{"id":151899,"date":"2026-08-27T16:18:51","date_gmt":"2026-08-27T16:18:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151899"},"modified":"2026-08-27T16:18:51","modified_gmt":"2026-08-27T16:18:51","slug":"gjokutaj-arrestimi-i-agasit-i-programuar-kur-rama-eshte-ne-hall-kercasin-dyert-e-313-es","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/27\/gjokutaj-arrestimi-i-agasit-i-programuar-kur-rama-eshte-ne-hall-kercasin-dyert-e-313-es\/","title":{"rendered":"Gjokutaj: Arrestimi i Agasit i programuar! Kur Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb hall, k\u00ebrcasin dyert e 313-\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Hetimet e fundit rreth aferave korruptive n\u00eb Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI), kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb frikshme dhe t\u00eb mir\u00ebmenduar, ku \u201cpeshqit e m\u00ebdhenj\u201d mbeten t\u00eb paprekur.<\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb Syri Tv, avokati Genc Gjokutaj thekson se nd\u00ebrsa flitet p\u00ebr qindra milion\u00eb euro t\u00eb zhvatura n\u00eb em\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb kibernetike ndaj sulmeve iraniane, pas hekurave p\u00ebrfundojn\u00eb vet\u00ebm sekser\u00ebt, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb ideator\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tenderave abuziv\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas avokatit, dinamika e \u00e7\u00ebshtjes ngre dyshime t\u00eb forta p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb dirigjuar politikisht, pasi lirimi i shpejt\u00eb nga arresti sht\u00ebpiak i ish-drejtueses s\u00eb AKSHI-t dhe arrestimet e vonuara t\u00eb sekser\u00ebve, si rasti i kapjes s\u00eb tyre pas muajsh n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb Franc\u00eb, tregojn\u00eb nj\u00eb skenar t\u00eb negociuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr Gjokutajn, dosja mbahet si nj\u00eb \u201cpatate e nxeht\u00eb\u201d q\u00eb nuk po hetohet n\u00eb thelb, por vet\u00ebm po mbulohet me zhurm\u00eb mediatike p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer momenteve kur qeveria ndodhet n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr afer\u00ebn, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb AKSHI, p\u00ebrse u b\u00eb AKSHI, e kupton, q\u00ebllimet q\u00eb ndiqte kjo platform\u00eb, njer\u00ebzit e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto afera q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb pastaj te aferat korruptive n\u00eb lidhje me pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb, me k\u00ebt\u00eb institucion. Dhe duke kuptuar k\u00ebt\u00eb dhe duke par\u00eb dinamik\u00ebn q\u00eb nga fillimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb AKSHI-t dhe arresti sht\u00ebpiak i zonj\u00ebs Kar\u00e7anaj, e cila fillimisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb dhe kurb\u00ebn q\u00eb po ndjek \u00e7\u00ebshtja, nga nj\u00ebra an\u00eb lirohet kryetarja e, drejtuesja e AKSHI-t dhe nga ana tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb kohore t\u00eb vog\u00ebl Beqiri me Agasin arrestohen, nj\u00ebri n\u00eb Franc\u00eb, gjoja p\u00ebr ulje n\u00ebn kuot\u00eb t\u00eb avionit, edhe mbi central b\u00ebrthamor madje, edhe tjetri mbas 8 muajsh n\u00eb k\u00ebrkim kapet dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb thjesht\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb duhet t\u00eb kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb e them nga ajo optika ime, nga praktika q\u00eb ndjekin \u00e7\u00ebshtjet penale n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por edhe nga v\u00ebmendja e hetimit, \u00e7\u00ebshtja e AKSHI-t ka qen\u00eb nj\u00eb patate e nxeht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe ka qen\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb kruciale q\u00eb duhej ruajtur, duhej b\u00ebr\u00eb sikur t\u00eb hetohej, por n\u00eb fakt nuk duhej t\u00eb hetohej. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb optik\u00eb un\u00eb shikoj q\u00eb edhe arrestimet e zonj\u00ebs Kar\u00e7anaj, p\u00ebr t\u00eb mbyllur nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb madhe, u vendos p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb arrest sht\u00ebpie dhe pastaj u lirua dhe tashti pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr Agasi me Beqirin arrestohen mbas disa muajve, po kur? Kur Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb hall shum\u00eb t\u00eb madh dhe ju e dini q\u00eb kur ka Rama hall, k\u00ebrcasin dyert e 313-\u00ebs edhe t\u00eb burgjeve. Dhe ajo q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e mir\u00ebfillt\u00eb hetimore, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e programuar, e projektuar dhe e dirigjuar nga Rama dhe prokuror\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt merren me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb cil\u00ebt nuk ndjekin procedurat ligjore, afatet e tyre, por presin urdhrin politik se kur duhet\u2026 direkt mbas Pogradecit dhe para Asambles\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste kapet Agasi vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr shkakun q\u00eb ai, emri i tij nuk duhet t\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb k\u00ebto forume t\u00eb larta t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, pa pastaj t\u00eb tjera histori me barsoleta q\u00eb jo ka punuar k\u00ebtu, jo s\u2019ka punuar atje.