{"id":151050,"date":"2026-08-13T11:48:48","date_gmt":"2026-08-13T11:48:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151050"},"modified":"2026-08-13T11:48:48","modified_gmt":"2026-08-13T11:48:48","slug":"kronika-refuzon-te-shperndaje-kara-haberre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/13\/kronika-refuzon-te-shperndaje-kara-haberre\/","title":{"rendered":"Kronika refuzon t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb kar\u00e1 haberre!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Agron GJEKMARKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Kronika qysh dit\u00ebn e par\u00eb i vu q\u00ebllim vetes t\u00eb b\u00ebhet z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e marifetit, hajrit, nurit e lezetit! Ajo e ka z\u00ebt t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb kar\u00e1 haberre apo katil fermane! Temjan kund\u00ebr djallit p\u00ebrhap kudo, sidomos tani kur njerzia po pushon ndan\u00eb hijeve si sheleget n\u00ebn mriz apo duke b\u00ebr\u00eb kollotumba n\u00eb uj\u00eb!<\/p>\n<p>Ja edhe goj\u00ebligu Gaz Bardhi, q\u00eb ju thafte ajo shkarp\u00eb, ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb paqe e rehati p\u00ebr pak dit\u00eb duke lexuar dosje t\u00eb reja t\u00eb cilat i gjen pari, Jorushi i Tabakeve me statuset e saj plot me daramete na kujton se vjeshta po troket, por t\u2019i g\u00ebzohemi ende dit\u00ebve t\u00eb pakta t\u00eb ver\u00ebs se koha \u00ebsht\u00eb e pam\u00ebshirshme dhe vet\u00ebm ajo vlen, Enno Bozdo na p\u00ebrcjell linqet me mynxyrat q\u00eb nxijn\u00eb horizontin, Klevis Balliu urdh\u00ebresa si nj\u00eb lajm\u00ebs q\u00eb t\u00eb kujton borxhin e von\u00eb, Kryez\u00ebvend\u00ebs Lideri Flamur po mpreh arm\u00ebt me nj\u00eb lim\u00eb guri diku n\u00ebn nj\u00eb lis, mjer\u00eb kush do bjer\u00eb n\u00eb at\u00eb teh! Oerdi n\u00eb amfiteatrin e Durr\u00ebsit mendon q\u00eb motet ikin, gur\u00ebt behen histori ! Belindi s\u2019po l\u00eb gur pa l\u00ebvizur kund\u00ebr qeveris\u00eb edhe n\u00eb mes t\u00eb zhegut! Si nuk lodhet i bekuari!<\/p>\n<p>Kronik\u00ebs iu k\u00ebrkua nga lart si ndihme miqesore q\u00eb gjat\u00eb gushtit t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb lajme t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitet opinioni publik p\u00ebr ndryshimet n\u00eb qeveri!<br \/>\nVet\u00ebm muzhden\u00eb e \u00ebmb\u00ebl q\u00eb Etilda do kthehet q\u00eb t\u00eb g\u00ebzohen shok\u00ebt e partis\u00eb po e japim! Se u b\u00ebhet zemra mal! Edhe pse k\u00ebshilltare ajo po b\u00ebhet copash q\u00eb varka t\u00eb mos fus\u00eb uj\u00eb, nj\u00eb dy me kana\u00e7e n\u00eb dor\u00eb duke mbushur e derdhur! Merzia e Babos denesja e saj!<\/p>\n<p>Atyre q\u00eb do mbeten t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb ngratet e pak melhem mbi plag\u00eb \u00ebsht\u00eb njerzillek!<\/p>\n<p>Ja Delina Ibrahimi si ka shkuar puna t\u00eb duket profesoresh\u00eb e shkuar profesoreshes , saq\u00eb dhe opozit\u00ebs do i lutemi ta konsideroj\u00eb si t\u00eb till\u00eb! Ajo m\u00ebson dhe Qefseren si t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb karrige, si t\u00eb flas\u00eb, si t\u00eb duket sikur \u00ebnd\u00ebrron vizione t\u00eb m\u00ebdha, sikur nuk flet se nuk ia vlen, jo se nuk di! Madje edhe n\u00ebse Briseida Bakerri i z\u00eb vendin, ajo nuk duhet t\u00eb jap\u00eb shenja pezmi, se k\u00ebshtu e lyp kjo pun\u00eb! T\u00eb mos e b\u00ebsh veten, t\u00eb shitesh si idealist kur pragmatizma t\u00eb cop\u00ebton xhan\u00eb!<\/p>\n<p>Le Festim de Gozha, pasi b\u00ebri ca gomarlliqe n\u00eb fillim, tani e ka kuptuar q\u00eb do jet\u00eb si bi\u00e7im z\u00ebvend\u00ebs ministri se minist\u00ebr i pun\u00ebve t\u00eb jashtme \u00ebsht\u00eb Babua, i cili b\u00ebn politik\u00eb t\u00eb madhe, ashtu si\u00e7 e lyp dinjiteti e tarasqelleku i nj\u00eb shteti serioz koxha si ky i yni!