{"id":151930,"date":"2026-08-27T18:50:28","date_gmt":"2026-08-27T18:50:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151930"},"modified":"2026-08-27T19:07:39","modified_gmt":"2026-08-27T19:07:39","slug":"anetari-nuk-pret-por-vepron-mustafaj-pd-fokus-te-organizimi-dhe-fuqizimi-i-strukturave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/27\/anetari-nuk-pret-por-vepron-mustafaj-pd-fokus-te-organizimi-dhe-fuqizimi-i-strukturave\/","title":{"rendered":"Mustafaj: An\u00ebtari \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i Partis\u00eb Demokratike, ndaj duhet t\u00eb fuqizohet dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb qart\u00eb n\u00eb aksionin opozitar"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>FJALA E SEKRETARIT T\u00cb BURIMEVE NJER\u00cbZORE, ANDI MUSTAFAJ, N\u00cb MBLEDHJEN E K\u00cbSHILLIT KOMB\u00cbTAR T\u00cb PD<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I nderuar kryetar i Partis\u00eb Demokratike, i nderuar kryetar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, t\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, t\u00eb dashur miq. Kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur deri k\u00ebtu. Gjat\u00eb k\u00ebsaj rruge jemi p\u00ebrplasur, jemi lodhur, jemi m\u00ebrzitur.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jemi ballafaquar me regjimin t\u00eb gjitha format e mundshme. Imagjinoni vet\u00ebm nj\u00eb moment, pa tifozll\u00ebk, thjesht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb faktuale: si do ishte demokracia shqiptare n\u00ebse gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit do mungonin denoncimet e Partis\u00eb Demokratike dhe protestat e Partis\u00eb Demokratike? Do kishim pak, shum\u00eb m\u00eb pak denoncime dhe gati asnj\u00eb protest\u00eb. Partia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti pasioni, n\u00eb t\u00eb ka shum\u00eb pasion.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i nevojsh\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr ekzistenc\u00eb, por si \u00e7do cil\u00ebsi vjen me nj\u00eb t\u00eb met\u00eb, dhe pasioni n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i pakanalizuar sjell \u00e7organizimin. E kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb par\u00eb n\u00eb zgjedhjet n\u00eb struktura, t\u00eb cilat mund\u00ebsuan si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e grave dhe t\u00eb rinjve. E quajt\u00ebm rip\u00ebrt\u00ebritje. Ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb jeni shembulli m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i saj sot. Por duhet t\u00eb shkojm\u00eb m\u00eb larg, duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb veten m\u00eb shpejt. P\u00ebr t\u00eb ndryshuar veten, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb kuptojm\u00eb pak m\u00eb mir\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, duhet t\u00eb kuptojm\u00eb pak m\u00eb mir\u00eb sistemin.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dua t\u00eb ndahem n\u00eb dy pika t\u00eb cilat i vler\u00ebsoj themelore, t\u00eb cilat m\u00eb pas sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr vendosjen e strategjis\u00eb. E para, Edi Rama nuk frym\u00ebzon. \u00cbsht\u00eb krijuar nj\u00eb perceptim i gabuar ku na k\u00ebrkohet neve t\u00eb frym\u00ebzojm\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai nuk e ka instaluar sistemin e vet n\u00ebp\u00ebrmjet frym\u00ebzimit, por e ka instaluar n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrlidhjes s\u00eb interesave t\u00eb ndryshme ku shumica e tyre jan\u00eb interesa kriminale. Dhe mos gabojm\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse duke i p\u00ebrqendruar p\u00ebrpjekjet tona tek frym\u00ebzimi, veprojm\u00eb n\u00eb plane t\u00eb ndryshme nga ai ku ekziston dhe imponohet sistemi.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse kjo kuptohet, zhvendoset qendra e r\u00ebndes\u00ebs nga individi tek ekipi. \u00c7\u00ebshtja nuk q\u00ebndron te sa shum\u00eb mund t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb secili prej nesh individualisht, por si mund t\u2019i p\u00ebrgjigjemi t\u00eb gjith\u00eb sistemit bashk\u00ebrisht. E dyta, \u00e7far\u00ebdo t\u00eb themi, \u00e7far\u00ebdo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, kudo t\u00eb em\u00ebrojm\u00eb, ne nuk do e k\u00ebnaqim asnj\u00ebher\u00eb propagand\u00ebn e regjimit. P\u00ebr \u00e7do her\u00eb nuk ka nj\u00eb skenar t\u00eb vet\u00ebm ku lajmi q\u00eb do dal\u00eb nga ne, nga k\u00ebtu apo kudo qoft\u00eb tjet\u00ebr, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lajm i favorsh\u00ebm. Jo sepse nuk ka gazetar\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm n\u00eb vendin ton\u00eb, por sepse nga m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar sistemi, proksit e regjimit kan\u00eb dep\u00ebrtuar kudo dhe kan\u00eb z\u00eb kudo. P\u00ebr shembull, n\u00ebse ne b\u00ebjm\u00eb protesta pa dhun\u00eb, na thon\u00eb se dalim xhiro n\u00eb bulevard.