{"id":150965,"date":"2026-08-12T17:40:04","date_gmt":"2026-08-12T17:40:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=150965"},"modified":"2026-08-12T17:42:39","modified_gmt":"2026-08-12T17:42:39","slug":"kryebashkiaket-ne-kuc-po-qytetaret-ku-jane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/12\/kryebashkiaket-ne-kuc-po-qytetaret-ku-jane\/","title":{"rendered":"Kryebashkiak\u00ebt n\u00eb Ku\u00e7, po qytetar\u00ebt ku jan\u00eb?"},"content":{"rendered":"<div class=\"readmore-text-here\">\n<p><strong>Nga Jorida TABAKU<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do takim p\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale mund t\u00eb jet\u00eb i dobish\u00ebm. Por nj\u00eb takim kat\u00ebror\u00ebsh, i thirrur nga Kryeministri, nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb d\u00ebgjesat n\u00eb Kuvend, konsultimin me komunitetet dhe transparenc\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs, nj\u00ebsia m\u00eb e madhe vendore n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk u paraqit p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar n\u00eb Komisionin Parlamentar. Kur th\u00ebrret Kuvendi, koha nuk gjendet. Kur th\u00ebrret Kryeministri, edhe koha gjendet, edhe rruga deri n\u00eb Ku\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb penges\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ky takim shqiptar\u00ebt kuptuan edhe m\u00eb mir\u00eb se kujt i p\u00ebrgjigjen kryebashkiak\u00ebt: jo qytetar\u00ebve q\u00eb i zgjodh\u00ebn, por shefit q\u00eb i p\u00ebrzgjodhi dhe u dha bekimin partiak.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb problemi q\u00eb prodhoi reforma e vitit 2014: territoret u zmadhuan, por pushteti vendor nuk u fuqizua. Bashkive iu dhan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi pa burime t\u00eb mjaftueshme financiare, njer\u00ebzore dhe administrative. Sh\u00ebrbimet u larguan nga shum\u00eb komunitete, nd\u00ebrsa vendimmarrja u p\u00ebrqendrua edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb, Kryeministri sillet si kryebashkiaku i 61 bashkive, nd\u00ebrsa shum\u00eb prej t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb mjaftohen duke zbatuar dhe legjitimuar vendimet e tij.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb pasi socialist\u00ebt hodh\u00ebn n\u00eb tryez\u00eb ofert\u00ebn e tyre p\u00ebr ridizenjimin e kufijve territorial\u00eb, pa p\u00ebrfunduar konsultimin institucional dhe publik, iu drejtova raportuesve p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Autoriteteve Lokale dhe Rajonale t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja e tyre \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Ata evidentojn\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 prirjen drejt centralizimit t\u00eb kompetencave;<\/p>\n<p>\u2013 kapacitetet e kufizuara financiare dhe administrative t\u00eb bashkive;<\/p>\n<p>\u2013 nevoj\u00ebn p\u00ebr mekanizma real\u00eb konsultimi nd\u00ebrmjet pushtetit qendror dhe atij vendor.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Europ\u00ebs nuk na p\u00ebrcakton sa bashki duhet t\u00eb kemi. Numri dhe modeli territorial jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e autoriteteve shqiptare. Por ai p\u00ebrcakton standardin demokratik me t\u00eb cilin duhet t\u00eb zhvillohet reforma dhe paralajm\u00ebron p\u00ebr rreziqet kur k\u00ebto standarde nuk respektohen.<\/p>\n<p>Neni 4.6 i Kart\u00ebs Europiane t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes Vendore k\u00ebrkon q\u00eb autoritetet vendore t\u00eb konsultohen n\u00eb koh\u00ebn e duhur dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrshtatshme. Neni 5 k\u00ebrkon q\u00eb kufijt\u00eb vendor\u00eb t\u00eb mos ndryshojn\u00eb pa konsultimin paraprak t\u00eb komuniteteve t\u00eb prekura, p\u00ebrfshir\u00eb referendumin vendor kur ligji e lejon.<\/p>\n<p>Prandaj nj\u00eb mbledhje me dyer t\u00eb mbyllura nuk e p\u00ebrmbush standardin europian t\u00eb konsultimit. Sipas standardeve q\u00eb kjo shumic\u00eb pretendon se i ka p\u00ebr zem\u00ebr, duhet t\u00eb kishim d\u00ebgjesa transparente dhe institucionale, ku qytetar\u00ebve t\u2019u jepej mund\u00ebsia reale t\u00eb ndikonin mbi vendimin.