{"id":150540,"date":"2026-08-06T16:58:57","date_gmt":"2026-08-06T16:58:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=150540"},"modified":"2026-08-06T16:58:57","modified_gmt":"2026-08-06T16:58:57","slug":"premtimet-boshe-te-rames-pse-shqiperia-digjet-cdo-vere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/06\/premtimet-boshe-te-rames-pse-shqiperia-digjet-cdo-vere\/","title":{"rendered":"Premtimet boshe t\u00eb Ram\u00ebs, pse Shqip\u00ebria digjet \u00e7do ver\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqip\u00ebria do t\u00eb kishte dy ose tre avion\u00eb zjarrfik\u00ebs deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2026. Vet\u00ebm dje, ai prezantoi p\u00ebrmes nj\u00eb videoje n\u00eb rrjetet e tij sociale avionin e par\u00eb shiqptar zjarluftues, Air Tractor, nj\u00eb avion i specializuar me nj\u00eb motor turboprop, i projektuar kryesisht p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb bujq\u00ebsi, sp\u00ebrkatjen dhe trajtimin e kulturave bujq\u00ebsore nga ajri, si edhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr zjarreve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ky nuk \u00ebsht\u00eb premtimi i pare!<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb prej janarit 2023, qeveria ka premtuar blerjen e avion\u00ebve zjarrfik\u00ebs. Gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb vitit 2025, Rama deklaroi se dy avion\u00eb do t\u00eb ishin n\u00eb dispozicion q\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e atij viti. N\u00eb dhjetor 2025, kryeministri tha se avion\u00ebt ishin porositur. Tashm\u00eb afati \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb s\u00ebrish, k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa premtimet vijojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten dhe Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, i shtohet flot\u00ebs s\u00eb mjeteve zjarrfik\u00ebse nj\u00eb avion me kapacitete t\u00eb kufizuara, ndryshe nga avion\u00ebt\u00a0Canadair\u00a0q\u00eb p\u00ebrdoren nga sh\u00ebrbimet e emergjenc\u00ebs civile n\u00eb vendet fqinje dhe n\u00eb Bashkimin Evropian. Nd\u00ebrkoh\u00eb, zjarret vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb pyje, kullota dhe sip\u00ebrfaqe t\u00eb tjera t\u00eb vendit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm nga 22 qershori deri n\u00eb fillim t\u00eb korrikut t\u00eb k\u00ebtij viti jan\u00eb regjistruar 160 zjarre n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1721113_0_6a74bce2172a7   \" data-unique=\"jnews_module_1721113_0_6a74bce2172a7\">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb drejtorit t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mbrojtjes Civile, Haki \u00c7ako, 127 raste kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb bim\u00ebsi, shkurre, ferra, pyje dhe mbetje urbane, nd\u00ebrsa 33 kan\u00eb qen\u00eb zjarre urbane.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrmasat e d\u00ebmit shfaqen edhe n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat satelitore. Sipas hart\u00ebzimit t\u00eb Sistemit Evropian t\u00eb Informacionit p\u00ebr Zjarret n\u00eb Pyje (EFFIS), n\u00eb Shqip\u00ebri u dogj\u00ebn rreth 46.600 hektar\u00eb territor gjat\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria vijon t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb nj\u00ebjtin problem \u00e7do vit: m\u00eb shum\u00eb menaxhim pas r\u00ebnies s\u00eb zjarrit sesa investim n\u00eb parandalim.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo q\u00eb e b\u00ebn situat\u00ebn problematike \u00ebsht\u00eb analiza e shkaqeve se p\u00ebrse bien zjarret.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Temperaturat e larta, that\u00ebsira dhe era jan\u00eb faktor\u00eb natyror\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrhapjen e zjarreve. Megjithat\u00eb, ato nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb burimin e ndezjes. Jan\u00eb thjesht element\u00ebt q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb vat\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb zjarr masiv.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Eksperti i zjarreve, Fatmir Taraj, shpjegon se analiza e nj\u00eb zjarri duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb tre element\u00eb:<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-burimin e ndezjes;<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-faktor\u00ebt q\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebrhapjen;<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-kapacitetet operacionale p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb zjarrin n\u00ebn kontroll.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTemperaturat ekstreme krijojn\u00eb mjedisin ideal p\u00ebr p\u00ebrhapjen e zjarreve, por aktiviteti njer\u00ebzor mbetet shkaku kryesor i nisjes s\u00eb tyre\u201d, thot\u00eb Taraj.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra, shkaku m\u00eb i madh mbetet dora e njeriut.