{"id":151314,"date":"2026-08-21T09:41:46","date_gmt":"2026-08-21T09:41:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151314"},"modified":"2026-08-21T10:38:59","modified_gmt":"2026-08-21T10:38:59","slug":"parti-sekti-apo-parti-dinamike-sfida-e-riperteritjes-se-partise-demokratike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/21\/parti-sekti-apo-parti-dinamike-sfida-e-riperteritjes-se-partise-demokratike\/","title":{"rendered":"Parti statike apo Parti Dinamike: sfida e rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike"},"content":{"rendered":"<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">\n<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<div dir=\"auto\">Ka momente n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb partie politike kur problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sa vota merr, sa mandate fiton apo sa fort kund\u00ebrshton (n\u00eb rastin e nj\u00eb partie n\u00eb opozit\u00eb) qeverin\u00eb. Problemi e tejkalon k\u00ebt\u00eb si \u00e7\u00ebshtje dhe b\u00ebhet di\u00e7ka akoma m\u00eb e thell\u00eb: a \u00ebsht\u00eb ende ajo parti n\u00eb gjendje t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, t\u00eb kuptoj\u00eb ndryshimin dhe t\u00eb ndryshoj\u00eb vet\u00eb? Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, kaq delikate p\u00ebr jet\u00ebn dhe momentet q\u00eb kalon nj\u00eb parti, mund t\u00eb b\u00ebhet dallimi apo kuptimi i qart\u00eb mes nj\u00eb partie statike dhe nj\u00eb partie dinamike. Ku ndryshojn\u00eb nga nj\u00ebra tjetra, dhe cila \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr ta kuptuar?!<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Kur flasim p\u00ebr nj\u00eb parti statike nuk n\u00ebnkuptojm\u00eb domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb parti shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, por thelbi q\u00ebndron tek forca e asaj partie p\u00ebr t\u00eb kuptuar veten, shoq\u00ebrin\u00eb dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ndryshimin\/nevoj\u00ebn e vetvetes p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb parti fituese. Nj\u00eb parti statike mund t\u00eb ket\u00eb histori, struktura, militant\u00eb besnik\u00eb, figura publike dhe nj\u00eb elektorat t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, por me kalimin e koh\u00ebs mund t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb me vetveten sesa me shoq\u00ebrin\u00eb, duke u shk\u00ebputur padashur nga nevojat dhe realiteti i k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Nj\u00eb parti statike futet n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl riprodhimi i t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00eb menduarit, i t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs hierarki, i t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjuh\u00eb dhe shpesh me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz, duke filluar t\u00eb reagoj\u00eb ndaj nj\u00eb realiteti t\u00eb ri me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballet shoq\u00ebria\/ publiku, me instrumentet e metodikat e s\u00eb kaluar\u00ebs.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Dhe kjo jep p\u00ebrcaktimin e nj\u00eb \u201cpartie statike\u201d. Nj\u00eb parti q\u00eb nuk l\u00ebviz me hapin e shoq\u00ebris\u00eb, por ngelet e varur nga historiku i s\u00eb kaluar\u00ebs dhe si pasoj\u00eb e mos d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr ndryshim.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Nj\u00eb parti dinamike, p\u00ebrkundrazi, nuk e sheh ndryshimin si k\u00ebrc\u00ebnim. N\u00eb nj\u00eb parti dinamike ndryshimi \u00ebsht\u00eb filozofi, \u00ebsht\u00eb instrumenti m\u00eb i mir\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, njohjes dhe b\u00ebrjes etalon besimi i saj. N\u00eb k\u00ebto kushte, nj\u00eb parti dinamike nuk ka frik\u00eb t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrihet dhe kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb braktis\u00eb identitetin, bindjet apo historin\u00eb e saj, por t\u00eb kuptoj\u00eb se nj\u00eb parti q\u00eb nuk ndryshon bashk\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb, duke kuptuar nevojat dhe ndryshimin e saj, nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrfundon duke folur vet\u00ebm me veten.