{"id":151183,"date":"2026-08-17T10:17:29","date_gmt":"2026-08-17T10:17:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151183"},"modified":"2026-08-17T10:17:29","modified_gmt":"2026-08-17T10:17:29","slug":"rama-minuesi-i-te-ardhmes-se-aeroportit-te-vlores-dhe-shkaterruesi-i-te-ardhmes-se-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/17\/rama-minuesi-i-te-ardhmes-se-aeroportit-te-vlores-dhe-shkaterruesi-i-te-ardhmes-se-shqiperise\/","title":{"rendered":"Rama, minuesi i t\u00eb ardhmes s\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe shkat\u00ebrruesi i t\u00eb ardhmes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"html-div xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak xexx8yu xyri2b x18d9i69 x1c1uobl\">\n<div class=\"html-div xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak xexx8yu xyri2b x18d9i69 x1c1uobl\" dir=\"auto\">\n<div class=\"html-div xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak xexx8yu xyri2b x18d9i69 x1c1uobl\" data-ad-rendering-role=\"story_message\">\n<div class=\"x1l90r2v x1iorvi4 x1g0dm76 xpdmqnj\" data-ad-comet-preview=\"message\" data-ad-preview=\"message\">\n<div class=\"x78zum5 xdt5ytf xz62fqu x16ldp7u\">\n<div class=\"xu06os2 x1ok221b\">\n<div class=\"html-div xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak xexx8yu xyri2b x18d9i69 x1c1uobl\">\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">\n<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><strong>Bujar LESKAJ<\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Rama dhe sekti i tij n\u00eb pushtet, me pap\u00ebrgjegj\u00ebsi ekstreme dhe loj\u00ebn oklte me oligark\u00ebt e vet, i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb vlonjat\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb situate shum\u00eb t\u00eb rrezikshme.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00ebse mosmarr\u00ebveshja p\u00ebr Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebrfundon n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb p\u00ebrballet vet\u00ebm me pyetjen n\u00ebse koncesionari ka p\u00ebrmbushur apo jo detyrimet e tij kontraktuale.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nj\u00eb gjykat\u00eb e arbitrazhit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, e cila ka par\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera sjelljen e pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb Ram\u00ebs dhe klon\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb pushtet, do t\u00eb shqyrtoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe n\u00eb detaje sjelljen e shtetit shqiptar gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb koncesionit, nga data 21 n\u00ebntor 2021 e n\u00ebnshkrimit t\u00eb tij e deri m\u00eb sot.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Do t\u00eb analizoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si institucionet e shtetit shqiptar kan\u00eb administruar kontrat\u00ebn, n\u00ebse kan\u00eb respektuar detyrimet e tyre dhe n\u00ebse vendimi p\u00ebr zgjidhjen e kontrat\u00ebs ka qen\u00eb proporcional, i arsyetuar dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjen.<\/div>\n<div dir=\"auto\">I. \u00c7far\u00eb b\u00ebri shteti shqiptar p\u00ebr ta shp\u00ebtuar koncesionin dhe investimin strategjik?<\/div>\n<div dir=\"auto\">V\u00ebrtet koncesionari nuk e ka realizuar n\u00eb koh\u00eb projektin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, por arbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar me siguri do t\u00eb pyes\u00eb: A u vu koncesionari n\u00eb kushtet p\u00ebr ta realizuar n\u00eb koh\u00eb projektin nga shteti shqiptar? A u mbrojt investimi i huaj?<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kompania \u201cMabco\u201d e sip\u00ebrmarr\u00ebsit t\u00eb njohur Behxhet Pacolli, \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 1978 n\u00eb Zvic\u00ebr, \u00ebsht\u00eb rregjistruar atje dhe e ka selin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet. Dhe Shqip\u00ebria ka nj\u00eb marr\u00ebveshje me Zvicr\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e investimeve t\u00eb huaja reciproke q\u00eb daton q\u00eb nga viti 1992.