{"id":150707,"date":"2026-08-08T11:43:13","date_gmt":"2026-08-08T11:43:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=150707"},"modified":"2026-08-08T11:43:13","modified_gmt":"2026-08-08T11:43:13","slug":"berisha-ps-eshte-parti-e-krimit-eshte-themeluar-dhe-ka-qeverisur-mbi-krimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/08\/berisha-ps-eshte-parti-e-krimit-eshte-themeluar-dhe-ka-qeverisur-mbi-krimin\/","title":{"rendered":"Berisha: PS \u00ebsht\u00eb parti e krimit, \u00ebsht\u00eb themeluar dhe ka qeverisur mbi krimin!\u00a0"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ndoc Bushgjoka: Pse jemi vendi m\u00eb i varf\u00ebr, me m\u00eb pak liri e t\u00eb drejta, me m\u00eb shum\u00eb padrejt\u00ebsi, ku pushtetar\u00ebt, ligjet e kushtetut\u00ebn i shkelin e i ndryshojn\u00eb sipas mendjes e qejfit t\u00eb tyre? Pse kur zogist\u00ebt e t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se Zogu b\u00ebri shtet e s&#8217;kishte si ai, kur enverist\u00ebt e t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se Hoxha ishte burri m\u00eb i madh q\u00eb ka nxjerr\u00eb kombi shqiptar, kur d\u00ebgjoheshin thirrjet \u2018po vjen Ismail Qemali\u2019 p\u00ebr Fatosin q\u00eb kish l\u00ebn\u00eb mjekr\u00ebn e sapo kishte dal\u00eb nga burgu, kur PD-ist\u00ebt thon\u00eb se Berisha \u00ebsht\u00eb legjend\u00eb e gjall\u00eb dhe aktualisht ky tyrrahorri i sot\u00ebm merr 75 mandate dhe quhet lider global&#8230; Pse pra jemi kombi m\u00eb i mjeruesh\u00ebm dhe n\u00eb zgrip q\u00eb t\u00eb shuhemi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Pyetje jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme zoti Bushgjoka, pyetje themelore.<br \/>\nShkaku m\u00eb themelor i k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb: Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb parti krimi. \u00cbsht\u00eb themeluar mbi krimin, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi krimin, ka qeverisur dhe qeveris mbi krimin.<br \/>\nDo m\u00eb lejoni ju lutem ta zb\u00ebrthej pak k\u00ebt\u00eb tez\u00eb&#8230;<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute kurr\u00eb nuk dua t\u00eb them se an\u00ebtar\u00ebt, simpatizant\u00ebt, mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj jan\u00eb kriminel\u00eb. Jo. Me k\u00ebt\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, dhe un\u00eb gj\u00ebrat e pav\u00ebrteta nuk i them. Po ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb tmerrshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn, n\u00eb shpirtin e k\u00ebsaj partie.<br \/>\nKjo parti u themelua mbi krimin. E themeloi Du\u0161an Mugo\u0161a dhe Miladin Popovi\u0107, dhe kjo \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e padiskutueshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta kontrollonin ata, ta kishin ata instrument anti-shqiptar. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb, ata e themeluan n\u00eb Shqip\u00ebri, ata p\u00ebrdor\u00ebn k\u00ebt\u00eb parti p\u00ebr t\u00eb themeluar nj\u00ebsit\u00eb partizane. P\u00ebr t\u00eb cilat un\u00eb, pa diskutim, p\u00ebr \u00e7donj\u00ebrin q\u00eb lufton kund\u00ebr pushtuesit kam pasur dhe kam adhurimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Por ata i themeluan k\u00ebto nj\u00ebsi p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrdorur p\u00ebr q\u00ebllime anti-shqiptare.<br \/>\nSi\u00e7 i p\u00ebrdor\u00ebn. E kthyen luft\u00ebn \u00e7lirimtare ndaj pushtuesve, n\u00eb nj\u00eb krim monstruoz v\u00ebllavras\u00ebs brenda vendit. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo? Besoj se nuk ka m\u00eb diskutime, sot kan\u00eb dal\u00eb dokumentet e pafundme.<br \/>\nDhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr theksova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ata q\u00eb dyshojn\u00eb t\u00eb marrin t\u00eb shohin vrasjet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Mehmet Shehu n\u00eb Lushnje, ballist\u00ebve, nacionalist\u00ebve. Vrasjet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb brigadat n\u00eb Lum\u00eb e kudo, pushkatimet pa gjyq. A kishte krim m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar, se n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Mbret\u00ebria u shp\u00ebrb\u00eb, Mbret\u00ebria Jugosllave u shp\u00ebrb\u00eb, Federata Jugosllave ekzistonte vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr e shpallur nga Titoja n\u00eb malet e Bosnjes.