{"id":151612,"date":"2026-08-24T16:38:08","date_gmt":"2026-08-24T16:38:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151612"},"modified":"2026-08-24T16:38:08","modified_gmt":"2026-08-24T16:38:08","slug":"kalaja-e-elbasanit-mes-trashegimise-dhe-betonit-banoret-kunder-projektit-te-rivitalizimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/24\/kalaja-e-elbasanit-mes-trashegimise-dhe-betonit-banoret-kunder-projektit-te-rivitalizimit\/","title":{"rendered":"Kalaja e Elbasanit mes trash\u00ebgimis\u00eb dhe betonit: Banor\u00ebt kund\u00ebr projektit t\u00eb rivitalizimit"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Kalaja e Elbasanit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb monument kulture, por nj\u00eb zon\u00eb e banuar me banesa, prona private, biznese dhe aktivitete kulturore. Projekti \u201cRivitalizimi i Kalas\u00eb s\u00eb Elbasanit\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e koncept-ides\u00eb dhe konsultimit publik dhe po hartohet nga Bashkia Elbasan n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim (AADF) dhe studio arkitekturore nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Projekti synon rikualifikimin e zon\u00ebs historike p\u00ebrmes nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb trash\u00ebgimi, hap\u00ebsira publike dhe funksione kulturore, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb ka sjell\u00eb pyetje nga banor\u00ebt p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb ndikoj\u00eb te pronat dhe jeta e p\u00ebrditshme e lagjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga banor\u00ebt q\u00eb ka ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet e parashikuara \u00ebsht\u00eb Vladimir Caridha, skulptor dhe banor i lagjes \u201cKala\u201c. P\u00ebr Caridh\u00ebn, debati nuk lidhet vet\u00ebm me nj\u00eb pron\u00eb private, por me m\u00ebnyr\u00ebn se si konceptohet nd\u00ebrhyrja n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb historike ku bashk\u00ebjetojn\u00eb trash\u00ebgimia dhe jeta e banor\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cIdeja e projektit, rivitalizimi, p\u00ebr mua, merret vet\u00ebm me estetik\u00ebn sip\u00ebrfaq\u00ebsore t\u00eb objekteve, jo me thelbin e tyre, me shpron\u00ebsime n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve\u201d, u shpreh Caridha.<\/p>\n<p>Sipas tij, nd\u00ebrhyrja nuk duhet t\u00eb kufizohet te ndryshimi i pamjes s\u00eb zon\u00ebs, por duhet t\u00eb ruaj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien mes historis\u00eb, strukturave ekzistuese dhe karakterit t\u00eb lagjes.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb evidentosh Burgun dhe pastaj ta mbulosh? T\u00eb prish\u00ebsh e t\u00eb nd\u00ebrtosh beton, q\u00eb nuk ka lidhje estetike me asgj\u00eb n\u00eb lagje\u201d, tha artisti 66-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb d\u00ebgjes\u00ebn e par\u00eb publike t\u00eb zhvilluar m\u00eb 24 qershor, debati u p\u00ebrqendrua te m\u00ebnyra se si nd\u00ebrhyrjet e propozuara do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb karakterin e nj\u00eb zone historike t\u00eb banuar.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Elbasanit, Valbona Balliu, ngriti shqet\u00ebsime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit arkitektonik t\u00eb projektit dhe p\u00ebrputhjen e tij me identitetin ekzistues t\u00eb kalas\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProjektet 3D jan\u00eb projekte q\u00eb i pam\u00eb tek parku. Mos harroni dhe nj\u00eb fakt, kalaja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb e banuar\u201d, deklaroi Balliu gjat\u00eb d\u00ebgjes\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Ajo u ndal edhe te materialet e propozuara p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet e parashikuara, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebrputhjen e tyre me karakterin tradicional t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb shohim nga materiali nd\u00ebrtimor, beton, gur, mermer, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb zon\u00eb \u00ebsht\u00eb prezent guri g\u00eblqeror i trevave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, deklaroi Balliu.