{"id":151554,"date":"2026-08-24T09:49:26","date_gmt":"2026-08-24T09:49:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151554"},"modified":"2026-08-24T09:49:26","modified_gmt":"2026-08-24T09:49:26","slug":"takimi-ne-pogradec-nje-fotografi-e-pavullnetshme-e-regjimit-ne-krizen-e-renies","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/24\/takimi-ne-pogradec-nje-fotografi-e-pavullnetshme-e-regjimit-ne-krizen-e-renies\/","title":{"rendered":"Takimi n\u00eb Pogradec, nj\u00eb fotografi e pavullnetshme e regjimit n\u00eb kriz\u00ebn e r\u00ebnies"},"content":{"rendered":"<div class=\"oped-rm\"><span class=\"date\"><strong>Nga Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/span><\/div>\n<div><\/div>\n<div id=\"rekl-3\">Zgjedhja e Pogradecit dhe sidomos e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb lidhur me simbolik\u00ebn e pushimeve t\u00eb diktatorit komunist nuk mund t\u00eb shihet vet\u00ebm si nj\u00eb takim i zakonsh\u00ebm pune, si nj\u00eb mbledhje ministrore apo si nj\u00eb ritual i zakonsh\u00ebm i fillimit t\u00eb nj\u00eb sezoni politik. N\u00eb politik\u00eb, sidomos n\u00eb politik\u00ebn e nj\u00eb pushteti q\u00eb ka q\u00ebndruar gjat\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb r\u00ebnie, vendi nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb thjesht vend. Ai b\u00ebhet pjes\u00eb e gjuh\u00ebs s\u00eb pushtetit. Ai flet edhe kur askush nuk flet. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon t\u00eb marr\u00eb kuptim simbolika e k\u00ebsaj vjeshte q\u00eb po afrohet p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe regjimin e tij.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Sepse vjeshta q\u00eb vjen nuk duket se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga ato stin\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb kalendarit politik shqiptar, kur pas ver\u00ebs njer\u00ebzit kthehen n\u00eb qytet, parlamenti hap dyert, qeveria rifillon ceremonit\u00eb e saj dhe gjith\u00e7ka vazhdon me at\u00eb rit\u00ebm t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb q\u00eb pushteti p\u00ebrpiqet ta paraqes\u00eb si normalitet. N\u00ebn sip\u00ebrfaqen e k\u00ebsaj qet\u00ebsie t\u00eb shtirur ka muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb protestash, zem\u00ebrimi qytetar, akuzash politike, dosjesh korrupsioni, vjedhje zgjedhjesh, p\u00ebrplasjesh t\u00eb vazhdueshme me drejt\u00ebsin\u00eb dhe nj\u00eb ndjesie gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur se Shqip\u00ebria po jeton nj\u00eb nga ato periudha kur aparati i pushtetit vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb, por legjitimiteti moral i tij \u00ebsht\u00eb aq i konsumuar sa q\u00eb as propaganda, as ceremonit\u00eb dhe as spektakli nuk mund ta ndalin m\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi tet\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb protesta, t\u00eb zhvilluara edhe n\u00eb vap\u00ebn p\u00ebrv\u00ebluese t\u00eb gushtit mbi 40 grad\u00eb, nuk jan\u00eb nj\u00eb episod q\u00eb mund t\u00eb futet leht\u00eb n\u00eb arkivin e zakonsh\u00ebm t\u00eb kund\u00ebrshtive politike. Ato krijojn\u00eb nj\u00eb gjendje tjet\u00ebr. Nj\u00eb temperatur\u00eb tjet\u00ebr. Nj\u00eb pritje q\u00eb zgjatet. Dhe \u00e7do pushtet q\u00eb ka p\u00ebrvoj\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb administrimit t\u00eb frik\u00ebs e kupton se zjarri m\u00eb i rreziksh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb ai q\u00eb shp\u00ebrthen menj\u00ebher\u00eb, por ai q\u00eb vazhdon t\u00eb digjet n\u00eb heshtje, n\u00ebn hirin e nj\u00eb vere, duke pritur stin\u00ebn kur era do ta p\u00ebrhap\u00eb m\u00eb larg.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond, p\u00ebrs\u00ebritja e argumentit t\u00eb shumic\u00ebs parlamentare, e numrave dhe e formul\u00ebs s\u00eb njohur \u201ckam votat, pse duhet t\u00eb largohem\u201d, ting\u00ebllon gjithnj\u00eb e m\u00eb pak si shprehje sigurie dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb fjali q\u00eb duhet p\u00ebrs\u00ebritur vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb bindur jo vet\u00ebm kund\u00ebrshtar\u00ebt, por edhe vet\u00eb pushtetin q\u00eb e shqipton. Sepse nj\u00eb shumic\u00eb numerike mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fakt institucional, por nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr kriz\u00ebn morale t\u00eb pushtetit. Parlamentet mund t\u00eb japin numra. Votat mund t\u00eb prodhojn\u00eb mazhoranca. Por asnj\u00eb shumic\u00eb nuk mund t\u00eb prodhoj\u00eb pafaj\u00ebsi dhe asnj\u00eb num\u00ebr nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon absurdi q\u00eb kujton universin kafkian: nj\u00eb njeri gjendet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb gjykimi t\u00eb madh publik, politik