{"id":150492,"date":"2026-08-06T09:22:32","date_gmt":"2026-08-06T09:22:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=150492"},"modified":"2026-08-06T09:22:32","modified_gmt":"2026-08-06T09:22:32","slug":"kruja-perkujton-abaz-kupin-aulon-kalaja-sna-duhet-konsullata-serbe-ne-shkoder-na-duhet-shtatorja-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/06\/kruja-perkujton-abaz-kupin-aulon-kalaja-sna-duhet-konsullata-serbe-ne-shkoder-na-duhet-shtatorja-e-tij\/","title":{"rendered":"Kruja p\u00ebrkujton Abaz Kupin, Aulon Kalaja: S&#8217;na duhet konsullata serbe n\u00eb Shkod\u00ebr, na duhet shtatorja e tij"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike dega Kruj\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Partin\u00eb L\u00ebvizja e Legalitetit organizuan sot nj\u00eb ceremoni p\u00ebr p\u00ebrkujtimin e dit\u00eblindjes s\u00eb Abaz Kupit, nj\u00eb prej figurave t\u00eb njohura t\u00eb historis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Kreu i PD Kruj\u00eb, Aulon Kalaja ngriti shqet\u00ebsimin se politika, ka fshir\u00eb nga memoria komb\u00ebtare kontributin e k\u00ebtij lideri proper\u00ebndimor. N\u00ebse do t\u00eb ishte n\u00eb per\u00ebndim, sht\u00ebpia e nj\u00eb figure t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb tilla do t\u00eb ishte shnd\u00ebrruar prej koh\u00ebsh n\u00eb muze.<\/p>\n<p>\u201cAbas Kupi ishte proper\u00ebndimor dhe p\u00ebr pak \u00e7aste ju ftoj t\u00eb mendojm\u00eb se si do ishte Shqip\u00ebria n\u00eb rast se do t\u00eb qeverisej nga patriot\u00ebt me orientim per\u00ebndimor. Por historia nuk b\u00ebhet me &#8216;sikur&#8217;. Ata na vran\u00eb, na pren\u00eb, dhe ne i fal\u00ebm. Ne i treguam dhimbjet tona, por nuk i shkruam emrat e tyre t\u00eb persekutor\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb po na gjykon koha. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Abas Kupi apo Bazi i Can\u00ebs, ky krutan me nam, sot n\u00eb qytetin e Kruj\u00ebs nuk ka nj\u00eb bust n\u00eb nder t\u00eb tij. Kruja i \u00e7mon bijt\u00eb e saj, por politika i ka harruar me ose pa q\u00ebllim. Sepse ne nuk na duhet konsullata serbe n\u00eb Shkod\u00ebr, por na duhet shtatorja e Abas Kupit n\u00eb Kruj\u00eb. N\u00eb Evrop\u00ebn per\u00ebndimore, kjo sht\u00ebpi do t\u00eb ishte kthyer n\u00eb muze, apo jo? \u2018 tha Kalaja.<\/p>\n<p>Aktiviteti, i titulluar &#8220;Abaz Kupi, shpirti i nacionalizmit shqiptar&#8221; u zhvillua n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Abaz Kupit, n\u00eb lagjen &#8220;Varosh&#8221; t\u00eb Kruj\u00ebs, p\u00ebrball\u00eb Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p>Kruja n\u00ebnvizoi dhe si historiografia komuniste fshehu q\u00ebllimisht rezistenc\u00ebn antifashiste t\u00eb 7 prillit 1939 n\u00eb Durr\u00ebs, nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb e udh\u00ebhequr pik\u00ebrisht nga Abas Kupi.<\/p>\n<p>&#8220;Historiografia komuniste na ka m\u00ebsuar se me 7 prillin e vitit 1939 kur Italia erdhi p\u00ebr t\u00eb pushtuar Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk kishte rezistenc\u00eb. Nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e madhe! E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se rezistenca antifashiste n\u00eb Durr\u00ebs u organizua nga major Abas Kupi. K\u00ebt\u00eb duhet t&#8217;ja m\u00ebsojm\u00eb brezave. Nuk po flas m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr konferenc\u00ebn e Pez\u00ebs, konferenc\u00ebn e Mukjes dhe rolin e tij, lidhjet e tij t\u00eb ngushta me amerikan\u00ebt, anglez\u00ebt apo austriak\u00ebt. P\u00ebr karrier\u00ebn e tij ushtarake dhe si veprimtar i \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. I internuar nga fashist\u00ebt dhe i sakatuar nga komunist\u00ebt, familja e tij kishte nj\u00eb fat tragjik&#8221;, theksoi Kalaja.<\/p>\n<p>Nga ky takim Kalaja b\u00ebri thirrje p\u00ebr riorganizimin dhe ridimensionimin e s\u00eb djatht\u00ebs konservatore n\u00eb vend.