{"id":151849,"date":"2026-08-27T09:53:41","date_gmt":"2026-08-27T09:53:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151849"},"modified":"2026-08-27T09:53:41","modified_gmt":"2026-08-27T09:53:41","slug":"e-leshoi-rama-agasin-nuk-e-arrestoi-spak-u-por-lufta-brenda-rilindjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/27\/e-leshoi-rama-agasin-nuk-e-arrestoi-spak-u-por-lufta-brenda-rilindjes\/","title":{"rendered":"E l\u00ebshoi Rama\/ Agasin nuk e arrestoi SPAK-u, por lufta brenda Rilindjes!"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrtej faktit q\u00eb ndaj Ergys Agasit, prej muajit dhjetor 2025, ishte vendosur nj\u00eb mas\u00eb sigurimi \u201cArrest n\u00eb burg\u201d, arrestimi i djesh\u00ebm i tij ishte nj\u00eb regji teatrale, me videoklipe dhe foto t\u00eb shp\u00ebrndara fillimisht nga Policia e Shtetit tek grupet e interesit dhe m\u00eb pas nga k\u00ebto grupe n\u00eb media.<\/p>\n<p>Kapja e Agasit nuk ishte thjesht ekzekutimi i nj\u00eb vendimi gjykate, pra respektimi i ligjit, por nj\u00eb plot\u00ebsim d\u00ebshire i njer\u00ebzve me mjaft influenc\u00eb, q\u00eb kontrollojn\u00eb rrymat e intrigat brenda grupit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>P\u00ebr 9 muaj me radh\u00eb, Agasi ka l\u00ebvizur lirisht, me shapka dhe atlete, rrug\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Tiran\u00ebs, dhe askush nuk e ka ngacmuar p\u00ebr ta arrestuar. Ai ka vijuar takimet n\u00eb vil\u00ebn e tij n\u00eb Mullet dhe n\u00eb vil\u00ebn n\u00eb Durr\u00ebs, por askush nuk e ka arrestuar.<br \/>\nGysi ishte aty. Nuk fshihej.<\/p>\n<p>\u00c7unat \u201cBad Boys\u201d ishin aty, biznesmen\u00eb me rekorde kriminale ishin aty, Policia e Shtetit ishte aty, SHISH-i ishte aty, por \u00e7udit\u00ebrisht, prej 8 muajsh, askush nuk l\u00ebvizte p\u00ebr t\u00eb arrestuar \u201ckoordinatorin\u201d kryesor t\u00eb qeveris\u00eb me krimin e organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar ai n\u00eb raportime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb ndodhi? Pse u ndryshua kursi menj\u00ebher\u00eb dhe \u00e7far\u00eb e \u00e7oi arrestimin e Gys Agasit nga pritja disamujore n\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb bujsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Gysi ka qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Mullet, tek kompleksi \u201cPanto\u201d. \u00cbsht\u00eb ndjekur p\u00ebr rreth 40 kilometra nga nj\u00eb skuad\u00ebr operacionale e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb hyrje t\u00eb Durr\u00ebsit, pik\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn e \u201cPlepave\u201d.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu lind nj\u00eb prej pik\u00ebpyetjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebsaj historie: e nj\u00ebjta struktur\u00eb operacionale e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, q\u00eb, sipas pretendimeve t\u00eb burimeve, e ka ndjekur dhe mbajtur n\u00ebn v\u00ebzhgim Gys Agasin p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb n\u00eb fund ka b\u00ebr\u00eb edhe arrestimin e tij.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ata polic\u00eb q\u00eb e kishin mbrojtur ose ruajtur Gysin p\u00ebr muaj me radh\u00eb, e arrestuan dhe m\u00eb pas pamjet e tij u shp\u00ebrndan\u00eb me shpejt\u00ebsi tek grupet e interesit dhe n\u00eb media.<\/p>\n<p>Foto brenda makin\u00ebs s\u00eb policis\u00eb, foto brenda zyr\u00ebs s\u00eb policis\u00eb, ku ai po merrej n\u00eb pyetje, dhe video ekspozuese duke hyr\u00eb e dal\u00eb n\u00eb shkall\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit u shp\u00ebrndan\u00eb me shpejt\u00ebsi, duke krijuar nj\u00eb spektak\u00ebl mediatik rreth nj\u00eb arrestimi q\u00eb, n\u00eb thelb, duhej t\u00eb ishte thjesht ekzekutimi i nj\u00eb vendimi gjykate.<\/p>\n<p>Fotografimi i nj\u00eb personi teksa merret n\u00eb pyetje brenda zyr\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje. Kush i b\u00ebri k\u00ebto foto? Kush i nxori nga ambientet e policis\u00eb? Dhe kush vendosi q\u00eb ato t\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb media?<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo duket sikur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur lart algoritmin e rrjeteve sociale, por edhe p\u00ebr t&#8217;u treguar njer\u00ebzve t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb tashm\u00eb kursi kishte ndryshuar.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu duhet par\u00eb edhe lufta e brendshme.