{"id":151739,"date":"2026-08-25T19:04:09","date_gmt":"2026-08-25T19:04:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151739"},"modified":"2026-08-25T19:04:28","modified_gmt":"2026-08-25T19:04:28","slug":"profesori-thirrje-studenteve-dhe-pedagogeve-ejani-ne-sheshin-e-lirise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/25\/profesori-thirrje-studenteve-dhe-pedagogeve-ejani-ne-sheshin-e-lirise\/","title":{"rendered":"Profesori thirrje student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve: Ejani n\u00eb Sheshin e Liris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Profesori Lush Susaj ka folur n\u00eb protest\u00ebn e 87-t\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb dhe kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te situata e student\u00ebve dhe arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Susaj u b\u00ebri thirrje student\u00ebve, pedagog\u00ebve dhe m\u00ebsuesve q\u00eb t\u2019i bashkohen protest\u00ebs, nd\u00ebrsa akuzoi qeverin\u00eb se ka d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrmbushjen e premtimeve p\u00ebr arsimin.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje \u201cPaktin p\u00ebr Universitetin\u201d, duke deklaruar se ai u shkel nga qeveria dhe se student\u00ebt nuk duhet t\u00eb mashtrohen s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Susaj tha se student\u00ebt dhe nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebrballen me kushte t\u00eb v\u00ebshtira, rritje t\u00eb kostove t\u00eb jetes\u00ebs, munges\u00eb kampusesh universitare, konviktesh, qendrash shkencore dhe bibliotekash.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, profesori i b\u00ebri thirrje student\u00ebve, pedagog\u00ebve dhe m\u00ebsuesve t\u00eb ngrihen n\u00eb protest\u00eb, duke e paraqitur k\u00ebt\u00eb q\u00ebndres\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrballje politike me qeverisjen e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Lush Susaj: <\/strong>T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs,<\/p>\n<p>E mora fjal\u00ebn sonte p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb me ju k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike q\u00eb, sikurse nat\u00ebn e par\u00eb, edhe sot, n\u00eb nat\u00ebn, n\u00eb dit\u00ebn e 87-t\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jemi demotivuar e dob\u00ebsuar, po, p\u00ebrkundrazi, jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb e m\u00eb t\u00eb bashkuar e m\u00eb t\u00eb vendosur se kurr\u00eb p\u00ebr t&#8217;i shkuar deri n\u00eb fund rikthimit t\u00eb demokracis\u00eb dhe pluralizmit real n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>E me k\u00ebt\u00eb rast i b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb, e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb qytetaris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, e sidomos tiranasve autokton\u00eb, q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Sheshin e Liris\u00eb. Sepse \u00e7do grimc\u00eb e k\u00ebsaj toke ka emrin tuaj, gjakun tuaj, mundin tuaj dhe historin\u00eb tuaj, e mos ta turp\u00ebrojm\u00eb as mundin, as gjakun, as historin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb shesh, sepse kjo \u00ebsht\u00eb protesta, jo protest\u00eb e partive, jo protest\u00eb e partive q\u00eb dol\u00ebn nga mitra e p\u00ebrgjakur e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs q\u00eb ka pasur zyrat te kjo nd\u00ebrtesa k\u00ebtu p\u00ebrball\u00eb, por \u00ebsht\u00eb protesta e \u00e7do shqiptari n\u00eb zemr\u00ebn e t\u00eb cilit asht Shqip\u00ebria, e \u00e7do shqiptari q\u00eb zemra e t\u00eb cilit rreh p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe asht gati me pushue p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja protest\u00eb q\u00eb do t\u00eb shpron\u00ebsoj\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kakistokracin\u00eb, marr\u00ebzin\u00eb, oligarkin\u00eb, f\u00eblliq\u00ebsin\u00eb dhe prostitucionin politik shqiptar, i cili e ka sjell\u00eb vendin n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb pafavorshme, dhe po rrezikon edhe qenien e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb protesta e popullit shqiptar, e cila do t\u00eb shpron\u00ebsoj\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb korrupsionin, duke shpallur korrupsionin tradhti komb\u00ebtare dhe t\u00eb korruptuarit tradhtar\u00eb t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Dhe dijeni mir\u00eb q\u00eb vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb zagar\u00ebt e qeverisjes nuk do t\u00eb mund t\u00eb shtrijn\u00eb dor\u00ebn mbi pronat shtet\u00ebrore, as mbi pronat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb protesta q\u00eb mbjell bashkim dhe dashuri midis popullit dhe protestuesve, e jo urrejtje. E me k\u00ebt\u00eb rast i b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb jen\u00eb t\u00eb duruesh\u00ebm e t\u00eb mos bien pre e provokimeve.<\/p>\n<p>\u00c7do r\u00ebnie pre e provokimeve, jo se cenon k\u00ebt\u00eb protest\u00eb, se kjo \u00ebsht\u00eb protest\u00eb shembullore, por i jep material atyre q\u00eb e duan t\u00eb keqen e Shqip\u00ebris\u00eb. Prandaj, kurajo e durim. Durimi \u00ebsht\u00eb forc\u00eb dhe atdhetari.