<\/p>\n<p>&#8220;Por un\u00eb kam nj\u00eb thirrje sot nga Kruja. Si qyteti m\u00eb konservator i Shqip\u00ebris\u00eb, e djathta konservatore duhet t\u00eb ridimensionohet. Dhe q\u00eb t\u00eb hapim nj\u00eb debat ideologjik dhe t\u00eb vendosim pikat mbi &#8216;i&#8217;, duhet t\u00eb \u00e7mojm\u00eb figurat e djathta, duhet t\u00eb ngrem\u00eb simbolet tona, duhet t\u00eb tregojm\u00eb historit\u00eb tona, duhet t\u00eb organizohemi dhe t\u00eb shkojm\u00eb m\u00eb djathtas. Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e re, por ajo ka nj\u00eb shtrat m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm, ku kan\u00eb rrjedhur uj\u00ebrat e s\u00eb djatht\u00ebs shqiptare. Ato lumenj jan\u00eb Balli dhe Legaliteti, q\u00eb jan\u00eb parti m\u00eb t\u00eb vjetra se Partia Demokratike.<\/p>\n<p>K\u00ebto lumenj nuk duhet t\u00eb kthehen n\u00eb p\u00ebrrenj, por duhet t\u00eb kthehen n\u00eb dete apo n\u00eb oqeane zemrash, q\u00eb mbrojn\u00eb atdheun nga axhenda e shpopullimit, q\u00eb \u00e7mojn\u00eb Zotin, dhe mbrojn\u00eb familjen, kur ata duan t&#8217;i nd\u00ebrrojn\u00eb gjinin\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. Prandaj duhet nj\u00eb aleanc\u00eb e fort\u00eb me historin\u00eb, me t\u00eb djatht\u00ebn dhe me figurat e simbolet tona. Le t\u00eb jemi ne komunikuese.<\/p>\n<p>Ndaj sot ngrem\u00eb lart jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e luft\u00ebtarit t\u00eb liris\u00eb Kupi. Abazi, ky krutan, na frym\u00ebzon me rezistenc\u00ebn dhe gatishm\u00ebrin\u00eb e tij. Na m\u00ebson se lufta nuk duhet ndalur edhe pse armiku q\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb, ka m\u00eb shum\u00eb ushtar\u00eb, ka m\u00eb shum\u00eb arm\u00eb, ka m\u00eb shum\u00eb para. Ne nuk duhet t\u00eb ndalemi sepse kemi aleanc\u00eb me Zotin. Ne duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb p\u00ebr atdheun, p\u00ebr familjen dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ashtu si\u00e7 b\u00ebri Abas Kupi. Gjaku nuk b\u00ebhet uj\u00eb!&#8221;, shtoi ai.<\/p>\n<p>Abaz Kupi lindi m\u00eb 6 gusht 1892 dhe nd\u00ebrroi jet\u00eb m\u00eb 17 janar 1976.<\/p>\n<p><strong>Kush ishte Abaz Kupi?<\/strong><\/p>\n<p>Abaz Kupi (1892\u20131976), i njohur edhe si &#8220;Bazi i Can\u00ebs&#8221;, ishte nj\u00eb ushtarak dhe figur\u00eb politike shqiptare. Ai u b\u00eb i njohur p\u00ebr rezistenc\u00ebn kund\u00ebr pushtimit italian m\u00eb 7 prill 1939, duke udh\u00ebhequr luftimet n\u00eb Durr\u00ebs, dhe m\u00eb pas ishte nj\u00eb nga drejtuesit e l\u00ebvizjes nacionaliste gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Pas vendosjes s\u00eb regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, Kupi u largua nga vendi dhe jetoi n\u00eb m\u00ebrgim, ku vijoi aktivitetin e tij politik si kund\u00ebrshtar i regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Ai ishte themelues dhe drejtues i Partis\u00eb L\u00ebvizja e Legalitetit, e cila mb\u00ebshteste rikthimin e monarkis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Abaz Kupi nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Nju Jork m\u00eb 17 janar 1976.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike dega Kruj\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Partin\u00eb L\u00ebvizja e Legalitetit organizuan sot nj\u00eb ceremoni p\u00ebr p\u00ebrkujtimin e dit\u00eblindjes s\u00eb Abaz Kupit, nj\u00eb prej figurave t\u00eb njohura t\u00eb historis\u00eb shqiptare. Kreu i PD Kruj\u00eb, Aulon Kalaja ngriti shqet\u00ebsimin se politika, ka fshir\u00eb nga memoria komb\u00ebtare kontributin e k\u00ebtij lideri proper\u00ebndimor. N\u00ebse do t\u00eb ishte n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":150493,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-150492","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150492","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150492"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150492\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":150494,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150492\/revisions\/150494"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/150493"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150492"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150492"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150492"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}