{"id":151008,"date":"2026-08-13T08:13:22","date_gmt":"2026-08-13T08:13:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151008"},"modified":"2026-08-13T08:13:22","modified_gmt":"2026-08-13T08:13:22","slug":"gabimet-e-renda-te-zelenskit-dhe-qendrimi-stoik-i-polonise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/13\/gabimet-e-renda-te-zelenskit-dhe-qendrimi-stoik-i-polonise\/","title":{"rendered":"Gabimet e r\u00ebnda t\u00eb Zelenskit dhe q\u00ebndrimi stoik i Polonis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia mes Polonis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrkufizohen thjesht me fjal\u00ebt \u201caleat\u00eb\u201d apo \u201cfqinj\u201d. P\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb raport shum\u00eb t\u00eb komplikuar. Ka brenda kujtes\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb kaluare t\u00eb dhimbshme, interesat ekonomike, politik\u00ebn e brendshme dhe, mbi t\u00eb gjitha, bindjen se siguria dhe ekzistenca e nj\u00ebrit vend lidhet drejtp\u00ebrdrejt me sigurin\u00eb dhe ekzistenc\u00ebn e tjetrit.<\/p>\n<p><strong><em>I. Polonia: aleati m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm i Ukrain\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb<\/em><\/strong><br \/>\nPas 24 shkurtit 2022, dit\u00ebs s\u00eb invazionit ushtarak t\u00eb Rusis\u00eb s\u00eb Putinit n\u00eb Ukrain\u00eb, Polonia ishte nd\u00ebr vendet q\u00eb q\u00ebndroi m\u00eb fuqish\u00ebm pran\u00eb Ukrain\u00ebs. Hapi kufijt\u00eb p\u00ebr refugjat\u00ebt, vuri n\u00eb dispozicion territorin e saj si korridor jetik p\u00ebr ndihm\u00ebn per\u00ebndimore, sidomos t\u00eb SHBA-ve.<br \/>\nPolonia i dha arm\u00eb, ndihm\u00eb ekonomike dhe kapital politik Ukrain\u00ebs. N\u00eb shum\u00eb kryeqytete evropiane kishte shum\u00eb hezitim p\u00ebr t\u00eb ndihmuar. Tek qeveria dhe populli polak nuk kishte fare.<br \/>\nPolonia e kuptoi q\u00eb n\u00eb fillim at\u00eb q\u00eb disa vende t\u00eb tjera evropiane e pranuan m\u00eb von\u00eb: lufta n\u00eb Ukrain\u00eb nuk ishte vet\u00ebm lufta e Ukrain\u00ebs. Rezultati i saj do t\u00eb p\u00ebrcaktonte p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra arkitektur\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sigurin\u00eb e vet\u00eb Polonis\u00eb.<br \/>\nPik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mosmarr\u00ebveshjet q\u00eb pasuan mes t\u00eb dyja vendeve u perceptuan fort n\u00eb Varshav\u00eb.<br \/>\nPritshm\u00ebria polake ishte e kuptueshme: nj\u00eb vend q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb kaq shum\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn priste q\u00eb presidenti i k\u00ebtij vendi t\u00eb tregonte nj\u00eb ndjeshm\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj interesave t\u00eb popullit polak, shqet\u00ebsimeve t\u00eb tij dhe historis\u00eb s\u00eb Polonis\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>II. Gruri: nj\u00eb problem ekonomik q\u00eb Zelenski e lexoi tejet politikisht<\/strong><\/em><br \/>\nP\u00ebrplasja p\u00ebr produktet bujq\u00ebsore ishte ndoshta sinjali i par\u00eb serioz se periudha e solidaritetit pa kushte kishte p\u00ebrfunduar.<br \/>\nLufta ndryshoi rrug\u00ebt tradicionale t\u00eb eksporteve ukrainase. Bashkimi Evropian hapi tregjet dhe korridoret e tij p\u00ebr produktet e Ukrain\u00ebs, nj\u00eb vendim i kuptuesh\u00ebm n\u00eb kushtet e agresionit rus.<br \/>\nPor nj\u00eb pjes\u00eb e prodhimit ukrainas nuk kaloi thjesht tranzit p\u00ebrmes vendeve fqinje. Ai hyri n\u00eb tregjet e tyre dhe ushtroi presion mbi \u00e7mimet vendase.