{"id":151010,"date":"2026-08-13T08:18:19","date_gmt":"2026-08-13T08:18:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151010"},"modified":"2026-08-13T08:18:19","modified_gmt":"2026-08-13T08:18:19","slug":"birn-si-u-bene-tym-milionat-e-djegesit-fantazme-te-mbetjeve-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/13\/birn-si-u-bene-tym-milionat-e-djegesit-fantazme-te-mbetjeve-ne-tirane\/","title":{"rendered":"BIRN: Si u b\u00ebn\u00eb tym milionat e djeg\u00ebsit fantazm\u00eb t\u00eb mbetjeve n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb landfillin e kryeqytetit, p\u00ebrgjat\u00eb lugin\u00ebs s\u00eb Erzenit n\u00eb Sharr\u00eb, kodra e mbetjeve urbane vazhdon t\u00eb ngrihet me kryene\u00e7\u00ebsi drejt qiellit, nd\u00ebrsa kamion\u00ebt vet\u00ebshkarkues sjellin \u00e7do dit\u00eb tonelata t\u00eb reja plehrash, t\u00eb cilat grumbullohen me ndihm\u00ebn e buldozer\u00ebve dhe ngjeshen mbi masivin ekzistues.<\/p>\n<p>E vendosur p\u00ebrbri varrezave t\u00eb Sharr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, landfilli digjet n\u00ebn diellin p\u00ebrv\u00eblues t\u00eb gushtit dhe shp\u00ebrndan n\u00eb aj\u00ebr nj\u00eb kut\u00ebrbim t\u00eb ath\u00ebt gazrash q\u00eb sulmojn\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb flegrat e hund\u00ebs. N\u00eb vendin ku duhej t\u00eb ngrihej inceneratori i Tiran\u00ebs \u2013 i paraqitur n\u00eb videot grafike t\u00eb koncesionarit si nj\u00eb kompleks futurist n\u00eb form\u00ebn e piramidave binjake prej xhami me ngjyr\u00eb dhe struktur\u00eb metali \u2013 nuk ka asnj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb investimit t\u00eb premtuar.<\/p>\n<p>Pas gjasht\u00eb vitesh hetime dhe debatesh publike, Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK, d\u00ebrgoi n\u00eb mesin e korrikut p\u00ebr gjykim 12 persona. Ata akuzohen si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal me \u201cjaka t\u00eb bardha\u201d, q\u00eb sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs drejtohej nga biznesmen\u00ebt n\u00eb arrati Mirel M\u00ebrtiri dhe Klodian Zoto dhe q\u00eb dyshohet se tjet\u00ebrsoi dhjet\u00ebra milion\u00eb euro nga fondet publike t\u00eb destinuara p\u00ebr koncesionin e trajtimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore t\u00eb depozituar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO), nj\u00eb kopje t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs e disponon dhe BIRN, t\u00eb pandehurit akuzohen se kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme shuma t\u00eb konsiderueshme parash \u2013 t\u00eb tjet\u00ebrsuara n\u00ebp\u00ebrmjet mashtrimit, nd\u00ebrsa nuk kan\u00eb realizuar investimet e parashikuara.<\/p>\n<p>\u201cMirel M\u00ebrtiri dhe Klodian Zoto kan\u00eb p\u00ebrdorur mekanizmin e nxjerrjes s\u00eb shumave monetare nga llogarit\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb koncesionare, n\u00ebp\u00ebrmjet mashtrimit me fatura fiktive, shfryt\u00ebzimit t\u00eb shoq\u00ebrive fiktive t\u00eb krijuara brenda dhe jasht\u00eb vendit, si dhe p\u00ebrmes transferimeve n\u00eb cash\u201d, shprehen prokuror\u00ebt e SPAK n\u00eb njoftim p\u00ebr mediat.<\/p>\n<p>Dosja e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga hetimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb SPAK, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare, por edhe p\u00ebr ndikimin negativ q\u00eb ka sjell\u00eb d\u00ebshtimi i investimeve n\u00eb menaxhimin e mbetjeve urbane \u2013 nj\u00eb prej sfidave m\u00eb t\u00eb mprehta mjedisore me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr vite me radh\u00eb, kemi akumuluar tonelata mbetjesh dhe kemi humbur koh\u00eb t\u00eb \u00e7muar e fonde, t\u00eb cilat, po t\u00eb ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb menaxhimit real t\u00eb mbetjeve, do t\u00eb kishim sot nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb terren,\u201d shprehet Besjana Guri, drejtuese e qendr\u00ebs mjedisore \u201cLumi\u201d dhe fituese e \u00e7mimit mjedisor \u2018Goldman\u2019, si pjes\u00eb e fushat\u00ebs s\u00eb suksesshme n\u00eb mbrojtje t\u00eb shtratit t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb lumit Vjosa dhe kthimin e lugin\u00ebs n\u00eb park komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cSituata jo vet\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, por mbetjet e gjith\u00eb vendit vazhdojn\u00eb t\u00eb depozitohen n\u00eb landfill-e, vendgrumbullime t\u00eb paligjshme apo t\u00eb hidhen buz\u00eb lumenjve, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb ndotja t\u00eb jet\u00eb e vazhdueshme dhe e pakontrolluar,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Biznesmen\u00ebt Klodian Zoto dhe Mirel M\u00ebrtiri jan\u00eb n\u00eb arrati q\u00eb nga viti 2024. Ata besohet se jan\u00eb strehuar n\u00eb Austri dhe nuk ishin t\u00eb arritsh\u00ebm p\u00ebr koment. Nd\u00ebrkoh\u00eb, avokati i M\u00ebrtirit, Klodian Sk\u00ebnderaj i tha BIRN se SPAK-u \u201cka shpikur termin pronar faktik p\u00ebr z. M\u00ebrtiri dhe pa i atribuar asnj\u00eb veprim konkret i ka ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash, t\u00eb cilat nuk bazohen n\u00eb fakte konkrete.\u201d<\/p>\n<p><strong>Fryrja e kostove<\/strong><\/p>\n<p>Brenda pak vitesh pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, kompani t\u00eb lidhura me Klodian Zoton, Mirel M\u00ebrtirin dhe partneren e tij, Stela Gugallja, siguruan nga qeveria shqiptare tre projekte p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe administrimin e incenerator\u00ebve n\u00eb Elbasan, Fier dhe Tiran\u00eb. Dy projektet e para kapnin s\u00eb bashku nj\u00eb vler\u00eb prej rreth 50 milion\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa kontrata 30-vje\u00e7are e Tiran\u00ebs parashikonte t\u00eb ardhura prej gati 430 milion\u00eb eurosh gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb koncesionit.<\/p>\n<p>Kontrata koncesionare p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs u firmos n\u00eb vitin 2017. Ajo p\u00ebrfshinte nd\u00ebrtimin e nj\u00eb landfilli, ngritjen e termovalorizatorit p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike dhe rehabilitimin e venddepozitimit ekzistues n\u00eb zon\u00ebn e trajtimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb investimit t\u00eb vler\u00ebsuar nga Ministria e Mjedisit n\u00eb 128 milion\u00eb euro, bashkit\u00eb e qarkut Tiran\u00eb do t\u00eb depozitonin mbetjet kundrejt nj\u00eb tarife prej 29 eurosh p\u00ebr ton p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 30-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Kjo kontrat\u00eb erdhi si rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb propozimi t\u00eb pak\u00ebrkuar nga kompanit\u00eb \u201cEnergy Recuperator S.P.A\u201d, \u201cPaul Wurth Italia S.P.A\u201d dhe \u201cIntegrated Technology Services\u201d sh.p.k. (ITS) \u2013 kjo e fundit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb biznesmenit Klodian Zoto.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga hetimi i SPAK rezulton se nisma p\u00ebr nd\u00ebrtimin e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs ishte planifikuar q\u00eb n\u00eb vitin 2015 nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Tiran\u00ebs. Jo vet\u00ebm q\u00eb propozimi nuk ishte ide e Klodian Zotos, por edhe dokumentet e dor\u00ebzuara p\u00ebr marrjen e koncesionit jan\u00eb hartuar nga zyrtar\u00eb publik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt paguheshin nj\u00ebkoh\u00ebsisht nga shteti dhe nga kompania e tij, ITS.<\/p>\n<p>Dosja hetimore p\u00ebrshkruan nj\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm mes ish-k\u00ebshilltarit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, Vladimir Bezhani, dhe biznesmenit n\u00eb k\u00ebrkim. Sipas provave t\u00eb administruara nga SPAK, Bezhani i d\u00ebrgonte Zotos dokumente, informacione dhe madje hartoi vet\u00eb \u201cLetr\u00ebn e Interesit\u201d q\u00eb u paraqit si propozim i pak\u00ebrkuar i kompanis\u00eb n\u00eb procedur\u00ebn koncesionare.