{"id":150755,"date":"2026-08-10T09:16:40","date_gmt":"2026-08-10T09:16:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=150755"},"modified":"2026-08-10T09:16:40","modified_gmt":"2026-08-10T09:16:40","slug":"kristaq-rama-nje-nga-firmetaret-e-ekzekutimit-te-poetit-havzi-nela-dokumenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/10\/kristaq-rama-nje-nga-firmetaret-e-ekzekutimit-te-poetit-havzi-nela-dokumenti\/","title":{"rendered":"Kristaq Rama, nj\u00eb nga firm\u00ebtar\u00ebt e ekzekutimit t\u00eb poetit Havzi Nela (dokumenti)"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 10 gusht 1988, poeti dhe disidenti Havzi Nela u ekzekutua me varje n\u00eb Kuk\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb nga aktet e fundit t\u00eb d\u00ebnimit me vdekje t\u00eb regjimit komunist shqiptar.<\/p>\n<p>Nela ishte d\u00ebnuar me vdekje nga regjimi p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij kund\u00ebr diktatur\u00ebs. P\u00ebr vite me radh\u00eb ai kishte vuajtur burgime dhe internime, nd\u00ebrsa poezit\u00eb dhe shkrimet e tij shprehnin hapur kund\u00ebrshtimin ndaj sistemit komunist.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fakt q\u00eb ka ngjallur diskutime edhe pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e trupit q\u00eb firmosi vendimin p\u00ebr ekzekutimin e tij. Nd\u00ebr firm\u00ebtar\u00ebt e vendimit ishte edhe Kristaq Rama, babai i Edi Ram\u00ebs, i cili n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishte skulptor dhe funksionar i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb artit. Ajo q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb dhimbshme k\u00ebt\u00eb vrasje \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb k\u00ebrkimi falje nga Kristaq Rama vet\u00eb, por edhe i biri, aktualisht kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb prej 13 vitesh.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2026\/August\/10\/auto_IMG_25491786350453.jpeg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><strong>Kush ishte Havzi Nela<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 19 dhjetor 1986 Havzi Nela lirohet nga burgu, i cili kishte filluar m\u00eb 22 maj 1967, plot 21 vjet burg ia kishte b\u00ebr\u00eb diktatur\u00ebs. Fillimisht ishte d\u00ebnuar p\u00ebr arratisje n\u00eb Prizren, bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten m\u00eb 26 prill 1967. M\u00eb 6 maj 1967 jugosllav\u00ebt e sjellin n\u00eb dogan\u00ebn e Morin\u00ebs, bashk\u00eb me disa t\u00eb arratisur t\u00eb tjer\u00eb. Si\u00e7 e kujton vet\u00eb ai, ishte lidhur dor\u00eb p\u00ebr dor\u00eb me Ismail Did\u00ebn. M\u00eb 22 maj 1967 Havzi Nela u d\u00ebnua me 15 vjet burg, kurse e shoqja Lavdija me dhjet\u00eb vjet burgim. M\u00eb 8 gusht 1975 e rid\u00ebnojn\u00eb duke i shtuar edhe 8 vjet t\u00eb tjera. Q\u00ebndroi n\u00eb qeli deri n\u00eb 19 dhjetor 1986 kur lirohet.<br \/>\nM\u00eb 12 tetor 1987 e interrnojn\u00eb n\u00eb Arr\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb 3 gusht t\u00eb po k\u00ebtij viti e arrestojn\u00eb. M\u00ebngjesin e 10 gushtit Havzi Nela u gdhi i varur n\u00eb mes t\u00eb qytetit t\u00eb Kuk\u00ebsit, me litar n\u00eb qaf\u00eb, duar t\u00eb l\u00ebshuara e k\u00ebmb\u00eb t\u00eb bashkuara. Pra n\u00eb gusht, edhe pse thon\u00eb se ky muaj e ndryshon koh\u00ebn e nxeht\u00eb dhe thuhet \u201cgusht e gun\u00eb\u201d. At\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb qytet frynte fllad i leht\u00eb q\u00eb