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Mes nj\u00eb partie statike dhe asaj dinamike dallimi mund t\u00eb p\u00ebrkufizohet shum\u00eb thjesht: partia statike p\u00ebrpiqet t\u00eb ruaj\u00eb at\u00eb q\u00eb ka; partia dinamike p\u00ebrpiqet t\u00eb kuptoj\u00eb at\u00eb q\u00eb po vjen dhe kjo p\u00ebrb\u00ebn edhe nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka sot Partia Demokratike. Sfida e saj, n\u00eb raport me shoq\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritja, hapja, mos patja frik\u00eb nga ndryshimi, lidhja me njer\u00ebzit, figurat e reja (me integritet dhe reputacion), konsolidimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me komunitetet lokale, forcimi i struktur\u00ebs, meritokracia ( e treguar, jo falsiteti ), gjall\u00ebria e vitaliteti politik (jo domosdoshm\u00ebrisht biologjik), t\u00eb kuptoj\u00eb realitetin dhe t\u00eb p\u00ebrshtatet me hapin e saj. N\u00eb thelb sfida e Partis\u00eb Demokratike, ne rast se duam qe Riperteritja te jete e suksesshme \u00ebsht\u00eb ndertimi i kushteve per t\u2019u shnderruar ne nje parti dinamike.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Partit\u00eb dinamike jan\u00eb parti t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat i rezistojn\u00eb koh\u00ebs, ndryshe nga partit\u00eb statike t\u00eb cilat tkurren nga viti n\u00eb vit, duke u zvog\u00ebluar gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Sot, n\u00eb realitetin politik, partia dinamike \u00ebsht\u00eb sfida e partive t\u00eb djathta, n\u00eb ve\u00e7anti e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Dhe dinamizmi si koncept jo vet\u00ebm teorik, por mbi t\u00eb gjitha praktik fillon nga baza e Partis\u00eb Demokratike, fillon nga lidhja me strukturat e saj; kur kjo lidhje konsolidohet\/forcohet.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">I-Partia dinamike p\u00ebrballet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">N\u00eb nj\u00eb parti dinamike gjithmon\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Gjithmon\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebs kur vjen puna te angazhimet konkrete, t\u00eb cilat rezultojn\u00eb jo aq t\u00eb suksesshme sa priten apo projektohen n\u00eb fillim. Nj\u00eb parti dinamike gjithmon\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb analiza p\u00ebr ecurin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb saj, aq m\u00eb tep\u00ebr kur vjen puna te analiza q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet pas \u00e7do aksioni t\u00eb madh politik, fjala vjen, analiza e rezultateve zgjedhore.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Duke marr\u00eb shkas nga zgjedhjet e vitit 2025, edhe pse zgjedhje n\u00eb t\u00eb cilat vullneti qytetar u tjet\u00ebrsua, u anatemua dhe u intimidua nga mekanizmat e sektit Rama n\u00eb pushtet, t\u00eb cilat Partia Demokratike i ka denoncuar me fakte e seriozitet, p\u00ebrs\u00ebri ne, si Parti Demokratike, nuk arrit\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfundonim nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, serioze dhe t\u00eb detajuar n\u00ebp\u00ebr deg\u00ebt tona, duke iu shmangur n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejtuesve. Analiza e b\u00ebr\u00eb nuk u finalizua me nxjerrjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive edhe n\u00eb Kuvendin e Partis\u00eb , madje ato dhe ata kan\u00eb ngelur statike, pa l\u00ebvizur. Mungesa e nj\u00eb analize SWOT ( t\u00eb cil\u00ebn e kam k\u00ebrkuar e artikuluar n\u00eb mbledhjet e grupit parlamentar dhe n\u00eb ato t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar) nuk i jep p\u00ebrpar\u00ebsi nj\u00eb organizate politike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike; ajo ndikon drejtp\u00ebrdrejt q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb t\u2019i shmangemi p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb mos konsolidojm\u00eb oportunitetet p\u00ebr zhvillim.\u00cbsht\u00eb emergjente q\u00eb nj\u00eb parti politike t\u00eb ket\u00eb analiza t\u00eb mir\u00ebfillta sa her\u00eb q\u00eb nd\u00ebrmerr aksione t\u00eb m\u00ebdha, afatmesme ose afatgjata edhe n\u00eb fundin e tyre.