{"id":150465,"date":"2026-08-05T19:27:20","date_gmt":"2026-08-05T19:27:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=150465"},"modified":"2026-08-05T19:27:20","modified_gmt":"2026-08-05T19:27:20","slug":"protesta-pedagogu-ne-shqiperi-ka-rene-kolera-e-dijes-rama-shporru","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/05\/protesta-pedagogu-ne-shqiperi-ka-rene-kolera-e-dijes-rama-shporru\/","title":{"rendered":"Protesta\/ Pedagogu: N\u00eb Shqip\u00ebri ka r\u00ebn\u00eb kolera e dijes! Rama shporru!"},"content":{"rendered":"<p>Profesori Lush Susaj mbajti nj\u00eb fjalim n\u00eb dit\u00ebn e 67-t\u00eb t\u00eb protest\u00ebs qytetare ku k\u00ebrkohet largimi i kryeministrit Edi Rama, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb moment si vendimtar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit dhe duke u b\u00ebr\u00eb thirrje qytetar\u00ebve t&#8217;i bashkohen protest\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Susaj deklaroi se sipas tij nuk mjafton m\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr dor\u00ebheqje, por se qytetar\u00ebt duhet t&#8217;i k\u00ebrkojn\u00eb kryeministrit t\u00eb largohet nga pushteti.<\/p>\n<p>&#8220;Jemi n\u00eb koh\u00ebn kur duhet t&#8217;i themi: Rama shporru&#8221;, u shpreh ai para protestuesve.<\/p>\n<p>Profesori tha se mij\u00ebra maturant\u00eb po p\u00ebrgatiten t\u00eb studiojn\u00eb jasht\u00eb vendit, pasi, sipas tij, sistemi arsimor \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb nga politika.<\/p>\n<p><strong>Fjala e profesorit Lush Susaj<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar bashk\u00ebqytetar\u00eb, shqiptar\u00eb t\u00eb nderuar e t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb doni me ia shlyer borxhin Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb saj, dhe borxhi m\u00eb i mir\u00eb e m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb me ia shlyer borxhin vendit tuaj nuk keni se me ra n\u00eb sheshet e liris\u00eb, e me i dh\u00ebn\u00eb fund band\u00ebs s\u00eb qeverisjes q\u00eb nuk ju duam, dhe jo m\u00eb Rama jep dor\u00ebheqjen, po jemi fiks n\u00eb koh\u00ebn kur duhet t&#8217;i themi Rama shporru, le t\u00eb qelbet n\u00eb trojet tona.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, dua ta filloj me nj\u00eb respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \u00e7do protestues dhe \u00e7do shqiptar q\u00eb e kupton p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb historike p\u00ebr t&#8217;i dal\u00eb zot dhe p\u00ebr t&#8217;u bashkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb t\u00eb bashkimit dhe t\u00eb shp\u00ebtimit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, kam dy momente. Momenti i par\u00eb q\u00eb m\u00eb vjen nd\u00ebrmend dhe ia kam borxh un\u00eb dhe \u00e7do prind i Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb 26,600 maturant\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrgatiten me konkurru n\u00eb universitetet e rajonit dhe t\u00eb bot\u00ebs dhe me u largu nga Shqip\u00ebria, sepse n\u00eb vendin ton\u00eb ka ra kolera e dijes. N\u00eb vendin ton\u00eb politika e masakroi sistemin arsimor.<\/p>\n<p>E un\u00eb ju b\u00ebj thirrje k\u00ebtyre 26 mij\u00eb maturant\u00ebve, mos ikni, po regjistrohuni n\u00eb universitetet shtet\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Regjistrohuni, sepse me ndihm\u00ebn e Zotit dhe t\u00eb zgjimit t\u00eb kombit shqiptar, do t&#8217;i kthejm\u00eb universitetet tona n\u00eb universitete t\u00eb edukimit profesional dhe qytetar t\u00eb t\u00eb rinjve, e jo m\u00eb n\u00eb universitete t\u00eb pun\u00ebsimit nepotik e hajdut\u00ebror t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Me ndihm\u00ebn e Zotit, do t&#8217;i kthejm\u00eb shkollat dhe universitetet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb krijimit t\u00eb karaktereve t\u00eb forta komb\u00ebtare, t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve q\u00eb i duhen Shqip\u00ebris\u00eb, e jo si\u00e7 i kemi sot n\u00eb shpella t\u00eb zeza ku dhunohet karakteri i nx\u00ebn\u00ebsit e i studentit, ku krijohen servila p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer linjave nepotike q\u00eb ngjasin prej 1945-\u00ebs, por do t&#8217;i kthejm\u00eb n\u00eb shkolla ku kultivohet qytetaria dhe nd\u00ebrshm\u00ebria evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i b\u00ebj thirrje \u00e7do profesori dhe m\u00ebsuesi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb rast se nuk e ka h\u00ebng\u00ebr lug\u00ebn e \u00e7orb\u00ebs s\u00eb prishur t\u00eb korrupsionit komunist dhe neokomunist, ngrihuni dhe zbrisni n\u00eb sheshet e liris\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tuaj dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb i keni si f\u00ebmij\u00ebt tuaj. Nx\u00ebn\u00ebsin dhe studentin e kemi amanet prej Zotit, nuk e kemi prej