<br \/>\nN\u00eb Poloni kjo preku drejtp\u00ebrdrejt fermer\u00ebt e vendit. P\u00ebr Kievin, \u00e7\u00ebshtja ishte mbijetesa e nj\u00eb ekonomie n\u00eb luft\u00eb. P\u00ebr fermerin polak, ishte mbijetesa e ferm\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\nT\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. T\u00eb dyja shqet\u00ebsimet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu filloi problemi. Presidenti ukrainas Zelenski dhe qeveria e tij, n\u00eb disa momente, nuk e njoh\u00ebn mjaftuesh\u00ebm k\u00ebt\u00eb dallim.<br \/>\nKur Polonia vendosi t\u00eb mbronte tregun e saj dhe Ukraina reagoi, duke e \u00e7uar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Organizat\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Tregtis\u00eb, Zelenski mund t\u00eb kishte argumente juridike dhe ekonomike.<br \/>\nMir\u00ebpo, politikisht, vendimi i tij ishte i gabuar. P\u00ebrball\u00eb Ukraina nuk ishte nj\u00eb shtet neutral apo kund\u00ebrshtar. P\u00ebrball\u00eb kishte nj\u00eb aleat jetik t\u00eb saj\u00ebn, nj\u00eb vend q\u00eb vuri n\u00eb dispozicion t\u00eb Ukrain\u00ebs territorin, infrastruktur\u00ebn, arm\u00ebt, diplomacin\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb kapitalit t\u00eb vet politik.<br \/>\nDiplomacia k\u00ebrkon aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se jo \u00e7do betej\u00eb q\u00eb mund t\u00eb zhvillosh juridikisht, ia vlen t\u00eb hapet politikisht. Zelinski dhe qeveria e tij mund t\u00eb k\u00ebrkonin zgjidhje p\u00ebr eksportet e Ukrain\u00ebs, duke negociuar drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me qeverin\u00eb mike polake. Dhe sigurisht q\u00eb nj\u00eb mir\u00ebkuptim do t\u00eb arrihej. Mir\u00ebpo Zelenski nuk veproi k\u00ebshtu. Ky ishte gabimi i tij i r\u00ebnd\u00eb i par\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>III. Akuza n\u00eb OKB p\u00ebr aleatin m\u00eb kostant t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb?!<\/strong><\/em><br \/>\nN\u00eb shtator 2023, n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, Volodimir Zelenski foli p\u00ebr disa vende evropiane q\u00eb po e kthenin \u00e7\u00ebshtjen e grurit n\u00eb nj\u00eb \u201cteat\u00ebr politik\u201d dhe po ndihmonin, qoft\u00eb edhe indirekt, Mosk\u00ebn. Polonia nuk u p\u00ebrmend me em\u00ebr.<br \/>\nAskush n\u00eb Varshav\u00eb nuk pati shum\u00eb dyshime se kujt i drejtohej mesazhi. Zelenski gaboi jo domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar nj\u00eb politik\u00eb polake, por n\u00eb tonin, vendin dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si e b\u00ebri.<br \/>\nT\u00eb kund\u00ebrshtosh nj\u00eb vendim apo politik\u00eb bujq\u00ebsore t\u00eb Varshav\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb. T\u00eb krijosh p\u00ebrshtypjen se Polonia, vendi q\u00eb qysh prej fillimit kishte qen\u00eb nd\u00ebr z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb fort\u00eb evropian\u00eb kund\u00ebr agresionit t\u00eb Putinit n\u00eb Ukrain\u00eb, po kontribuonte n\u00eb loj\u00ebn e Mosk\u00ebs, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr.<br \/>\nN\u00eb Poloni mesazhi u perceptua af\u00ebrsisht k\u00ebshtu: ne po ndihmojm\u00eb Ukrain\u00ebn ushtarakisht, politikisht dhe ekonomikisht, nd\u00ebrsa presidenti ukrainas na kritikon nga podiumi i Kombeve t\u00eb Bashkuara!