{"id":150990,"date":"2026-08-12T19:56:33","date_gmt":"2026-08-12T19:56:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=150990"},"modified":"2026-08-12T19:56:33","modified_gmt":"2026-08-12T19:56:33","slug":"protesta-ne-divjake-rama-po-na-merr-pronat-si-enver-hoxha-ne-46","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/12\/protesta-ne-divjake-rama-po-na-merr-pronat-si-enver-hoxha-ne-46\/","title":{"rendered":"Protesta n\u00eb Divjak\u00eb\/ Rama po na merr pronat si Enver Hoxha n\u00eb \u201946"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb protest\u00ebn e 13-t\u00eb radhazi n\u00eb Divjak\u00eb kund\u00ebr propozimit t\u00eb PS-s\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn territoriale, nj\u00eb i moshuar ka hedhur akuza t\u00eb forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar qasjen e qeveris\u00eb ndaj pronave me at\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi banor\u00ebt se rreziku, sipas tij, nuk lidhet vet\u00ebm me shkrirjen e bashkis\u00eb, por edhe me pronat e tyre, duke p\u00ebrmendur konkretisht rastin e ullisht\u00ebs.<\/p>\n<p>I moshuari u ndal edhe te mb\u00ebshtetja q\u00eb Divjaka i ka dh\u00ebn\u00eb Partis\u00eb Socialiste nd\u00ebr vite, duke theksuar se banor\u00ebt kan\u00eb votuar PS-n\u00eb n\u00eb 9 nga 11 pal\u00eb zgjedhjet politike t\u00eb zhvilluara. \u201cEdi Rama po ju merr pronat, ju merr jet\u00ebn, ju merr dinjitetin\u201d, u shpreh ai, duke kritikuar ata q\u00eb, sipas tij, vendosin interesat e partis\u00eb mbi interesat e Divjak\u00ebs. Ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr organizim dhe reagim ndaj vendimit p\u00ebr shkrirjen e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>I moshuari:\u00a0<\/strong>Mir\u00ebmbr\u00ebma t\u00eb gjith\u00ebve. Nuk doja t\u00eb dilja sonte t\u00eb flisja para jush se duket sikur po b\u00ebhem boz\u00eb. Por un\u00eb mendoj q\u00eb situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshme se \u00e7far\u00eb mendojm\u00eb ne q\u00eb \u00ebsht\u00eb realisht situata. Nga \u00e7&#8217;kemi par\u00eb n\u00eb takimin e kryeministrit me disa kryetar\u00eb bashkie dhe n\u00eb mes t\u00eb rreshtave mund t\u00eb kuptohet ajo q\u00eb kryeministri yn\u00eb i nderuar e ka vendosur q\u00eb ne t\u00eb na shkrij\u00eb. E ka vendosur. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb. Edhe un\u00eb d\u00ebshiroj t&#8217;u them gjith\u00eb divjakasve, mos mendoni&#8230; mos mendoni larg qimes, mos mendoni se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i thjesht\u00eb, nj\u00eb reform\u00eb e thjesht\u00eb. Kam shum\u00eb frik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb programi m\u00eb t\u00eb madh, e nj\u00eb hajdut\u00ebrie m\u00eb t\u00eb madhe, e nj\u00eb vjedhje m\u00eb t\u00eb madhe edhe m\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>Ndoshta ne mund t\u00eb themi q\u00eb nuk jemi t\u00eb interesuar p\u00ebr pyjet, se pylli \u00ebsht\u00eb i shtetit&#8230; nuk e di se sa e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb divjaksit, un\u00eb e kam marr\u00eb vesh shum\u00eb von\u00eb, q\u00eb ne kan\u00eb dashur dhe duan t\u00eb na marrin konkretisht pronat tona, pa na pyetur ne fare! Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i ullisht\u00ebs. A i dini ju? A i keni ngritur ndonj\u00ebher\u00eb z\u00ebrin ju? Jan\u00eb pronat tuaja! \u00cbsht\u00eb e pafalshme q\u00eb qeveria e sotme e Edi Ram\u00ebs t\u00eb marr\u00eb pronat n\u00eb kund\u00ebrshtim me pronar\u00ebt, nj\u00eblloj si\u00e7 i b\u00ebri Enver Hoxha n\u00eb &#8217;46-\u00ebn. Dhe ne nuk reagojm\u00eb! Jo vet\u00ebm nuk reagojm\u00eb, por ne e mb\u00ebshtesim si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara. Ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb v\u00ebn\u00eb interesat e partis\u00eb mbi interesat e Divjak\u00ebs.