e p\u00ebrkundte trupin e pajet\u00eb me litar n\u00eb qaf\u00eb. Njer\u00ebzia ishte njoftuar q\u00eb t\u00eb vinte e organizuar, sipas nd\u00ebrmarrjeve ku punonin dhe q\u00eb t\u00eb p\u00ebshtynin \u201carmikun e klas\u00ebs\u201d. Sipas informacioneve trupi i poetit ka q\u00ebndruar deri pasdite dhe m\u00eb pas e kan\u00eb hedhur n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb tip \u2018Zis\u2019 dhe e zhduk\u00ebn pa nam e nishan. Lufta e ftoht\u00eb kishte mbaruar dhe komunizmi u shk\u00ebrmoq si T\u00eb mos kishte egzistuar kurr\u00eb.<br \/>\nPor komunizmi shqiptar erdhi me gjak, jetoi me gjak p\u00ebr 50 vjet dhe tani n\u00eb prag t\u00eb agonis\u00eb s\u00eb plot\u00eb k\u00ebrkonte ende gjak. \u00cbsht\u00eb krejt absurd dhe asnj\u00eb lloj llogjike nuk ta pranon, por ja q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb: stalinist\u00ebt shqiptar\u00eb e var\u00ebn n\u00eb litar Havzi Nel\u00ebn pik\u00ebrisht n\u00eb fund t\u00eb asfiksis\u00eb, m\u00eb 10 gusht 1988.<br \/>\nArrestimi i dyt\u00eb i poetit<br \/>\nM\u00eb 3 gusht 1987 poeti Havzi Nela gdhihet n\u00eb nj\u00eb nga birucat e Deg\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb qytetit t\u00eb Kuk\u00ebsit. Kryetari i Deg\u00ebs Frederik Ymeri, nj\u00eb kriminel i lindur, i argasur, me bark deri n\u00eb qaf\u00eb, i kollarisur e i buz\u00ebqeshur zbret nga makina p\u00ebrpara Komitetit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Rrethit. Mbasi liroi kollaren nga qafa e dhjamosur, ngjiti shkall\u00ebt dhe iu drejtua nj\u00eb zyre ku rrinte Miti Nito, Sekretari i Par\u00eb i KP t\u00eb Rrethit. U p\u00ebrsh\u00ebndet me sekretaren e tij dhe ajo i tha se po e pret shoku Miti. Sapo u fut brenda, Miti u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe pa ia shtrir\u00eb dor\u00ebn i thot\u00eb:<br \/>\n\u2013 Bravo, k\u00ebshtu ju don partia, t\u00eb jeni vigjilent\u00eb, do ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb mir\u00eb se k\u00ebtu ka shum\u00eb armiq, si\u00e7 e dini. Ndryshe ky popull nuk n\u00ebnshtrohet, e kam biseduar edhe me shok\u00ebt e Tiran\u00ebs. Ata jan\u00eb plot\u00ebsisht dakort, do ta varim n\u00eb mes t\u00eb qytetit shum\u00eb shpejt dhe formalitetet do t\u2019i reduktojm\u00eb. N\u00eb qelin\u00eb nr. 8 Havziu ishte vet\u00ebm. P\u00ebr koincidenc\u00eb, edhe at\u00eb nat\u00eb kur sigurimi jugosllav e solli n\u00eb dogan\u00ebn e Morin\u00ebs, po n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeli e fut\u00ebn. Krejt i qet\u00eb dhe i vendosur ulet n\u00eb \u00e7imento dhe po mendonte se \u00e7far\u00eb fati kishte patur. T\u00eb burgosurit kur jan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb biruc\u00eb, mendojn\u00eb se kush mund t\u00eb ket\u00eb raportuar, sa mund t\u00eb d\u00ebnohet, sa mund t\u2019i zgjas\u00eb internimi, etj.<br \/>\nHavziu k\u00ebto gj\u00ebra i kishte t\u00eb qarta, por vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb nuk ishte i sakt\u00eb. Her\u00ebn e par\u00eb e d\u00ebnuam me 15 vjet burg, por m\u00eb pas i shtuan edhe 8 t\u00eb tjera. I b\u00ebri edhe ato, por nuk e lan\u00eb me kaq, e internuan. Ndoshta ai mund t\u00eb kishte fat tjet\u00ebr n\u00ebse do t\u00eb ishte n\u00eb qeli sepse do t\u00eb lirohej si ne t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb 1991. Pra pyetja q\u00eb e mundonte ishte: \u00e7far\u00eb do t\u00eb vendosej k\u00ebt\u00eb her\u00eb? Askush nuk e mendonte at\u00eb fat tragjik. Sekretari i Par\u00eb mbante n\u00eb sirtar litarin p\u00ebr ta hedhur n\u00eb qaf\u00ebn e poetit. Izolimi zgjati pak dit\u00eb dhe ja p\u00ebrfundimi.