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kemi parasysh, kjo \u00ebsht\u00eb protesta q\u00eb i kthen nderin dhe dinjitetin m\u00ebsuesit dhe arsimit shqiptar. Jemi vendi q\u00eb shpallemi me mbi 60% analfabet\u00eb funksional\u00eb. Jemi vendi q\u00eb nga 2015-ta e sot, p\u00ebr 10 vjet, kemi humbur 16 vende, 19 vende, m\u00eb falni, 19 vende n\u00eb renditjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Prandaj i kthen nderin dhe dinjitetin m\u00ebsuesit, mjekut, ushtarakut, pun\u00ebtorit, vajz\u00ebs, n\u00ebn\u00ebs, gjithkujt, dhe ia heq nderin dhe dinjitetin e rrejsh\u00ebm k\u00ebtyre pushtetar\u00ebve injorant\u00eb q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb as shifrat numerike, t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb, me vot\u00ebn e vjedhur, i sul\u00ebn fronit.<\/p>\n<p>Kjo protest\u00eb do ta shpron\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb elit\u00ebn e rrejshme t\u00eb komunizmit. Posht\u00eb komunizmi, posht\u00eb diktatura!<\/p>\n<p>\u00c7do shqiptar q\u00eb nuk e kupton se \u00e7far\u00eb i ka sjell\u00eb komunizmi dhe diktatura Shqip\u00ebris\u00eb, kurr\u00eb nuk b\u00ebhet haj\u00ebr, sepse ai nuk mund t\u00eb quhet shqiptar.<\/p>\n<p>Dhe po ju kujtoj edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt. Duhet t\u00eb keni parasysh, fillon shtatori. Vijn\u00eb flet\u00eb t\u00eb reja p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Shkollat dhe universitetet e Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb nga qershori. Si\u00e7 i keni l\u00ebn\u00eb, i gjeni. Ve\u00e7 i gjeni n\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, sepse jan\u00eb rritur \u00e7mimet e qirave, jan\u00eb rritur \u00e7mimet e ushqimeve, jan\u00eb rritur \u00e7mimet e p\u00ebrballimit t\u00eb shpenzimeve, kur pun\u00ebsimi dhe ekonomia nuk kan\u00eb p\u00ebsuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rritje.<\/p>\n<p>Nuk kemi as kampuse universitare, as konvikte, as qendra shkencore, as biblioteka. Student\u00ebt dhe nx\u00ebn\u00ebsit e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit.<\/p>\n<p>Pakt\u00a0p\u00ebr Universitetin i tregoi gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe bot\u00ebs q\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mashtrim t\u00eb dyt\u00eb me bes\u00ebn. Ajo ishte besa e par\u00eb q\u00eb u shkel nga qeveria, e kjo nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet.<\/p>\n<p>\u00c7do shqiptar q\u00eb i beson t\u00eb pabesit, p\u00ebson fatin q\u00eb p\u00ebsuan student\u00ebt dhe pedagog\u00ebt.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast i b\u00ebj thirrje \u00e7do studenti dhe profesori e m\u00ebsuesi t\u00eb ngrihet n\u00eb protest\u00eb! Dhe pse? Sepse k\u00ebt\u00eb rast nuk jemi n\u00eb kushtet e vitit 2018-2019.<\/p>\n<p>Ta din\u00eb student\u00ebt dhe nx\u00ebn\u00ebsit e Shqip\u00ebris\u00eb se k\u00ebt\u00eb her\u00eb, prind\u00ebrit e tyre nuk do t\u00eb shantazhohen, nuk do t\u00eb tradhtojn\u00eb, nuk do t\u00eb votojn\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebto 70 dit\u00eb q\u00ebndrese jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t&#8217;i treguar \u00e7do shqiptari se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kur shet t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve. Se kur shet t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve, f\u00ebmija ik\u00ebn e ta l\u00eb sht\u00ebpin\u00eb bosh, t&#8217;i l\u00eb shkollat bosh, t&#8217;i l\u00eb universitetet bosh.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb horrat.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb dyti, ta din\u00eb student\u00ebt dhe nx\u00ebn\u00ebsit e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb m\u00ebsuesit dhe nx\u00ebn\u00ebsit e Shqip\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht edhe atyre q\u00eb e kan\u00eb g\u00eblltitur lug\u00ebn e \u00e7orb\u00ebs s\u00eb prishur, nuk do t&#8217;i tradhtojn\u00eb, nuk do t&#8217;i l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm sikur n\u00eb 2018-2019-\u00ebn.<\/p>\n<p>Prandaj, thirrje koleg\u00ebve t\u00eb nderuar: ejani n\u00eb Sheshin e Liris\u00eb, ejani me betimin e Zotit e me detyr\u00ebn funksionale q\u00eb keni p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prind\u00ebr t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe po e mbyll duke fal\u00ebnderuar Zotin q\u00eb jemi bashk\u00eb, duke e fal\u00ebnderuar \u00e7do protestues.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Bashkimi Evropian, rrofshin Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, rroft\u00eb \u00e7do shqiptar q\u00eb kontribuon n\u00eb protest\u00eb p\u00ebr prosperitetin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Profesori Lush Susaj ka folur n\u00eb protest\u00ebn e 87-t\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb dhe kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te situata e student\u00ebve dhe arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Susaj u b\u00ebri thirrje student\u00ebve, pedagog\u00ebve dhe m\u00ebsuesve q\u00eb t\u2019i bashkohen protest\u00ebs, nd\u00ebrsa akuzoi qeverin\u00eb se ka d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrmbushjen e premtimeve p\u00ebr arsimin. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje \u201cPaktin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":148784,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151739","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151739","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151739"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151739\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151741,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151739\/revisions\/151741"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148784"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151739"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151739"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151739"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}