<\/p>\n<p>Para dy-tre dit\u00ebsh ishte nj\u00eb video e koh\u00ebs s\u00eb fushat\u00ebs me kryetarin e bashkis\u00eb me nja 30 burra t\u00eb Divjak\u00ebs mbrapa q\u00eb b\u00ebnin thirrje &#8216;votoni Edi Ram\u00ebn, votoni Partin\u00eb Socialiste&#8217;. Un\u00eb deri k\u00ebtu jam dakord. Por ama, ata q\u00eb votuan Edi Ram\u00ebn e votuan Partin\u00eb Socialiste edhe tani Edi Rama po ju merr pronat, ju merr jet\u00ebn, ju merr dinjitetin&#8230; ata jan\u00eb fshehur! Shikoj k\u00ebtu, mos gjej ndonj\u00eb nga ato fytyrat, nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebri! Sepse ata duan m\u00eb shum\u00eb Edi Ram\u00ebn se Divjak\u00ebn. Duan m\u00eb shum\u00eb Edi Ram\u00ebn dhe Partin\u00eb Socialiste sesa t\u00eb gjith\u00eb juve k\u00ebtu. Ata nuk jan\u00eb burra, ata jan\u00eb burrec\u00eb. Dhe ne duhet t&#8217;i p\u00ebshtyjm\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb! Ata ok, dakord, t\u00eb votonin p\u00ebr nj\u00eb parti politike, se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb fushata. Por n\u00eb momentin q\u00eb partia politike e tyre dhe udh\u00ebheq\u00ebsi i tyre i tradhton, u merr pronat, i shkat\u00ebrron, ata duhet t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb. Se jo vet\u00ebm ullisht\u00ebn, por edhe der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb vijn\u00eb ua marrin edhe as ju pyesin fare! N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar, edhe atje ku thot\u00eb Edi Rama do t&#8217;ju \u00e7oj\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, prona \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ata q\u00eb ndjekin rrjetet sociale mund t\u00eb ken\u00eb par\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtohet autostrada, edhe dikush nuk do ta l\u00ebviz\u00eb sht\u00ebpin\u00eb atje nga fusha&#8230; dhe autostrada \u00ebsht\u00eb devijuar. Sepse \u00ebsht\u00eb pron\u00eb private. Sistemi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur mbi baz\u00ebn e pron\u00ebs private. Edhe ne duhet t\u00eb kemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, q\u00eb ky rrezik q\u00eb kemi nuk zgjidhet me lutje. Nuk zgjidhet me temena. Si\u00e7 kam v\u00ebrejtur ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu dhe flasin: &#8216;O shoku kryeminist\u00ebr, aman t\u00eb lutem na e l\u00ebr Divjak\u00ebn bashki&#8217;. Nuk \u00ebsht\u00eb nga ata burra ai q\u00eb preket, q\u00eb ka ndjenja, q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb njer\u00ebzit e vet. Ai e ka b\u00ebr\u00eb kok\u00ebn shk\u00ebmb, ka vendosur p\u00ebr at\u00eb se ashtu ka interesin e tij. Sepse ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryebandit, dhe banditi nuk ka ndjenja.<\/p>\n<p>M\u00eb falni, por n\u00eb &#8217;97-\u00ebn qarkullon form\u00ebn e nj\u00eb barsolete dhe un\u00eb dua ta p\u00ebrdor k\u00ebtu. N\u00eb &#8217;97-\u00ebn kur dol\u00ebn ato bandat, nj\u00eb bandit i doli p\u00ebrpara stacionit t\u00eb autobus\u00ebve. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb autobusi po shkonte, ishte i mbushur plot, hipi lart dhe me automatik urdh\u00ebroi: &#8216;Secili do m\u00eb jap\u00eb 5 mij\u00eb lek\u00eb!&#8217;. Edhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit 5 mij\u00eb lek\u00ebshin n\u00eb dor\u00eb. Nga mesi, nj\u00eb fshatar i varf\u00ebr nuk kishte 5 mij\u00eb lek\u00eb, kishte 10 mij\u00eb lek\u00eb. Edhe ia dha at\u00eb 10 mij\u00eb lek\u00ebshin me shpres\u00ebn se banditi do t&#8217;i kthente kusurin. Ai vazhdoi t\u00eb merrte 5 mij\u00eb lek\u00ebshat e t\u00eb tjer\u00ebve. Edhe n\u00eb moment ajo filloi t&#8217;i lutej: &#8216;O shoku kriminel, m\u00eb kthe kusurin re, o shoku kriminel!&#8217;. Ku ka shok kriminel mor?! Krimineli \u00ebsht\u00eb kriminel, ai kund\u00ebrshtohet me t\u00eb gjitha mjetet e mundshme!