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa me pocaqill\u00ebqet e hartimet skolareske merret Festua, se ka dhe t\u00eb vluar\u00ebn n\u00eb Bruksel e gjynah t\u2019i prishet terezia! Shyqyr q\u00eb u dhan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb! Pastaj kan\u00eb goj\u00eb e thon\u00eb q\u00eb Babua nuk b\u00ebn sevape!<\/p>\n<p>Tezja, e cila dikur nuk p\u00ebrkthente keq, tani ka roitur ca, pehlivanll\u00ebqet e kan\u00eb r\u00ebnduar, e z\u00eb gjumi n\u00eb zyr\u00eb, jepet dhe pas rakis\u00eb shejtanja , vart\u00ebsve u hakerrehet me ul\u00ebrima, u ka ndaluar edhe leximin e \u201cKronikes\u201d e cila n\u00eb koh\u00ebn e Ogit lexohej kolektivisht n\u00eb at\u00eb bina! Nd\u00ebrsa tani si trakt.<\/p>\n<p>Pastaj pritet q\u00eb student\u00ebt t\u2019i bashkohen protest\u00ebs n\u00eb Tetor, sikur nuk i ka pun\u00ebt mir\u00eb, po natyrisht nuk do tregojm\u00eb asgj\u00eb q\u00eb t\u00eb pushoj\u00eb mbar\u00eb! Bah si dojete kjo vjeshte ankthi!<\/p>\n<p>Edhe me Termen\u00eb, i cili ia ka b\u00ebr\u00eb ben\u00eb, \u00ebsht\u00eb thyer!<\/p>\n<p>I zgjedhur p\u00ebr analfabetizmin e tij, shkatht\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb num\u00ebruar, mendjen kab\u00e0, m\u00eb i gjer\u00eb se gjat\u00eb, hames e zgraps i madh, tarrtakuti i kultures, i konsideruar minist\u00ebr m\u00eb kopuk e injorant qysh nga viti 1912, duket se i ka pun\u00ebt mir\u00eb, se kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira i duhet nj\u00eb timonier i till\u00eb, q\u00eb nuk ka dilema, q\u00eb nuk b\u00ebn pyetje, q\u00eb e trajton kultur\u00ebn me jabrashll\u00ebk e putra! K\u00ebt\u00eb sukses me kultur\u00ebn vet\u00ebm Babua e ka arritur! U qam\u00eb p\u00ebr Margaritn\u00eb, q\u00eb na vraft\u00eb Zoti, na vraft\u00eb!<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtij Lameqyqes s\u2019ka kush t\u2019i shkruaj, meit kaluar meitit, i mir\u00eb p\u00ebr shef sektori apo drejtor drejtorie, duket sikur i k\u00ebndojn\u00eb kuvliet mbi krye, po ne, p\u00ebr gjynah, i japim do dyll p\u00ebr vesh\u00ebt mos te degjoje sirenat e te shohe filmin e Odiseut te kinemaja ngjite me ministrine!<\/p>\n<p>Toni hyri m\u00eb t\u00eb madh qerratai, vinte duart n\u00eb ije, psher\u00ebtinte, mendohej, ecte ngadal\u00eb, num\u00ebronte sumbullat n\u00eb jelek, po nuk b\u00ebri beteja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Babon n\u00eb vakt kur hirra ndahet prej djathit, tani l\u00ebshon proklamata p\u00ebr integrimin, t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb me qesh\u00eb edhe Ul\u00ebsin\u00eb, i cili p\u00ebr at\u00eb seriozitet e intelektualizem rron!<\/p>\n<p>Dufi i mbrojtjes edhe nuk rrezikon, se ka p\u00ebrmasat e nj\u00eb kllufi n\u00eb \u00e7do pik\u00ebpamje, ndon\u00ebse me nj\u00eb karvan makinash kalon semafor\u00ebt me t\u00eb kuq, se gjith\u00eb ai personalitet, helbete! Shqip\u00ebrin\u00eb e hijeshojn\u00eb teveqelet dekad\u00eb pas dekade!<\/p>\n<p>Ndaj i plasi shpirti Nolit kur sok\u00eblliu: ti, Halim, q\u00eb s\u2019di k\u00ebndim, b\u00ebhu vezir p\u00ebr arsim! Me pla\u00e7in syt\u00eb, k\u00ebshtu m\u00eb tha Ditmari nj\u00eb dit\u00eb, tek shpaloste nj\u00eb plan t\u00eb detajuar p\u00ebr rr\u00ebzimin e Babos, t\u00eb konsultuar me k\u00ebta t\u00eb Sorosit n\u00eb Tiran\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb vende ky\u00e7e per mesymje do vendos tre kandidaturat q\u00eb gjerman\u00ebt i propozuan Babos p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar dhe q\u00eb ai i b\u00ebri def!<\/p>\n<p>Nxori nj\u00eb hart\u00eb dhe tregonte pika e momente kur do t\u2019i bashkohej Klosi, Bra\u00e7e e t\u00eb tjer\u00eb socialist\u00eb!