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Burimet e ndezjes, sipas Tarajt, jan\u00eb kryesisht njer\u00ebzore. Ato p\u00ebrfshijn\u00eb djegien e mbetjeve, punimet bujq\u00ebsore, cigaret, shk\u00ebndijat mekanike, defektet n\u00eb linjat elektrike dhe zjarrv\u00ebniet e q\u00ebllimshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">ACQJ kontaktoi Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mbrojtjes Civile p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebrkese zyrtare p\u00ebr informacion, e cila pranon se veprimtaria njer\u00ebzore p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga burimet kryesore t\u00eb rrezikut.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrgjigjen zyrtare, AKMC p\u00ebrmend neglizhenc\u00ebn, djegiet bujq\u00ebsore t\u00eb pakontrolluara, aksidentet dhe zjarrv\u00ebniet e q\u00ebllimshme si burime t\u00eb mundshme t\u00eb ndezjes.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Policia e Shtetit, nga ana tjet\u00ebr, konfirmoi se zjarret shfaqen kryesisht gjat\u00eb muajve qershor, korrik dhe gusht, n\u00eb zona me pyje, kullota, toka bujq\u00ebsore dhe bim\u00ebsi t\u00eb dendur.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas analiz\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura n\u00eb terren, faktor\u00ebt q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb shpesh jan\u00eb djegia e mbetjeve bimore, p\u00ebrdorimi i pakujdessh\u00ebm i zjarrit t\u00eb hapur dhe veprimet e q\u00ebllimshme t\u00eb individ\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga 1 qershori deri m\u00eb 14 korrik 2026, Policia e Shtetit raporton se jan\u00eb arrestuar ose proceduar 29 persona t\u00eb dyshuar p\u00ebr zjarrv\u00ebnie.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, ky num\u00ebr tregon vet\u00ebm personat e arrestuar ose t\u00eb proceduar dhe jo sa prej tyre jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim apo jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht. Nd\u00ebrsa policia publikon \u00e7do sezon dhjet\u00ebra raste personash t\u00eb proceduar, shteti nuk ofron nj\u00eb bilanc publik q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb sa zjarrv\u00ebn\u00ebs p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar. Si pasoj\u00eb, \u00e7do ver\u00eb debati rikthehet te ashp\u00ebrsimi i d\u00ebnimeve, pa u provuar m\u00eb par\u00eb n\u00ebse legjislacioni ekzistues po zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga p\u00ebrgjigjet zyrtare nuk jepet nj\u00eb ndarje e qart\u00eb se sa zjarre jan\u00eb shkaktuar nga pakujdesia, sa nga zjarrv\u00ebnia e q\u00ebllimshme dhe sa nga shkaqe teknike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AKMC shpjegon se p\u00ebrcaktimi p\u00ebrfundimtar i shkakut k\u00ebrkon konsolidimin e dokumentacionit teknik dhe t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit p\u00ebr secilin rast. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se shteti ende nuk ka nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb plot\u00eb komb\u00ebtare mbi motivet, modelet dhe zonat ku zjarrv\u00ebniet p\u00ebrs\u00ebriten.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr pasoj\u00eb, rastet e zjarrv\u00ebnieve t\u00eb q\u00ebllimshme vazhdojn\u00eb t\u00eb trajtohen individualisht dhe jo si nj\u00eb fenomen q\u00eb k\u00ebrkon analiz\u00eb dhe hetim t\u00eb strukturuar, ve\u00e7an\u00ebrisht kur ato p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat zona ose shoq\u00ebrohen m\u00eb pas me nd\u00ebrtime apo interesa t\u00eb tjera.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Prej vitesh pyjet jan\u00eb kthyer n\u00eb \u201ckarburant\u201d p\u00ebr zjarret<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb vat\u00ebr e ndezur p\u00ebrhapet shum\u00eb m\u00eb shpejt kur p\u00ebrpara saj ka vegjetacion t\u00eb that\u00eb dhe t\u00eb pamenaxhuar, thot\u00eb eksperti Fatmir Taraj. Ai shpjegon se n\u00eb Shqip\u00ebri dominojn\u00eb barishtet sezonale, shkurret mesdhetare, pishat dhe lisat, t\u00eb cilat gjat\u00eb ver\u00ebs krijojn\u00eb kushte ideale p\u00ebr p\u00ebrhapjen e flak\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk lidhet vet\u00ebm me dor\u00ebn q\u00eb e ndez zjarrin. Ajo shtrihet edhe te institucionet q\u00eb nuk pastrojn\u00eb sip\u00ebrfaqet pyjore, nuk mir\u00ebmbajn\u00eb rrug\u00ebt e aksesit dhe nuk krijojn\u00eb breza mbrojt\u00ebs q\u00eb kufizojn\u00eb p\u00ebrhapjen e flak\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Melitjan Nezaj, ekspert i organizat\u00ebs PPNEA, thot\u00eb se nj\u00eb nga problemet kryesore lidhet me vet\u00eb struktur\u00ebn e masiveve pyjore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cD\u00ebmet nuk prekin vet\u00ebm p\u00ebrb\u00ebrjen bimore. Ato ndikojn\u00eb edhe n\u00eb faun\u00ebn e eg\u00ebr, p\u00ebrfshir\u00eb specie t\u00eb rrezikuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike p\u00ebr zhdukje, si rr\u00ebqebulli i Ballkanit. Zona si Parku Natyror i Munell\u00ebs p\u00ebrballen pothuajse \u00e7do vit me vatra zjarri, duke rrezikuar habitatet q\u00eb po rigjenerohen\u201d, shpjegon Nezaj.