vitin 2023 para Gjykat\u00ebs Penale Nr. 4 t\u00eb Valencias se kishte mashtruar autoritetet tatimore nga viti 2009 deri n\u00eb vitin 2014 (duke p\u00ebrjashtuar vitin 2013) p\u00ebrmes disa prej kompanive t\u00eb tij dhe n\u00eb tatimin mbi t\u00eb ardhurat personale, duke kryer n\u00ebnt\u00eb vepra penale kund\u00ebr Thesarit Publik dhe nj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr falsifikim dokumentesh.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb vitin 2020, s\u00eb bashku me tre t\u00eb pandehur t\u00eb tjer\u00eb, ai pranoi nj\u00eb krim p\u00ebr negociata t\u00eb ndaluara dhe parregullsi n\u00eb projektin e aerodromit Viver dhe pagoi nj\u00eb gjob\u00eb prej 900 eurosh q\u00eb e pengoi t\u00eb mbante gjyqin e par\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Avialsa.<\/p>\n<p>Por pro\u00e7esi m\u00eb i bujsh\u00ebm ndaj tij \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar. Prokuroria Antikorrupsion k\u00ebrkon tani 7 vjet t\u00eb tjera burg p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr veprat penale &#8216;t\u00eb vazhdueshme&#8217; t\u00eb korrupsionit pasiv dhe falsifikimit t\u00eb dokumenteve tregtare dhe private.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnimpuls.com\/kapitali.al\/media3\/-900-0-1785847288x7-vjet-862.jpg\" alt=\"Tenderi 15 mln euro p\u00ebr avion\u00ebt e zjarrit\/ Qeveria shpall fituese\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"41165\" \/><\/p>\n<p>K\u00ebto raste t\u00eb fundit dyshohet se lidhen me projektet e zhvillimit urban t\u00eb kryera n\u00eb Quartell dhe Alfara de la Baronia, ku Huerta ka korruptuar ish kryetarin e Bashkis\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebsin e tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kontrata publike.\/Kapitali<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare do t\u00eb blej\u00eb tre avion\u00eb p\u00ebr shuarjen e zjarreve nga nj\u00eb kompani, e cila \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion n\u00eb vendet e Bashkimit Europian. Ndon\u00ebse tenderi 15 milion\u00eb euro i zhvilluar nga ministria e Mbrojtjes \u00ebsht\u00eb klasifikuar n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb konfidencialitetit, Kapitali ka siguruar dokumenta zyrtar\u00eb q\u00eb hedhin dyshime p\u00ebr nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":150358,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-150357","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150357","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150357"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150357\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":150365,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150357\/revisions\/150365"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/150358"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150357"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150357"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150357"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}