{"id":150898,"date":"2026-08-12T08:24:35","date_gmt":"2026-08-12T08:24:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=150898"},"modified":"2026-08-12T08:24:35","modified_gmt":"2026-08-12T08:24:35","slug":"korrupsioni-ne-tendera-ne-rritje-per-cfare-iu-desh-rames-diella","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/12\/korrupsioni-ne-tendera-ne-rritje-per-cfare-iu-desh-rames-diella\/","title":{"rendered":"Korrupsioni n\u00eb tendera n\u00eb rritje, p\u00ebr \u00e7far\u00eb iu desh Ram\u00ebs &#8220;Diella&#8221;?"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">N\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kryeministri Edi Rama t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare me em\u00ebrimin n\u00eb kabinetin e tij t\u00eb \u201cDiell\u00ebs\u201d \u2013 nj\u00eb chatbot virtual i integruar deri at\u00ebher\u00eb n\u00eb platform\u00ebn e-Albania t\u00eb sh\u00ebrbimeve qeveritare digjitale.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Sipas tij, \u201cDiella\u201d do t\u00eb luante rolin e ministres s\u00eb Shtetit p\u00ebr Inteligjenc\u00ebn Artificiale me nj\u00eb detyr\u00eb specifike; \u00e7lirimin e tenderave publik\u00eb nga korrupsioni.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa sensacioni \u00ebsht\u00eb zbehur nj\u00eb vit m\u00eb pas, roli i saj konkret mbetet ende i paqart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik, institucionin ku pritet t\u00eb testohet Inteligjenca Artificiale, puna duket ende n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrgatitore.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb projekt p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb sistemi prokurimesh me AI, por \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces,\u201d tha Reida Kashta, drejtoresh\u00eb e k\u00ebsaj agjencie, e pyetur n\u00ebse agjencia kishte nisur p\u00ebrdorimin e Inteligjenc\u00ebs Artificiale n\u00eb prokurimet publike.<\/p>\n<p>Sipas saj, \u201csapo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar hartimi i termave t\u00eb referenc\u00ebs (ToR)\u201d, dokumenti q\u00eb p\u00ebrcakton kriteret teknike p\u00ebr hapjen e tenderit q\u00eb do t\u00eb kontraktoj\u00eb kompanin\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sistemit.<\/p>\n<p>Sistemi i prokurimeve publike konsiderohet prej vitesh si nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri. Hetimet e SPAK kan\u00eb zbuluar n\u00eb disa raste skema t\u00eb manipulimit t\u00eb tender\u00ebve, ku fituesit ishin paracaktuar p\u00ebrpara zhvillimit t\u00eb procedurave, nd\u00ebrsa kontratat p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve, incenerator\u00ebve apo investimeve t\u00eb tjera publike jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt hetimi p\u00ebr dyshime mbi favorizimin e operator\u00ebve ekonomik\u00eb dhe shkeljen e rregullave t\u00eb konkurrenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ambicia e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb integruar Inteligjenc\u00ebn Artificiale n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor shihet me skepticiz\u00ebm nga opozita dhe nga ekspert\u00eb t\u00eb politikave publike p\u00ebr shkak t\u00eb rrisqeve t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb mbart, munges\u00ebs s\u00eb kapaciteteve njer\u00ebzore dhe paqart\u00ebsive ligjore.<\/p>\n<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Klevis Balliu, tha p\u00ebr BIRN se p\u00ebrdorimi i IA mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb mjet ndihm\u00ebs p\u00ebr administrat\u00ebn, por nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ligjore t\u00eb institucioneve apo t\u00eb garantoj\u00eb vetvetiu luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Sipas tij, pa nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb kushtetuese dhe ligjore, ngritja e nj\u00eb \u201cministri virtual\u201d krijon paqart\u00ebsi mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vendimmarrjen, sidomos n\u00eb nj\u00eb sektor t\u00eb ndjesh\u00ebm si prokurimet publike.<\/p>\n<p>\u201cDiella nuk e zgjidh korrupsionin. P\u00ebrkundrazi, ngre nj\u00eb pyetje themelore: kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vendimet q\u00eb ndikon nj\u00eb sistem q\u00eb nuk ka status t\u00eb p\u00ebrcaktuar ligj\u00ebrisht?\u201d, tha Balliu.