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e hetimit. Dhe un\u00eb po ju them q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb kaq komplekse, \u00ebsht\u00eb kaq e shtrir\u00eb edhe n\u00eb koh\u00eb, por edhe n\u00eb koston e saj miliardare, e kupton, q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb hetim serioz, k\u00ebrkon nj\u00eb hetim objektiv, k\u00ebrkon nj\u00eb hetim t\u00eb ashp\u00ebr, e kupton, p\u00ebr vet\u00eb afer\u00ebn q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebson edhe p\u00ebr t\u00eb krijuar besueshm\u00ebrin\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb rikuperuar sado pak d\u00ebmet q\u00eb ka shkaktuar ky AKSH, i cili na ka th\u00ebn\u00eb edhe vazhdon t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb hakeruar nga iranian\u00ebt, dhe sa her\u00eb na hakerojn\u00eb ne iranian\u00ebt, kalojn\u00eb nga nj\u00eb 500-600 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb rritur sigurin\u00eb e k\u00ebsaj platforme. Pra, un\u00eb e shikoj me k\u00ebt\u00eb spak, un\u00eb e shikoj t\u00eb zymt\u00eb ecjen e k\u00ebtij hetimi edhe un\u00eb pajtohem me at\u00eb mendimin q\u00eb arrestimi \u00ebsht\u00eb i programuar, i negociuar, sepse Rama nuk mund t\u00eb l\u00ebr\u00eb njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb arrestohen rras e si\u00e7 dhe t\u00eb pyeten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar, sepse b\u00ebn vaki e ata mund edhe t\u00eb flasin m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019duhet.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb, e kupton, k\u00ebta jan\u00eb shok\u00ebt e Tomk\u00ebs, i thash\u00eb un\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ruajn\u00eb Tomk\u00ebn. Vet\u00ebm ai s\u2019duhet t\u00eb preket dhe sigurisht q\u00eb ata e kan\u00eb marr\u00eb porosin\u00eb dhe i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn q\u00eb kur t\u00eb shkojn\u00eb atje t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb mbrojtje, q\u00eb ta mbrojti si zoti Haxhia, q\u00eb ai nuk ka punuar ndonj\u00ebher\u00eb atje, ai s\u2019ka ditur gj\u00eb, pavar\u00ebsisht se shoq\u00ebrohej me eskort\u00eb t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, edhe p\u00ebrcaktonte gjith\u00e7ka n\u00eb administrat\u00ebn e shtetit. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria pik\u00ebrisht nga pik\u00ebpamja formale ligjore, \u00ebsht\u00eb qesharake. Por efektet q\u00eb ka krijuar n\u00eb institucione jan\u00eb t\u00eb tilla t\u00eb cilat s\u2019dua t\u2019i paragjykoj se un\u00eb jam avokat vet\u00eb, por ato duhet t\u00eb sqarohen deri n\u00eb nj\u00eb, sepse si\u00e7 dihet krim q\u00eb nuk l\u00eb gjurm\u00eb nuk ka.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb sekser\u00ebt e nj\u00eb afere shum\u00eb t\u00eb madhe, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb kryeministri, zonja Kar\u00e7anaj edhe disa t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb i di shum\u00eb mir\u00eb SPAK-u, dhe i gjith\u00eb problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e sekserit \u00ebsht\u00eb disa her\u00eb m\u00eb e pak\u00ebt sesa p\u00ebrgjegj\u00ebsia e atyre p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb sekser\u00ebt. Sepse sigurisht k\u00ebto veprime qoft\u00eb dhe veprimet e dhunshme, \u00ebsht\u00eb mbyllur n\u00eb banjo personi. E dini ju \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb AKSH? Edhe sigurisht q\u00eb n\u00eb banjo nuk e mbyllte dot Kar\u00e7anaj apo kryeministri. Jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb s\u2019kan\u00eb punuar nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb shtet, q\u00eb kan\u00eb kryer k\u00ebto veprime dhe nga k\u00ebto veprime jan\u00eb diktuar pastaj fituesit e tenderave, fituesit e parave q\u00eb jepeshin n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Gjithsesi un\u00eb po flas at\u00eb q\u00eb kemi d\u00ebgjuar n\u00eb media, por kjo nuk mund t\u00eb shmang\u00eb nj\u00eb hetim objektiv edhe t\u00eb gjithansh\u00ebm pra p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor dhe n\u00ebse do t\u00eb garantohen parametrat e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor, un\u00eb mendoj q\u00eb sekser\u00ebt do t\u00eb mbeten deri n\u00eb fund t\u00eb till\u00eb, nuk jan\u00eb k\u00ebta kapot e k\u00ebsaj pune, por k\u00ebta sigurisht arrestohen n\u00eb momente t\u00eb caktuara kur jan\u00eb marr\u00eb vesh p\u00ebrpara p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb sillen, p\u00ebr alibin\u00eb q\u00eb do t\u00eb krijojn\u00eb.