{"id":151603,"date":"2026-08-24T11:47:07","date_gmt":"2026-08-24T11:47:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151603"},"modified":"2026-08-24T11:47:07","modified_gmt":"2026-08-24T11:47:07","slug":"rama-armata-e-iluzionisteve-te-paguar-dhe-makina-e-prishur-e-komunizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/24\/rama-armata-e-iluzionisteve-te-paguar-dhe-makina-e-prishur-e-komunizmit\/","title":{"rendered":"Rama, armata e iluzionist\u00ebve t\u00eb paguar dhe makina e prishur e komunizmit"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb tmerruar nga fryma, shpresa e ngjallur nga protesta rinore dhe nga rezistenca e saj epike prej 85 dit\u00ebsh, Rama dhe sekti i tij n\u00eb pushtet kan\u00eb mobilizuar jo vet\u00ebm ushtrin\u00eb e \u201csprovuar\u201d t\u00eb patronazhist\u00ebve, por edhe \u201cburin\u00eb\u201d e rregjimit, ushtrin\u00eb e podkasteve zyrtare, komunikimeve direkte dhe profileve mb\u00ebshtet\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb dezinformuar dhe keqorientuar opinionin e qytetar\u00ebve, duke synuar margjinalizimin e protest\u00ebs.<br \/>\n<em><strong>I. Armata e iluzionist\u00ebve dhe z\u00ebvend\u00ebsimi i reformave me show<\/strong><\/em><br \/>\nSekti Rama ka angazhuar fort punonj\u00ebs t\u00eb shtetit, p\u00ebr t\u00eb kryer lidhjen e administrat\u00ebs me rrjetet sociale, si dhe struktura t\u00eb ndryshme publike, n\u00eb shp\u00ebrndarjen e pseudoarritjeve qeveritare dhe n\u00eb kund\u00ebrsulmet ndaj z\u00ebrave kritik\u00eb n\u00eb rrjet. Ka mobilizuar m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt me pushtetin, analist\u00eb apo eksponent\u00eb t\u00eb caktuar, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur modelet e qeverisjes n\u00eb panele dhe n\u00eb media, duke shitur iluzione.<br \/>\nPo p\u00ebrpiqet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar problemet e thella ekonomike, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb harrojn\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e ngritur ortek n\u00eb vend, ndaj korrupsionit apo d\u00ebshtimeve administrative, p\u00ebrmes videove t\u00eb montuara bukur, me zyra t\u00eb transformuara, apo me projekte 3D.<br \/>\nKrijimi i platformave t\u00eb reja qeveritare, apo nismat m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb komunikimit po p\u00ebrpiqen t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb sektit n\u00eb pushtet si fasad\u00eb dhe mjet propagande, p\u00ebr t\u00eb treguar nj\u00eb realitet virtual, duke shp\u00ebrfillur dhe harruar plot\u00ebsisht problemet reale t\u00eb qytetar\u00ebve.<br \/>\nSekti Rama ka krijuar nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb punonj\u00ebsish n\u00eb administrat\u00ebn publike, sidomos n\u00eb at\u00eb qendrore, detyra e vetme e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndarja n\u00eb rrjetet sociale e videove nga ERTV, televizioni i kryeministrit, si dhe i postimeve qeveritare, duke p\u00ebrdorur fondet dhe burimet shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime propagande komuniste. Reformat e mir\u00ebfillta, t\u00eb cilat kan\u00eb ngecur ose jan\u00eb anashkaluar, po z\u00ebvend\u00ebsohen nga podcastet qeveritare dhe show personal i gjoja \u201cLiderit Rajonal\u201d.<br \/>\n<strong><em>II. \u201cBoria\u201d komuniste dhe makina e prishur qeveritare<\/em><\/strong><br \/>\nRama harron se institucionet, nj\u00ebsoj si automjetet, maten nga motori q\u00eb i \u00e7on p\u00ebrpara, jo nga boria q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb d\u00ebgjohen. Me nj\u00eb qasje komunisti t\u00eb pandreqsh\u00ebm, po i m\u00ebshon vet\u00ebm propagand\u00ebs, me shpres\u00eb t\u00eb kot\u00eb se do t\u00eb shp\u00eblaj\u00eb trut\u00eb e t\u00eb rinjve, sidomos t\u00eb q\u00ebndrestar\u00ebve n\u00eb protest\u00eb dhe t\u00eb qindra mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb rinj dhe jo t\u00eb rinj, q\u00eb solidarizohen me protest\u00ebn dhe e simpatizojn\u00eb at\u00eb. Dhe q\u00eb shum\u00eb shpejt, n\u00eb shtator, do t\u00eb mbushin rradh\u00ebt e saj.<br \/>\nN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb inciojn\u00eb projektet p\u00ebr profesionist\u00ebt e rinj, p\u00ebr inxhinier\u00eb, mjek\u00eb, agronom\u00eb, veteriner\u00eb, etj,, Rama dhe sekti i tij mb\u00ebshtesin me fonde dhe em\u00ebrime n\u00eb administrat\u00eb propagandist\u00ebt!