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Arbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb pyes\u00eb gjithashtu: \u00c7far\u00eb b\u00ebri shteti gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe? A i p\u00ebrmbushi ai vet\u00eb detyrimet e tij? A nd\u00ebrhyri n\u00eb koh\u00ebn e duhur? A e monitoroi kontrat\u00ebn koncesionare? A krijoi kushtet p\u00ebr realizimin e investimit? Dhe, mbi t\u00eb gjitha, a ishte zgjidhja e kontrat\u00ebs masa e fundit dhe e justifikuar, apo nj\u00eb vendim administrativ i marr\u00eb, pasi projekti ishte futur tashm\u00eb n\u00eb kriz\u00eb?<\/div>\n<div dir=\"auto\">Shteti yn\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb garanci t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme financiare, ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr detyrime t\u00eb caktuara dhe ka krijuar pritshm\u00ebri t\u00eb forta p\u00ebr investuesit n\u00eb konsorcium, lidhur me mb\u00ebshtetjen institucionale t\u00eb projektit. Patjet\u00ebr q\u00eb shteti dhe qeveria kishin nj\u00eb rol aktiv n\u00eb realizimin projektit dhe investimit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Qeveria nuk mund t\u00eb theksoj\u00eb vet\u00ebm detyrimet e koncesionarit investues dhe t\u00eb harroj\u00eb detyrimet e veta. Kontrata koncesionare ka vendosur nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb caktuar nd\u00ebrmjet t\u00eb drejtave dhe detyrimeve t\u00eb pal\u00ebve dhe arbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb shqyrtoj\u00eb n\u00ebse ky ekuilib\u00ebr \u00ebsht\u00eb respektuar.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb ve\u00e7anti, n\u00ebse shteti ka miratuar nj\u00eb projekt me nj\u00eb struktur\u00eb garancish financiare, sikurse \u00ebsht\u00eb rasti i kontrat\u00ebs koncesionare t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, por m\u00eb pas nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb garantuar funksionimin normal t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies kontraktore, arbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se edhe autoritetet publike kan\u00eb kontribuar n\u00eb d\u00ebshtimin e projektit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Deklarata e sip\u00ebrmarr\u00ebsit kosovar Behxhet Pacolli se ndaj tij \u00ebsht\u00eb ushtruar presion i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga drejtues t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe nga nj\u00eb oligark vendas p\u00ebr t\u2019ia shitur aksionet e Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs k\u00ebtij t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe e nxjerr lakuriq natyr\u00ebn mafioze t\u00eb sjelljes s\u00eb Ram\u00ebs dhe sektit t\u00eb tij me investimet e huaja serioze. Kjo deklarat\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb element jasht\u00ebzakonisht serioz n\u00eb nj\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare investimesh, arbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk shqyrton vet\u00ebm pyetjen n\u00ebse investuesi ka p\u00ebrmbushur detyrimet e tij kontraktore. Ai shqyrton edhe n\u00ebse shteti ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare, diskriminuese, t\u00eb padrejt\u00eb, t\u00eb detyruar ose shtr\u00ebnguese, n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet e mbrojtjes s\u00eb investimit, t\u00eb miratuara nga marr\u00ebveshja n\u00eb fuqi mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Zvicr\u00ebs.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb situat\u00ebn kur investuesi ankohet se drejtues t\u00eb qeveris\u00eb i kan\u00eb ushtruar presion q\u00eb aksionet e investimit t&#8217;i kaloj\u00eb nj\u00eb biznesmeni t\u00eb caktuar vendas, arbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar me siguri do t\u00eb shqyrtoj\u00eb n\u00ebse ka ekzistuar nj\u00eb lidhje midis interesit privat t\u00eb biznesmenit dhe veprimeve t\u00eb autoriteteve shtet\u00ebrore.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">II. P\u00ebrgjegj\u00ebsia e shtetit n\u00eb largimin e partnerit teknik, p\u00ebrurimi publik t\u00eb nj\u00eb aeroporti t\u00eb pa\u00e7ertifikuar dhe konfliktin mes ortak\u00ebve<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tejet problematike q\u00eb do t\u00eb shqyrtohet n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb largimi i partnerit teknik turk nga projekti, kompanis\u00eb \u201cYDA Group\u201d n\u00eb vitin 2023.