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Bezhani ka pranuar se, nd\u00ebrsa sh\u00ebrbente si k\u00ebshilltar i jasht\u00ebm i ish-ministrit t\u00eb Mjedisit, Lefter Koka, paguhej nga kompania e Zotos dhe p\u00ebrdorte adres\u00ebn zyrtare t\u00eb email-it t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit p\u00ebr komunikime me kompanin\u00eb. SPAK argumenton se k\u00ebto rrethana tregojn\u00eb nivelin e lart\u00eb t\u00eb koordinimit mes zyrtar\u00ebve brenda autoritetit kontraktor dhe kompanis\u00eb propozuese, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje karakterin \u201ce pak\u00ebrkuar\u201d t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga SPAK nga emailet e sekuestruara nga kompjuteri i Klodian Zotos sugjerojn\u00eb gjithashtu se kompania koncesionare e fryu koston e investimit n\u00eb landfill me 25.7 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa gjysma e tarif\u00ebs t\u00eb depozitimit t\u00eb mbetjeve ishte p\u00ebrfitimi i koncesionarit.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore, m\u00eb 26 gusht 2016, Klodian Zoto i ka d\u00ebrguar e-mail kompanis\u00eb \u201cPaul Wurth\u201d, duke ndar\u00eb parashikimet p\u00ebr planin e biznesit, n\u00eb t\u00eb cilin kostoja totale e investimit vler\u00ebsohej n\u00eb rreth 102.5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nderuar zot\u00ebrinj, bashk\u00ebngjitur \u00ebsht\u00eb plani real i biznesit dhe jo ai shtet\u00ebror,\u201d u shkruan Zoto partner\u00ebve italian\u00eb.<\/p>\n<p>Bezhani nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi zyrtar publik q\u00eb ka p\u00ebrfituar financiarisht nga favorizimet e b\u00ebra ndaj kompanive koncesionare dhe biznesmen\u00ebve Zoto dhe M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Dy biznesmen\u00ebt dyshohet se kan\u00eb transferuar miliona euro n\u00eb form\u00eb ryshfetesh te familjar\u00eb dhe persona t\u00eb lidhur me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb, Alqi Bllako dhe ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrin Arben Ahmetaj \u2013 p\u00ebr t\u00eb siguruar kontratat p\u00ebr nd\u00ebrtimin e incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Koka \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor p\u00ebr korrupsion, pastrim parash dhe shp\u00ebrdorim detyre, nd\u00ebrsa Bllako p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. \u00c7\u00ebshtja ndaj Ahmetajt pritet t\u00eb shqyrtohet nga Gjykata e Posa\u00e7me, nd\u00ebrsa ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri \u00ebsht\u00eb larguar nga vendi, duke k\u00ebrkuar strehim politik n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb tre ish-zyrtar\u00ebt i kan\u00eb mohuar akuzat, duke i cil\u00ebsuar ato si t\u00eb motivuara politikisht.<\/p>\n<p>Sipas Jorida Tabakut, deputete e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar p\u00ebr Incenerator\u00ebt n\u00eb vitin 2021, SPAK-u ka zbardhur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb incenerator\u00ebve, por nuk ka dh\u00ebn\u00eb ende nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive penale, t\u00eb nd\u00ebrlidhjes mes tri kontratave dhe t\u00eb destinacionit p\u00ebrfundimtar t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Ajo e lidh k\u00ebt\u00eb rezultat t\u00eb pjessh\u00ebm me ndarjen e hetimit n\u00eb disa procedime t\u00eb ve\u00e7anta. Edhe pse pranon se organi i akuz\u00ebs mund t\u00eb ket\u00eb pasur arsyet e veta procedurale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qasje, Tabaku vler\u00ebson se deri m\u00eb tani hetimi ka prodhuar nj\u00eb tablo t\u00eb fragmentuar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Sipas deputetes s\u00eb opozit\u00ebs, mbetet e paqart\u00eb p\u00ebrse SPAK-u e ka cil\u00ebsuar skem\u00ebn e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs si veprimtari t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal, nd\u00ebrsa t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt aktor\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb till\u00eb edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e incenerator\u00ebve t\u00eb Fierit dhe Elbasanit.