<br \/>\nDhe Enver Hoxha, grisi Mukjen.<br \/>\nMukja, e mbledhur, \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta me mb\u00ebshtetjen e misionit britanik, (duhet ta njohim at\u00eb se ne e kemi kollaj p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb), kishte nj\u00eb q\u00ebllim: t\u00eb bashkonte shqiptar\u00ebt n\u00eb luft\u00eb, kudo q\u00eb ishin n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr pushtuesit.<br \/>\nAjo ishte rruga absolute m\u00eb e sigurt e bashkimit t\u00eb kombit shqiptar. Pse? Sepse fitimtar\u00ebt n\u00eb Paris do ta njihnin si nj\u00eb komb q\u00eb luftoi, si\u00e7 p\u00ebrcaktonte Mukja n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territoret e tij kund\u00ebr pushtuesve.<br \/>\n\u00c7far\u00eb b\u00ebri Partia e Krimit? Grisi Mukjen, nj\u00eb jav\u00eb mbrapa me urdh\u00ebr t\u00eb Du\u0161anit dhe Miladinit. Ja grisen Mukjen Enver Hoxh\u00ebs, Enver Hoxha grisi Mukjen.<br \/>\nDhe Kosov\u00ebn e vendosi n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb celulave komuniste, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Jugosllave. Se ishte dhe vet\u00eb nj\u00eb seksion i saj. Dhe \u00e7oi atje eksponent\u00eb kosovar\u00eb si Fadil Hoxh\u00ebn, Xhavit Nimanin e t\u00eb tjer\u00eb, i \u00e7oi n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Serbe.<br \/>\nJo vet\u00ebm kaq, prit. N\u00eb qoft\u00eb se duam t\u00eb kuptojm\u00eb at\u00eb q\u00eb that\u00eb ju, ne kurr\u00eb s&#8217;do ta realizojm\u00eb pa realizuar k\u00ebt\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb parti krimi. \u00c7oi brigadat&#8230; \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb gjat\u00eb pushtimit gjerman, n\u00eb territorin e Trep\u00e7\u00ebs, Mitrovic\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb, mor\u00ebn pashaporta t\u00eb Rajhut t\u00eb Tret\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime strategjike t\u00eb tij, po Kosova po luftonte.<br \/>\nShaban Polluzha me nj\u00eb brigad\u00eb dhe jo vet\u00ebm ai, luftonin si gjerman\u00ebt ashtu dhe serb\u00ebt. Po jo, Enver Hoxha d\u00ebrgoi brigadat partizane shqiptare q\u00eb u prit\u00ebn si \u00e7lirimtar\u00eb aty dhe q\u00eb n\u00eb fakt shkuan si pushtues, t\u00eb cil\u00ebt i dor\u00ebzuan Kosov\u00ebn brigadave serbo-malazeze q\u00eb s&#8217;i kishin dashur kurr\u00eb Kosov\u00ebn.<br \/>\nP\u00ebr ta mbyllur k\u00ebt\u00eb kapitull, kthehemi tek Tivari. Pasi brigadat serbo-malazeze u fut\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, at\u00ebher\u00eb ata mblodh\u00ebn mij\u00ebra e mij\u00ebra djem t\u00eb rinj. Jo vet\u00ebm nga trevat e Kosov\u00ebs por dhe t\u00eb Maqedonis\u00eb.<br \/>\nN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kishte shqiptar\u00eb q\u00eb t&#8217;u rezistonin masakrave t\u00eb tyre. I mblodh\u00ebn, i soll\u00ebn nga Morina, n\u00eb Kuk\u00ebs, n\u00eb Puk\u00eb, u vran\u00eb me dhjet\u00ebra n\u00eb territorin shqiptar me bekimin e Enver Hoxh\u00ebs dhe Ramiz Alis\u00eb. Kaluan Bun\u00ebn dhe p\u00ebrfunduan n\u00eb Tivar, ku brenda nj\u00eb nate, u gjet\u00ebn midis dhjet\u00ebra qindra mitralozave, u ekzekutuan.<br \/>\nPartia e Krimit, jo vet\u00ebm q\u00eb ishte bashk\u00ebautore n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim monstruoz, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjenocid, por Enver Hoxha i shkruante let\u00ebr Stalinit: &#8216;Se Kosov\u00ebn e lash\u00eb me Titon, se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sigurt dhe b\u00ebra mir\u00eb, dhe ne po p\u00ebrgatitemi&#8230;&#8217; propozonte q\u00eb Josip Broz Tito t\u00eb zgjidhej Sekretar i Par\u00eb i Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Shqiptare.