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb nj\u00eb projekt kompleks aeroportual, partneri teknik nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element dyt\u00ebsor. Ekspertiza teknike, operimi aeroportual, certifikimi, siguria ajrore dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb komponent\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb t\u00eb nj\u00eb investimi t\u00eb till\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Partneri teknik ishte pjes\u00eb e struktur\u00ebs s\u00eb koncesionarit dhe dy vite pasi u n\u00ebnshkrua kontrata koncesionare, ai u largua. Arbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb p\u00ebrse u largua, kush e lejoi ose e miratoi largimin, a kishte shteti dijeni p\u00ebr pasojat, a u z\u00ebvend\u00ebsua partneri teknik, a u respektuan kushtet e kontrat\u00ebs p\u00ebr ndryshimin e struktur\u00ebs s\u00eb koncesionarit dhe a u mor\u00ebn masa p\u00ebr t\u00eb garantuar vazhdimin normal t\u00eb projektit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00ebse shteti ka pranuar nj\u00eb ndryshim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb struktur\u00ebn teknike t\u00eb projektit pa vendosur mekanizma t\u00eb qart\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimi dhe kontrolli, kjo i jep hap\u00ebsir\u00eb arbitrazhit t\u00eb argumentoj\u00eb se autoritetet publike kan\u00eb toleruar nj\u00eb situat\u00eb, q\u00eb m\u00eb von\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrdorur si argument kund\u00ebr koncesionarit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">P\u00ebrurimi publik i nj\u00eb aeroporti t\u00eb pa\u00e7ertifikuar m\u00eb 8 maj 2025, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson \u00e7mendurin\u00eb dhe pap\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ekstreme t\u00eb Ram\u00ebs, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb sikletshme p\u00ebr shtetin shqiptar n\u00eb arbitrazh.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Aeroporti i Vlor\u00ebs u p\u00ebrurua publikisht p\u00ebr q\u00ebllime politike apo elektorale, p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrfundonte procesi i plot\u00eb i \u00e7ertifikimit dhe autorizimit p\u00ebr operim. Behxhet Pacolli, pasi mori koncesionin e Aeroportit, n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ngjashme me porosit\u00eb p\u00ebr rikonstruksion t\u00eb Kremlinit dhe Dum\u00ebs ruse n\u00eb vitet 1995-1996, ua ka borxh qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Partis\u00eb Demokratike (keq)p\u00ebrdorimin e tij n\u00eb fars\u00ebn e p\u00ebrurimit publik t\u00eb Aeroportit t\u00eb pa\u00e7ertifikuar t\u00eb Vlor\u00ebs m\u00eb 8 maj 2025.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Arbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb shqyrtoj\u00eb n\u00ebse ky p\u00ebrurim-mashtrim krijoi pritshm\u00ebri t\u00eb caktuara, ndikoi n\u00eb afatet e projektit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsoi nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme n\u00eb procesin teknik. Nj\u00eb aeroport nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objekt i zakonsh\u00ebm nd\u00ebrtimor. P\u00ebrpara operimit, ai duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb shumta teknike, t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb aviacionit civil.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Investuesi mund t\u00eb argumentoj\u00eb se vet\u00eb shteti krijoi nj\u00eb narrativ\u00eb publike dhe politike, q\u00eb nuk p\u00ebrputhej me gjendjen reale teknike t\u00eb projektit. N\u00eb nj\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Konflikti nd\u00ebrmjet ortak\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncesionare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e dosjes.