{"id":150626,"date":"2026-08-07T17:21:45","date_gmt":"2026-08-07T17:21:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=150626"},"modified":"2026-08-07T17:21:45","modified_gmt":"2026-08-07T17:21:45","slug":"shkrirja-e-bashkive-sjell-shpopullim-melyshi-qeveria-po-largon-institucionet-nga-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/07\/shkrirja-e-bashkive-sjell-shpopullim-melyshi-qeveria-po-largon-institucionet-nga-qytetaret\/","title":{"rendered":"\u201cShkrirja e bashkive sjell shpopullim\u201d, M\u00eblyshi: Qeveria po largon institucionet nga qytetar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Protesta kund\u00ebr shkrirjes s\u00eb Bashkis\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebz ka bashkuar banor\u00eb dhe drejtues vendor\u00eb kund\u00ebr reform\u00ebs s\u00eb re territoriale.<\/p>\n<p>N\u00eb protest\u00eb, kryetari i Bashkis\u00eb Mirdit\u00eb, Albert M\u00eblyshi, kund\u00ebrshtoi reduktimin e bashkive, duke deklaruar se problemi nuk \u00ebsht\u00eb ndarja e hart\u00ebs, por mungesa e kompetencave dhe financave p\u00ebr pushtetin lokal.<\/p>\n<p>M\u00eblyshi tha se largimi i institucioneve nga qytetar\u00ebt po i detyron banor\u00ebt t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb drejt qendrave t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr sh\u00ebrbime baz\u00eb, nd\u00ebrsa paralajm\u00ebroi se shkrirja e bashkive rrezikon t\u00eb thelloj\u00eb shpopullimin e zonave veriore.<\/p>\n<p>Ai solli si shembull pasojat e reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014-2015 n\u00eb ish-komunat Fani, Ka\u00e7inari dhe Selita, duke k\u00ebrkuar q\u00eb debati t\u00eb fokusohet te autonomia vendore, investimet dhe sh\u00ebrbimet pran\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Fjala e tij:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebzit, t\u00eb nderuar deputet\u00eb, t\u00eb nderuar koleg\u00eb, kryetar\u00eb t\u00eb bashkive t\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebzit dhe t\u00eb Puk\u00ebs.<\/p>\n<p>E tha edhe vet\u00eb kryetari: nuk jemi mbledhur rast\u00ebsisht dhe as p\u00ebr solemnitet k\u00ebtu. Jemi mbledhur p\u00ebr t\u00eb ngritur z\u00ebrin p\u00ebr komunitetin e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit, p\u00ebr qytetar\u00ebt e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit.<\/p>\n<p>Askund nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb Bashkimin Evropian ku ne synojm\u00eb t\u00eb aderojm\u00eb, q\u00eb t\u00eb shkrihen bashki, t\u00eb largohen institucionet nga qytetar\u00ebt, me justifikimin se po p\u00ebrafrohemi me kriteret e Bashkimit Evropian. Askund nuk ka ndodhur kjo. Italia ka mij\u00ebra komuna, Franca po ashtu. T\u00eb gjitha shtetet e Bashkimit Evropian kan\u00eb absolutisht nj\u00eb model krejt tjet\u00ebr t\u00eb pushtetit vendor.<\/p>\n<p>Pushteti vendor dhe autonomia vendore nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb heq\u00ebsh, t\u00eb fshish bashki dhe t\u00eb mendosh se po plot\u00ebson kritere apo kushte. Kritere dhe kushte p\u00ebr Bashkimin Evropian do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ofrosh sh\u00ebrbime p\u00ebr qytetar\u00ebt aty ku jetojn\u00eb ata, aty ku kan\u00eb zgjedhur t\u00eb jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Diskutohet vet\u00ebm ndarja territoriale, fshirja e bashkive, shtimi i territoreve t\u00eb nj\u00eb bashkie dhe heqja e nj\u00eb tjetre. Kjo \u00ebsht\u00eb halli m\u00eb i madh q\u00eb ka Shqip\u00ebria sot.<\/p>\n<p>N\u00ebse duan t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr autonomin\u00eb vendore dhe p\u00ebr pushtetin lokal, duhet t\u00eb merren me kompetencat q\u00eb ka pushteti lokal. Duhet t&#8217;u jepen m\u00eb shum\u00eb kompetenca kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive.<\/p>\n<p>Kan\u00eb hequr gjykatat, prokurorit\u00eb, nd\u00ebrmarrjet e uj\u00ebsjell\u00ebsit, agjencit\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb kadastr\u00ebs; t\u00eb gjitha i kan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb qendrat e qarqeve. Qytetar\u00ebt l\u00ebvizin nga Fush\u00eb-Arr\u00ebzi, shkojn\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Mirditor\u00ebt l\u00ebvizin nga Mirdita, shkojn\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime dhe dokumentacion.