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb sistem virtual mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb rritjen e efikasitetit dhe identifikimin e parregullsive, por \u201cnuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb transparenc\u00ebn, kontrollin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb njer\u00ebzore\u201d.<\/p>\n<p>Edhe ekspert\u00ebt e politikave publike e shohin me shqet\u00ebsim p\u00ebrdorimin e Inteligjenc\u00ebs Artificiale n\u00eb prokurime pa pasur nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb plot\u00eb ligjor, institucional dhe teknik.<\/p>\n<p>Alba Brojka, eksperte e pavarur p\u00ebr politikat digjitale, thot\u00eb se Inteligjenca Artificiale nuk mund t\u00eb trajtohet si nj\u00eb \u201czgjidhje me shkop magjik\u201d p\u00ebr probleme komplekse si korrupsioni, por vet\u00ebm si nj\u00eb mjet p\u00ebr rritjen e eficienc\u00ebs dhe automatizimin e proceseve administrative.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj si thika, e cila mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb prer\u00eb buk\u00eb ose sulmuar njer\u00ebz. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb sipas parimit t\u00eb UNESCO-s mbi p\u00ebrdorimin etik te IA, vendimmarrja i takon ekspertit\/njeriut n\u00eb fund dhe jo teknologjis\u00eb,\u201d tha Brojka, duke i cil\u00ebsuar fjalimet politike p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit si t\u00eb pamb\u00ebshtetura.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ajo e sheh p\u00ebrdorimin e IA si \u201cnj\u00eb justifikim p\u00ebr nj\u00eb problematik\u00eb disavje\u00e7are\u201d, \u00a0pa rregulluar m\u00eb par\u00eb \u2018hendekun ligjor dhe kapacitetet institucionale.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr Aranita Brahaj, drejtuese e Institutit Shqiptar t\u00eb Shkencave (AIS), p\u00ebrdorimi i IA-s\u00eb n\u00eb prokurime nuk mund t\u00eb shihet si nj\u00eb zgjidhje e problemeve me tenderat pa konsoliduar baz\u00ebn ligjore dhe p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb metodologjie t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb monitoruar aplikimin e k\u00ebtyre sistemeve dhe eficens\u00ebn e tyre<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria ende nuk ka kuad\u00ebr n\u00ebnligjor t\u00eb plot\u00ebsuar dhe, mbi t\u00eb gjitha, ky proces vjen n\u00eb nj\u00eb moment ku kontraktimi publik po shfaq problematika t\u00eb theksuara,\u201d tha Brahaj.<\/p>\n<p><strong>Sfida t\u00eb shum\u00ebfishta<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb ambicies p\u00ebr futjen e sistemeve dixhitale n\u00eb politikat publike, qeveria ndryshoi n\u00eb 2024 ligjin p\u00ebr \u201cProkurimin publik\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dispozita q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrdorimin e IA n\u00eb proceset e prokurimit.<\/p>\n<p>Sistemet e teknologjis\u00eb s\u00eb avancuar parashikohet t\u00eb p\u00ebrdoren kryesisht p\u00ebr hartimin e k\u00ebrkesave n\u00eb faz\u00ebn para-tenderuese, mb\u00ebshtetjen e sistemit dinamik t\u00eb blerjes dhe ankandeve digjitale, funksionimin e Sistemit Digjital t\u00eb Ankesave dhe monitorimin e zbatimit t\u00eb kontratave.<\/p>\n<p>Drejtoresha e APP-s\u00eb, Kashta, thot\u00eb se ky ligj \u00ebsht\u00eb baza ligjore p\u00ebr p\u00ebrdorimin e AI n\u00eb procesin e prokurimit.<\/p>\n<p>Por ekspert\u00ebt besojn\u00eb se k\u00ebto dispozita ligjore nuk krijojn\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb plot\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrgjigjet t\u00eb gjitha sfidave q\u00eb ka p\u00ebrdorimi i teknologjive dixhitale, nd\u00ebrsa mbetet ende pa u miratuar nj\u00eb strategji e qeveris\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e IA dhe nj\u00eb ligj i ri, i cili \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e konsultimit.<\/p>\n<p>\u201cDo duhej q\u00eb k\u00ebto akte ky\u00e7e horizontale, p\u00ebrtej legjislacionit sektorial, t\u00eb ishin n\u00eb fuqi dhe po ashtu, do duhej q\u00eb institutcionet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb projektligjin p\u00ebr IA-n\u00eb t\u00eb kishin kompetenca t\u00eb qarta dhe kapacitete zbatuese, q\u00eb ne efektivisht t\u00eb nisnim zbatimin e IA-s\u00eb n\u00eb prokurime publike,\u201d thot\u00eb Brojka.<\/p>\n<p>Sipas saj, kjo do t\u00eb garantonte mekanizma kontrollues, monitories t\u00eb pavarur, licensim dhe regjistrim t\u00eb sistemeve t\u00eb IA sipas kategorizimeve q\u00eb ligji p\u00ebrcakton, auditim t\u00eb algoritmeve si dhe mekanizma efektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb denoncuar shkeljen e t\u00eb drejtave.