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00ebse shteti ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb konfliktit dhe ka vijuar t\u00eb trajtoj\u00eb koncesionarin si nj\u00eb entitet funksional, pa marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb garantuar vazhdim\u00ebsin\u00eb e projektit, sikurse ka ndodhur, at\u00ebher\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pretendohet se \u00e7do pasoj\u00eb e konfliktit mes ortak\u00ebve ishte ekskluzivisht p\u00ebrgjegj\u00ebsi e investuesit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Shteti nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00e7do konflikt t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb konsorciumi privat. Por n\u00ebse konflikti ka qen\u00eb i till\u00eb, q\u00eb ka paralizuar projektin dhe autoritetet tona publike e kan\u00eb ditur k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb arbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar me siguri do t\u00eb shqyrtoj\u00eb, n\u00ebse shteti kishte detyrimin ose mund\u00ebsin\u00eb kontraktore p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar korrigjimin e situat\u00ebs.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">III. Problemi m\u00eb i madh: zgjidhja e kontrat\u00ebs, pa nj\u00eb proces t\u00eb dokumentuar p\u00ebr korrigjimin e kriz\u00ebs<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kjo do t\u00eb jet\u00eb pika m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb arbitrazh. N\u00ebse qeveria e sektit Rama ka vendosur t\u00eb prish\u00eb kontrat\u00ebn, pasi projekti kishte hyr\u00eb n\u00eb kriz\u00eb, por pa dokumentuar p\u00ebrpjekje serioze p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje, koncesionari do t\u00eb argumentoj\u00eb se shteti nuk ka p\u00ebrdorur mjetet m\u00eb pak drastike p\u00ebrpara se t\u00eb nd\u00ebrmerrte mas\u00ebn ekstreme t\u00eb zgjidhjes.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pyetjet q\u00eb do t\u00eb shtrohen dhe arbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb k\u00ebkoj\u00eb p\u00ebrgjigje jan\u00eb: a iu dha koncesionarit nj\u00eb afat p\u00ebr t\u00eb korrigjuar shkeljet? a u zhvilluan negociata? a u propozuan ndryshime n\u00eb struktur\u00ebn e ortak\u00ebris\u00eb? a u p\u00ebrdor\u00ebn mekanizmat e zgjidhjes s\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb parashikuara n\u00eb kontrat\u00eb dhe a ishte zgjidhja e kontrat\u00ebs masa e fundit?<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00ebse p\u00ebrgjigjet jan\u00eb negative ose dokumentacioni \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt, Shqip\u00ebria mund t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb argument t\u00eb fuqish\u00ebm, se zgjidhja e koncesionit ishte e nxituar dhe joproporcionale.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00ebse investuesi arrin t\u00eb krijoj\u00eb bindjen n\u00eb arbitrazh, se Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr q\u00ebllime politike, elektorale apo propagandistike dhe se institucionet shtet\u00ebrore kan\u00eb marr\u00eb vendime n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtyre objektivave, kjo do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb ndjesh\u00ebm narrativ\u00ebn juridike t\u00eb shtetit. Arbitrazhi nuk \u00ebsht\u00eb vendi ku gjykohet n\u00ebse nj\u00eb qeveri \u00ebsht\u00eb politikisht e suksesshme apo jo. Por n\u00ebse motivet politike kan\u00eb ndikuar n\u00eb administrimin e nj\u00eb kontrate nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ato mund t\u00eb b\u00ebhen relevante p\u00ebr vler\u00ebsimin e sjelljes s\u00eb shtetit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">xxx<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, problemi madhor q\u00eb mund t\u00eb ndesh\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb nj\u00eb arbitrazh t\u00eb mundsh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb historia e trisht\u00eb dhe fatale e sjelljes s\u00eb pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb institucioneve publike t\u00eb saj n\u00ebn Ram\u00ebn: miratimi i nj\u00eb koncesioni me garanci t\u00eb m\u00ebdha shtet\u00ebrore, lejimi i largimit t\u00eb partnerit teknik, p\u00ebrurimi publik p\u00ebr q\u00ebllime politiko-elektorale i nj\u00eb aeroporti t\u00eb pa\u00e7ertifikuar, lejimi i konfliktit mes ortak\u00ebve, lejimi i bllokimit arbitrar t\u00eb kantierit t\u00eb nd\u00ebrtimit, mosnd\u00ebrhyrja derisa