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh gjithmon\u00eb k\u00ebto veprime kryhen nga kryeministri, nga zonja Kar\u00e7anaj n\u00eb bashk\u00ebpunim me k\u00ebta, kryhen gjithmon\u00eb kur ke n\u00eb SPAK prokuror\u00eb q\u00eb nuk t\u00eb pyesin \u00e7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb, por d\u00ebgjojn\u00eb nga fillimi n\u00eb fund ligj\u00ebrimin e tyre. Kemi plot raste zoti Parruca, q\u00eb kemi n\u00eb rastin e shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb personave n\u00ebn hetim apo dhe d\u00ebshmitar\u00ebve ky\u00e7 nuk ju b\u00ebhen pyetje t\u00eb detajuara p\u00ebr t\u00eb sqaruar episode t\u00eb caktuara, p\u00ebr t\u00eb sheshuar kontradikta, kund\u00ebrth\u00ebnie, p\u00ebr t\u00eb sqaruar vende, ngjarje, telefonata, por d\u00ebgjohet nj\u00eb ligj\u00ebrim i nj\u00eb personi dhe n\u00eb fund thot\u00eb procesverbali mbyllet. Tashi, t\u2019ia l\u00ebsh hetimin e \u00e7\u00ebshtjes d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb t\u00eb pyeturit, kjo \u00ebsht\u00eb ta sabotosh hetimin, sepse sigurisht \u00e7do person ka instinktin e vet\u00ebmbrojtjes, si nga sulmet po themi fizike, nga zjarri, nga uji, ka dhe nga ligji, bile ky \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ashpri. Edhe sigurisht q\u00eb ata mundohen t\u2019i rrumbullakosin gj\u00ebrat n\u00eb deklaratat, n\u00eb intervistat q\u00eb u b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb fshehur sa t\u00eb jet\u00eb e mundur rrethanat q\u00eb implikojn\u00eb ata apo t\u00eb tjer\u00eb, sepse sigurisht nuk duan as p\u00ebr vete q\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb vite t\u00eb t\u00ebra burg, po as t\u2019u sjellin andralla t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb hakmerren nes\u00ebr.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb SPAK-u me k\u00ebt\u00eb lloj deklarate q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, ka treguar, un\u00eb e kam deklarat\u00ebn p\u00ebrpara, tregon q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim gjykate, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb ekzekutim, \u00ebsht\u00eb gati gjysma e k\u00ebtyre shkeljeve t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera, heqje e paligjshme e liris\u00eb, pastrim produktesh t\u00eb vepr\u00ebs penale q\u00eb jan\u00eb vepra r\u00ebndom k\u00ebto koh\u00ebt e fundit, t\u00eb gjitha t\u00eb kryera n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe n\u00eb kuadrin e grupit t\u00eb strukturuar kriminal. Sigurisht kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr shtypin, nuk ka element konkret p\u00ebr rolin apo aktivitetin e personave edhe nuk ka harruar njoftimi p\u00ebr shtypin i SPAK-ut n\u00eb fund q\u00eb t\u00eb sqaroj\u00eb se \u00e7do person thot\u00eb, prezumohet i pafajsh\u00ebm derisa t\u00eb mos v\u00ebrtetohet faj\u00ebsia e tij me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, po. Por q\u00eb kjo p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt, at\u00eb e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe n\u00eb qoft\u00eb se e sqaron SPAK-u k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb po i b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pyetje SPAK-ut ne: Po n\u00eb qoft\u00eb se prezumohet i pafajsh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb ti p\u00ebrse e arreston? L\u00ebre t\u00eb shkoj\u00eb i lir\u00eb n\u00eb gjyq, t\u00eb mbaroj\u00eb pun\u00eb me gjykat\u00ebn, n\u00ebse e d\u00ebnon gjykata futet n\u00eb burg\u201d, tha Gjokutaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetimet e fundit rreth aferave korruptive n\u00eb Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI), kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb frikshme dhe t\u00eb mir\u00ebmenduar, ku \u201cpeshqit e m\u00ebdhenj\u201d mbeten t\u00eb paprekur. I ftuar n\u00eb Syri Tv, avokati Genc Gjokutaj thekson se nd\u00ebrsa flitet p\u00ebr qindra milion\u00eb euro t\u00eb zhvatura n\u00eb em\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb kibernetike &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63110,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151899","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151899"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151899\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151900,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151899\/revisions\/151900"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}