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr fenomen lidhet me braktisjen e kullotave malore. R\u00ebnia e numrit t\u00eb bag\u00ebtive ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb bari i that\u00eb t\u00eb mos konsumohet, por t\u00eb grumbullohet vit pas viti.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT tregojn\u00eb nj\u00eb tkurrje t\u00eb ndjeshme t\u00eb blegtoris\u00eb. N\u00eb vitin 2018 n\u00eb Shqip\u00ebri num\u00ebroheshin 467.318 krer\u00eb gjedh\u00eb. N\u00eb vitin 2020 numri ra n\u00eb 362.583, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2023 n\u00eb 263.385 krer\u00eb. N\u00eb vitin 2024 u regjistruan rreth 272 mij\u00eb krer\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2025 rreth 275 mij\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krahasuar me vitin 2018, numri i gjedh\u00ebve n\u00eb vitin 2025 ishte rreth 41% m\u00eb i ul\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ashtu, n\u00eb vitin 2018 INSTAT regjistronte 1.863.837 krer\u00eb t\u00eb leshta, kryesisht dele.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">R\u00ebnia e blegtoris\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb problem ekonomik. M\u00eb pak dele, dhi dhe gjedh\u00eb n\u00eb kullota do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb pak pastrim natyror i barit dhe shkurreve. N\u00eb zonat e braktisura, kjo bim\u00ebsi thahet gjat\u00eb ver\u00ebs dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Nezajt, pik\u00ebrisht kjo mas\u00eb bimore ushqen zjarret dhe kontribuon n\u00eb krijimin e vatrave shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, si\u00e7 ndodhi n\u00eb rastin e Malit t\u00eb That\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Natyrisht, p\u00ebrtej d\u00ebmit ndaj natyr\u00ebs, habitateve dhe rrezikut q\u00eb k\u00ebto zjarre paraqesin p\u00ebr zonat e banuara, ekziston edhe nj\u00eb fatur\u00eb e konsiderueshme financiare.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga pyetjet q\u00eb ACQJ u drejtoi institucioneve ishte sa para u shpenzuan gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar p\u00ebr parandalimin dhe shuarjen e zjarreve. Megjithat\u00eb, nga p\u00ebrgjigjet zyrtare nuk u arrit t\u00eb sigurohej nj\u00eb shif\u00ebr komb\u00ebtare, edhe pse kjo fatur\u00eb financiare duhej t\u00eb ishte publike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AKMC deklaron se fondet nuk administrohen nga nj\u00eb institucion i vet\u00ebm. Ato ndahen nd\u00ebrmjet ministrive, Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mbrojtjes Civile, prefekturave, bashkive, sh\u00ebrbimeve zjarrfik\u00ebse, Forcave t\u00eb Armatosura, Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe strukturave p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr pyjet dhe zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ligji parashikon q\u00eb institucionet qendrore t\u00eb planifikojn\u00eb fonde p\u00ebr zvog\u00eblimin e riskut dhe mbrojtjen civile. Edhe bashkit\u00eb duhet t\u00eb disponojn\u00eb fonde t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr k\u00ebto detyra.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, analiza e buxheteve tregon se k\u00ebto fonde nuk p\u00ebrdoren vet\u00ebm p\u00ebr zjarret. Ato mbulojn\u00eb t\u00eb gjitha llojet e emergjencave civile, duke p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmbytjet, t\u00ebrmetet dhe operacionet e shp\u00ebtimit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, AKMC nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb jepte nj\u00eb ndarje t\u00eb qart\u00eb nd\u00ebrmjet fondeve t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr parandalimin e zjarreve dhe atyre t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr shuarjen e tyre.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrgjigjen zyrtare, agjencia pranon se p\u00ebr t\u00eb prodhuar nj\u00eb shif\u00ebr komb\u00ebtare k\u00ebrkohet analizimi i realizimit buxhetor dhe i kostove t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve nga t\u00eb gjitha institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga p\u00ebrgjigjja e dh\u00ebn\u00eb rezulton se nj\u00eb analiz\u00eb e till\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb kryer.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb prekura nga zjarret gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar ishte Vlora. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ACQJ kontaktoi Bashkin\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb masash jan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb sezon m\u00eb pas.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bashkia Vlor\u00eb deklaroi se p\u00ebr vitin 2025 kishte planifikuar rreth 95,6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mbrojtjen civile. Ky fond p\u00ebrfshinte masat parandaluese, reagimin ndaj emergjencave, fondin rezerv\u00eb dhe fondin e kontingjenc\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, edhe kjo shum\u00eb nuk ishte e ndar\u00eb sipas kategorive t\u00eb shpenzimeve. Nuk dihet sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shuarjen e zjarreve, sa p\u00ebr pastrimin e territorit, sa p\u00ebr pajisje, sa p\u00ebr karburant dhe sa p\u00ebr operacionet n\u00eb terren.