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimet e shprehura gjat\u00eb procesit t\u00eb konsultimit publik nuk u kufizuan te disa komente individuale, por u shoq\u00ebruan me reagime t\u00eb shumta nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit, ku u ngrit\u00ebn shqet\u00ebsime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e nd\u00ebrhyrjes n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb banuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb kritikave t\u00eb banor\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve lokal\u00eb, institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse e paraqesin projektin si nj\u00eb nd\u00ebrhyrje q\u00eb synon ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe zhvillimin e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashkia Elbasan e p\u00ebrcakton si objektiv kryesor rikualifikimin e lagjes \u201cKala\u201c, ruajtjen e vlerave t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe zhvillimin ekonomik t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cProjekti i Rivitalizimit t\u00eb Kalas\u00eb s\u00eb Elbasanit ka si objektiv kryesor: rikualifikimin e lagjes \u201cKala\u201c, ruajtjen e vlerave t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe zhvillimin ekonomik t\u00eb saj\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e institucionit.<\/p>\n<p>Sipas Bashkis\u00eb, projekti nuk shihet vet\u00ebm si restaurim i objekteve historike, por edhe si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb lidhur trash\u00ebgimin\u00eb me zhvillimin ekonomik dhe funksionimin e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga element\u00ebt e projektit lidhet edhe me aktivitetin ekonomik t\u00eb lagjes. Bashkia e ka p\u00ebrfshir\u00eb administrimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb zon\u00ebs, p\u00ebrfshirjen e bizneseve lokale dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrmarr\u00ebsit\u00a0\u00a0si pjes\u00eb t\u00eb objektivave t\u00eb rivitalizimit.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr Caridh\u00ebn, nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb banuar nuk mund t\u00eb trajtohet vet\u00ebm p\u00ebrmes restaurimit dhe turizmit, n\u00ebse nuk ruan aktivitetet q\u00eb kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb jet\u00ebn e lagjes.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb koncept iden\u00eb nuk flitet fare p\u00ebr krijimin, gjall\u00ebrimin apo stimulimin e aktiviteteve ekonomike prodhuese, e kryesisht atyre tradicionale, pasi n\u00eb lagje jetohet, nd\u00ebrsa projekti i parashikuar e ka par\u00eb si di\u00e7ka t\u00eb vdekur, vet\u00ebm muzeale\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej kund\u00ebrshtimit ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb konceptimit t\u00eb projektit, Vladimir Caridha ngre edhe nj\u00eb shqet\u00ebsim konkret p\u00ebr nj\u00eb objekt q\u00eb, sipas tij, preket nga nd\u00ebrhyrjet e propozuara, studion e tij artistike n\u00eb lagjen \u201cKala\u201c.<\/p>\n<p>\u201cAnkimimi im q\u00ebndroi s\u00eb pari n\u00eb mosnjoftimin, as me rekomand\u00eb as me njoftim t\u00eb thjesht\u00eb, kur nj\u00ebra nga pronat, studioja, planifikohet t\u00eb prishet\u201d, u shpreh Caridha.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i tij lidhet jo vet\u00ebm me nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb private, por edhe me funksionin q\u00eb ajo ka pasur nd\u00ebr vite si vend ku zhvillohen aktivitete artistike dhe artizanale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, debati p\u00ebr objektet lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb p\u00ebrcaktohen nd\u00ebrhyrjet konkrete n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ku nd\u00ebrtesat historike bashk\u00ebjetojn\u00eb me banesa, biznese dhe hap\u00ebsira t\u00eb p\u00ebrdorura nga komuniteti.<\/p>\n<p>Kalaja e Elbasanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e r\u00ebnd\u00ebsishme e historis\u00eb s\u00eb qytetit, e lidhur me zhvillimin e tij nd\u00ebr shekuj dhe me rolin q\u00eb ka pasur n\u00eb jet\u00ebn urbane t\u00eb Elbasanit. Brenda mureve t\u00eb saj nuk ndodhen vet\u00ebm objekte me vlera trash\u00ebgimie, por edhe nj\u00eb lagje e banuar, ku nd\u00ebr vite kan\u00eb bashk\u00ebjetuar banesa, biznese, rrugica dhe aktivitete t\u00eb komunitetit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kjo bashk\u00ebjetes\u00eb mes nj\u00eb zone me vlera historike dhe nj\u00eb lagjeje ku jetohet p\u00ebrb\u00ebn edhe thelbin e debatit p\u00ebr projektin e rivitalizimit. Nd\u00ebrhyrja synon rikualifikimin e zon\u00ebs, por ka sjell\u00eb pyetje dhe kund\u00ebrshtime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb trajtohen objektet, hap\u00ebsirat dhe funksionet ekzistuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre shqet\u00ebsimeve, Bashkia Elbasan e paraqet koncept-iden\u00eb si nj\u00eb proces t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb studimin e struktur\u00ebs ekzistuese t\u00eb lagjes.<\/p>\n<p>\u201cKoncept ideja p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kalan\u00eb p\u00ebrfshin studimin dhe kartelizimin e lagjes ku jan\u00eb analizuar 434 nd\u00ebrtesa\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Bashkis\u00eb Elbasan p\u00ebr Amfor\u00ebn.