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">II-Dinamizmi i nj\u00eb partie buron nga baza<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Nj\u00eb parti politike nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kryetari, grupi parlamentar apo zyrat qendrore. Nj\u00eb parti politike baz\u00ebn, qeliz\u00ebn e organizimit, identitetit dhe forc\u00ebs s\u00eb saj e ka tek antari i seksionit n\u00eb nj\u00eb deg\u00eb lokale q\u00eb prej vitesh merr pjes\u00eb, organizon, d\u00ebgjon njer\u00ebzit dhe mban gjall\u00eb lidhjen e partis\u00eb me komunitetin, si mekanizmi q\u00eb frymon \u00e7do dit\u00eb identitetin e forc\u00ebs s\u00eb tij politike.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">N\u00eb nj\u00eb parti dinamike \u00ebsht\u00eb drejtuesi dhe antaret e kryesis\u00eb lokale q\u00eb e din\u00eb se \u00e7far\u00eb shqet\u00ebson nj\u00eb lagje, fshat apo qytet ,\u00ebsht\u00eb profesionisti q\u00eb ka nj\u00eb ide, por nuk di n\u00ebse dikush do ta d\u00ebgjoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb i riu q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb angazhohet, por k\u00ebrkon t\u00eb kuptoj\u00eb n\u00ebse ka v\u00ebrtet nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrpara, n\u00ebse puna njihet dhe vler\u00ebsohet.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Kur k\u00ebta njer\u00ebz fillojn\u00eb t\u00eb ndihen t\u00eb panevojsh\u00ebm, nj\u00eb parti humbet shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa disa aktivist\u00eb, ajo humbet aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar realitetin. N\u00ebse strukturat kujtohen vet\u00ebm kur duhen vota, at\u00ebher\u00eb ato gradualisht pushojn\u00eb s\u00eb qenuri struktura politike dhe kthehen n\u00eb mekanizma elektoral\u00eb, q\u00eb mobilizohen, shum\u00eb her\u00eb t\u00eb sforcuara vet\u00ebm n\u00eb fushata e takime elektorale.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Por, nj\u00eb parti dinamike duhet ta shoh\u00eb ndryshe k\u00ebt\u00eb lloj lidhje, me baz\u00ebn, an\u00ebtarin e saj, profesionistin, t\u00eb rinjt\u00eb dhe drejtimin e saj lokal.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Deg\u00ebt dhe grupseksionet duhet t\u00eb thon\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodh me familjet, biznesin e vog\u00ebl, t\u00eb rinjt\u00eb, profesionist\u00ebt, fermer\u00ebt, emigracionin, koston e jetes\u00ebs, arsimin apo sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb n\u00eb lokalitetin me t\u00eb cilin \u00e7do dit\u00eb jetojn\u00eb, punojn\u00eb, d\u00ebgjojn\u00eb, shikojn\u00eb e reagojn\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">P\u00ebrshembull, k\u00ebto koh\u00eb jemi duke artikuluar draftin ton\u00eb si PD lidhur me reform\u00ebn e re administrativo-territoriale (p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi q\u00eb nga viti 2021 duke punuar e konsultuar me njer\u00ebzit), e cila konsiston n\u00eb krijimin prej 100 nj\u00ebsish\/bashkish (39 m\u00eb shum\u00eb nga aktualja).<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb vazhd\u00ebn e k\u00ebtij propozimi ( RAT me 100 nj\u00ebsi) p\u00ebr t\u00eb forcuar baz\u00ebn e vet ,Partis\u00eb Demokratike i lind detyrimi q\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb administrativo-territoriale ta aplikoj\u00eb n\u00eb organizimin e saj fillimisht .Ajo duhet t\u00eb rikonceptoj\u00eb deg\u00ebt sipas propozimit t\u00eb saj p\u00ebr reform\u00ebn ( jo ta fiksoje sipas variantit zyrtar) duke ecur paralelisht si nga ana politike, ashtu edhe nga ajo organizative.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb ve\u00e7anti, pjes\u00eb e k\u00ebtij riorganizimi duhet t\u00eb jet\u00eb dega e Tiran\u00ebs. Ka ardhur koha q\u00eb Tirana t\u00eb ket\u00eb deg\u00ebn e saj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, me kryetarin dhe kryesin\u00eb e saj, pa u shk\u00ebputur apo anashkaluar nga organizimi i n\u00ebndeg\u00ebve n\u00eb \u00e7do nj\u00ebsi. Tirana si dega m\u00eb e madhe e PD, duhet t\u00eb drejtohet nga nj\u00eb personalitet\/e e lindur dhe e rritur n\u00eb Tiran\u00eb, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb edhe figura m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb parti pas Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kjo