<\/p>\n<p>Ergys Agasi ka qen\u00eb nj\u00eb prej njer\u00ebzve t\u00eb af\u00ebrt me Edi Ram\u00ebn. P\u00ebr vite me radh\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb konsideruar nj\u00eb prej njer\u00ebzve t\u00eb preferuar t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Por brenda Rilindjes, aleancat ndryshojn\u00eb. Miqt\u00eb politik\u00eb kthehen n\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb dhe njer\u00ebzit q\u00eb dje kishin mburoj\u00ebn e pushtetit, nes\u00ebr mund t\u00eb mbeten pa t\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej figurave q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur m\u00eb fort me Agasin dhe klanin e tij n\u00eb qeveri \u00ebsht\u00eb Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Bela dhe Gysi kan\u00eb luftuar nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb distanc\u00eb, duke treguar se kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb Ram\u00ebs, k\u00eb d\u00ebgjon m\u00eb shum\u00eb Rama dhe kush punon e kontrollon m\u00eb shum\u00eb administrat\u00ebn qeveris\u00ebse. Kush ka m\u00eb tep\u00ebr influenc\u00eb p\u00ebr paracaktimin e tender\u00ebve dhe kush kontrollon m\u00eb shum\u00eb Policin\u00eb, Hipotekat dhe pronat.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje, arrestimi i Gysit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses personal i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Aq m\u00eb pak nj\u00eb sukses i SPAK-ut, i cili nuk \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb e ekzekutoi arrestimin.<\/p>\n<p>Arrestimi i Agasit, sipas k\u00ebsaj linje, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kapitull i luft\u00ebs brenda llojit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb suksesi i krahut q\u00eb fitoi betej\u00ebn brenda pushtetit dhe arriti t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrimin ndaj tij.<br \/>\nPor mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e asaj q\u00eb mund t\u00eb quhet \u201cl\u00ebshimi olimpik\u201d q\u00eb i b\u00ebri Edi Rama.<\/p>\n<p>Sepse pa l\u00ebshimin e Ram\u00ebs v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shpjegohet se si nj\u00eb njeri ndaj t\u00eb cilit kishte nj\u00eb mas\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d prej dhjetorit 2025 mundi t\u00eb l\u00ebvizte i lir\u00eb p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe m\u00eb pas, brenda nj\u00eb dite, t\u00eb kthehej n\u00eb objektin e nj\u00eb operacioni spektakolar.<\/p>\n<p>L\u00ebshimi i njer\u00ebzve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt i ka p\u00ebrdorur p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb ndryshme, blerje votash dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb i ka interesuar pushtetit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model q\u00eb Rama e ka p\u00ebrdorur edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb kampin politik shqiptar, pak njer\u00ebz nuk e kuptojn\u00eb se pas nj\u00eb arrestimi t\u00eb till\u00eb ka edhe nj\u00eb histori tjet\u00ebr p\u00ebrtej asaj q\u00eb u shfaq n\u00eb kamera.<\/p>\n<p>Sepse n\u00ebse gjith\u00e7ka do t\u00eb ishte thjesht zbatim i ligjit, pyetja do t\u00eb ishte shum\u00eb e thjesht\u00eb:<\/p>\n<p>Pse u desh\u00ebn tet\u00eb-n\u00ebnt\u00eb muaj p\u00ebr t\u00eb zbatuar nj\u00eb vendim arresti q\u00eb ishte marr\u00eb q\u00eb n\u00eb dhjetor 2025?<\/p>\n<p>Pse Agasi mund t\u00eb l\u00ebvizte lirsh\u00ebm, t\u00eb zhvillonte takime dhe t\u00eb priste njer\u00ebz n\u00eb vilat e tij, nd\u00ebrsa Policia dhe strukturat e tjera shtet\u00ebrore e dinin ku ndodhej?<\/p>\n<p>Dhe pse pik\u00ebrisht tani u vendos q\u00eb ai t\u00eb arrestohej?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse arrestimi i Ergys Agasit nuk duhet shitur si nj\u00eb medalje p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit dhe aq m\u00eb pak si nj\u00eb sukses i SPAK-ut.<\/p>\n<p>Agasin nuk e rr\u00ebzoi SPAK-u. Nuk e rr\u00ebzoi Policia. E rr\u00ebzoi lufta brenda pushtetit.<\/p>\n<p>Ai u l\u00ebshua, q\u00ebndroi i lir\u00eb p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe, kur mburoja politike u hoq, u arrestua.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pamjet e arrestimit me shapka, fotografit\u00eb nga makina e policis\u00eb dhe videot e shp\u00ebrndara n\u00eb media nuk jan\u00eb prova e nj\u00eb triumfi t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Jan\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, pamjet e nj\u00eb fundi politik.<\/p>\n<p>Fundi i nj\u00eb njeriu q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb ishte pran\u00eb pushtetit dhe q\u00eb, n\u00eb momentin kur rrymat brenda Rilindjes u p\u00ebrplas\u00ebn, mbeti n\u00eb an\u00ebn e humbur t\u00eb betej\u00ebs.<strong>\/Syri.net<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrtej faktit q\u00eb ndaj Ergys Agasit, prej muajit dhjetor 2025, ishte vendosur nj\u00eb mas\u00eb sigurimi \u201cArrest n\u00eb burg\u201d, arrestimi i djesh\u00ebm i tij ishte nj\u00eb regji teatrale, me videoklipe dhe foto t\u00eb shp\u00ebrndara fillimisht nga Policia e Shtetit tek grupet e interesit dhe m\u00eb pas nga k\u00ebto grupe n\u00eb media. Kapja e Agasit nuk ishte &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":151850,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151849","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151849"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151849\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151851,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151849\/revisions\/151851"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151850"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}