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse i b\u00ebjm\u00eb me dhun\u00eb na thon\u00eb barbar\u00eb. N\u00ebse mb\u00ebshtesim protestat e tjera, prap\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm, nuk do jet\u00eb asnj\u00ebher\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr ta. Sistemi \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb ne, Partia Demokratike, t\u00eb jemi gjithmon\u00eb n\u00eb mbrojtje. Dhe kjo mbrojtje e vazhdueshme, kjo d\u00ebshira jona p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00eblqimin \u00ebsht\u00eb si uji i kripur i detit, do t\u00eb thahemi duke e pir\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta thyer k\u00ebt\u00eb qart\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne t\u00eb veprojm\u00eb t\u00eb pakompleksuar dhe t\u00eb dalim jasht\u00eb rregullave q\u00eb na ka imponuar sistemi. Vendimet e kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike zotit Sali Berisha na kan\u00eb mund\u00ebsuar t\u00eb jemi bashk\u00eb k\u00ebtu sot, t\u00eb bashkuar n\u00eb t\u00eb gjitha rrymat e partis\u00eb, me der\u00ebn e hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb opozitar\u00ebt e vendit, me t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb rinj dhe gra si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb strukturat e ndryshme. Kjo ishte rruga.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tani? K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar puna jon\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj vere me grupin e pun\u00ebs t\u00eb drejtuar nga zoti Berisha, dhe ky \u00ebsht\u00eb vizioni q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb strategjis\u00eb son\u00eb n\u00eb muajt n\u00eb vijim. An\u00ebtar\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb t\u00eb gjitha furtunat q\u00eb kemi p\u00ebrjetuar. Por ne, si p\u00ebrfaq\u00ebsues politik\u00eb, kemi b\u00ebr\u00eb shpesh gabimin t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb p\u00ebrpara tyre, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hije kaq t\u00eb madhe saq\u00eb u ka zbehur rrezatimin e tyre. Militanti, an\u00ebtari \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi, dhe nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb zjarri i propagand\u00ebs bie fort mbi t\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur ta ul\u00eb n\u00eb syt\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Patronazhisti \u00ebsht\u00eb njeri i mir\u00eb, militanti \u00ebsht\u00eb njeri i keq. Dhe politika, ne e dim\u00eb, b\u00ebhet gjithmon\u00eb n\u00eb rrafshin gjuh\u00ebsor. N\u00eb kapitullin q\u00eb duam t\u00eb hapim, an\u00ebtari duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb epiqend\u00ebr. Partia \u00ebsht\u00eb, duhet dhe do t\u00eb jet\u00eb e tija. Q\u00eb ai t\u00eb luaj\u00eb rolin q\u00eb i takon duhet t\u00eb fuqizohet dhe \u00e7do demokrat duhet t\u00eb ket\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e vet. Kjo arrihet n\u00ebp\u00ebrmjet tri gj\u00ebrave: q\u00ebllimit, informimit dhe veprimit. Q\u00ebllimi n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb. Profesion protestues thuhet me humor nga shum\u00eb demokrat\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humor q\u00eb t\u00eb thyej zemr\u00ebn, sepse pas \u00e7do shakaje q\u00ebndron nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Dhe e v\u00ebrteta k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb detyruar p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, militant\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb mbajn\u00eb mbi supe nj\u00eb pesh\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb protestojn\u00eb, t\u00eb denoncojn\u00eb, t\u00eb p\u00ebrballen me bandat dhe me nj\u00eb pushtet q\u00eb ka dep\u00ebrtuar n\u00eb \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Ndryshimi nis me nj\u00eb pyetje: Cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit q\u00ebllimi i nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb Partis\u00eb Demokratike? Pyeteni sot nj\u00eb militant. N\u00eb nj\u00eb form\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrgjigja do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e lidhur me Edi Ram\u00ebn. T\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb Edi Ram\u00ebn, ta \u00e7ojm\u00eb n\u00eb burg Edi Ram\u00ebn. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjigje e sinqert\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja e duhur. Rr\u00ebzimi i Edi Ram\u00ebs n\u00eb vetvete nuk \u00ebsht\u00eb detyra e an\u00ebtarit, por vjen si rrjedhoj\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij brenda Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne duhet t\u00eb mendojm\u00eb jo p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim, por p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb ndryshme sipas profileve t\u00eb tyre. Duhet t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr \u00e7do demokrat ku gjithsecili t\u00eb angazhohet sipas aft\u00ebsive t\u00eb veta. Nuk ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb koncept ngushtues q\u00eb p\u00ebrjashton nga veprimi shum\u00eb demokrat\u00eb. Ka po aq m\u00ebnyra t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit opozit\u00eb sa ka vet\u00eb demokrat\u00eb. Q\u00ebllimi i nj\u00eb an\u00ebtari mund t\u00eb jet\u00eb lidhja me njer\u00ebzit, t\u2019i ndihmoj\u00eb dhe t\u2019u gjej\u00eb zgjidhje problemeve t\u00eb tyre, mund t\u00eb jet\u00eb form\u00ebsimi i opinionit publik, mund t\u00eb jet\u00eb dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb rezistenca dhe denoncimi i skandaleve t\u00eb regjimit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka dhe t\u00eb tjera, dhe na takon neve t\u2019i gjejm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku. Informimi n\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. Ne kemi nj\u00eb problem me zbritjen e informacionit dhe me shpjegimin e strategjis\u00eb. U tha gjer\u00ebsisht, \u00e7alojm\u00eb qoft\u00eb n\u00eb mjetet q\u00eb disponojm\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb ndarjen e detyrave. Prodhon \u00e7do dit\u00eb mendim politika, analiz\u00eb, q\u00ebndrim, denoncim, dhe ky mendim niset n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve drejt publikut t\u00eb gjer\u00eb pa b\u00ebr\u00eb ndalesat e nevojshme te an\u00ebtar\u00ebsia jon\u00eb. An\u00ebtari i thjesht\u00eb at\u00eb mendim ose nuk e merr fare, ose e merr tri dit\u00eb me vones\u00eb, ose e merr me versionin e t\u00eb ndryshuar t\u00eb tij, t\u00eb deformuar nga kalimi goj\u00eb m\u00eb goj\u00eb. Kur ai nuk e gjen mesazhin ton\u00eb, e mbush boshll\u00ebkun me at\u00eb q\u00eb gjen n\u00eb televizor, dometh\u00ebn\u00eb me narrativ\u00ebn e kund\u00ebrshtarit. Ne po e l\u00ebm\u00eb an\u00ebtarin ton\u00eb t\u00eb informohet nga vet\u00eb propaganda q\u00eb po luftojm\u00eb. Prandaj na duhet zbritja kapilare e informacionit. Por informimi nuk mjafton.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb mesazh i d\u00ebrguar nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i kuptuar, prandaj zgjidhja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb pedagogjia. Ne kemi nj\u00eb zakon, ndoshta trash\u00ebguar nga ritmi i madh i betej\u00ebs, \u00ebsht\u00eb se shpallim q\u00ebndrime por ndoshta nuk kalojm\u00eb koh\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u2019i shpjeguar ato. Nj\u00eb an\u00ebtar q\u00eb merr nj\u00eb q\u00ebndrim pa shpjegim mund ta p\u00ebrs\u00ebris\u00eb at\u00eb, por nuk do jet\u00eb i aft\u00eb ta mbroj\u00eb at\u00eb. Dhe politika fitohet gjithmon\u00eb nga njer\u00ebz q\u00eb kuptojn\u00eb, jo nga njer\u00ebz q\u00eb thjesht p\u00ebrs\u00ebrisin.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Veprimi n\u00eb radh\u00eb t\u00eb tret\u00eb. Duhet t\u00eb pranojm\u00eb se ne si parti presim m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 duhet nga kryetari. Dhe n\u00eb pritje, partia humbet nervin e veprimit. Duhet rigjetur shpirti i iniciativ\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, n\u00eb t\u00eb gjitha qelizat e partis\u00eb. K\u00eb ka penguar Sali Berisha t\u00eb veproj\u00eb? K\u00eb ka penguar t\u00eb mbledh\u00eb njer\u00ebz n\u00eb lagjen e vet, t\u00eb shkoj\u00eb der\u00eb m\u00eb der\u00eb, t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb nj\u00eb dosje p\u00ebr nj\u00eb abuzim mbi bashkin\u00eb e vet? Ask\u00ebnd. K\u00ebto jan\u00eb pun\u00eb q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb leje, nuk k\u00ebrkojn\u00eb miratim dhe nuk k\u00ebrkojn\u00eb buxhet. K\u00ebrkojn\u00eb vet\u00ebm vendimin e nj\u00eb njeriu p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebto pun\u00eb, q\u00eb jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb, jan\u00eb ato q\u00eb b\u00ebhen m\u00eb pak.