form\u00eb organizimi i jep tjet\u00ebr dinamiz\u00ebm aksionit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb baz\u00eb. Dhe n\u00ebse Partia Demokratike gjall\u00ebrohet n\u00eb baz\u00eb, forcon lidhjet me njer\u00ebzit, krijon hap\u00ebsira p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb do t\u00eb kontribuoj\u00eb, madje edhe duke menduar ndryshe, dhe duke vler\u00ebsuar pun\u00ebn e gjithsecilit, at\u00ebher\u00eb ajo v\u00ebrtet fillon t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb parti dinamike. Procesi modern i dixhitalizimit q\u00eb ka nisur PD me sekretariatin p\u00ebrkat\u00ebs \u00ebsht\u00eb nje hap i fort\u00eb sfidues drejt dinamizmit t\u00eb partis\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">N\u00eb thelb nj\u00eb parti dinamike e ka forc\u00ebn e saj jo vet\u00ebm nga qendra drejt baz\u00ebs, por ajo buron nga baza. Rithemelimi e v\u00ebrtetoi k\u00ebt\u00eb, por p\u00ebr fat t\u00eb keq mbeti n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Ky lloj rikonceptimi forcon baz\u00ebn, e kupton dhe degjon me mire at\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb lloj komunikimi politik m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb real dhe pa filtra, ashtu si\u00e7 ai duhet t\u00eb jet\u00eb: shoq\u00ebria flet me struktur\u00ebn, struktura flet me partin\u00eb dhe partia e kthen k\u00ebt\u00eb n\u00eb politik\u00eb, dhe n\u00eb rastin e nj\u00eb partie dinamike ajo duhet t\u00eb kthehet n\u00eb zgjidhje dhe alternativ\u00eb konkrete. N\u00ebse kjo hallk\u00eb funksionon, partia \u00ebsht\u00eb e gjall\u00eb, partia fiton dinamizmin. N\u00ebse jo, ajo mund t\u00eb ket\u00eb zyra, mbledhje dhe deklarata, drejtues t\u00eb rinj t\u00eb zgjedhur me procese gjys\u00ebm fiktive, por lidhja reale me njer\u00ebzit fillon t\u00eb zbehet, fillon t\u00eb shk\u00ebputet dhe shum\u00eb her\u00eb ajo mund t\u00eb nd\u00ebrpritet edhe p\u00ebfundimisht, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb struktura n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb bllokohet, t\u00eb mosfunksionoj\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">V.O Pjesa e par\u00eb<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pjesa e dyt\u00eb &#8211; \u201cMeritokracia\u201ddhe m\u00eb tej \u201cRip\u00ebrt\u00ebritja do t\u00eb ket\u00eb sukses n\u00ebse ju rikthehemi parimeve t\u00eb Rithemelimit\u201d.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.99422-6\/779907835_1822016135454729_978819908317176289_n.png?stp=dst-jpg_tt6&amp;cstp=mx2048x1990&amp;ctp=p526x296&amp;_nc_cat=101&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=833d8c&amp;_nc_ohc=mQ2DmQI2BbcQ7kNvwHYnaRu&amp;_nc_oc=AdqdaTNJG3EnCZQH0iRR_seHRs-K-DJ-l5ZW2eWT6nIJKPvFhC24A6H7f6yeMk74Dnw&amp;_nc_zt=14&amp;_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&amp;_nc_gid=Q4PvF_vktLAp4CPubjqDFw&amp;_nc_ss=7f2a8&amp;oh=00_AQFvViLnVBhylUoXAFPP5Ce9jJZQrz93d1SUi7kLi1z0fg&amp;oe=6A8DE204\" alt=\"Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb imazh i teksti\" \/><\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Ka momente n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb partie politike kur problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sa vota merr, sa mandate fiton apo sa fort kund\u00ebrshton (n\u00eb rastin e nj\u00eb partie n\u00eb opozit\u00eb) qeverin\u00eb. Problemi e tejkalon k\u00ebt\u00eb si \u00e7\u00ebshtje dhe b\u00ebhet di\u00e7ka akoma m\u00eb e thell\u00eb: a \u00ebsht\u00eb ende ajo parti n\u00eb gjendje t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":151317,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151314","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151314","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151314"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151314\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151341,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151314\/revisions\/151341"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151317"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151314"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151314"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151314"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}