<br \/>\nMir\u00ebpo problemi nuk \u00ebsht\u00eb se sa fort d\u00ebgjohet boria, por sa mir\u00eb punon motori. Mos investo te boria kur problemi \u00ebsht\u00eb motori.<br \/>\nRama q\u00ebllimisht b\u00ebn sikur e harron k\u00ebt\u00eb realitet. N\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb funksionon, investimi shkon tek motori, tek kapaciteti q\u00eb prodhon l\u00ebvizje dhe rezultat. Kur investimi shkon kryesisht tek boria, krijohet shum\u00eb zhurm\u00eb, por pak, ose aspak p\u00ebrparim.<br \/>\nEdhe institucionet, nj\u00ebsoj si automjetet, maten nga motori q\u00eb i \u00e7on p\u00ebrpara, jo nga boria q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb d\u00ebgjohen. Burimet duhet t\u00eb shkojn\u00eb tek kapaciteti, mekanizmat dhe rezultatet. Komunikimi duhet t\u00eb pasqyroj\u00eb pun\u00ebn, dhe jo ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb at\u00eb.<br \/>\nMir\u00ebpo k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit po p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Rama. T\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb reformat q\u00eb i ka d\u00ebshtuar ose nuk i ka nisur fare n\u00eb k\u00ebto 14 vite qeverisje, me show. Duke u sjell\u00eb si komunist klasik.<br \/>\nMakina e komunizmit nuk ecte, sepse e gjith\u00eb fuqia e motorit ishte \u00e7uar te boria. Metafora: burimet shpenzoheshin p\u00ebr zhurm\u00ebn, propagand\u00ebn dhe demonstrimin, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb tek motori, mekanizmi q\u00eb prodhon l\u00ebvizjen dhe rezultatin.<br \/>\nPrandaj dhe \u201cmakinat e komunizmit\u201d, sistemet qeveris\u00ebse t\u00eb komunizmit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn u prish\u00ebn dhe nuk ecnin m\u00eb. Dhe nj\u00ebsoj si n\u00eb barselet\u00ebn historike p\u00ebr d\u00ebshtimet e komunizmit, u thirr\u00ebn ideolog\u00ebt e saj, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb \u00e7far\u00eb kjo makin\u00eb ka q\u00eb nuk shkon.<br \/>\nMarksi thot\u00eb: \u201cUn\u00eb projektova karrocerin\u00eb; p\u00ebr pjes\u00ebt e tjera pyesni Engels-in.\u201d. Engelsi thot\u00eb: \u201cUn\u00eb u mora me suspensionin dhe drejtimin; motori \u00ebsht\u00eb puna e Lenin-it\u201d. Lenini kontrollon makin\u00ebn, sheh motorin dhe n\u00eb fund thot\u00eb: \u201cPo si prisni t\u00eb ec\u00eb, shok\u00eb, kur t\u00eb gjith\u00eb fuqin\u00eb e motorit e keni \u00e7uar te boria?\u201d. Makina e komunizmit ishte prishur. Kur e kontrolluan, zbuluan se motori nuk ishte lidhur me rrotat, por me borin\u00eb.<br \/>\n<strong><em>xxx<\/em><\/strong><br \/>\nK\u00ebshtu po sillet sot Rama, duke dashur t\u00eb deformoj\u00eb realitetin mjeran t\u00eb braktisjes masive t\u00eb vendit dhe d\u00ebshtimit t\u00eb reformave p\u00ebr nj\u00eb ekonomi t\u00eb qendrueshme dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt, me \u201cbori\u201d patronazhist\u00ebsh dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebsh e pagamarr\u00ebsish t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb rrjet sociale dhe mediat. Por nuk do t\u2019ia arrij\u00eb dot. Orteku i protest\u00ebs rinore dhe qytetare n\u00eb shtator do ta marr\u00eb p\u00ebrfund me vete, p\u00ebr ta hedhur n\u00eb koshin e historis\u00eb, aty ku e ka vendin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj T\u00eb tmerruar nga fryma, shpresa e ngjallur nga protesta rinore dhe nga rezistenca e saj epike prej 85 dit\u00ebsh, Rama dhe sekti i tij n\u00eb pushtet kan\u00eb mobilizuar jo vet\u00ebm ushtrin\u00eb e \u201csprovuar\u201d t\u00eb patronazhist\u00ebve, por edhe \u201cburin\u00eb\u201d e rregjimit, ushtrin\u00eb e podkasteve zyrtare, komunikimeve direkte dhe profileve mb\u00ebshtet\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb dezinformuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":149971,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151603","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151603","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151603"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151603\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151604,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151603\/revisions\/151604"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149971"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}