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bashkia deklaron se gjat\u00eb vitit 2025 kishte miratuar nj\u00eb plan p\u00ebr parandalimin dhe reagimin ndaj zjarreve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht k\u00ebtij plani, strukturat jan\u00eb p\u00ebrballur me operacione t\u00eb gjata, lodhje t\u00eb personelit, temperatura ekstreme, er\u00ebra t\u00eb forta dhe v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb zonat malore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr vitin 2026, Bashkia Vlor\u00eb ka bler\u00eb nj\u00eb automjet zjarrfik\u00ebs dhe dy dron\u00eb p\u00ebr monitorimin e territorit dhe zbulimin e hersh\u00ebm t\u00eb vatrave t\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ministria e Mbrojtjes nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb ACQJ-s\u00eb lidhur me koston e angazhimit t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura gjat\u00eb sezonit t\u00eb kaluar, n\u00ebse kapacitetet aktuale jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme, sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe cilat investime jan\u00eb kryer pas vitit 2025.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si pasoj\u00eb, ende nuk ekziston nj\u00eb fatur\u00eb e plot\u00eb komb\u00ebtare e kostos s\u00eb zjarreve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AKMC rendit nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentesh komb\u00ebtare dhe vendore, si vler\u00ebsimin komb\u00ebtar t\u00eb riskut, Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare, planet e emergjencave civile dhe planet q\u00eb duhet t\u00eb hartojn\u00eb bashkit\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas agjencis\u00eb, zbatimi i k\u00ebtyre dokumenteve duhet t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb identifikimin e hersh\u00ebm t\u00eb vatrave, aktivizimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb strukturave, kufizimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb flak\u00ebve dhe mbrojtjen e jet\u00ebs, pron\u00ebs dhe mjedisit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjigje mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna mbi sa bashki kan\u00eb plane t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara, sa prej tyre i kan\u00eb testuar k\u00ebto plane dhe sa investime nga ato t\u00eb planifikuara jan\u00eb realizuar n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ashtu, nuk jepet asnj\u00eb vler\u00ebsim mbi sa prej zjarreve t\u00eb vitit 2025 mund t\u00eb ishin parandaluar n\u00ebse k\u00ebto masa do t\u00eb ishin zbatuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr vitin 2026, AKMC deklaron se po forcohen monitorimi, patrullimi, paralajm\u00ebrimi i hersh\u00ebm, verifikimi i pajisjeve, trajnimet dhe koordinimi nd\u00ebrinstitucional.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, vet\u00ebm gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb sezonit u regjistruan 160 zjarre.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo shif\u00ebr tregon se sistemi vazhdon t\u00eb vihet n\u00eb l\u00ebvizje kryesisht pasi vatra \u00ebsht\u00eb krijuar dhe jo p\u00ebrpara se ajo t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Fatura e d\u00ebmit nga zjarret<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo q\u00eb ka treguar v\u00ebzhgimi dhe\u00a0hulumtimi yn\u00eb nd\u00ebr vite\u00a0\u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria ende nuk e di me sakt\u00ebsi se \u00e7far\u00eb humbet kur digjet nj\u00eb sip\u00ebrfaqe pyjore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim i plot\u00eb i sip\u00ebrfaqeve t\u00eb djegura apo, m\u00eb tej, i tipeve t\u00eb habitateve t\u00eb prekura\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb Melitjan Nezaj.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, vet\u00ebm pasi t\u00eb identifikohet lloji i habitatit mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet edhe p\u00ebrmasa reale e d\u00ebmit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjith\u00ebse mungon nj\u00eb vler\u00ebsim i detajuar komb\u00ebtar sipas llojit t\u00eb habitatit, t\u00eb dh\u00ebnat e Sistemit Evropian t\u00eb Informacionit p\u00ebr Zjarret n\u00eb Pyje (EFFIS) tregojn\u00eb qart\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn e territorit t\u00eb p\u00ebrshkuar nga flak\u00ebt. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2024, sistemi evropian hart\u00ebzoi rreth 46.600 hektar\u00eb t\u00eb djegur n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cKur preken pyjet e vjetra, duhen dhjet\u00ebra, madje edhe qindra vite q\u00eb t\u00eb rikthehen sh\u00ebrbimet e tyre ekosistemike\u201d,<\/em>\u00a0shpjegon Nezaj.