<br \/>\nImagjinoni ju, agjenti serb Ko\u00e7i Xoxe i thoshte &#8216;jo, jo duhet t\u00eb jesh ti&#8217;. Jo i thoshte Enver Hoxha, s&#8217;ka pse t\u00eb jem un\u00eb sepse kjo e shpejton bashkimin e Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn.<br \/>\nErdh\u00ebn n\u00eb pushtet. Si qeveris\u00ebn? Lan\u00eb n\u00eb gjak nj\u00eb popull. Mij\u00ebra e mij\u00ebra shqiptar\u00eb i ekzekutoi, i internuan, qindra e mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb. Pra me krimin. Dhe po t\u00eb lexosh librat e tyre, ata e dinin q\u00eb kryenin krime.<br \/>\nKryenin gjenocid, ndaj besimeve fetare. M\u00eb thuaj at\u00ebher\u00eb, a nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb parti krimi? Erdh\u00ebn n\u00eb pushtet, e pranoi pluralizmin Ramiz Alia sepse nuk donte t\u00eb p\u00ebrfundonte si \u00c7aushesku.<br \/>\n\u00c7far\u00eb b\u00ebn\u00eb kur erdh\u00ebn n\u00eb pushtet n\u00eb at\u00eb shtatorin? Erdh\u00ebn me rebelim. Por duhet t\u00eb pranoj, Fatos Nano pavar\u00ebsisht lidhjeve t\u00eb tij me krimin, pavar\u00ebsisht se Azem Hajdari u ekzekutua si armiku m\u00eb i eg\u00ebr i sistemit t\u00eb baballar\u00ebve t\u00eb tyre tek dera e selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike&#8230; p\u00ebrs\u00ebri ai pranoi verdiktin e popullit, dor\u00ebzoi pushtetin.<br \/>\nDor\u00ebzoi dhe partin\u00eb, b\u00ebri nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Erdhi ky. P\u00ebrs\u00ebri krimi. Po i bie m\u00eb shkurt, kam qen\u00eb mjek kardiolog si\u00e7 e dini, po midis t\u00eb tjer\u00ebve kam trajtuar edhe t\u00eb burgosur politik\u00eb por kam trajtuar edhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb byros\u00eb politike.<br \/>\n\u00c7far\u00eb kisha konstatuar? Kisha konstatuar se ata e dinin q\u00eb kishin vrar\u00eb. Ata e dinin q\u00eb kishin armiq. Por ata respektonin m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt xhelat\u00ebt dhe kasap\u00ebt q\u00eb thyenin kocka dhe kafka n\u00eb qeli p\u00ebr pushtetin e tyre. Ata ishin m\u00eb t\u00eb respektuarit.<br \/>\n\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Krimi i dobish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet. Ky \u00ebsht\u00eb Edi Rama sot. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb droga, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb lidhjet e tij me Troplinin, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb lidhjet e tij me Suel \u00c7el\u00ebn, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb lidhjet e tij me Bajr\u00ebt, me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn?<br \/>\nCilat jan\u00eb k\u00ebto, pse jan\u00eb k\u00ebto lidhje? T\u00eb gjitha k\u00ebto i dashur mik jan\u00eb sepse i duhen p\u00ebr pushtetin e tij. Nj\u00ebsoj si baballar\u00ebve xhelat\u00ebt q\u00eb thyenin kocka kund\u00ebrshtar\u00ebsh politik\u00eb.<br \/>\nNdaj dhe ajo q\u00eb thoni ju, t\u00eb jeni i sigurt, shkaku m\u00eb themelor i k\u00ebsaj q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb partia e krimit, Partia Socialiste q\u00eb ka k\u00ebt\u00eb em\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn apo t\u00eb kat\u00ebrtin q\u00eb nga themelimi i saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndoc Bushgjoka: Pse jemi vendi m\u00eb i varf\u00ebr, me m\u00eb pak liri e t\u00eb drejta, me m\u00eb shum\u00eb padrejt\u00ebsi, ku pushtetar\u00ebt, ligjet e kushtetut\u00ebn i shkelin e i ndryshojn\u00eb sipas mendjes e qejfit t\u00eb tyre? Pse kur zogist\u00ebt e t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se Zogu b\u00ebri shtet e s&#8217;kishte si ai, kur enverist\u00ebt e t\u00eb tjer\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":150687,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-150707","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150707","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150707"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150707\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":150708,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150707\/revisions\/150708"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/150687"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}