<br \/>\nP\u00ebr Zelenskin, i cili pas agresionit t\u00eb Rusis\u00eb s\u00eb Putinit kishte p\u00ebrdorur me sukses diplomacin\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb mobilizuar Per\u00ebndimin, ky ishte nj\u00eb moment, kur e nj\u00ebjta arm\u00eb u p\u00ebrdor gabim ndaj nj\u00eb aleati t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Ukrain\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes miqve, ka \u00e7\u00ebshtje q\u00eb zgjidhen m\u00eb mir\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb, se sa n\u00eb podiume publike. Presioni publik q\u00eb mund t\u00eb funksiononte ndaj vendeve hezituese, nuk ishte domosdoshm\u00ebrisht instrumenti i duhur p\u00ebr Ukrain\u00ebn ndaj Polonis\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>IV. Protestat n\u00eb kufi: Zelenskit i mungoi ndjeshm\u00ebria ndaj realitetit polak<\/em><\/strong><br \/>\nProtestat e fermer\u00ebve dhe transportuesve bujq\u00ebsor\u00eb polak\u00eb n\u00eb kufi i thelluan m\u00eb tej mosmarr\u00ebveshjet.<br \/>\nNga k\u00ebndv\u00ebshtrimi ukrainas, bllokimi i kufirit n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb lufte dukej i padrejt\u00eb dhe potencialisht i rreziksh\u00ebm. \u00c7do penges\u00eb n\u00eb furnizime dhe tregti kishte pasoja reale, p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb luftonte p\u00ebr mbijetes\u00ebn e tij. Ky shqet\u00ebsim ishte plot\u00ebsisht i kuptuesh\u00ebm.<br \/>\nMir\u00ebpo k\u00ebtu, p\u00ebrs\u00ebri Zelenski b\u00ebri nj\u00eb gabim taktik: e lexoi problemin pothuajse vet\u00ebm p\u00ebrmes realitetit ukrainas dhe jo edhe p\u00ebrmes realitetit polak. Fermeri polak nuk e p\u00ebrjetonte \u00e7do dit\u00eb kriz\u00ebn, p\u00ebrmes hart\u00ebs s\u00eb frontit n\u00eb Donbas. Ai shihte \u00e7mimin e grurit, kostot e prodhimit, kredit\u00eb, t\u00eb ardhurat e familjes dhe konkurrenc\u00ebn. Transportuesi polak mendonte p\u00ebr kontratat dhe tregun e tij. P\u00ebr nj\u00eb qytetar t\u00eb zakonsh\u00ebm polak, politika e jashtme dhe ekonomia familjare nuk jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb.<br \/>\nDhe asnj\u00eb qeveri polake, e majt\u00eb apo e djatht\u00eb, nuk mund t\u00eb shp\u00ebrfillte pafund\u00ebsisht k\u00ebto grupe shoq\u00ebrore shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr vendin, duke iu k\u00ebrkuar q\u00eb \u00e7do kosto t\u00eb justifikohej me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Ukrain\u00ebn.<br \/>\nZelenski duket se e kuptoi k\u00ebt\u00eb realitet me vones\u00eb: mb\u00ebshtetja p\u00ebr Ukrain\u00ebn nuk anulon politik\u00ebn e brendshme t\u00eb Polonis\u00eb. Nj\u00eb vend mund t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb fitoren e Ukrain\u00ebs dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, t\u00eb mbroj\u00eb fermer\u00ebt, transportuesit dhe bizneset e veta. Nuk ka asgj\u00eb kontradiktore k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong>V. UPA: gabimi madhor q\u00eb Polonia nuk mund ta kalonte n\u00eb heshtje<\/strong><br \/>\nN\u00ebse mosmarr\u00ebveshjet p\u00ebr grurin, tregtin\u00eb apo transportin mund t\u00eb negociohen dhe t\u00eb zgjidhen p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve teknike, historia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Historia prek identitetin. Prek familjet. Prek varret. Dhe prek m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb komb e sheh veten dhe viktimat e veta.<br \/>\nPik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vendimi i Presidentit Zelenski k\u00ebt\u00eb vit, p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsie t\u00eb forcave speciale ukrainase em\u00ebrtimin nderues \u201cHeronjt\u00eb e UPA-s\u201d ishte, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Polonin\u00eb, nj\u00eb gabim shum\u00eb m\u00eb serioz, se mosmarr\u00ebveshjet e m\u00ebparshme ekonomike.