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb disa raste, rigjenerimi natyror \u00ebsht\u00eb i pamundur dhe k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje restauruese.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe eksperti Fatmir Taraj paralajm\u00ebron se pasojat nuk mbarojn\u00eb kur flak\u00ebt shuhen.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Temperaturat e larta shkat\u00ebrrojn\u00eb l\u00ebnd\u00ebn organike t\u00eb tok\u00ebs, ulin pjellorin\u00eb dhe mund t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshkueshme, e cila pengon dep\u00ebrtimin e ujit n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas humbjes s\u00eb vegjetacionit, reshjet largojn\u00eb shtres\u00ebn pjellore t\u00eb dheut, shtojn\u00eb sedimentimin n\u00eb lumenj dhe rezervuar\u00eb, si edhe rrisin rrezikun e rr\u00ebshqitjeve t\u00eb dherave. N\u00eb relievin malor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ky konsiderohet nj\u00eb nga d\u00ebmet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda afatgjata.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb lind nj\u00eb pyetje e pashmangshme:<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u00c7far\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb gabim?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gabimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb se zjarret vazhdojn\u00eb t\u00eb trajtohen si nj\u00eb emergjenc\u00eb sezonale dhe jo si nj\u00eb risk q\u00eb duhet menaxhuar gjat\u00eb gjith\u00eb vitit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raportimet institucionale fokusohen kryesisht te numri i forcave dhe mjeteve t\u00eb angazhuara p\u00ebr shuarjen e zjarreve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk publikohen rregullisht tregues t\u00eb tjer\u00eb shum\u00eb m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs, si:<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-sa hektar\u00eb sip\u00ebrfaqe pyjore jan\u00eb pastruar;<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-sa breza mbrojt\u00ebs jan\u00eb krijuar;<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-sa rrug\u00eb pyjore jan\u00eb rehabilituar;<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-sa pika furnizimi me uj\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb funksionale.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pa k\u00ebta tregues \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00ebse sistemi po investon realisht n\u00eb parandalim.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gabimi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb cop\u00ebzimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsive institucionale.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bashkit\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb vendore. Prefekt\u00ebt koordinojn\u00eb strukturat n\u00eb nivel qarku. Agjencia Komb\u00ebtare e Mbrojtjes Civile koordinon sistemin komb\u00ebtar. Forcat e Armatosura p\u00ebrfshihen vet\u00ebm kur kapacitetet civile nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb praktik\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb ndahen nd\u00ebrmjet shum\u00eb institucionesh, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebrfundimtare mbetet e paqart\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, si n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, investimet p\u00ebrqendrohen kryesisht te reagimi pasi d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb shkaktuar dhe jo te parandalimi.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gabimi i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb baze komb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr zjarret.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7do vat\u00ebr e madhe duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb dokumentuar:<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-vendin e nisjes;<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-shkakun;<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-pron\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs;<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-kushtet atmosferike;<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-d\u00ebmin e shkaktuar;<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-rezultatin e hetimit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201c\u00c7do zjarr i madh duhet t\u00eb hetohet profesionalisht\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb Fatmir Taraj.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai rekomandon p\u00ebrdorimin e hartave GIS, dron\u00ebve, analizave laboratorike dhe krijimin e nj\u00eb databaze komb\u00ebtare p\u00ebr zjarret.