<br \/>\n9 gusht 1988, dita e fundit e nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuari<br \/>\nAt\u00eb dit\u00eb n\u00eb Deg\u00ebn e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kuk\u00ebsit kishte shum\u00eb l\u00ebvizje. Binte n\u00eb sy q\u00eb hynin e dilnin shum\u00eb civil\u00eb, polic\u00eb, oficer\u00eb, di\u00e7ka ndryshe nga dit\u00ebt e tjera. \u00c7\u2019t\u00eb ket\u00eb ndodhur vall\u00eb? Posht\u00eb n\u00eb qelit\u00eb e errta, n\u00eb biruc\u00ebn 8, n\u00eb cepin e saj nj\u00eb njeri i d\u00ebnuar, shtrir\u00eb me kurriz nga dera, lidhur k\u00ebmb\u00eb e duar me pranga, nj\u00eb cop\u00eb litar bashkonte k\u00ebmb\u00eb e duar mbrapa, me kok\u00ebn ngjeshur n\u00eb helmet\u00eb, mb\u00ebrthyer n\u00eb gush\u00eb me nj\u00eb rryp meshini. K\u00ebto pajisje ishin b\u00ebr\u00eb enkas p\u00ebr njeriun q\u00eb para se t\u2019i merrnin jet\u00ebn do vuante torturat 1-2 muaj. Kishte raste kur ato zgjasnin 6 muaj, 18 muaj deri n\u00eb dy vjet, n\u00eb pritje t\u00eb ankthshme se kush do t\u00eb vinte p\u00ebrpara, jeta apo vdekja.<br \/>\nAshtu shtrir\u00eb, i mb\u00ebrthyer me litar e zinxhir\u00eb saq\u00eb trupi b\u00ebhej plag\u00eb, shpatullat, kofsh\u00ebt d\u00ebrmoheshin nga q\u00ebndrimi n\u00eb pozicion t\u00eb lidhur. Flok\u00ebt nga q\u00ebndrimi n\u00ebn helmet\u00eb dhe nga djersa fillonin t\u00eb binin. T\u00eb gjitha k\u00ebto dhimbje n\u00eb trupin e fatkeqit, megjith\u00ebse ai grusht trupi q\u00eb tretet p\u00ebr \u00e7do or\u00eb e \u00e7do koh\u00eb mendon se ka shpres\u00eb dhe pret q\u00eb t\u00eb \u00e7lirohet nj\u00eb dit\u00eb nga prangat dhe zinxhir\u00ebt.<br \/>\nMbr\u00ebmja po afron, n\u00eb biruca vazhdon orari i veprimeve, polici hap dyert me radh\u00eb duke thirrur: hajdeni t\u00eb merrni ushqimin. M\u00eb n\u00eb fund u hap edhe biruca e t\u00eb d\u00ebnuarit me vdekje. Zakonisht personave q\u00eb d\u00ebnohen me vdekje u fusin brenda nga nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar tjet\u00ebr q\u00eb ta ndihmoj\u00eb; kur mpihet nga nj\u00ebri krah ta kthejn\u00eb n\u00eb krahun tjet\u00ebr, mbasi nuk durohen dhimbjet. (K\u00ebt\u00eb fakt un\u00eb e di nga koha kur u d\u00ebnuan me vdekje me pushkatim poet\u00ebt Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. At\u00eb nat\u00eb q\u00eb i ekzekutuan kishin me vet\u00eb dy t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb u sh\u00ebrbenin. T\u00eb nes\u00ebrmen i soll\u00ebn n\u00eb biruc\u00ebn time dhe ata ma treguan k\u00ebt\u00eb fakt) I d\u00ebnuari q\u00eb i sh\u00ebrbente Havzi Nel\u00ebs, mori tasin e tij e ia shtriu policit q\u00eb t\u2019i hidhte dhe m\u00eb pas mori p\u00ebr vete. Filluan t\u00eb han\u00eb. \u201cKujdestari\u201d i thot\u00eb Havziut:<br \/>\n\u2013 Nj\u00eb her\u00eb do t\u00eb t\u00eb jap ty me lug\u00ebn pa bisht, nj\u00eb her\u00eb do e fus n\u00eb goj\u00ebn time.<br \/>\n\u2013 Jo, jo, do ha m\u00eb von\u00eb, ia ktheu Havziu, ti ha p\u00ebr vehte.<br \/>\nI d\u00ebnuari mbasi h\u00ebngri 2-3 lug\u00eb e largoi tasin duke vazhduar t\u00eb shikonte t\u00eb d\u00ebnuarin me vdekje.<br \/>\n\u2013 T\u00eb lutem, i drejtohet pas pak, sa t\u00eb t\u00eb njom buz\u00ebt, goj\u00ebn, mos e mbaj mendjen te d\u00ebnimi se nuk u dihet pun\u00ebve t\u00eb Zotit. Nuk besoj se do t\u00eb zbatohet vendimi i gjykat\u00ebs.