<\/p>\n<p>Reforma 2.0 nuk mund t\u00eb jet\u00eb thjesht nj\u00eb version i p\u00ebrdit\u00ebsuar i reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014: m\u00eb pak bashki tani q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb detyrimet e dikurshme t\u00eb koalicionit. Sepse kjo do t\u00eb p\u00ebrkthehej n\u00eb territore edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, pushtet vendor edhe m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, m\u00eb pak z\u00eb p\u00ebr qytetarin dhe m\u00eb shum\u00eb vendimmarrje t\u00eb centralizuar \u2014 p\u00ebrfshir\u00eb vendimet mbi territorin dhe lejet e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Reforma Administrativo-Territoriale nuk \u00ebsht\u00eb kusht formal p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. Por, q\u00eb integrimi t\u00eb funksionoj\u00eb si\u00e7 duhet dhe t\u00eb ndihet n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb pushtet vendor funksional, i decentralizuar dhe me kapacitete reale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e legjislacionit europian, e reformave dhe e fondeve t\u00eb BE-s\u00eb do t\u00eb zbatohet pik\u00ebrisht n\u00eb nivel vendor. N\u00ebse bashkit\u00eb nuk kan\u00eb kompetenca, financa dhe administrat\u00eb t\u00eb aft\u00eb, at\u00ebher\u00eb mund t\u2019i miratojm\u00eb ligjet n\u00eb Tiran\u00eb, por nuk do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u2019i zbatojm\u00eb n\u00eb territor.<\/p>\n<p>Integrimi nuk matet vet\u00ebm me kapitujt q\u00eb hapen apo mbyllen n\u00eb Bruksel. Ai matet me cil\u00ebsin\u00eb e ujit, menaxhimin e mbetjeve, transportin, mbrojtjen e territorit, p\u00ebrballimin e emergjencave dhe sh\u00ebrbimet q\u00eb qytetari merr \u00e7do dit\u00eb pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Prandaj kjo reform\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi: jo sepse na e k\u00ebrkon Brukseli, por sepse pa bashki funksionale, integrimi europian rrezikon t\u00eb mbetet nj\u00eb proces i shkruar n\u00eb letra dhe i pazbatuar n\u00eb jet\u00ebn reale.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebsaj reforme shkon shum\u00eb p\u00ebrtej numrit t\u00eb bashkive dhe vijave n\u00eb hart\u00eb. Bashkit\u00eb jofunksionale nuk jan\u00eb vet\u00ebm problem lokal; ato kthehen n\u00eb penges\u00eb p\u00ebr modernizimin dhe zhvillimin e vendit.<\/p>\n<p>Prandaj, fillimisht duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb \u00e7far\u00eb kompetencash, financash dhe sh\u00ebrbimesh do t\u00eb kalojn\u00eb realisht te pushteti vendor. Vet\u00ebm m\u00eb pas mund t\u00eb vizatojm\u00eb kufijt\u00eb.<\/p>\n<p>Debati i v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse Shqip\u00ebria do t\u00eb ket\u00eb 61, m\u00eb shum\u00eb apo m\u00eb pak bashki. Debati \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>A do t\u2019i ket\u00eb qytetari sh\u00ebrbimet m\u00eb pran\u00eb?<\/p>\n<p>A do t\u00eb ken\u00eb bashkit\u00eb pushtet dhe financa reale?<\/p>\n<p>A do t\u00eb pyeten komunitetet p\u00ebr t\u00eb ardhmen e territorit t\u00eb tyre?<\/p>\n<p>Pa p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebto pyetje, nuk kemi reform\u00eb. Kemi vet\u00ebm nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb re n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2026\/August\/12\/auto_769189810_1373228380892011_952251925049996521_n1786554288.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-45\"><\/div>\n<div id=\"rekl-16\"><\/div>\n<div id=\"rekl-33\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jorida TABAKU \u00c7do takim p\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale mund t\u00eb jet\u00eb i dobish\u00ebm. Por nj\u00eb takim kat\u00ebror\u00ebsh, i thirrur nga Kryeministri, nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb d\u00ebgjesat n\u00eb Kuvend, konsultimin me komunitetet dhe transparenc\u00ebn publike. Bashkia e Tiran\u00ebs, nj\u00ebsia m\u00eb e madhe vendore n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk u paraqit p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar n\u00eb Komisionin Parlamentar. Kur th\u00ebrret &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":148209,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-150965","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150965","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150965"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150965\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":150967,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150965\/revisions\/150967"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148209"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150965"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150965"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150965"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}