{"id":151828,"date":"2026-08-27T08:13:58","date_gmt":"2026-08-27T08:13:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151828"},"modified":"2026-08-27T08:13:58","modified_gmt":"2026-08-27T08:13:58","slug":"pullat-dializa-sterilizimi-kayo-si-po-shnderrohet-shteti-ne-nje-kompani-gjigande-guacke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/27\/pullat-dializa-sterilizimi-kayo-si-po-shnderrohet-shteti-ne-nje-kompani-gjigande-guacke\/","title":{"rendered":"Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo\/ Si po shnd\u00ebrrohet shteti n\u00eb nj\u00eb kompani gjigande guack\u00eb"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><strong>Nga Klodian TOMORRI<\/strong><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Kur qeveria njoftoi shtet\u00ebzimin e kon\u00e7esionit t\u00eb pullave fiskale, shum\u00eb njer\u00ebz ndoshta u g\u00ebzuan. Pjesa d\u00ebrrmuese e kon\u00e7esioneve n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb mos t\u00eb gjitha, kan\u00eb qen\u00eb thjesht afera korruptive, si\u00e7 d\u00ebshmojn\u00eb dosjet e SPAK, dhe rikthimi i sh\u00ebrbimeve t\u00eb privatizuara n\u00eb sfer\u00ebn publike dukej si nj\u00eb korrigjim i drejt\u00eb. Por gj\u00ebrat mund t\u00eb shkojn\u00eb nga keq n\u00eb m\u00eb keq akoma.<\/p>\n<p>Shteti q\u00eb kon\u00e7esiononte tashm\u00eb po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb kompani gjigande guack\u00eb, q\u00eb b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb si kon\u00e7esionet, por m\u00eb djall\u00ebzisht. Duke p\u00ebrdorur shtet\u00ebzimin si mbules\u00eb.<\/p>\n<p>Pullat fiskale ishin dall\u00ebndyshja e par\u00eb e regjimit t\u00eb ri hibrid. Qeveria shqiptare ngriti nj\u00eb kompani t\u00eb quajtur Albtrace p\u00ebr t\u00eb kryer sh\u00ebrbimin, q\u00eb deri m\u00eb dje e kryente me kon\u00e7esion nj\u00eb kompani private e quajtur SICPA.<\/p>\n<p>Por Albtrace \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ortak\u00ebri privato-shtet\u00ebrore, ku shteti zot\u00ebron 51 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve p\u00ebrmes Shtypshkronj\u00ebs s\u00eb Letrave me Vler\u00eb, nd\u00ebrsa 49 p\u00ebr qind mbahen nga nj\u00eb kompani arabe e quajtur O AND S Security Solutions L.L.C.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, Albtrace gjeneroi n\u00eb total 592 milion\u00eb lek\u00eb ose rreth 6.3 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura. Nga k\u00ebto 480 milion\u00eb lek\u00eb ose mbi 5 milion\u00eb euro shkuan tek aksioneri O AND S Security Solutions L.L.C, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri ngel\u00ebn vet\u00ebm 1 milion\u00eb euro p\u00ebr pagimin e rrogave t\u00eb punonj\u00ebsve.<\/p>\n<p>Pra, ajo q\u00eb ndodh \u00ebsht\u00eb kjo. Parat\u00eb u merren bizneseve shqiptare nga Albtrace, q\u00eb gjoja \u00ebsht\u00eb kompani shtet\u00ebrore, por 80 p\u00ebr qind t\u00eb tyre Albtrace i \u00e7on tek aksioneri i saj privat nga Arabia, duke bler\u00eb atje \u00e7do gj\u00eb, nga l\u00ebnda e par\u00eb deri tek sh\u00ebrbimet e konsulenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb Albtrace \u00ebsht\u00eb thjesht ura q\u00eb transferon parat\u00eb tek privati ose guacka q\u00eb mbulon p\u00ebrfituesit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Dhe ky ishte vet\u00ebm viti i par\u00eb i kompanis\u00eb. Pasi tani asaj i \u00ebsht\u00eb shtuar edhe nj\u00eb tjet\u00ebr monopol p\u00ebrve\u00e7 atij t\u00eb pullave. Ky \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbimi i sh\u00ebnjimit t\u00eb karburanteve dhe gjurmimi i tranzitit, q\u00eb m\u00eb par\u00eb njihej si kon\u00e7esioni i markimit.<\/p>\n<p>K\u00ebto dy monopole e \u00e7ojn\u00eb biznesin total t\u00eb Albtrace n\u00eb mbi 10 milion\u00eb euro n\u00eb vit dhe parat\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb fluturojn\u00eb n\u00eb Arabi. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznes monopol i nd\u00ebrtuar me dhun\u00ebn e ligjit.<\/p>\n<p>Por Albtrace ishte vet\u00ebm dall\u00ebndyshja e par\u00eb e regjimit t\u00eb ri. Shum\u00eb shpejt modeli u replikua n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria ngriti nj\u00eb shoq\u00ebri aksionere t\u00eb quajtur Operatori i Sterilizimit, i cili do t\u00eb kryente sh\u00ebrbimin e sterilizimit t\u00eb instrumenteve kirurgjikale, q\u00eb deri m\u00eb dje kryhej nga koncesionari i diskretituar Saniservice.<\/p>\n<p>Por Operatori, i cili \u00ebsht\u00eb kafshuar fort nga aktor\u00ebt privat\u00eb, b\u00ebn praktikisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb si Albtrace. Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti n\u00eb funksion, operatori shtet\u00ebror nuk ka as makina p\u00ebr t\u00eb transportuar instrumentet kirurgjikale n\u00ebp\u00ebr spitalet e vendit, por sh\u00ebrbimin e n\u00ebnkontrakton. Ku? Tek ish drejtori i koncesionarit t\u00eb Sterilizimit, nj\u00eb personazh i quajtur Artan Lleshi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb vazhduar parodin\u00eb e hipokrizis\u00eb, s\u00eb fundmi Operatorit Shtet\u00ebror te Sterilizimit iu kaluan dhe dy sh\u00ebrbime t\u00eb tjera monopol, q\u00eb deri m\u00eb tani ishin me kon\u00e7esion; dializa dhe check up-i. Por pa u mbushur nj\u00eb muaj nga data q\u00eb qeveria gjoja shtet\u00ebzoi sh\u00ebrbimin e dializ\u00ebs, Operatori hapi tender p\u00ebr privatizimin s\u00ebrish t\u00eb sh\u00ebrbimit p\u00ebr 4 vjet. Fatura q\u00eb do t\u00eb paguajn\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim \u00ebsht\u00eb rritur me m\u00eb shum\u00eb se 35 p\u00ebr qind krahasuar me koh\u00ebn q\u00eb e kishte privati me kon\u00e7esion.