<\/p>\n<p>\u201cEnde nuk e kuptojm\u00eb se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb tre aktor\u00eb privat\u00eb t\u00eb arrinin deri n\u00eb nivelin e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe se si u p\u00ebrfshin\u00eb disa ministra, n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb,\u201d tha ajo, nd\u00ebrsa shtoi se d\u00ebshmit\u00eb e mbledhura nga Komisioni Hetimor dhe investigimet mediatike tregojn\u00eb p\u00ebr \u201ckanale t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta komunikimi dhe nd\u00ebrhyrjeje q\u00eb arrinin deri n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeverisjes\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto lidhje nuk kan\u00eb marr\u00eb ende nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb plot\u00eb penale dhe institucionale,\u201d theksoi Tabaku.<\/p>\n<p><strong>Pronar\u00eb faktik\u00eb<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_1723238\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-1723238\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-1723238\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Logo-e-kompanise-koncesionare-Integrated-Energy-BV-640x427.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Logo-e-kompanise-koncesionare-Integrated-Energy-BV-640x427.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Logo-e-kompanise-koncesionare-Integrated-Energy-BV-1280x853.jpg 1280w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Logo-e-kompanise-koncesionare-Integrated-Energy-BV-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Logo-e-kompanise-koncesionare-Integrated-Energy-BV-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Logo-e-kompanise-koncesionare-Integrated-Energy-BV-750x500.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Logo-e-kompanise-koncesionare-Integrated-Energy-BV-1140x760.jpg 1140w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Logo-e-kompanise-koncesionare-Integrated-Energy-BV.jpg 1620w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"427\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1723238\" class=\"wp-caption-text\"><em><strong>Logoja e kompanis\u00eb Integrated Energy n\u00eb hyrje t\u00eb landfillit t\u00eb Sharr\u00ebs. Foto: Besar Likmeta.<\/strong><\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>Sipas SPAK, pas kompanis\u00eb koncesionare t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00ebndronte nj\u00eb struktur\u00eb pron\u00ebsie me dy nivele, e cila kalonte p\u00ebrmes Holand\u00ebs dhe q\u00eb, pavar\u00ebsisht emrave q\u00eb shfaqeshin n\u00eb dokumente, kontrollohej n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga Klodian Zoto dhe Mirel M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Konsorciumi i kompanive q\u00eb fitoi koncesionin e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs ngriti fillimisht nj\u00eb kompani \u201cholding\u201d n\u00eb Eindhoven, t\u00eb quajtur Integrated Energy B.V. P\u00ebrmes saj u themelua m\u00eb pas n\u00eb Shqip\u00ebri shoq\u00ebria Integrated Energy BV SPV sh.p.k., e cila m\u00eb 31 gusht 2017 n\u00ebnshkroi kontrat\u00ebn e koncesionit me Ministrin\u00eb e Mjedisit. Kompania holandeze zot\u00ebronte 100% t\u00eb aksioneve t\u00eb koncesionarit shqiptar.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, Integrated Energy B.V. u krijua nga Integrated Technology Services (ITS) e Klodian Zotos dhe dy partner\u00ebt italian\u00eb, Paul Wurth Italia dhe Energy Recuperator. Megjithat\u00eb, nj\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi e lidhur p\u00ebrpara themelimit t\u00eb kompanis\u00eb parashikonte q\u00eb, pas fitimit t\u00eb koncesionit, partner\u00ebt italian\u00eb t\u2019ia transferonin aksionet e tyre ITS-s\u00eb, n\u00ebse kjo e fundit i k\u00ebrkonte ato.<\/p>\n<p>Struktura formale e pron\u00ebsis\u00eb ndryshoi disa her\u00eb n\u00eb vitet q\u00eb pasuan. M\u00eb 25 qershor 2021, n\u00eb regjistrin shqiptar t\u00eb pronar\u00ebve p\u00ebrfitues u deklaruan si aksioner\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb holandeze \u2013 tashm\u00eb t\u00eb riem\u00ebrtuar Geogenix BV \u2013 tre shtetas italian\u00eb: Giuseppe Ciaffaglione me 30%, Salvatore Russelli me 25% dhe Alberto Pressezzi me 43%.<\/p>\n<p>Pressezzi u shpjegoi prokuror\u00ebve se p\u00ebrfshirja e tij dhe e partner\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Geogenix ishte si \u201caksioner i fjetur\u201d dhe kusht\u00ebzohej me sigurimin e 100 milion\u00eb eurove financim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs. Vet\u00ebm n\u00ebse financimi sigurohej, ata do t\u00eb aktivizoheshin si aksioner\u00eb dhe do t\u00eb merrnin kontrollin e plot\u00eb financiar dhe menaxherial t\u00eb kompanis\u00eb. Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, financimi nuk u sigurua dhe ky kontroll nuk u ushtrua.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj serie ndryshimesh formale t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, SPAK pretendon se fijet e kontrollit mbet\u00ebn n\u00eb duart e Zotos dhe M\u00ebrtirit. Sipas prokuroris\u00eb, t\u00eb dy ishin pronar\u00ebt \u2018de facto\u2019 t\u00eb kompanis\u00eb holandeze dhe p\u00ebrdor\u00ebn persona e shoq\u00ebri t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb fshehur pron\u00ebsin\u00eb reale, nd\u00ebrsa vazhduan t\u00eb merrnin vendime dhe t\u2019u jepnin udh\u00ebzime drejtuesve t\u00eb saj. M\u00ebrtiri, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shfaqet si nj\u00eb mikro-menaxher, i cili vendoste p\u00ebr pagat e rojeve dhe nd\u00ebshkonte vart\u00ebsit me sanksione financiare p\u00ebr \u2018mosinformim ndaj eprorit.\u201d<\/p>\n<p>Sipas Zef Pre\u00e7it, ekspert i ekonomis\u00eb dhe drejtor i Qendr\u00ebs Shqiptare p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike, ACER, p\u00ebrdorimi i kompanive offshore dhe strukturave me pron\u00ebsi jotransparente nga nj\u00eb koncesionar q\u00eb financohet me para publike p\u00ebrb\u00ebn risk t\u00eb lart\u00eb institucional dhe fiskal, pasi cenon nj\u00eb prej parimeve baz\u00eb t\u00eb llogaridh\u00ebnies \u2013 t\u00eb dihet se kush p\u00ebrfiton dhe ku p\u00ebrfundojn\u00eb fondet publike.<\/p>\n<p>\u201cKur pronar\u00ebt real\u00eb fshihen pas strukturave t\u00eb tilla, autoritetet e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb verifikojn\u00eb lidhjet e koncesionarit me zyrtar\u00eb publik\u00eb, persona t\u00eb ekspozuar politikisht apo subjekte t\u00eb sanksionuara, duke dob\u00ebsuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht kontrollin mbi konfliktet e interesit dhe p\u00ebrdorimin e parave publike,\u201d tha Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>\u201cStrukturat offshore e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb ndjesh\u00ebm identifikimin e p\u00ebrfituesve real\u00eb dhe ndjekjen e gjurm\u00ebs s\u00eb parave, ve\u00e7an\u00ebrisht kur p\u00ebrdoren zinxhir\u00eb kompanish, aksioner\u00eb nominal\u00eb dhe juridiksione q\u00eb nuk ofrojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb shpejta ose t\u00eb plota mbi pron\u00ebsin\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Pre\u00e7it, n\u00ebse nj\u00eb koncesionar i financuar me fonde publike lejohet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb struktura offshore dhe pron\u00ebsi jotransparente, pa iu n\u00ebnshtruar identifikimit, verifikimit dhe monitorimit t\u00eb plot\u00eb, problemi shkon p\u00ebrtej p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb individ\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe nxjerr n\u00eb pah dob\u00ebsi sistemike n\u00eb mekanizmat e kontrollit t\u00eb paras\u00eb publike.<\/p>\n<p>\u201cSistemi yn\u00eb, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb kontrollit politik, bashk\u00ebpunimit t\u00eb hapur t\u00eb qeveris\u00eb me oligark\u00ebt dhe lidhjeve q\u00eb shtrihen deri te segmente t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, vazhdon t\u00eb shfaq\u00eb dob\u00ebsi t\u00eb theksuara,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cRaportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe studimet tona, vazhdojn\u00eb t\u00eb evidentojn\u00eb rreziqe q\u00eb lidhen me detyrimet potenciale t\u00eb PPP-ve, munges\u00ebn e transparenc\u00ebs fiskale dhe dob\u00ebsit\u00eb n\u00eb monitorimin e kontratave,\u201d shtoi Pre\u00e7i.