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pa nj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb nuk mund t\u00eb identifikohen modelet e zjarrv\u00ebnies s\u00eb q\u00ebllimshme, zonat ku fenomeni p\u00ebrs\u00ebritet dhe motivet q\u00eb mund t\u00eb lidhen me pastrimin e kullotave, hapjen e tokave apo interesa t\u00eb tjera ekonomike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Avion\u00ebt zjarrfik\u00ebs jan\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb terrene ku forcat tok\u00ebsore nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ata nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb parandalimin.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Fatmir Tarajt, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb kaloj\u00eb nga nj\u00eb sistem reaktiv n\u00eb nj\u00eb model t\u00eb bazuar mbi analiz\u00ebn e riskut.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo n\u00ebnkupton:<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-hart\u00ebzimin e zonave me rrezik t\u00eb lart\u00eb;<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-pastrimin sistematik t\u00eb shkurreve dhe drurit t\u00eb that\u00eb;<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-krijimin e brezave mbrojt\u00ebs;<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebve pyjore;<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-ngritjen e pikave strategjike t\u00eb furnizimit me uj\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Monitorimi duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet te kamerat inteligjente, dron\u00ebt, sensor\u00ebt termik\u00eb, satelit\u00ebt dhe informacioni meteorologjik n\u00eb koh\u00eb reale.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb ekipet e specializuara p\u00ebr zjarret pyjore, pajisjet mbrojt\u00ebse, automjetet p\u00ebr terrene t\u00eb v\u00ebshtira dhe nj\u00eb komand\u00eb e unifikuar q\u00eb koordinon t\u00eb gjitha strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Melitjan Nezajn, prioriteti \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb:<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cParandalimi i hersh\u00ebm mbetet \u00e7el\u00ebsi i zgjidhjes. Duke pasur parasysh relievin e Shqip\u00ebris\u00eb, aksesueshm\u00ebrin\u00eb e kufizuar t\u00eb zonave natyrore dhe kapacitetet aktuale t\u00eb autoriteteve, fokusi duhet t\u00eb jet\u00eb te investimet n\u00eb parandalim dhe te grupet e nd\u00ebrhyrjes.\u201d<\/em><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria mund t\u2019i ket\u00eb dy ose tre avion\u00ebt e premtuar deri n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por n\u00ebse nuk analizohet fenomeni i zjarrv\u00ebnieve n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, nuk pastrohen pyjet, nuk maten d\u00ebmet dhe nuk p\u00ebrcaktohen qart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb institucionale, rreziku \u00ebsht\u00eb q\u00eb avion\u00ebt t\u00eb mbeten m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb simbol komunikimi politik sesa nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr problemin.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Panorama q\u00eb del nga p\u00ebrgjigjet e institucioneve dhe analiza e ekspert\u00ebve tregon se premtimet p\u00ebr mjete t\u00eb reja ajrore mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten, nj\u00ebsoj si zjarret q\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb \u00e7do ver\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, pyetjet themelore mbeten ende pa p\u00ebrgjigje:<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kush i ndez zjarret?<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa i kushtojn\u00eb ato vendit?<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe, mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebrse Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb investoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb shuar flak\u00ebt sesa p\u00ebr t\u2019i parandaluar ato?\u00a0<a href=\"https:\/\/acqj.al\/160-zjarre-ne-pak-jave-zjarret-perseriten-premtimet-gjithashtu\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>\/ACQJ<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqip\u00ebria do t\u00eb kishte dy ose tre avion\u00eb zjarrfik\u00ebs deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2026. Vet\u00ebm dje, ai prezantoi p\u00ebrmes nj\u00eb videoje n\u00eb rrjetet e tij sociale avionin e par\u00eb shiqptar zjarluftues, Air Tractor, nj\u00eb avion i specializuar me nj\u00eb motor turboprop, i projektuar kryesisht p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":150541,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-150540","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150540","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150540"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150540\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":150543,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150540\/revisions\/150543"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/150541"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150540"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150540"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150540"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}