ishin kaluar afatet, si dhe prishja e koncesionit, pa asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ja ku na katandisi sjella mafioze dhe e patolerueshme e Ram\u00ebs dhe e sektit t\u00eb tij, me nj\u00eb aset strategjik si Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Vlor\u00ebs, q\u00eb pritej ta ndihmonte fort Vlor\u00ebn dhe gjith\u00eb Jugun e vendit n\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik! Shqip\u00ebria rrezikon jo vet\u00ebm t\u00eb turp\u00ebrohet s\u00ebrisht nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht me humbjen e nj\u00eb gjyqi t\u00eb rradh\u00ebs, por edhe t\u00eb jet\u00eb e detyruar t\u00eb paguaj\u00eb qindra milion\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrblim.<\/div>\n<div dir=\"auto\">V.O. Ky shkrim \u00ebsht\u00eb pjesa e par\u00eb e dy shkrimeve p\u00ebr afer\u00ebn e Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs. Shkrimi nuk synon t\u00eb b\u00ebj\u00eb avokatur\u00ebn e investimit t\u00eb Behxhet Pacollit, q\u00eb, sikurse e theksova m\u00eb sip\u00ebr, u ka shum\u00eb borxhe qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Partis\u00eb Demokratike. Modestisht, si deputet i Kuvendit, dua t\u00eb theksoj domosdoshm\u00ebrin\u00eb e siguris\u00eb juridike p\u00ebr investimet, qoft\u00eb t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve vendas apo atyre t\u00eb huaj, siguri t\u00eb cil\u00ebn Rama dhe sekti i tij n\u00eb pushtet e kan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb mjet pla\u00e7kitjeje ndaj biznesit.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x1i10hfl xjbqb8w x1ejq31n x18oe1m7 x1sy0etr xstzfhl x972fbf x10w94by x1qhh985 x14e42zd x9f619 x1ypdohk xt0psk2 x3ct3a4 xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak xexx8yu xyri2b x18d9i69 x1c1uobl x16tdsg8 x1hl2dhg xggy1nq x1a2a7pz xkrqix3 x1sur9pj xzsf02u x1s688f\" tabindex=\"0\" role=\"button\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"html-div xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak xexx8yu xyri2b x18d9i69 x1c1uobl x1n2onr6\">\n<div class=\"html-div xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak xexx8yu xyri2b x18d9i69 x1c1uobl x1n2onr6\">\n<div class=\"x6s0dn4 x1jx94hy x78zum5 xdt5ytf x6ikm8r x10wlt62 x1n2onr6 xh8yej3\">\n<div class=\"xqtp20y x6ikm8r x10wlt62 x1n2onr6\">\n<div class=\"x10l6tqk x13vifvy\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x1nb4dca x1q0q8m5 xso031l x1exxf4d x13fuv20 x178xt8z x1ey2m1c xtijo5x x1o0tod x47corl x10l6tqk x13vifvy\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div>\n<div class=\"xabvvm4 xeyy32k x1ia1hqs x1a2w583 x6ikm8r x10wlt62\" data-visualcompletion=\"ignore-dynamic\">\n<div>\n<div class=\"html-div xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak xexx8yu xyri2b x18d9i69 x1c1uobl\">\n<div class=\"xdj266r xat24cr xyqm7xq x1ys307a\">\n<div class=\"html-div xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak xexx8yu xyri2b x18d9i69 x1c1uobl x78zum5 x1iyjqo2 x21xpn4 x1n2onr6\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bujar LESKAJ Rama dhe sekti i tij n\u00eb pushtet, me pap\u00ebrgjegj\u00ebsi ekstreme dhe loj\u00ebn oklte me oligark\u00ebt e vet, i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb vlonjat\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb situate shum\u00eb t\u00eb rrezikshme. N\u00ebse mosmarr\u00ebveshja p\u00ebr Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebrfundon n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb p\u00ebrballet vet\u00ebm me pyetjen n\u00ebse koncesionari ka &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":151184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151183","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151183","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151183"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151183\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151186,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151183\/revisions\/151186"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151183"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151183"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151183"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}