<\/p>\n<p>Ky Tao bes\u00ebplot\u00eb se Babua do hap\u00eb qesen\u00eb p\u00ebr moskursimin e tij, qejf ka t\u2019i b\u00ebj\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt Nikos, por tek e fundit nuk i fryn buz\u00ebt edhe po t\u00eb zboj\u00eb Kar\u00e0 Ka\u00e7in me Lameqyqen! Tek e fundit edhe po nuk i dha gj\u00eb do shtiret si me i kenaqur , te pelcasin shpirtin keto pune!<\/p>\n<p>Tejet i m\u00ebrzitur Erjon Malaj trokiti n\u00eb dyert e \u201cKronik\u00ebs\u201d, r\u00ebnkonte e ndukte leshrat, sa pushonte ia jepte p\u00ebrs\u00ebri vajit, me b\u00ebte t\u00eb blej dy kostume t\u00eb Pjeter Kardeni, ankohej, nuk po m\u00eb bie t\u2019i p\u00ebrdor kurr\u00eb, m\u00eb ktheni lek\u00ebt, merrni kostumet, ofshant\u00eb\u201d! Prit, more i uruar, i tham\u00eb, se nuk dihet \u00e7a ndodh, po ti mos trego me at\u00eb t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb se ia harrojm\u00eb emrin , me Sofjan lozonjarin, Ervin bu\u00e7kon, Sypetrit Malajn, mbahu, mos u l\u00ebsho! Nj\u00eb shpres\u00eb i reg\u00ebtiu dhe ndezi shikimin! Iku, por u kthye p\u00ebrs\u00ebri, pyeti: m\u00eb tregoni ndonj\u00eb gj\u00eb, tha, se pres gjuh\u00ebn e nuk flas! \u00c7\u2019 llomotitet p\u00ebr Saren, Zeniqen\u00eb dhe Kidin, duke b\u00ebr\u00eb shenj\u00ebn e ngjitjes me gisht!<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb rrug\u00eb, i tham\u00eb, jan\u00eb Babua, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb parlamentin, do b\u00ebj\u00eb qeverin\u00eb e vatanin, selamet dometh\u00ebn\u00eb!<\/p>\n<p>Babua b\u00ebn mir\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb edhe p\u00ebr akademik Kostaqn\u00eb, nj\u00eb posti\u00e7ino i cili nga grek safi u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb nacionalist shqiptar t\u00eb ndezur, duke u b\u00ebr\u00eb dh\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Ku\u00e7, boll i ngrati punoi si hyzmeqar n\u00eb Tabir, ku shpesh nuk ia din\u00eb as vler\u00ebn, t\u00eb ngrat\u00ebt q\u00eb Kryetaret sjellin nga an\u00eb e an\u00ebs asaj ograje te cilet librin e din\u00eb d\u00ebngel!<\/p>\n<p>Teksa Kronika, e cila shquhet p\u00ebr subjektivitetin e cila shp\u00ebrndan e heq tupe, b\u00ebn hat\u00ebre e ndera, vendos flet\u00ebrrufe e telendira, nuk ka se si t\u00eb mos vuaj\u00eb kur sheh q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb g\u00ebzojn\u00eb, nd\u00ebrsa Dallamanga Genc Gjon\u00e7aj rri n\u00eb zyr\u00eb duke pritur nj\u00eb telefonat\u00eb! Hajer ishallah!<\/p>\n<p>K\u00ebshill\u00eb p\u00ebr lexuesit: Kronika mund te lexohet rresht per rresht, nga fundi per te shkuar ne fillim, nga e mbara dhe nga e kunderta, si e vertete por edhe si fantazi, si lajm por edhe si buzeqeshje n\u00eb keto dit\u00eb zhegu ku nuk buzeqesh njeri edhe po ti lutesh me lek!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron GJEKMARKAJ Kronika qysh dit\u00ebn e par\u00eb i vu q\u00ebllim vetes t\u00eb b\u00ebhet z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e marifetit, hajrit, nurit e lezetit! Ajo e ka z\u00ebt t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb kar\u00e1 haberre apo katil fermane! Temjan kund\u00ebr djallit p\u00ebrhap kudo, sidomos tani kur njerzia po pushon ndan\u00eb hijeve si sheleget n\u00ebn mriz apo duke b\u00ebr\u00eb kollotumba n\u00eb uj\u00eb! &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":71695,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-151050","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151050","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151050"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151050\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151051,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151050\/revisions\/151051"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71695"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151050"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151050"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151050"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}