<\/p>\n<p>Pra Operatori i Sterilizimit \u00ebsht\u00eb thjesht guacka q\u00eb krijon iden\u00eb e shtetit, por q\u00eb n\u00eb der\u00ebn e pasme \u00e7on parat\u00eb tek privat\u00ebt me pro\u00e7edura t\u00eb dyshimta. Por sh\u00ebrbimet nuk mjaftojn\u00eb. Tashm\u00eb modeli do t\u00eb replikohet edhe tek blerja e ila\u00e7eve.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu skema do t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb. Nj\u00eb shoq\u00ebri shtet\u00ebrore, e cila do t\u00eb marr\u00eb monopolin e furnizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me ila\u00e7e, por q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb guack\u00ebn p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar parat\u00eb tek nj\u00eb privat nga izraeli, i cili \u00ebsht\u00eb miku personal i kryeministrit.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse tre raste nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar se shteti dhe institucionet e tij po shnd\u00ebrrohen mir\u00ebfilltazi n\u00eb nj\u00eb kuti postare offshore, i kat\u00ebrti \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh. Ky quhet Kayo.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria aksionere e ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb guack\u00eb gjigande, e cila praktikisht privatizon drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb buxhetin publik t\u00eb Mbrojtjes p\u00ebrmes bijave t\u00eb saja n\u00eb ortak\u00ebri me privat\u00ebt. Kayo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kuti postare gjigande e krahasueshme me ishujt Kayman.<\/p>\n<p>Por ky tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen sistemik. Guackat e reja po nd\u00ebrtohen me shpejt\u00ebsi n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb shtetit. ADS, kompania e sh\u00ebrbimeve dixhitale do t\u00eb marr\u00eb monopolin e tenderave t\u00eb AKSHI-t, por pas saj do t\u00eb ket\u00eb privat\u00eb. Tek karburantet, Edi Rama ka paralajm\u00ebruar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n<p>Pra i gjith\u00eb shteti po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb guack\u00eb gjigande, q\u00eb ka dy funksione. T\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb disiplin\u00ebn buxhetore dhe t\u00eb fsheh\u00eb p\u00ebrfituesit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb parave publike me p\u00ebrrall\u00ebn e bukur t\u00eb shtet\u00ebzimit. Ironia n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb forumet e dit\u00ebs, mendimtar\u00ebt e ekonomis\u00eb jan\u00eb duke debatuar mbi shqet\u00ebsimin e qeveris\u00eb e madhe dhe shtet\u00ebzimeve.<\/p>\n<p>Por ky nuk \u00ebsht\u00eb shtet\u00ebzim. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjim pla\u00e7kitje dhe dob\u00ebsimi sistematik i shtetit deri n\u00eb g\u00ebrryerjen e themeleve t\u00eb tij. P\u00ebr ata n\u00eb spektrin e majt\u00eb, q\u00eb menduan qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb moment se qeveria po mbyllte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb epok\u00ebn e kon\u00e7esioneve grabitqare mbetet vet\u00ebm kthimi me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>Populli me urt\u00ebsin\u00eb e tij thot\u00eb q\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb n\u00eb kuzhin\u00eb do jen\u00eb t\u00eb ndenjurat, n\u00eb tryez\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb patur vet\u00ebm nj\u00eb gjell\u00eb. Bien servi.<a href=\"https:\/\/kapitali.al\/editorial\/pullat-dializa-sterilizimi-kayo-si-po-shnderrohet-shteti-ne-nje-kompan-i36818\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\/Kapitali.al\/<\/a><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Klodian TOMORRI Kur qeveria njoftoi shtet\u00ebzimin e kon\u00e7esionit t\u00eb pullave fiskale, shum\u00eb njer\u00ebz ndoshta u g\u00ebzuan. Pjesa d\u00ebrrmuese e kon\u00e7esioneve n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb mos t\u00eb gjitha, kan\u00eb qen\u00eb thjesht afera korruptive, si\u00e7 d\u00ebshmojn\u00eb dosjet e SPAK, dhe rikthimi i sh\u00ebrbimeve t\u00eb privatizuara n\u00eb sfer\u00ebn publike dukej si nj\u00eb korrigjim i drejt\u00eb. Por gj\u00ebrat mund &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":151829,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151828","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151828"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151828\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151830,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151828\/revisions\/151830"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}