rrog\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, i b\u00ebj thirrje fermer\u00ebve dhe blegtor\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zbrisni n\u00eb sheshet e liris\u00eb e mbroni produktet tuaja, djers\u00ebn tuaj, tok\u00ebn tuaj. Mos zbatoni ikjen. Rruga e ikjes \u00ebsht\u00eb rruga e leht\u00eb, por \u00ebsht\u00eb rruga e turpit. Ata po k\u00ebrkojn\u00eb, ju detyrojn\u00eb me ik\u00eb edhe me ua l\u00ebn\u00eb pronat p\u00ebr pes\u00eb lek\u00eb. Mos ikni, q\u00ebndroni k\u00ebtu. Ama, mos harroni e t\u00eb kuptoni e t\u00eb kujtoni, sot e 1,000 vjet, se toka e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e vetmja tok\u00eb n\u00eb Ballkan e n\u00eb Evrop\u00eb e pambjellur, e ndar\u00eb n\u00eb djerr, a thua ka mbetur shkret\u00eb, dhe shkret\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb politikat e k\u00ebsaj qeverisjeje.<\/p>\n<p>Mos harroni, produktet blegtorale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, prodhimet shtazore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb t\u00eb vetmet produkte t\u00eb rajonit e t\u00eb Evrop\u00ebs q\u00eb nuk mund t\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb tregun e Bashkimit Evropian, sepse qeverisja injorante, nepotike e hajdut\u00ebrore q\u00eb i ka shpallur luft\u00eb veterinerit dhe agronomit, q\u00eb i posht\u00ebroi agronomin dhe veterinerin, q\u00eb i mbyt agronomin dhe veterinerin, q\u00eb i largoi nga Shqip\u00ebria agronomin dhe veterinerin, i ka l\u00ebn\u00eb bujq\u00ebsin\u00eb dhe blegtorin\u00eb jasht\u00eb kontrollit dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, edhe popullsia \u00ebsht\u00eb totalisht e rrezikuar nga mungesa e siguris\u00eb ushqimore. Prandaj ju them, dilni n\u00eb sheshin e liris\u00eb.<\/p>\n<p>E mbyll me muajin gusht. Muaji gusht, jua kam th\u00ebn\u00eb dhe jua p\u00ebrs\u00ebris, \u00ebsht\u00eb muaji i vrasjes mizore, t\u00eb varur n\u00eb litar t\u00eb poetit Havzi Nela. Kan\u00eb varur n\u00eb litar, k\u00ebta t\u00eb tillat e komunizmit, kan\u00eb varur n\u00eb litar m\u00ebsuesin dhe poetin Havzi Nela. E p\u00ebrse u desht me u varur poeti e m\u00ebsuesi?<\/p>\n<p>Sepse ju tha: eni ju motra, eni ju gra, eni ju vajza ta vajtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb horrat e kombit e kan\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Vargjet e Havzi Nel\u00ebs jan\u00eb aktuale. Ne duhet t\u00eb mblidhemi, ose me e vajtuar Shqip\u00ebrin\u00eb, ose me larguar ata q\u00eb e kan\u00eb futur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb. Un\u00eb ju sugjeroj shqiptar\u00ebve t\u00eb rinj, kudo q\u00eb jan\u00eb, mblidhuni t\u00eb largojm\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb futur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e mbyllur, duke uruar \u00e7do shqiptar, rrofshin shqiptar\u00ebt, rroft\u00eb Bashkimi Evropian, rrofshin Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe p\u00ebrs\u00ebri, me nj\u00eb lutje, rroft\u00eb drejt\u00ebsia shqiptare, u b\u00ebft\u00eb drejt\u00ebsia shqiptare!<\/p>\n<p>Burra, gra, motra e v\u00ebllez\u00ebr, e kemi t\u00eb thell\u00eb, sepse vijm\u00eb nga komunizmi i f\u00eblliqur, vijm\u00eb nga kopilat e komunizmit t\u00eb 1945-\u00ebs, ama mos harroni se jemi autokton\u00eb, e do t\u00eb lindin n\u00ebnat djem n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb drejt\u00ebsi, prandaj drejt\u00ebsin\u00eb ta urojm\u00eb, ta inkurajojm\u00eb dhe ta forcojm\u00eb me ndihm\u00ebn e Bashkimit Evropian dhe t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Pa\u00e7i faqen e bardh\u00eb, ju ruajt\u00eb Zoti!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Profesori Lush Susaj mbajti nj\u00eb fjalim n\u00eb dit\u00ebn e 67-t\u00eb t\u00eb protest\u00ebs qytetare ku k\u00ebrkohet largimi i kryeministrit Edi Rama, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb moment si vendimtar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit dhe duke u b\u00ebr\u00eb thirrje qytetar\u00ebve t&#8217;i bashkohen protest\u00ebs. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Susaj deklaroi se sipas tij nuk mjafton m\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":147606,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-150465","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150465","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150465"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150465\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":150466,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150465\/revisions\/150466"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147606"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150465"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150465"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150465"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}