<\/p>\n<p>Studimi i bashkis\u00eb shtrihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e cila sipas dokumentacionit t\u00eb projekt ides\u00eb kufizohet nga Bulevardi \u201cQemal Stafa\u201d n\u00eb jug, Rruga \u201cJanaq Kilica\u201d n\u00eb per\u00ebndim, Rruga \u201cPtoleme Xhuvani\u201d n\u00eb veri dhe Rruga \u201cRinia\u201d n\u00eb lindje.<\/p>\n<p>Sipas bashkis\u00eb analiza nuk \u00ebsht\u00eb kufizuar vet\u00ebm te objektet me vlera historike, por ka p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb dh\u00ebna mbi objektet publike, infrastruktur\u00ebn ekzistuese, investimet publike dhe private, lejet e miratuara nd\u00ebr vite, pron\u00ebsit\u00eb, statusin kadastral, bizneset dhe kartelizat e objekteve t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara me statusin e monumentit t\u00eb kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj faze, koncept-ideja parashikon edhe drejtimin e nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb ardhshme n\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRestaurimi i nd\u00ebrtesave t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsime selektive t\u00eb fasadave t\u00eb bazuara n\u00eb kritere konservuese dhe urbanistike si dhe shtime n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb vog\u00ebl \u2013 t\u00eb projektuara p\u00ebr t\u00eb forcuar vazhdim\u00ebsin\u00eb hap\u00ebsinore dhe p\u00ebrdorimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb zon\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas miratimit t\u00eb koncept-ides\u00eb nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, do t\u00eb vijoj\u00eb hartimi i projektit t\u00eb detajuar p\u00ebr zbatim p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet n\u00eb nd\u00ebrtesa, sheshe dhe rrug\u00eb\/rrugica brenda zonave t\u00eb p\u00ebrcaktuara t\u00eb kalas\u00eb. Nd\u00ebrhyrjet m\u00eb t\u00eb detajuara t\u00eb projekt-zbatimit lidhen me Zon\u00ebn A t\u00eb Kalas\u00eb, ku parashikohen analiza t\u00eb nd\u00ebrtesave, restaurime arkitektonike, nd\u00ebrhyrje n\u00eb infrastruktur\u00eb, ndri\u00e7im, specifikime teknike dhe dokumentacion p\u00ebr zbatim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, mungesa e p\u00ebrcaktimeve p\u00ebrfundimtare p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet konkrete mbetet nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet e ngritura nga banor\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit lokal\u00eb. N\u00eb d\u00ebgjes\u00ebn publike mor\u00ebn pjes\u00eb edhe institucionet e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, t\u00eb cilat shqyrtuan draftin paraprak dhe p\u00ebrcoll\u00ebn rekomandimet e tyre p\u00ebr vijimin e procesit.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Elbasanit, Valbona Balliu, ngriti shqet\u00ebsimin se banor\u00ebt ende nuk kan\u00eb informacion se cilat hap\u00ebsira mund t\u00eb ndikohen nga nd\u00ebrhyrjet.<\/p>\n<p>\u201cJu ende nuk keni nj\u00eb list\u00eb t\u00eb pronar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb preken, k\u00ebta ende nuk e din\u00eb se ku do t\u2019u preket sht\u00ebpia, kopshti, ku do t\u2019u preket muri\u201d, deklaroi Balliu gjat\u00eb d\u00ebgjes\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Edhe vet\u00eb bashkia pranon se d\u00ebgjesa publike nuk u shoq\u00ebrua vet\u00ebm me interes p\u00ebr projektin, por edhe me reagime kritike nga pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb prekur drejtp\u00ebrdrejt nga nd\u00ebrhyrjet.<\/p>\n<p>\u201cPor duhet p\u00ebrmendur dhe reagimi me nota kritike i pjes\u00ebmarr\u00ebse q\u00eb ishin t\u00eb prekur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga nd\u00ebrhyrjet\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Bashkis\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2026\/August\/24\/auto_21787585299.png\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket nd\u00ebrhyrjeve mbi pronat dhe hap\u00ebsirat private, bashkia sqaron se projekti \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces zhvillimi dhe se do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb sakt\u00ebsohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb shqyrtimit t\u00eb sugjerimeve, ankesave dhe k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrcjella nga komuniteti pas d\u00ebgjes\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Edhe Ministria e Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit b\u00ebn me dije se projekti ndodhet ende n\u00eb faz\u00ebn e hartimit t\u00eb projekt-ides\u00eb dhe t\u00eb vler\u00ebsimit institucional. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, ministria dhe strukturat e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore kan\u00eb rol n\u00eb shqyrtimin e dokumentacionit dhe n\u00eb dh\u00ebnien e rekomandimeve p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me vlera historike.<\/p>\n<p>\u201cProjekti \u201cRivitalizimi i Kalas\u00eb s\u00eb Elbasanit\u201d, i dokumentuar si \u201cRenovation Project of Elbasan Castle \/ Preliminary Concept Design\u201d, \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e hartimit t\u00eb projekt-ides\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit.<\/p>\n<p>Sipas ministris\u00eb, drafti paraprak i projektit \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga institucionet e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb sugjerimet dhe rekomandimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me k\u00ebt\u00eb projekt, institucionet e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore kan\u00eb vler\u00ebsuar draftin paraprak n\u00eb dispozicion t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb elektronikisht dhe kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb pran\u00eb MTKS sugjerimet dhe rekomandimet p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e ministris\u00eb.<\/p>\n<p>AADF e lidh p\u00ebrfshirjen e saj me faz\u00ebn e p\u00ebrgatitjes s\u00eb projektit teknik p\u00ebr rivitalizimin e Kalas\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAADF \u00ebsht\u00eb angazhuar, n\u00eb rolin e donatorit, t\u00eb financoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb p\u00ebrgatitjen e projektit t\u00eb detajuar teknik p\u00ebr rivitalizimin e Kalas\u00eb s\u00eb Elbasanit, duke kontraktuar ekspertiz\u00ebn e nevojshme p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e tij\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e AADF p\u00ebr Amfor\u00ebn.<\/p>\n<p>Debati p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet n\u00eb zona historike nuk \u00ebsht\u00eb i kufizuar vet\u00ebm te Elbasani. Edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb projekteve t\u00eb transformimit urban, si ai i Durr\u00ebsit, pyetja kryesore ka qen\u00eb m\u00ebnyra se si nd\u00ebrhyrjet e reja harmonizohen me historin\u00eb e zon\u00ebs dhe me interesat e komuniteteve q\u00eb jetojn\u00eb aty. N\u00eb rastin e Kalas\u00eb s\u00eb Elbasanit, kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb ngritur q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e koncept-ides\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit b\u00ebn me dije se nuk jan\u00eb nxjerr\u00eb akte administrative miratimi, vendimmarrje apo opinione teknike p\u00ebrfundimtare p\u00ebr projektin, pasi procedurat e shqyrtimit dhe miratimit nga institucionet kompetente nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar ende.<\/p>\n<p>Bashkia b\u00ebn me dije se k\u00ebrkesat, ankesat dhe sugjerimet e ardhura pas d\u00ebgjes\u00ebs publike jan\u00eb ende n\u00eb shqyrtim nga grupi i projektimit dhe institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, projekti ka sjell\u00eb kund\u00ebrshtime q\u00eb n\u00eb prezantimin e tij t\u00eb par\u00eb publik. Banor\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit lokal\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb objekteve, ndikimin mbi pronat private, funksionet tradicionale t\u00eb zon\u00ebs dhe ruajtjen e karakterit t\u00eb nj\u00eb lagjeje ku jetohet prej brezash.\/amfora.al<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kalaja e Elbasanit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb monument kulture, por nj\u00eb zon\u00eb e banuar me banesa, prona private, biznese dhe aktivitete kulturore. Projekti \u201cRivitalizimi i Kalas\u00eb s\u00eb Elbasanit\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e koncept-ides\u00eb dhe konsultimit publik dhe po hartohet nga Bashkia Elbasan n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":151613,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151612","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151612","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151612"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151612\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151614,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151612\/revisions\/151614"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151613"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151612"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151612"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151612"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}