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo problematik\u00eb shkon dor\u00eb p\u00ebr dore me faktin q\u00eb ne harxhojm\u00eb shum\u00eb koh\u00eb duke u marr\u00eb me politik\u00ebn e madhe, kur them ne gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebsia deri n\u00eb nivelin ton\u00eb, si dhe me pun\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto raste nuk b\u00ebhet politik\u00eb por flitet p\u00ebr politik\u00eb. Duhet q\u00eb ky dallim t\u00eb kuptohet qart\u00eb dhe kultura jon\u00eb, veprimtaria jon\u00eb politike t\u00eb p\u00ebrqendrohet tek gj\u00ebrat e vogla q\u00eb ne kemi n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar. S\u00eb fundmi, po jo nga r\u00ebnd\u00ebsia. Duhet t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb mekanizmat q\u00eb mos p\u00ebrballemi m\u00eb me disa nga shprehjet q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike. E kemi d\u00ebgjuar t\u00eb gjith\u00eb: \u2018Sa kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike? \u00c7far\u00eb kam un\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike? S\u2019kam p\u00ebrfituar un\u00eb asgj\u00eb nga Partia Demokratike.\u2019 Jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs faqe, t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs monedh\u00eb. N\u00eb situat\u00ebn ku jemi mund t\u2019i thot\u00eb pothuajse \u00e7dokush. Por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i verifikohen, dhe prej k\u00ebsaj lindin konflikte t\u00eb panum\u00ebrta. Prandaj veprimi politik i nj\u00eb an\u00ebtari, me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb qart\u00eb dhe me informacionin e duhur, duhet t\u00eb gjej\u00eb edhe pasqyrimin e vet.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jo p\u00ebr t\u00eb krijuar burokraci, por p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar ata q\u00eb punojn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb krijuar konkurrenc\u00ebn e sh\u00ebndetshme n\u00eb radh\u00ebt tona dhe p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb dinamika pozitive n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe jo vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb. Q\u00ebllim, informim, veprim. Jan\u00eb tri parime t\u00eb thjeshta, por n\u00ebse arrijm\u00eb t\u2019i kthejm\u00eb n\u00eb kultur\u00eb organizative, mund t\u00eb ndryshojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e funksionuarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Mjetet do t\u2019i gjejm\u00eb dhe do t\u2019i nd\u00ebrtojm\u00eb s\u00eb bashku. Por p\u00ebrpara mjetit duhet t\u00eb kemi t\u00eb qart\u00eb iden\u00eb, dhe ideja \u00ebsht\u00eb kjo: nj\u00eb parti ku an\u00ebtari nuk pret por vepron, nuk p\u00ebrs\u00ebrit por kupton, nuk humbet n\u00eb turm\u00eb por ka nj\u00eb rol. Nj\u00eb parti ku energjia e mir\u00eb e demokrat\u00ebve nuk shp\u00ebrndahet, por kanalizohet drejt nj\u00eb drejtimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse arrijm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb nuk do kemi vet\u00ebm nj\u00eb parti m\u00eb t\u00eb organizuar, por do kemi forc\u00ebn q\u00eb i duhet Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur nj\u00eb sistemi me nj\u00eb sistem tjet\u00ebr. Me kund\u00ebrshembullin pozitiv, me organizimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha me an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqizuar. Ju faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E SEKRETARIT T\u00cb BURIMEVE NJER\u00cbZORE, ANDI MUSTAFAJ, N\u00cb MBLEDHJEN E K\u00cbSHILLIT KOMB\u00cbTAR T\u00cb PD I nderuar kryetar i Partis\u00eb Demokratike, i nderuar kryetar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, t\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, t\u00eb dashur miq. Kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur deri k\u00ebtu. Gjat\u00eb k\u00ebsaj rruge jemi p\u00ebrplasur, jemi lodhur, jemi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":151937,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151930","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151930","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151930"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151930\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151938,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151930\/revisions\/151938"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151937"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}