dhe moral, por n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb procesi t\u00eb pavarur, krijon gradualisht nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku ai \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht i akuzuari, gjykat\u00ebsi, d\u00ebshmitari dhe shpall\u00ebsi i pafaj\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet. Procesi vazhdon, por drejt\u00ebsia e procesit zhduket. Dyshimet shtohen, por p\u00ebrgjigjja nuk \u00ebsht\u00eb sqarimi. \u00cbsht\u00eb pushteti. Dhe sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb pyetjet b\u00ebhen t\u00eb m\u00ebdha, aq m\u00eb fort rikthehet argumenti i numrave, sikur 83 vota t\u00eb mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonin nj\u00eb gjykim moral kur dihet se zgjedhjet jan\u00eb cil\u00ebsuar edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht jo zgjedhje t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe simbolika e zgjedhur merr nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se sa mund t\u00eb dukej n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb. Vila e diktatorit komunist n\u00eb Pogradec nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb. Ajo i p\u00ebrket nj\u00eb sistemi kujtese q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb lidhet me nj\u00eb koh\u00eb kur pushteti ishte i p\u00ebrqendruar n\u00eb nj\u00eb njeri, nd\u00ebrsa vendi i t\u00ebr\u00eb ishte i detyruar t\u00eb lexonte n\u00eb heshtje shenjat q\u00eb vinin nga qendra. N\u00eb at\u00eb bot\u00eb, diktatori mund t\u00eb largohej nga Tirana, t\u00eb pushonte n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb, t\u00eb shikonte liqenin dhe t\u00eb vazhdonte nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb mbante n\u00eb dor\u00eb mekanizmin e nj\u00eb shteti t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Njer\u00ebzit e tij shkonin nj\u00ebri pas tjetrit. Raportonin. Prisnin. Merrnin porosi. Dhe kthimi i tyre n\u00eb Tiran\u00eb nuk ishte thjesht kthim nga nj\u00eb takim pune, por vazhdim i nj\u00eb zinxhiri komandues ku fjala e qendr\u00ebs ishte gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb me siguri arsyeja pse Pogradeci i k\u00ebsaj vjeshte nuk duket si nj\u00eb zgjedhje e rast\u00ebsishme. N\u00eb nj\u00eb regjim q\u00eb prej vitesh ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qeverisjeje ku personaliteti i kryeministrit ka z\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb se institucionet dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si dhoma e butonave, ku komunikimi politik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb nj\u00eb figur\u00eb dhe ku shum\u00eb vendime jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb vazhdime t\u00eb vullnetit t\u00eb nj\u00eb njeriu, rikthimi te simbolika e pushtetit t\u00eb dikursh\u00ebm \u00ebsht\u00eb pothuajse nj\u00eb rr\u00ebshqitje e pavet\u00ebdijshme drejt origjin\u00ebs s\u00eb nj\u00eb modeli. Nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb p\u00ebrballet me r\u00ebnien nuk k\u00ebrkon vet\u00ebm argumente. Ai k\u00ebrkon sken\u00eb. K\u00ebrkon besnik\u00eb. K\u00ebrkon nj\u00eb rreth q\u00eb t\u00eb duket i pathyesh\u00ebm. Dhe mbi t\u00eb gjitha k\u00ebrkon t\u00eb krijoj\u00eb p\u00ebrshtypjen se jasht\u00eb k\u00ebtij rrethi nuk ekziston asgj\u00eb q\u00eb mund ta k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama duket se ka zgjedhur edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb mos e pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim. Ai zgjedh sfid\u00ebn. Sfid\u00ebn ndaj protest\u00ebs, ndaj opozit\u00ebs, ndaj kritik\u00ebve, ndaj akuzave dhe ndaj \u00e7do ideje se pushteti i tij ka hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e konsumimit t\u00eb pakthyesh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, q\u00ebndrimi i tij b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb strategji politike. Ai b\u00ebhet nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb psikologjike mbijetese. Pranimi i r\u00ebnies do t\u00eb thot\u00eb pranimi se sistemi q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr shum\u00eb vite nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i pathyesh\u00ebm. Dhe nj\u00eb njeri q\u00eb ka qeverisur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb duke e vendosur veten n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb pothuajse \u00e7do skene e ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinoj\u00eb sken\u00ebn pa veten e tij. Prandaj vazhdon t\u00eb sfidoj\u00eb. Jo sepse sfida gjithmon\u00eb e shp\u00ebton, por sepse p\u00ebr t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e padurueshme ideja se pushteti mund t\u00eb vazhdoj\u00eb pa t\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo e b\u00ebn edhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs kontrastin mes dy zjarreve t\u00eb k\u00ebsaj vere. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb zjarri real q\u00eb ka djegur dhe po djeg pyje dhe hap\u00ebsira t\u00eb vendit, duke treguar edhe nj\u00eb her\u00eb pafuqin\u00eb e shtetit p\u00ebrball\u00eb katastrofave q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, organizim dhe ndjeshm\u00ebri njer\u00ebzore. Tjetri \u00ebsht\u00eb zjarri politik dhe qytetar q\u00eb nuk shihet nga ajri, por ndihet n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb protesta, n\u00eb biseda, n\u00eb lodhjen e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb prej koh\u00ebsh ka par\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pushtet t\u00eb ndryshoj\u00eb vazhdimisht gjuh\u00ebn e tij, por jo gjithmon\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e ushtrimit t\u00eb tij. Pushteti mund t\u00eb pretendoj\u00eb se k\u00ebto dy zjarre nuk kan\u00eb lidhje me nj\u00ebri-tjetrin. Por nj\u00eb vend q\u00eb digjet, qoft\u00eb n\u00eb pyje apo n\u00eb nd\u00ebrgjegje, k\u00ebrkon gjithmon\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje m\u00eb t\u00eb madhe se nj\u00eb fotografi t\u00eb qet\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit p\u00ebrball\u00eb horizontit.<\/p>\n<p>Vjeshta, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mund t\u00eb jet\u00eb stina kur p\u00ebrplasja midis dy realiteteve do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e dukshme. Nga nj\u00ebra an\u00eb do t\u00eb jet\u00eb pushteti q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb imazhin e qet\u00ebsis\u00eb, t\u00eb shumic\u00ebs, t\u00eb kontrollit dhe t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtim q\u00eb, n\u00ebse arrin t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb kufijt\u00eb e ritualit politik dhe t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb energji t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb qytetare, mund ta b\u00ebj\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb administrimin e kriz\u00ebs vet\u00ebm me numra, spektakle dhe mesazhe t\u00eb disiplinuara nga qendra. Nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00e7do protest\u00eb t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb pushtet. Historia nuk ec\u00ebn sipas kalendarit t\u00eb d\u00ebshirave. Por \u00ebsht\u00eb po aq e v\u00ebrtet\u00eb se r\u00ebniet e m\u00ebdha zakonisht fillojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb duken. Ato nisin n\u00eb \u00e7astin kur pushteti fillon t\u00eb flas\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr forc\u00ebn e tij sesa p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij, kur fillon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb simbole nga e shkuara p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb ardhmen dhe kur rrethi i besnik\u00ebve b\u00ebhet m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se bota q\u00eb ndodhet jasht\u00eb tij.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, takimi n\u00eb Pogradec mund t\u00eb lexohet edhe si nj\u00eb fotografi e pavullnetshme e nj\u00eb epoke q\u00eb po hyn n\u00eb prov\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb madhe. N\u00eb qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb ende nuk pranon iden\u00eb e largimit. Rreth tij jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se jan\u00eb ende aty. N\u00eb sfond \u00ebsht\u00eb kujtesa e nj\u00eb diktature q\u00eb dikur besonte se kishte krijuar nj\u00eb sistem t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Dhe p\u00ebrtej k\u00ebsaj skene \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i t\u00ebr\u00eb, i cili nuk mund t\u00eb futet m\u00eb brenda nj\u00eb vile, nj\u00eb salle apo nj\u00eb ceremonie.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im KULLA Zgjedhja e Pogradecit dhe sidomos e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb lidhur me simbolik\u00ebn e pushimeve t\u00eb diktatorit komunist nuk mund t\u00eb shihet vet\u00ebm si nj\u00eb takim i zakonsh\u00ebm pune, si nj\u00eb mbledhje ministrore apo si nj\u00eb ritual i zakonsh\u00ebm i fillimit t\u00eb nj\u00eb sezoni politik. N\u00eb politik\u00eb, sidomos n\u00eb politik\u00ebn e nj\u00eb pushteti q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":151555,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151554","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151554","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151554"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151554\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151556,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151554\/revisions\/151556"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}