<br \/>\n\u2013 Nuk e kam p\u00ebr at\u00eb, i p\u00ebrgjigjet Havziu. Mbasi ishte dh\u00ebn\u00eb pretenca me varje n\u00eb litar, gjyqtari m\u00eb pyeti \u201c\u00e7\u2019ke p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, i pandehur\u201d? Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja \u201cT\u00eb zbatohet sa m\u00eb par\u00eb fjala e prokurorit\u201d.<br \/>\n\u2013 Po mendohem p\u00ebr tjet\u00ebr gj\u00eb, i tha shoku i biruc\u00ebs.<br \/>\n\u2013 Po, ia ktheu Havziu, kur d\u00ebnohesh me vdekje t\u00eb lidhin k\u00ebshtu si mua. Do pres\u00ebsh mbi 35 dit\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb, edhe 2 muaj, edhe 6 muaj. Duke pritur lodhesh, t\u00eb dhemb trupi, duart dhe shpatullat t\u00eb enjten, t\u00eb mpihet koka, fillon e mban er\u00eb dhe l\u00ebkura t\u00eb bie copa-copa. M\u00eb duhet t\u00eb pres t\u00eb pakt\u00ebn 35 dit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje se p\u00ebrfundimin e kam t\u00eb qart\u00eb, e kam t\u00eb sigurt\u00eb fundin.<br \/>\nN\u00eb biruc\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb vap\u00eb, tregon i d\u00ebnuari q\u00eb i sh\u00ebrbente Havziut. Her\u00eb pas here i fshija ballin me k\u00ebmish\u00ebn time, i jepja uj\u00eb shpesh se i thahej buza. E ktheja nga nj\u00eb krah n\u00eb tjetrin, sa her\u00eb q\u00eb m\u00eb thoshte. Her\u00eb pas here n\u00eb sportelin e biruc\u00ebs shfaqej turiri i policit. Havziu filloi t\u00eb m\u00eb tregoj\u00eb p\u00ebr vendimin e internimit, me sa mbaj mend Arr\u00ebn quhej, ishte shum\u00eb keq, as kushtet e burgut nuk i kishin siguruar. Vet\u00ebm gjithmon\u00eb, n\u00eb nj\u00eb kthin\u00eb m\u00eb keq se kasollja e qenit t\u00eb romanit \u201cT\u00eb mjer\u00ebt\u201d e Viktor Hygoit. Edhe pse m\u00eb vinte keq se e mundoja, e pyeta se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ky personazh i Hygoit. Havziu vuri buz\u00ebn n\u00eb gaz dhe nisi t\u00eb m\u00eb tregonte. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb k\u00ebrciti dera e hekurt q\u00eb t\u00eb sillte n\u00eb biruca zhurm\u00eb k\u00ebmb\u00ebsh dhe biseda t\u00eb mbytur. U d\u00ebgjua edhe zhurma e p\u00ebrplasjes s\u00eb birucave deri n\u00eb biruc\u00ebn ku ishin nj\u00eb i d\u00ebnuar me vdekje n\u00eb litar dhe un\u00eb q\u00eb isha d\u00ebnuar me 6 muaj p\u00ebr nj\u00eb ofendim.<br \/>\nU hap dera jon\u00eb dhe u fut\u00ebn brenda dy polic\u00eb. Mbas tyre hyn\u00eb 4 civil\u00eb dhe tek dera q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb Kryetari i Deg\u00ebs me civil\u00eb dhe polic\u00eb t\u00eb tjer\u00eb anash. Kuptohesh nga l\u00ebvizja e k\u00ebmb\u00ebve se korridori ishte plot. Un\u00eb shtanga, m\u00eb hip\u00ebn disa t\u00eb dridhura, u mb\u00ebshteta n\u00eb cepin tjet\u00ebr t\u00eb biruc\u00ebs dhe ngula v\u00ebshtrimin mbi Havziun, i cili e priti vendimin qet\u00eb-qet\u00eb, me nj\u00eb pamje q\u00eb kuptohej leht\u00eb guximi dhe krenaria e k\u00ebtij burri; n\u00eb buz\u00ebt e tij dukej nj\u00eb buz\u00ebqeshje e leht\u00eb.<br \/>\nIa zgjidh\u00ebn litarin q\u00eb bashkonte duart e k\u00ebmb\u00ebt, e ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, i kaluan nj\u00eb litar n\u00eb prangat e duarve, nd\u00ebrsa cepin tjet\u00ebr e mbante nj\u00eb nga civil\u00ebt. Me zinxhir i lidh\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt, por Havziu as q\u00eb e prishi terezin\u00eb fare, kok\u00ebn e mbante lart te dera. U ndal p\u00ebr nj\u00eb moment, u kthye nga un\u00eb me q\u00ebndrim burr\u00ebror. Mik, m\u00eb tha, ma b\u00ebj hallall, t\u00eb lutem, p\u00ebr sh\u00ebrbimin, edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb lutem. Un\u00eb ngriva, lot\u00ebt filluan t\u00eb m\u00eb rridhnin instiktivisht n\u00eb faqe, nd\u00ebrsa n\u00eb korridor d\u00ebgjohej ting\u00ebllima e zinxhir\u00ebve t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb Havziut q\u00eb largohej dhe m\u00eb n\u00eb fund porta u mbyll.