<\/p>\n<p>Mendoni nj\u00eb gj\u00eb. E kam th\u00ebn\u00eb dhe her\u00eb tjet\u00ebr. Vendimet e qeveris\u00eb, vendimet e \u00e7do qeverie, jan\u00eb vendime politike. Mos dali k\u00ebtu ndonj\u00ebri t\u00eb na jap\u00eb mend q\u00eb thot\u00eb &#8216;e duam pa muzik\u00eb ne, mos flisni p\u00ebr politik\u00eb, mos flisni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, mos flisni p\u00ebr at\u00eb&#8217;. Sistemi yn\u00eb shoq\u00ebror \u00ebsht\u00eb i bazuar mbi partit\u00eb politike. Pik\u00eb! Nuk ka zgjidhje tjet\u00ebr. Edhe \u00e7do reagim ndaj vendimeve politike t\u00eb qeveris\u00eb b\u00ebhet me reagime politike. Protesta \u00ebsht\u00eb politike. Nuk e di se sa e keni par\u00eb, por para dy dit\u00ebsh n\u00eb Greqi ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb protest\u00eb. Kishte ardhur nj\u00eb nga ato kro\u00e7erat e m\u00ebdha me izraelit\u00eb, ishin ushtar\u00eb q\u00eb kishin vrar\u00eb njer\u00ebz atje, kishin marr\u00eb gjak f\u00ebmij\u00ebsh. Edhe doli populli grek me shkelma, p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrz\u00ebn\u00eb! Nd\u00ebrsa ne k\u00ebtu kemi frik\u00eb se na thot\u00eb kryeministri po trembim turist\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj, un\u00eb do t\u00eb kisha nj\u00eb propozim. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara propozimi, por me sa duket \u00ebsht\u00eb pak e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb zbatohet. \u00c7do lloj proteste nuk mund t\u00eb jet\u00eb e suksesshme n\u00eb qoft\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e organizuar. N\u00eb qoft\u00eb se nuk ka nj\u00eb ekip drejtues. Un\u00eb mendoj q\u00eb disa nga k\u00ebta t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb i shoh m\u00eb aktiv\u00eb k\u00ebtu p\u00ebrnat\u00eb, ndoshta Bledi Pashkun q\u00eb e shoh shum\u00eb aktiv, q\u00eb ka mund\u00ebsi t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr krijimin e nj\u00eb grupi, q\u00eb ta organizoj\u00eb. Edhe ai grup duhet zyrtarisht edhe n\u00eb pranin\u00eb ton\u00eb, t\u00eb ftoj\u00eb t\u00eb gjitha forcat politike, t\u00eb organizohen, kushdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe Partin\u00eb Socialiste, t\u00eb dalin dhe t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb vendimin e qeveris\u00eb. T&#8217;u b\u00ebj\u00eb thirrje edhe atyre deputet\u00ebve, q\u00eb ju t\u00eb gjith\u00eb i keni votuar, q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu dhe t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Sepse Divjaka nga 11 pal\u00eb zgjedhje politike, 9 zgjedhje ia ka b\u00ebr\u00eb peshqesh, megjith\u00ebse Divjaka ka 5 t\u00eb d\u00ebnuar, ka dhe 72 t\u00eb vrar\u00eb nga forcat komuniste. E megjithat\u00eb prap\u00eb dominon komunizmi.<\/p>\n<p>Ajo nd\u00ebrgjegjja, ajo frika, duhet t\u00eb thyeni frik\u00ebn. Sepse thyerja e frik\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebr interesin tuaj, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr pronat tuaja, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr familjet tuaja, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebr nip\u00ebrit, p\u00ebr mbesat. Nuk zgjidhen problemet me t\u00eb lutur, zgjidhen vet\u00ebm me revolt\u00eb. Edhe ne duhet t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb organizuar edhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr problemet q\u00eb kemi, p\u00ebr hallet q\u00eb kemi. Ju fal\u00ebnderit, Divjaka Bashki!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb protest\u00ebn e 13-t\u00eb radhazi n\u00eb Divjak\u00eb kund\u00ebr propozimit t\u00eb PS-s\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn territoriale, nj\u00eb i moshuar ka hedhur akuza t\u00eb forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar qasjen e qeveris\u00eb ndaj pronave me at\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Ai paralajm\u00ebroi banor\u00ebt se rreziku, sipas tij, nuk lidhet vet\u00ebm me shkrirjen e bashkis\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":150305,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-150990","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150990"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150990\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":150991,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150990\/revisions\/150991"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/150305"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}