<br \/>\nP\u00ebr Ukrain\u00ebn, Ushtria Kryengrit\u00ebse Ukrainase, UPA, lidhet, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb narrativ\u00ebs komb\u00ebtare, me luft\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsi, rezistenc\u00ebn kund\u00ebr sundimit sovjetik dhe p\u00ebrpjekjen p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti ukrainas. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element i kujtes\u00ebs historike ukrainase dhe nuk mund t\u00eb mohohet. T\u00eb dyja vendet jan\u00eb vende armike shekullore me Rusin\u00eb shoviniste, t\u00eb car\u00ebve, t\u00eb diktatur\u00ebs sovjetike dhe t\u00eb asaj t\u00eb Putinit sot.<br \/>\nMir\u00ebpo nj\u00eb shtet q\u00eb synon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb partneritet strategjik me fqinj\u00ebt e vet, nuk mund ta nd\u00ebrtoj\u00eb politik\u00ebn e kujtes\u00ebs komb\u00ebtare, duke par\u00eb vet\u00ebm historin\u00eb nga perspektiva e tij.<br \/>\nP\u00ebr Polonin\u00eb, UPA ka nj\u00eb kuptim krejt tjet\u00ebr. Ajo lidhet drejtp\u00ebrdrejt me masakrat e popullsis\u00eb civile polake n\u00eb Volhynia dhe n\u00eb Galicin\u00eb Lindore gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. P\u00ebr shum\u00eb familje polake, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb debat abstrakt mes historian\u00ebve. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb vrar\u00eb, familje t\u00eb shkat\u00ebrruara, fshatra t\u00eb zhdukur dhe varre q\u00eb ende sot mbeten pjes\u00eb e nj\u00eb kujtese t\u00eb dhimbshme kolektive.<br \/>\nN\u00eb kujtes\u00ebn institucionale polake, masakrat e Volhynias z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe Parlamenti polak i ka cil\u00ebsuar ato si genocid. Sikurse jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, em\u00ebrtimi i nj\u00eb nj\u00ebsie ushtarake ukrainase \u201cHeronjt\u00eb e UPA-s\u201d nuk mund t\u00eb shihej n\u00eb Varshav\u00eb thjesht si nj\u00eb zgjedhje e brendshme ukrainase. Kur nj\u00eb simbol q\u00eb ti zgjedh p\u00ebr t\u00eb nderuar ushtrin\u00eb t\u00ebnde lidhet, n\u00eb kujtes\u00ebn e fqinjit dhe nj\u00eb prej aleat\u00ebve t\u00eb tu m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, me vrasjen masive t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tij, \u00e7\u00ebshtja pushon s\u00eb qeni vet\u00ebm e jotja.<br \/>\nK\u00ebtu Zelenski duhej t\u00eb kishte treguar shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr ndjeshm\u00ebri. Q\u00eb nga shkurti 2022, Ukraina ka marr\u00eb nga Polonia nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme politike, ushtarake, humanitare dhe shoq\u00ebrore. Vet\u00eb Zelenski ishte nderuar nga Polonia me Urdhrin e Shqiponj\u00ebs s\u00eb Bardh\u00eb, dekorat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit polak. Dhe ky nuk ishte nj\u00eb dekorim protokollar. Ishte nj\u00eb simbol.<br \/>\nNj\u00eb shenj\u00eb e respektit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb Republika e Polonis\u00eb i jepte nj\u00eb lideri t\u00eb huaj dhe, p\u00ebrmes tij, nj\u00eb shprehje e solidaritetit polak me popullin ukrainas, n\u00eb momentin e tij m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<br \/>\nPik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, merr kuptim vendimi i Presidentit polak Karol Nawrocki p\u00ebr t\u2019ia hequr Zelenskit Urdhrin e Shqiponj\u00ebs s\u00eb Bardh\u00eb.