<\/p>\n<p><strong>Skema e pastrimit t\u00eb parave<\/strong><\/p>\n<p>Kur shteti mori n\u00ebn administrim kompanin\u00eb q\u00eb kishte fituar koncesionin e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2023, bilanci mes parave t\u00eb qarkulluara dhe vepr\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuar ishte i thell\u00eb. Integrated Energy BV SPV kishte ark\u00ebtuar m\u00eb shum\u00eb se 11.3 miliard\u00eb lek\u00eb (rreth 104 milion\u00eb euro) nga fondet publike dhe burime t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me aktivitetin e saj, si dhe kishte marr\u00eb rreth 12.9 milion\u00eb euro kredi bankare, prej t\u00eb cilave 8.8 milion\u00eb euro kishin mbetur t\u00eb pashlyera. Por sipas aktit t\u00eb ekspertimit teknik, investimet e realizuara arrinin n\u00eb vet\u00ebm 21 milion\u00eb euro, ose 12.4% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb parashikuar, nd\u00ebrsa n\u00eb ark\u00ebn e kompanis\u00eb kishin mbetur vet\u00ebm 4 milion\u00eb lek\u00eb (rreth 37 mij\u00eb euro).<\/p>\n<p>P\u00ebr hetuesit e SPAK-ut, ky hendek ngriti nj\u00eb pyetje thelb\u00ebsore: ku kishin shkuar parat\u00eb?<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjes e dha ekspertimi kontab\u00ebl. Sipas tij, pjesa m\u00eb e madhe e parave t\u00eb qarkulluara nga koncesionari nuk ishte investuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e inceneratorit sipas projektit dhe planit t\u00eb biznesit, por ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr aktivitetin e vet\u00eb kompanis\u00eb dhe p\u00ebr pagesa ndaj n\u00ebnkontraktorit kryesor, Integrated Technology Services, ITS, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Klodian Zotos. Rreth 5.6 miliard\u00eb lek\u00eb (51.5 milion\u00eb euro), ose 45.1% e totalit t\u00eb blerjeve, rezultojn\u00eb t\u00eb regjistruara si autongarkesa \u2013 nj\u00eb mekaniz\u00ebm kontab\u00ebl ku dokumenti fiskal p\u00ebr transaksionin gjenerohet nga vet\u00eb subjekti, nd\u00ebrsa 2.72 miliard\u00eb lek\u00eb (25 milion\u00eb euro), ose 21.9%, lidhen me ITS-n\u00eb. Shpenzimet operative, p\u00ebrfshir\u00eb pagat dhe sigurimet shoq\u00ebrore, shtuan edhe 1.83 miliard\u00eb lek\u00eb (16.8 milion\u00eb euro).<\/p>\n<p>Gjurmimi i llogarive bankare e \u00e7oi hetimin m\u00eb tej. Sipas SPAK-ut, ITS p\u00ebrfitoi nga koncesionari mbi 3 miliard\u00eb lek\u00eb (27.6 milion\u00eb euro) dhe 6.7 milion\u00eb euro t\u00eb tjera n\u00eb pagesa q\u00eb tejkalonin ndjesh\u00ebm vler\u00ebn e kontrat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnkontraktimit mes dy kompanive \u2013 t\u00eb cil\u00ebn prokuroria e konsideron t\u00eb falsifikuar, si dhe faturimet e deklaruara prej rreth 2.88 miliard\u00eb lek\u00ebsh (26.5 milion\u00eb euro).<\/p>\n<p>Brenda k\u00ebtij fluksi, prokuroria identifikoi edhe rreth 973 milion\u00eb lek\u00eb (9 milion\u00eb euro) n\u00eb fatura t\u00eb falsifikuara, t\u00eb lidhura me kompani q\u00eb sipas hetimit ishin fiktive dhe nuk ushtronin aktivitet real tregtar. T\u00eb dh\u00ebnat bankare tregojn\u00eb se p\u00ebr k\u00ebto fatura, ITS pagoi rreth 398.3 milion\u00eb lek\u00eb (3.7 milion\u00eb euro) dhe 2.27 milion\u00eb euro, para q\u00eb, sipas SPAK-ut, u t\u00ebrhoq\u00ebn m\u00eb pas n\u00eb cash dhe p\u00ebrfunduan n\u00eb favor t\u00eb Mirel M\u00ebrtirit dhe Klodian Zotos.<\/p>\n<p>SPAK pretendon gjithashtu se M\u00ebrtiri dhe Zoto orientuan stafin e koncesionarit p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr drejtp\u00ebrdrejt nga llogarit\u00eb bankare t\u00eb kompanis\u00eb rreth 112.8 milion\u00eb lek\u00eb (1 milion euro) dhe 247 mij\u00eb euro, t\u00eb cilat dyshohet se u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr interesat e tyre personale.<\/p>\n<p>Gjurm\u00ebt e parave t\u00eb tjet\u00ebrsuara kaluan edhe kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. EM Capital Group AD, nj\u00eb kompani bullgare e kontrolluar nga M\u00ebrtiri dhe ku m\u00eb pas u b\u00eb aksioner edhe Zoto, mori 1.05 milion\u00eb euro nga koncesionari p\u00ebr sh\u00ebrbime inxhinierike. Por sipas SPAK-ut, hetimi nuk gjeti prova se kompania kishte ofruar mallrat, projektet apo sh\u00ebrbimet p\u00ebr t\u00eb cilat ishte paguar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mekaniz\u00ebm i ngjash\u00ebm, sipas prokuroris\u00eb, u p\u00ebrdor me kompanin\u00eb m\u00ebm\u00eb holandeze Geogenix BV. Integrated Energy BV SPV transferoi drejt saj qindra mij\u00ebra euro p\u00ebrmes llogarive n\u00eb Turqi dhe Lituani, bazuar n\u00eb fatura q\u00eb SPAK i konsideron fiktive dhe q\u00eb lidheshin me nj\u00eb kontrat\u00eb prej 3.2 milion\u00eb eurosh p\u00ebr furnizimin e nj\u00eb impianti p\u00ebr trajtimin e tymrave.