<br \/>\nN\u00eb biruc\u00eb ra qet\u00ebsi varri, un\u00eb i ulur n\u00eb mesin e qelis\u00eb, me shikimin e mb\u00ebrthyer mbi tasin e sup\u00ebs t\u00eb Havziut. Ashtu duke u dridhur, pa gjum\u00eb n\u00eb sy, i tronditur kuptova se dita kishte zbardhur. Erdhi polici dhe m\u00eb thot\u00eb: dil, edhe ti je i liruar. Dola jasht\u00eb, diku aty af\u00ebr d\u00ebgjoheshin z\u00ebra njer\u00ebzish si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb kalonin t\u00eb organizuar. B\u00ebra mbas tyre tek sheshi ku ishin grumbulluar shum\u00eb veta dhe nuk po kuptoja asgj\u00eb. U afrova m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se p\u00ebrse ishin mbledhur. E kuptova q\u00eb nuk ishte fest\u00eb, njer\u00ebzit me kok\u00eb ulur thithnin cigare dhe l\u00ebshonin sht\u00ebllunga tymi.<br \/>\nU afrova dhe un\u00eb dhe \u00e7far\u00eb t\u00eb shihja: nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh p\u00ebrpara gjith\u00eb atij populli kishte lart\u00ebsin\u00eb e duhur p\u00ebr ta par\u00eb. Pash\u00eb dhe njoha mikun tim t\u00eb qelis\u00eb me litar n\u00eb qaf\u00eb, duart t\u00eb l\u00ebshuara, k\u00ebmb\u00ebt vet\u00ebm me \u00e7orape, nd\u00ebrsa n\u00eb fytyr\u00eb i ndriste nuri; buz\u00ebt me nj\u00eb far\u00eb buz\u00ebqeshje\u2026dukej si i gjall\u00eb. Njer\u00ebzia filluan t\u00eb shp\u00ebrndaheshin bashk\u00eb me mua. Ishte ora 10 e m\u00ebngjesit, data 10 gusht, viti 1988. Nj\u00eb fllad i leht\u00eb p\u00ebrkundte trupin e varur me litar n\u00eb qaf\u00eb. E di q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pabesueshme, por kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ish i d\u00ebnuari m\u00eb vdekje.<br \/>\nEkzekutimi i Havzi Nel\u00ebs mbetet nj\u00eb nga episodet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb represionit politik t\u00eb regjimit komunist. Sot, ai kujtohet si nj\u00eb simbol i q\u00ebndres\u00ebs ndaj diktatur\u00ebs dhe i pasojave q\u00eb pat\u00ebn kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb regjimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 10 gusht 1988, poeti dhe disidenti Havzi Nela u ekzekutua me varje n\u00eb Kuk\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb nga aktet e fundit t\u00eb d\u00ebnimit me vdekje t\u00eb regjimit komunist shqiptar. Nela ishte d\u00ebnuar me vdekje nga regjimi p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij kund\u00ebr diktatur\u00ebs. P\u00ebr vite me radh\u00eb ai kishte vuajtur burgime dhe internime, nd\u00ebrsa poezit\u00eb dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":20247,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-150755","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150755","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150755"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150755\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":150756,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150755\/revisions\/150756"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20247"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}