<br \/>\nN\u00eb vler\u00ebsimin tim, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim i drejt\u00eb. Zelenski mund t\u00eb zgjedh\u00eb simbolet q\u00eb d\u00ebshiron p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe ushtrin\u00eb e saj. Nd\u00ebrsa Presidenti i Polonis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb dekoruar me nderimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb polak nj\u00eb drejtues shteti, i cili nd\u00ebrmerr nj\u00eb veprim t\u00eb perceptuar nga nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e shoq\u00ebris\u00eb polake si fyes dhe denigrues ndaj kujtimit t\u00eb dhjetra mij\u00ebra bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb tyre t\u00eb vrar\u00eb. Dekorata shtet\u00ebrore nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e fituar p\u00ebrgjithmon\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse simbolika e veprimeve t\u00eb marr\u00ebsit t\u00eb saj hyn n\u00eb konflikt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me at\u00eb q\u00eb dekorata p\u00ebrfaq\u00ebson, shteti q\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb reagoj\u00eb. Dhe Presidenti polak b\u00ebri pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nAi mund t\u00eb zgjidhte rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb diplomatike. Mund t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb deklarat\u00eb kritike, t\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb mesazh n\u00eb Kiev dhe ta mbyllte \u00e7\u00ebshtjen me argumentin e njohur se \u201cnuk duhet t&#8217;i japim Mosk\u00ebs k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb shoh\u00eb Polonin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn duke u grindur\u201d.<br \/>\nNj\u00eb qasje e till\u00eb do t\u00eb kishte krijuar nj\u00eb tjet\u00ebr problem edhe m\u00eb t\u00eb madh. Do t\u00eb krijonte iden\u00eb e gabuar se, p\u00ebr shkak se Ukraina po lufton kund\u00ebr Rusis\u00eb, vendet q\u00eb e mb\u00ebshtesin duhet t\u00eb heshtin, edhe kur u preken r\u00ebnd\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore t\u00eb kujtes\u00ebs dhe dinjitetit t\u00eb tyre komb\u00ebtar.<br \/>\nPresidenti polak e refuzoi k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu shfaqet qart\u00eb stoicizmi i q\u00ebndrimit polak. Nawrocki b\u00ebri dy gj\u00ebra nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<br \/>\nNga nj\u00ebra an\u00eb, i dha Zelenskit nj\u00eb sinjal jasht\u00ebzakonisht t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr veprimin e tij me UPA-n, duke i hequr dekorat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Polonis\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, nuk e barazoi Zelenskin me Ukrain\u00ebn dhe nuk e barazoi k\u00ebt\u00eb mosmarr\u00ebveshjen t\u00eb r\u00ebnd\u00eb me interesin strategjik t\u00eb Polonis\u00eb.<br \/>\nPresidenti ukrainas, Zelenski, n\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb caktuara, duket si nx\u00ebn\u00ebs besnik i Xhorxh Sorosit dhe si shok\u00eb ideali me v\u00ebllez\u00ebrit sorosian\u00eb Rama dhe Vu\u00e7i\u00e7 . K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb edhe burimi i q\u00ebndrimit t\u00eb tij filoserb e antishqiptar ndaj Kosov\u00ebs, t\u00eb shprehur qart\u00eb s\u00eb fundmi n\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb Serbi pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb takimin me Vu\u00e7i\u00e7 (n\u00eb shkrimin e s\u00eb mart\u00ebs dt. 11 gusht 2026 me titull \u201cPrapaskenat e paktit anti-shqiptar Soros-Rama-Vu\u00e7i\u00e7-Zelensky, si u kthyen pazaret e luft\u00ebs n\u00eb goditje gjeopolitike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare\u201d, gazeta \u201cSot\u201d ka nj\u00eb analiz\u00eb shum\u00eb integrale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb raport sorosian).