<\/p>\n<p>Por transfertat drejt kompanive t\u00eb lidhura dhe faturat e dyshuara si fiktive ishin vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e m\u00ebnyrave q\u00eb SPAK pretendon se u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb para nga koncesioni.<\/p>\n<p>Hetimi p\u00ebrshkruan gjithashtu fryrje t\u00eb kostove t\u00eb sh\u00ebrbimeve inxhinierike, devijim t\u00eb t\u00eb ardhurave nga depozitimi i dherave dhe inerteve, l\u00ebvizje t\u00eb parave cash p\u00ebrmes pikave t\u00eb k\u00ebmbimit valutor, klering dhe pagesa p\u00ebr pasuri t\u00eb paluajtshme \u2013 mekanizma q\u00eb, sipas prokuroris\u00eb, sh\u00ebrbyen p\u00ebr t\u00eb kaluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fondeve t\u00eb lidhura me koncesionin drejt interesave private.<\/p>\n<p>Sipas deputetes Jorida Tabaku, rrjedha e paras\u00eb e dokumetuar nga SPAK mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm maja e ajbsergut, pasi ende nuk ka nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb transaksioneve.<\/p>\n<p>\u201cNuk dim\u00eb ku kan\u00eb p\u00ebrfunduar t\u00eb gjitha parat\u00eb, n\u00ebp\u00ebr sa kompani dhe llogari kan\u00eb kaluar, \u00e7far\u00eb pasurish kan\u00eb krijuar dhe cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfituesit e v\u00ebrtet\u00eb fundor\u00eb,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cKa arsye serioze p\u00ebr t\u00eb dyshuar se rrethi i p\u00ebrfituesve nuk p\u00ebrfundon te personat q\u00eb jan\u00eb identifikuar deri m\u00eb tani dhe se lidhjet mund t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb nivele m\u00eb t\u00eb larta,\u201d shtoi Tabaku.<\/p>\n<p><strong>Testi i lakmusit<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_1723239\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-1723239\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-1723239 size-medium\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Incneratori-i-Sharres-eshte-nje-kontrate-PPP-e-fituar-nga-kompania-Integrated-Energy-BV-1-1-640x480.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Incneratori-i-Sharres-eshte-nje-kontrate-PPP-e-fituar-nga-kompania-Integrated-Energy-BV-1-1-640x480.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Incneratori-i-Sharres-eshte-nje-kontrate-PPP-e-fituar-nga-kompania-Integrated-Energy-BV-1-1-1280x960.jpg 1280w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Incneratori-i-Sharres-eshte-nje-kontrate-PPP-e-fituar-nga-kompania-Integrated-Energy-BV-1-1-1024x768.jpg 1024w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Incneratori-i-Sharres-eshte-nje-kontrate-PPP-e-fituar-nga-kompania-Integrated-Energy-BV-1-1-750x563.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Incneratori-i-Sharres-eshte-nje-kontrate-PPP-e-fituar-nga-kompania-Integrated-Energy-BV-1-1-1140x855.jpg 1140w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Incneratori-i-Sharres-eshte-nje-kontrate-PPP-e-fituar-nga-kompania-Integrated-Energy-BV-1-1.jpg 1434w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"480\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1723239\" class=\"wp-caption-text\"><strong><em>Landfilli i Sharr\u00ebs. Foto: Besar Likmeta.<\/em><\/strong><\/figcaption><\/figure>\n<p>Edhe pse inceneratori i Tiran\u00ebs nuk u nd\u00ebrtua kurr\u00eb dhe kompania koncesionare \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sekuestro preventive q\u00eb nga korriku i vitit 2023, bashkit\u00eb e qarkut Tiran\u00eb dhe Durr\u00ebs paguajn\u00eb \u00e7do vit dhjetra miliona euro p\u00ebr depozitimin e mbetjeve n\u00eb landfill, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb incinerimi nuk realizohet.