{"id":151908,"date":"2026-08-27T17:25:35","date_gmt":"2026-08-27T17:25:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151908"},"modified":"2026-08-27T17:25:35","modified_gmt":"2026-08-27T17:25:35","slug":"berisha-do-mbeshtesim-pa-kushte-protesten-heroike-dhe-te-jashtezakonshme-rinore-e-qytetare-pd-dhe-protesta-jane-te-lidhura-njelloj-si-syri-me-driten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/27\/berisha-do-mbeshtesim-pa-kushte-protesten-heroike-dhe-te-jashtezakonshme-rinore-e-qytetare-pd-dhe-protesta-jane-te-lidhura-njelloj-si-syri-me-driten\/","title":{"rendered":"Berisha: Do mb\u00ebshtesim pa kushte protest\u00ebn heroike dhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme rinore e qytetare! PD dhe protesta jan\u00eb t\u00eb lidhura nj\u00eblloj si syri me drit\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar tha se, do t\u00eb mb\u00ebshtesim pa kushte protest\u00ebn heroike dhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme rinore e qytetare! Ai tha se, Partia Demokratike dhe protesta jan\u00eb t\u00eb lidhura nj\u00eblloj si syri me drit\u00ebn<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Kjo protest\u00eb meriton vler\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jo vet\u00ebm p\u00ebr guximin heroik q\u00eb shpalos, jo vet\u00ebm p\u00ebr persistenc\u00ebn dhe masivitetin e saj, por kjo protest\u00eb i ka kryer kombit nj\u00eb sh\u00ebrbim jasht\u00ebzakonisht t\u00eb \u00e7muar.<\/p>\n<p>Fal\u00eb k\u00ebsaj proteste, sot Edi Rama \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i urryer i Shqip\u00ebris\u00eb, i Ballkanit dhe ndoshta i mbar\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb sot njeriu m\u00eb i p\u00ebrbuzur tek shqiptar\u00ebt brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb sot kryeministri m\u00eb i damkosur, m\u00eb i diskredituar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p>Protesta e ka \u00e7uar Edi Ram\u00ebn n\u00eb overdoz\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi q\u00eb dallohet n\u00eb \u00e7do dalje publike, n\u00eb \u00e7do fjali q\u00eb nxjerr.<\/p>\n<p>E nisi me p\u00ebrqeshje ndaj influencereve dhe blogereve, u b\u00eb pala\u00e7o, kaloi n\u00eb sulme dhe k\u00ebrc\u00ebnime ndaj protestuesve. Asnjeri nuk trembi dot. Vazhdoi dhe u vesh si flamingo.<\/p>\n<p>I mbiu n\u00eb bark Lubia, asnj\u00eb njeri nuk g\u00ebnjeu dot.<\/p>\n<p>Pastaj i falimentuar, i skaduar dhe n\u00eb shthurje t\u00eb plot\u00eb psikologjike dhe morale, pasi kishte p\u00ebrdorur ndaj tyre t\u00eb gjith\u00eb fjalorin e koprolalis\u00eb, u ofroi bes\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes.<\/p>\n<p>Dhe si i pabes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbasdite i quante sorra dhe korba dhe tani s\u00eb fundmi u nxori edhe pasqyr\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi t\u00eb pasosur ku protesta e ka zhytur Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Por ky d\u00ebshp\u00ebrim i Edi Ram\u00ebs ka nj\u00eb arsye shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>Protesta e ka plagosur at\u00eb p\u00ebr vdekje n\u00eb pik\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, sondazhin.<\/p>\n<p>Sondazhet e kan\u00eb nxjerr\u00eb tani Edi Ram\u00ebn me 29 pik\u00eb n\u00eb r\u00ebnie pikiat\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb me statistik\u00eb q\u00eb Edi Rama ka marr\u00eb fund.<\/p>\n<p>Edi Rama po zhytet n\u00eb nj\u00eb spirale pa kthim mbrapa dhe nuk ka Diell\u00eb, nuk ka bes\u00eb bes\u00ebpreri, nuk ka satelit, nuk ka pasqyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Edi Rama del me pik\u00eb m\u00eb posht\u00eb se partia e tij e krimit.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr PS, ai \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb keqe sa vet\u00eb Lubia.<\/p>\n<p>Absolutisht pas nj\u00eb vere si kjo, \u00e7do njeri n\u00eb bot\u00eb n\u00eb vendin e Edi Ram\u00ebs do t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen dhe vet\u00ebm dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja p\u00ebr Edi Ram\u00ebn do ishte skenari m\u00eb pak i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb n\u00eb k\u00ebto kushte. Mir\u00ebpo, n\u00eb 13 vite pushtet absolut, Edi Rama jo lider q\u00eb nuk \u00e7ohet n\u00ebp\u00ebrmend, por as burr\u00ebnuk u b\u00eb dot kurr\u00eb sepse vodhi dhe vet\u00ebm vodhi. Vodhi nat\u00ebn, vodhi dit\u00ebn, vodhi zgjuar, vodhi n\u00eb gjum\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ai ndon\u00ebse ka popullin n\u00eb shesh prej tre muajsh nuk jep dhe nuk guxon t\u00eb mendoj\u00eb dor\u00ebheqjen e tij.