<\/p>\n<p>Por edhe miratimi i ligjit t\u00eb ri nuk i zgjidh problematikat e siguris\u00eb me t\u00eb cilat shoq\u00ebrohet implementimi i sistemeve IA, pasi sipas Brojk\u00ebs, mungojn\u00eb kapacitetet institucionale p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi p\u00ebrball\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kapaciteteve nga Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave p\u00ebr t\u00eb monitoruar aktor\u00ebt privat\u00eb, publik\u00eb apo platformat e ndryshme dhe do t\u00eb ishte nj\u00eb sfid\u00eb akoma m\u00eb e madhe t\u2019i k\u00ebrkohej po t\u00eb nj\u00ebjtit institucion t\u00eb b\u00ebnte monitorim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr aktor\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorin IA, pasi kjo nuk \u00ebsht\u00eb realiste,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Brojka flet p\u00ebr \u201csfida t\u00eb shum\u00ebfishta\u201d n\u00eb aplikimin e sistemeve IA n\u00eb politika publike dhe apelon q\u00eb aplikimi i IA t\u00eb ec\u00eb paralelisht me llogaridh\u00ebnien dhe transparenc\u00ebn e institucioneve.<\/p>\n<p>Ajo identifikon si sfida themelore, munges\u00ebn e nj\u00eb analize q\u00eb p\u00ebrcakton problemet konkrete q\u00eb teknologjia duhet t\u00eb zgjidh\u00eb, cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave dhe kapacitetet e APP-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar, trajnuar dhe monitoruar modelet. Ajo thekson gjithashtu nevoj\u00ebn p\u00ebr metodologji t\u00eb qarta t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe auditimit, duke n\u00ebnvizuar se, pavar\u00ebsisht asistenc\u00ebs s\u00eb AI, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr vendimmarrjen p\u00ebrfundimtare n\u00eb prokurime duhet t\u00eb mbetet te njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb sfida t\u00eb cilat mbeten p\u00ebr t\u2019u adresuar nga APP, dhe duket se institucionet nuk e kuptojn\u00eb ende t\u00ebr\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb cik\u00ebl p\u00ebrgatitor, por p\u00ebrkundrazi jan\u00eb t\u00eb nxitur nga nj\u00eb narrative politike, e cila \u00ebsht\u00eb larg kushteve q\u00eb duhen p\u00ebrmbushur p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb IA-s\u00eb,\u201d theksoi Brojka.<\/p>\n<p>Brahaj paralajm\u00ebron gjithashtu se implementimi do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb koh\u00eb dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr monitorim. Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme, sipas saj, \u00ebsht\u00eb se si do aplikohet algoritmi i vler\u00ebsimit, i kualifikimit dhe dedektimit t\u00eb riskut n\u00eb tenderim dhe sa gati \u00ebsht\u00eb edhe biznesi t\u00eb konkurroj\u00eb dhe apeloj\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb aplikimit t\u00eb IA.<\/p>\n<p>Po ashtu, shton Brahaj, do t\u00eb duhet q\u00eb auditimi i brendsh\u00ebm dhe KLSH si auditues i jasht\u00ebm t\u00eb zhvillojn\u00eb nj\u00eb metodologji t\u00eb re.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, kjo do t\u00eb mbetet nj\u00eb reform\u00eb me d\u00ebshtime, ku institucionet shqiptare thjesht do t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb grup problemesh dhe defektesh q\u00eb do sh\u00ebrbejn\u00eb si \u2018laborator\u2019 p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb tjer\u00ebt,\u201d p\u00ebrfundoi Brahaj.\/<strong>Reporter<\/strong><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kryeministri Edi Rama t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare me em\u00ebrimin n\u00eb kabinetin e tij t\u00eb \u201cDiell\u00ebs\u201d \u2013 nj\u00eb chatbot virtual i integruar deri at\u00ebher\u00eb n\u00eb platform\u00ebn e-Albania t\u00eb sh\u00ebrbimeve qeveritare digjitale. Sipas tij, \u201cDiella\u201d do t\u00eb luante rolin e ministres s\u00eb Shtetit p\u00ebr Inteligjenc\u00ebn Artificiale me nj\u00eb detyr\u00eb specifike; &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":123877,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-150898","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150898","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150898"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150898\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":150899,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150898\/revisions\/150899"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123877"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}