<\/p>\n<p>K\u00ebto pagesa, s\u00eb bashku me miliona euro t\u00eb tjera q\u00eb SPAK pretendon se u tjet\u00ebrsuan p\u00ebrmes skem\u00ebs s\u00eb ngritur nga Mirel M\u00ebrtiri dhe Klodian Zoto, nxjerrin n\u00eb pah dob\u00ebsit\u00eb e shtetit dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur paran\u00eb publike dhe p\u00ebr t\u00eb rikuperuar fondet e dyshuara si produkte t\u00eb korrupsionit apo veprimtaris\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>\u201cRasti i inceneratorit nxjerr n\u00eb pah munges\u00ebn e mjeteve dhe boshll\u00ebqet ligjore me t\u00eb cilat p\u00ebrballen organet e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb bllokuar apo rikuperuar k\u00ebto fonde,\u201d tha Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i Q\u00ebndres\u00ebs Qytetare, nd\u00ebsa shtoi se edhe kur abuzimi identifikohet, \u201cinteresat korruptive arrijn\u00eb t\u00eb prevalojn\u00eb mbi interesin publik.\u201d<\/p>\n<p>Sipas Xhemollarit, shteti arrin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ta diagnostikoj\u00eb korrupsionin, por jo ta ndal\u00eb at\u00eb apo t\u00eb rikuperoj\u00eb d\u00ebmin e shkaktuar. Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb koh\u00eb mekanizmat abuziv\u00eb krijon, sipas tij, terren p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritjen e tyre n\u00eb projekte t\u00eb tjera publike, nd\u00ebrsa hetimet penale n\u00eb disa raste zgjasin m\u00eb shum\u00eb sesa vet\u00eb realizimi i pun\u00ebve t\u00eb v\u00ebna n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetje mbi shtrirjen e hetimit ngre edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila thekson se skandalet e reja t\u00eb qeveris\u00eb \u201cRama\u201d nuk duhet ta eklipsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Sipas Tabakut, mbeten pa nj\u00eb p\u00ebrgjigje publike roli i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe zinxhiri i vendimmarrjes n\u00eb qeverin\u00eb qendrore p\u00ebr shpalljen e emergjenc\u00ebs mjedisore q\u00eb i hapi rrug\u00eb projekteve t\u00eb incenerator\u00ebve. Ajo ve\u00e7on si t\u00eb pazbardhur plot\u00ebsisht edhe \u00e7\u00ebshtjen e depozitimit t\u00eb dherave nga kantieret e nd\u00ebrtimit n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs, q\u00eb sipas saj krijoi nj\u00eb \u201cmonopol de facto\u201d dhe nj\u00eb burim shtes\u00eb t\u00eb ardhurash p\u00ebr koncesionarin.<\/p>\n<p>Deputetja e opozit\u00ebs k\u00ebrkon gjithashtu p\u00ebrgjigje p\u00ebr ekzekutimin e urdhrave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb arrestit, gjurmimin e pasurive dhe rikuperimin e parave. Sipas saj, nj\u00eb hetim financiar nuk p\u00ebrfundon me ngritjen e akuzave, por duhet t\u00eb identifikoj\u00eb p\u00ebrfituesit fundor\u00eb dhe t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb sekuestrimin e produkteve t\u00eb veprave penale.<\/p>\n<p>\u201cSPAK-u ka zbardhur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por ende mungojn\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb thelb\u00ebsore: zinxhirin e plot\u00eb t\u00eb vendimmarrjes, lidhjen mes tri dosjeve, rrjedh\u00ebn e parave, p\u00ebrfituesit fundor\u00eb dhe rikuperimin e produkteve t\u00eb veprave penale,\u201d tha Tabaku, duke e cil\u00ebsuar hetimin e incenerator\u00ebve si \u201ctestin e lakmusit p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi\u201d.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/08\/13\/si-u-bene-tym-milionat-e-djegesit-fantazme-te-mbetjeve-ne-tirane\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>\/BIRN<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb landfillin e kryeqytetit, p\u00ebrgjat\u00eb lugin\u00ebs s\u00eb Erzenit n\u00eb Sharr\u00eb, kodra e mbetjeve urbane vazhdon t\u00eb ngrihet me kryene\u00e7\u00ebsi drejt qiellit, nd\u00ebrsa kamion\u00ebt vet\u00ebshkarkues sjellin \u00e7do dit\u00eb tonelata t\u00eb reja plehrash, t\u00eb cilat grumbullohen me ndihm\u00ebn e buldozer\u00ebve dhe ngjeshen mbi masivin ekzistues. E vendosur p\u00ebrbri varrezave t\u00eb Sharr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, landfilli digjet n\u00ebn diellin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":151011,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151010","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151010"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151010\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151012,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151010\/revisions\/151012"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}