{"id":150559,"date":"2026-08-06T18:54:37","date_gmt":"2026-08-06T18:54:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=150559"},"modified":"2026-08-06T18:54:37","modified_gmt":"2026-08-06T18:54:37","slug":"protesta-e-68-te-ky-vend-eshte-i-yni-ne-jemi-sovrani-ju-erdhi-fundi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/06\/protesta-e-68-te-ky-vend-eshte-i-yni-ne-jemi-sovrani-ju-erdhi-fundi\/","title":{"rendered":"Protesta e 68-t\u00eb\/ Ky vend \u00ebsht\u00eb i yni, ne jemi sovrani! Ju erdhi fundi!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb protest\u00ebn e 68-t\u00eb para Kryeministris\u00eb, nj\u00eb qytetar u shpreh se shqiptar\u00ebt nuk duhet t\u00eb humbasin besimin dhe duhet t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb fatin e vendit.<\/p>\n<p>Ai akuzoi p\u00ebr premtime t\u00eb pambajtura nd\u00ebr vite dhe tha se qytetar\u00ebt duhet t\u00eb bashkohen p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebrmes vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Duke iu drejtuar protestuesve, ai deklaroi se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e qytetar\u00ebve dhe se vendi nuk mund t\u00eb mbetet peng i qeveris\u00eb q\u00eb ka zhg\u00ebnjyer shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Fjala e tij:<\/strong><\/p>\n<p>Ju p\u00ebrsh\u00ebndes t\u00eb gjith\u00ebve! \u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb jesh k\u00ebtu mes jush.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto 36 vite, ne kemi d\u00ebgjuar gjith\u00e7ka. Nga premtimet t\u00eb cilat nuk u mbajt\u00ebn kurr\u00eb nga nj\u00eb klas\u00eb politike e korruptuar, e konsumuar dhe antikomb\u00ebtare. T\u00eb gjith\u00eb prej nesh, normalisht q\u00eb do kemi, kemi dhe jet\u00ebt tona dhe do vazhdojm\u00eb, por un\u00eb takova nj\u00eb shqiptar i cili kishte q\u00eb nga \u201991-shi q\u00eb nuk kishte qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Dhe m\u00eb tregoi udh\u00ebtimin e tij brilant, duke nisur nga Shkodra dhe deri n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Duke ndjekur rrug\u00ebn, korridorin Adriatiko-Jonian, ai p\u00ebrfundoi n\u00eb Durr\u00ebs dhe nga Durr\u00ebsi mori trenin dhe erdhi n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Tirana u \u00e7udit dhe pa t\u00eb gjitha k\u00ebto nd\u00ebrtime t\u00eb mrekullueshme, me parqe, me lulishte, me kampuse universitare dhe me nj\u00eb lum\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Lana, i cili ishte det i past\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai mori tramin p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Rinas dhe nga Rinasi, me avion, udh\u00ebtoi drejt aeroportit t\u00eb Sarand\u00ebs. Dhe m\u00eb tregoi se gjat\u00eb atij udh\u00ebtimi kishte par\u00eb linj\u00ebn hekurudhore, marin\u00ebn e Durr\u00ebsit, portin e Karpenit dhe, m\u00eb tej, aeroportin e Vlor\u00ebs dhe Vlor\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb tregoi se kishte par\u00eb dhe aeroportin e Gjirokastr\u00ebs, i cili ngrinte vet\u00ebm aeroplan\u00eb turistik\u00eb, dhe shikonte rrug\u00ebs e b\u00ebra, fshatrat e zhvilluar dhe fushat e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mbjella, me planimetri dhe toka t\u00eb bonifikuara.<\/p>\n<p>Motra dhe v\u00ebllez\u00ebr!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb kemi d\u00ebgjuar nga k\u00ebta njer\u00ebz, por q\u00eb kurr\u00eb nuk erdhi! Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, mashtrimet e k\u00ebsaj klase politike ndaj nesh, por kurr\u00eb nuk erdh\u00ebn.<\/p>\n<p>Ju q\u00eb jeni n\u00eb sht\u00ebpi, ju q\u00eb ende keni humbur besimin, sepse keni humbur besimin te vetja juaj, keni humbur besimin te kjo klas\u00eb politike, duhet t\u00eb kuptoni se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb brenda sht\u00ebpis\u00eb tuaj, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb spitale, \u00ebsht\u00eb n\u00eb institucione, \u00ebsht\u00eb n\u00eb male, n\u00eb fusha e n\u00eb det!<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vendi yn\u00eb! Prandaj ne sot themi: Ju erdhi fundi!<\/p>\n<p>E natyrisht, sepse t\u00eb gjitha k\u00ebto premtime n\u00eb 35 vjet dhe shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb cilat na i kan\u00eb mbajtur me projekte t\u00eb parealizuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, ne jemi pik\u00ebrisht k\u00ebtu sepse ne nuk besojm\u00eb m\u00eb mashtrimet e tyre. As bes\u00ebn e atyre, as bes\u00ebn e t\u00eb pabes\u00ebve!<\/p>\n<p>Motra dhe v\u00ebllez\u00ebr, ky vend \u00ebsht\u00eb i joni dhe ky vend ka nevoj\u00eb p\u00ebr ne m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, sepse ne duhet t\u2019i tregojm\u00eb k\u00ebsaj politike t\u00eb korruptuar se ne jemi sovrani n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend!<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb? Ne nuk kemi k\u00ebrkuar gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb thjeshta. Ishim n\u00eb Kushtetuese, normalisht duhet t\u00eb heqim ne kryeministrin m\u00eb t\u00eb korruptuar n\u00eb Evrop\u00eb!<\/p>\n<p>Ne kemi k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb vendosim ne, sovrani, t\u00eb vendosim me vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb se si do t\u00eb vazhdoj\u00eb jetesa n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Dhe t\u00eb mos vendosin njer\u00ebzit pa dinjitet n\u00eb parlament q\u00eb ka sjell\u00eb ky kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm t\u00eb bashkuar ne ia dalim, sepse sa her\u00eb q\u00eb ne bashkohemi vjen nj\u00eb energji e re, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fuqi e madhe, sepse ky vend \u00ebsht\u00eb i joni dhe ne meritojm\u00eb t\u00eb drejta dhe liri t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Ne nuk duam politikan\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pronar\u00eb me ligje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb protest\u00ebn e 68-t\u00eb para Kryeministris\u00eb, nj\u00eb qytetar u shpreh se shqiptar\u00ebt nuk duhet t\u00eb humbasin besimin dhe duhet t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb fatin e vendit. Ai akuzoi p\u00ebr premtime t\u00eb pambajtura nd\u00ebr vite dhe tha se qytetar\u00ebt duhet t\u00eb bashkohen p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebrmes vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Duke iu drejtuar protestuesve, ai deklaroi se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":148784,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-150559","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150559","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150559"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150559\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":150560,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150559\/revisions\/150560"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148784"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150559"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150559"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150559"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}