<\/p>\n<p>Sepse, si\u00e7 u pa me rastin e Lubis\u00eb, Edi Ram\u00ebs i duhet pushteti p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vjedhjet e qindra miliarda eurove q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndaj \u00ebsht\u00eb detyra jon\u00eb si opozit\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb \u00e7ojm\u00eb Edi Ram\u00ebn n\u00eb dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Detyra e par\u00eb, ashtu si\u00e7 kemi b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para, t\u00eb mb\u00ebshtesim pa kushte protest\u00ebn heroike dhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme rinore qytetare.<\/p>\n<p>Si partia m\u00eb e madhe opozitare, ne jemi angazhuar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebsaj proteste.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, me numra. Me qindra dhe mij\u00ebra an\u00ebtar\u00eb, mb\u00ebshtet\u00ebs tan\u00eb nga Tirana, por edhe nga rrethet, deputet\u00eb, drejtues qendror\u00eb dhe lokal\u00eb t\u00eb PD, kan\u00eb marr\u00eb dhe do marrin pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb dhe normalisht pa simbole, pa protagoniz\u00ebm partiak, por si qytetar\u00eb, duke u p\u00ebrshtatur dhe duke respektuar plot\u00ebsisht tiparin rinor qytetar t\u00eb k\u00ebsaj proteste n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jopartiake.<\/p>\n<p>Sot pas 90 dit\u00ebsh d\u00ebshtuan t\u00eb gjith\u00eb ato p\u00ebrpjekje t\u00eb armiqve tan\u00eb q\u00eb donin nj\u00eblloj si miza n\u00eb prapanic\u00ebn e kalit t\u00eb dukeshin se ishin ata q\u00eb t\u00ebrhiqnin karroc\u00ebn, b\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka si vegla t\u00eb Edi Ram\u00ebs me sloganet e tyre kund\u00ebr PD n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb demokrat\u00ebt t\u00eb mos ishin n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>Por gabuan, gabuan keq. PD dhe protesta jan\u00eb t\u00eb lidhura nj\u00eblloj si syri me drit\u00ebn.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kat\u00ebr vitet e fundit, demokrat\u00ebt, an\u00ebtar\u00ebt, mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb kan\u00eb zhvilluar kund\u00ebr diktatur\u00ebs autoritare t\u00eb Edi Ram\u00ebs, narkoshtetit t\u00eb tij, vjedhjes s\u00eb miliardave euro nga ai dhe ministrat e tij, kund\u00ebr arrestimeve dhe burgosjeve politike, fars\u00ebs zgjedhore, krimeve t\u00eb r\u00ebnda mjedisore, jo 100 apo 200, por fiks mbi 420 protesta.<\/p>\n<p>Ajo si asnj\u00eb forc\u00eb tjet\u00ebr politike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me dhun\u00eb, terror, atentate, arrestime, burgosje, trajtime shtazore t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, mb\u00ebshtet\u00ebsve, drejtuesve t\u00eb saj nga Edi Rama dhe narkoshteti i tij.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me censur\u00ebn, demonizimin, shpifjet, trillimet dhe tiranin\u00eb verbale t\u00eb medieve t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb me organizatat kriminale dhe kartelet shqiptare m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>PD ka denoncuar regjimin n\u00eb qindra e qindra dosje penale.<\/p>\n<p>Ajo ia doli t\u00eb faktoj\u00eb para shqiptar\u00ebve dhe komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar fars\u00ebn elektorale, p\u00ebrdorimin politik t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, lidhjet e qeveris\u00eb me krimin dhe drog\u00ebn n\u00eb 8 rezoluta nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ajo k\u00ebrkoi dhe realizoi ardhjen e dy misioneve faktmbledh\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nj\u00ebri nga PPE me rreth 30 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb partive simotra t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE dhe vendeve t\u00eb tjera dhe tjetri nga Komisioni i Jasht\u00ebm i Parlamentit Evropian, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga deputet\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha grupeve parlamentare t\u00eb kryesuar nga kryetari i k\u00ebtij komisioni.<\/p>\n<p>K\u00ebto dy misione faktmbledh\u00ebse q\u00eb t\u00eb dyja publikuan raporte dhe rezoluta shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, pasqyra t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb realitetit shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar tha se, do t\u00eb mb\u00ebshtesim pa kushte protest\u00ebn heroike dhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme rinore e qytetare! Ai tha se, Partia Demokratike dhe protesta jan\u00eb t\u00eb lidhura nj\u00eblloj si syri me drit\u00ebn Berisha: Kjo protest\u00eb meriton vler\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jo vet\u00ebm p\u00ebr guximin heroik &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":151909,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151908","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151908"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151908\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151910,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151908\/revisions\/151910"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151909"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}