<\/p>\n<p><strong>xxx<\/strong><br \/>\nP\u00ebr t\u00eb gjitha mosmarr\u00ebveshjet e deritanishme, p\u00ebr shkak t\u00eb gabimeve t\u00eb Zelenskit, duke mos e lexuar qart\u00eb situat\u00ebn e brendshme n\u00eb Poloni dhe historin\u00eb e dhimbshme t\u00eb saj, t\u00eb ngjashme me vet\u00eb historin\u00eb e dhimbshme t\u00eb popullit ukrainas, n\u00eb rastet e masakrave t\u00eb Ushtrise s\u00eb Kuqe, Polonia zgjodhi t\u00eb thot\u00eb: Ne do t\u00eb vijojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim Ukrain\u00ebn kund\u00ebr agresionit rus.<br \/>\nDhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, me shum\u00eb forc\u00eb dhe dinjitet, Polonia zgjodhi edhe t\u00eb pozicionohet: Ne do t\u00eb mbrojm\u00eb fermer\u00ebt tan\u00eb. Ne nuk do t\u00eb heshtim p\u00ebr historin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebr shkak se Ukraina \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto dy pozicione do t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb. Interesi strategjik i Polonis\u00eb mbetet nj\u00eb Ukrain\u00eb e lir\u00eb, sovrane dhe e aft\u00eb t&#8217;i rezistoj\u00eb Rusis\u00eb. Sikurse interesi strategjik i Ukrain\u00ebs mbetet t\u00eb siguroj\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Polonin\u00eb, q\u00eb ky aleat shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr luft\u00ebn dhe rezistenc\u00ebn e saj, t\u00eb mbetet i respektuar dhe i mir\u00ebkuptuar.<br \/>\nUkraina kishte dhe vazhdon t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr Polonin\u00eb. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr territorin dhe infrastruktur\u00ebn e saj, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen politike, p\u00ebr bashk\u00ebpunimin ushtarak dhe p\u00ebr pesh\u00ebn e Polonis\u00eb brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Polonia \u00ebsht\u00eb ekonomia e kat\u00ebrt m\u00eb e madhe e Bashkimit Evropian dhe vendi me kontributin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr mbrojtjen nga vendet e NATO-s, krahasuar me GDP-n\u00eb e vet. Polonia p\u00ebrfaq\u00ebson shtyll\u00ebn e NATO-s n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore.<br \/>\nDhe, n\u00eb perspektiv\u00eb, \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Marr\u00ebdh\u00ebnia mes Polonis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrkufizohen thjesht me fjal\u00ebt \u201caleat\u00eb\u201d apo \u201cfqinj\u201d. P\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb raport shum\u00eb t\u00eb komplikuar. Ka brenda kujtes\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb kaluare t\u00eb dhimbshme, interesat ekonomike, politik\u00ebn e brendshme dhe, mbi t\u00eb gjitha, bindjen se siguria dhe ekzistenca e nj\u00ebrit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-151008","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151008","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151008"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151008\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151009,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151008\/revisions\/151009"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}