<\/p>\n<p>Tani po diskutojn\u00eb shkrirjen e bashkive, q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri qytetar\u00ebt t\u00eb duhet t\u00eb shkojn\u00eb ose n\u00eb Puk\u00eb ose n\u00eb vende t\u00eb tjera. Absolutisht, ne nuk kemi asgj\u00eb me Puk\u00ebn. Fush\u00eb-Arr\u00ebzi nuk ka asgj\u00eb me Puk\u00ebn. Jan\u00eb fqinj\u00ebt tan\u00eb, jan\u00eb miqt\u00eb tan\u00eb, jan\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj republike. Ne duam t\u00eb jemi me ta, por t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb aspektin e pushtetit lokal dhe t\u00eb autonomis\u00eb vendore.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit meritojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb institucionet e tyre n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebz, ashtu sikurse qytetar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Mirdit\u00ebs apo t\u00eb Puk\u00ebs, si\u00e7 e thash\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu nuk jemi t\u00eb mbledhur politikisht. K\u00ebt\u00eb dua ta theksoj fort: nuk ka asnj\u00eb lidhje politike k\u00ebtu. Fush\u00eb-Arr\u00ebzi dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit, t\u00eb majt\u00eb apo t\u00eb djatht\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb shesh, duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb protesta, duhet t\u00eb jen\u00eb kudo p\u00ebr t\u00eb ruajtur dinjitetin e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit, p\u00ebr t\u00eb ruajtur institucionet e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit, sepse kjo \u00ebsht\u00eb e drejta e tyre. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb pasur institucionet dhe sh\u00ebrbimet pran\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Reforma territoriale e vitit 2014-2015, ju e dini shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb shpopullimi ka sjell\u00eb n\u00eb komunat q\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebzi kishte p\u00ebrpara. Un\u00eb e them edhe p\u00ebr bashkin\u00eb q\u00eb drejtoj: komunat si Fani, Ka\u00e7inari dhe Selita, q\u00eb un\u00eb i drejtoj atje, jan\u00eb shpopulluar mbi 60%.<\/p>\n<p>Tani t\u00eb shkojm\u00eb te shkrirja e pushtetit lokal, te shkrirja e Bashkis\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebz, p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb Puk\u00eb. Zvog\u00eblimi i bashkive n\u00eb territor, nga 61 n\u00eb 45, si\u00e7 e kan\u00eb projektin ata, realisht do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos duash qytetar\u00ebt e tu.<\/p>\n<p>Kompetencat p\u00ebr pushtetin vendor ua kemi k\u00ebrkuar bashk\u00eb me dy koleg\u00ebt e mi, bashk\u00eb me kryetar\u00ebt e bashkive t\u00eb majta, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fakt na k\u00ebrkojn\u00eb ne, t\u00eb djatht\u00ebve, t\u00eb flasim m\u00eb shum\u00eb, sepse \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsish kemi ne drejtp\u00ebrdrejt me qytetar\u00ebt? Kemi nj\u00eb mij\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Por kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kompetenca, elektriku nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebz, nuk e di n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr apo diku tjet\u00ebr. Mirdita jep llogari n\u00eb Burrel. Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs ka shkuar n\u00eb Lezh\u00eb p\u00ebr ne mirditor\u00ebt; p\u00ebr ju nuk e di n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb Puk\u00eb apo n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr arsimin, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr \u00e7do aspekt. Cilat jan\u00eb kompetencat e bashkis\u00eb? Kur ti i heq t\u00eb gjitha, qytetar\u00ebt ankohen te ne: qoft\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen elektrike, qoft\u00eb p\u00ebr Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, qoft\u00eb p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsat, qoft\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe arsimin. T\u00eb gjitha p\u00ebrplasen te ne. Ama kompetencat jan\u00eb atje, te qeveria.<\/p>\n<p>K\u00ebto duhet t\u00eb ishin kompetencat q\u00eb duhet t\u00eb diskutoheshin sot: rritja e kompetencave dhe llogaridh\u00ebnia q\u00eb duhet t\u00eb kishte kryetari i bashkis\u00eb p\u00ebrball\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pra, i hiqen \u00e7do dit\u00eb kompetencat pushtetit vendor dhe, absolutisht, pasurit\u00eb q\u00eb ka Fush\u00eb-Arr\u00ebzi dhe Mirdita, pasuri q\u00eb n\u00eb vler\u00eb monetare mblidhen n\u00eb ark\u00ebn e shtetit, nuk kthehen n\u00eb investime as n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebz, as n\u00eb Mirdit\u00eb apo n\u00eb zona t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb aspak normale q\u00eb Bashkia Fush\u00eb-Arr\u00ebz, me gjith\u00eb k\u00ebto sip\u00ebrmarrje q\u00eb ka, me gjith\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb punuar dhe kan\u00eb l\u00ebn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebz, me taksat dhe detyrimet q\u00eb paguajn\u00eb ndaj shtetit, t\u00eb mos i kthej\u00eb k\u00ebto n\u00eb investime n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebz, por t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb, Vlor\u00eb, Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>Ky duhet t\u00eb ishte diskutimi q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnim sot: p\u00ebr autonomin\u00eb vendore, p\u00ebr financat lokale dhe jo t\u00eb diskutojm\u00eb harta, fshirje bashkish dhe pushtetin lokal.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr financat, q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto pasuri q\u00eb ka Fush\u00eb-Arr\u00ebzi apo Mirdita t\u00eb mund t\u00eb sillnin t\u00eb ardhura q\u00eb qeveria i mbledh dhe t&#8217;i kthente s\u00ebrish n\u00eb investime n\u00eb k\u00ebto bashki, kjo nuk diskutohet. Kjo \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb e ka pushteti qendror.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb kompetencat dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duhet t\u00eb diskutohet n\u00eb komisionin e reform\u00ebs territoriale. Sot diskutojn\u00eb vet\u00ebm vij\u00ebn n\u00eb hart\u00eb: hiq k\u00ebt\u00eb, jepja k\u00ebsaj bashkie, shkrije k\u00ebt\u00eb bashki.<\/p>\n<p>Prandaj duhet, p\u00ebrtej partive politike dhe p\u00ebrtej \u00e7do ndasie q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb komuniteti, qoft\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebzi, qoft\u00eb Mirdita, t\u00eb bashkohen p\u00ebr t\u00eb ruajtur identitetin e tyre. Identiteti q\u00eb kan\u00eb k\u00ebta banor\u00eb nuk mund t\u00eb bashkohet me krahina t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb kultura, zakone dhe doke t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Prandaj bashkohuni me nj\u00ebri-tjetrin, protestoni t\u00eb gjith\u00eb, pa parti politike, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb bashkuar dhe p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb Bashkia Fush\u00eb-Arr\u00ebz t\u00eb shkrihet si institucion vendor.<\/p>\n<p>Ju garantoj se, me mesazhin dhe at\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi me reform\u00ebn e vitit 2014, do t\u00eb ndodh\u00eb edhe me Bashkin\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebz pas 4-5 vitesh: do t\u00eb p\u00ebrgjysmohet. E gjith\u00eb popullsia e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit do t\u00eb orientohet drejt Shkodr\u00ebs, Lezh\u00ebs, Tiran\u00ebs e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb lindur k\u00ebtu duhet t\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb ken\u00eb pushtetin lokal dhe t\u00eb ken\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e tyre.<\/p>\n<p>Shum\u00eb faleminderit. Absolutisht, me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebr ta mbajtur dhe p\u00ebr t\u00eb rezistuar ndaj k\u00ebtyre presioneve q\u00eb ushtrohen p\u00ebr Bashkin\u00eb e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Protesta kund\u00ebr shkrirjes s\u00eb Bashkis\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebz ka bashkuar banor\u00eb dhe drejtues vendor\u00eb kund\u00ebr reform\u00ebs s\u00eb re territoriale. N\u00eb protest\u00eb, kryetari i Bashkis\u00eb Mirdit\u00eb, Albert M\u00eblyshi, kund\u00ebrshtoi reduktimin e bashkive, duke deklaruar se problemi nuk \u00ebsht\u00eb ndarja e hart\u00ebs, por mungesa e kompetencave dhe financave p\u00ebr pushtetin lokal. M\u00eblyshi tha se largimi i institucioneve nga qytetar\u00ebt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":150627,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-150626","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150626","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150626"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150626\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":150629,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150626\/revisions\/150629"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/150627"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150626"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150626"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150626"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}