{"id":151932,"date":"2026-08-27T18:54:13","date_gmt":"2026-08-27T18:54:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151932"},"modified":"2026-08-27T19:17:00","modified_gmt":"2026-08-27T19:17:00","slug":"territorialja-2014-2015-deshtoi-boci-ps-e-perdor-pushtetin-lokal-si-magazine-votash-per-pushtetin-qendror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/27\/territorialja-2014-2015-deshtoi-boci-ps-e-perdor-pushtetin-lokal-si-magazine-votash-per-pushtetin-qendror\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i: PD hyri n\u00eb komisionin e reform\u00ebs territoriale jo p\u00ebr t\u00eb legjitimuar hart\u00ebn e parap\u00ebrgatitur nga Edi Rama, por p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin e qytetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>FJALA E BASHK\u00cbKRYETARIT T\u00cb\u00a0REFORM\u00cbS ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE, LU\u00c7IANO BO\u00c7I, N\u00cb MBLEDHJEN E K\u00cbSHILLIT KOMB\u00cbTAR T\u00cb PD<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra si nd\u00ebrtohet arkitektura e vet\u00eb shtetit n\u00eb territor, si sh\u00ebrbehet qytetari, si p\u00ebrfaq\u00ebsohet ai dhe si ushtrohet demokracia lokale. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vendos\u00ebm bashk\u00eb me kryetarin e PD-s\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb komisionin e reform\u00ebs territoriale, por dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00ebndrimet tona n\u00eb raport me situat\u00ebn q\u00eb ka ndodhur p\u00ebr arsye t\u00eb zhvillimeve p\u00ebr reform\u00ebn territoriale. Dhe, duhet t\u2019i japim p\u00ebrgjigje disa pyetjeve. E para \u00ebsht\u00eb, pse Partia Demokratike mori pjes\u00eb n\u00eb komision? \u00cbsht\u00eb pyetje e cila sundon edhe k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, edhe sot, edhe n\u00eb k\u00ebto momente. Ka qen\u00eb pjes\u00eb e debateve tona t\u00eb brendshme, vazhdon t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb dhe e debateve n\u00eb mjedisin publik por dhe at\u00eb mediatik.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka nj\u00eb arsye bazike q\u00eb ne mor\u00ebm pjes\u00eb. T\u00eb jeni t\u00eb sigurt q\u00eb nuk mor\u00ebm pjes\u00eb p\u00ebr t\u00eb legjitimuar pik\u00ebrisht at\u00eb hart\u00eb q\u00eb kishte parap\u00ebrgatitur Edi Rama. Kemi qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kemi mbajtur q\u00ebndrimet tona, e kemi relatuar n\u00eb t\u00eb gjitha takimet dhe me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Ne u b\u00ebm\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij komisioni sepse k\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb dhe e kan\u00eb k\u00ebrkuar qytetar\u00ebt. Secili nga ju, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00ebrthorazi, n\u00eb takime t\u00eb ndryshme, qoft\u00eb edhe t\u00eb ngushta, \u00ebsht\u00eb ndeshur me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Q\u00eb Partia Demokratike t\u00eb ishte pjes\u00eb e komisionit t\u00eb reformave, p\u00ebrfshir\u00eb reform\u00ebn territoriale.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U b\u00ebm\u00eb pjes\u00eb sepse realisht reforma e 2015-\u00ebs d\u00ebshtoi n\u00eb objektivin e saj kryesor. Nuk e afroi pushtetin dhe sh\u00ebrbimin me qytetarin. Nd\u00ebrtoi bashki t\u00eb m\u00ebdha, por imponoi qytetarin e vog\u00ebl. Uli p\u00ebrfaq\u00ebsimin, madje e zhduku fare p\u00ebrfaq\u00ebsimin e qytetar\u00ebve sidomos t\u00eb zonave rurale. Drejtoi investimet n\u00eb zonat urbane, dhe transferoi kompetenca pa paket\u00eb financiare. N\u00eb shumic\u00ebn e territoreve sh\u00ebrbimet u larguan t\u00ebr\u00ebsisht nga qytetari, nd\u00ebrsa nj\u00ebsit\u00eb administrative, ju e dini shum\u00eb mir\u00eb, ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi administrative e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, nuk kan\u00eb m\u00eb as pushtet, as p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe asnj\u00eb lloj buxheti. Jan\u00eb thjesht formale. U b\u00ebm\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij komisioni p\u00ebr t\u00eb mos ia l\u00ebn\u00eb fush\u00ebn e lir\u00eb ndaj PS? E cila do t\u00eb vepronte e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb hart\u00eb zgjedhore p\u00ebr interesat e saj elektorale sepse numrin e votave ju e dini shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ajo e disponon dhe i ka k\u00ebto vota.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe u b\u00ebm\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht pjes\u00eb e k\u00ebsaj reforme q\u00eb procesin ta b\u00ebjm\u00eb publik. N\u00ebp\u00ebrmjet analizave, n\u00ebp\u00ebrmjet kritereve t\u00eb k\u00ebrkuara nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb politik\u00eb dhe ekspert\u00ebt, dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja n\u00ebp\u00ebrmjet konsultimeve publike. Dhe, e fundit, u b\u00ebm\u00eb pjes\u00eb sepse e dini shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb nga 2014-a n\u00eb opinionin publik Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb penalizuar nga nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt nuk q\u00ebndron aq, q\u00eb ne braktis\u00ebm komisionin e 2014-\u00ebs dhe PS-ja b\u00ebri \u00e7far\u00eb t\u00eb donte, \u00e7far\u00eb deshi, m\u00eb falni, me hart\u00ebn e 2014-\u00ebs. N\u00eb fakt, PD-ja u largua p\u00ebr shkak se k\u00ebrkoi t\u00eb drejt\u00ebn e vetos. Nuk iu dha, dhe kreu nj\u00eb veprim politik. Por vetoja u harrua dhe na ngeli akuza q\u00eb ne braktis\u00ebm komisionin.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nd\u00ebr arsyet politike. \u00c7far\u00eb u b\u00eb n\u00eb k\u00ebto n\u00ebnt\u00eb muaj? P\u00ebr mua, nj\u00eb pun\u00eb e jasht\u00ebzakonshme e ekspert\u00ebve dhe e deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. S\u00eb pari, ne qartazi rr\u00ebzuam propagand\u00ebn q\u00eb reforma e 2014-2015-\u00ebs ishte medemek nj\u00eb histori suksesi. Jo, ishte histori e d\u00ebshtuar. E vum\u00eb theksin tek pasojat e centralizimit, mungesa e decentralizimit, mungesa e sh\u00ebrbimeve, larg\u00ebsia e qytetarit nga qendra, mungesa e kompetencave e funksioneve, nga centralizimi politik sidomos i pushtetit lokal, q\u00eb vazhdimisht p\u00ebrdoret si magazin\u00eb votash p\u00ebr pushtetin qendror. S\u00eb dyti, ne debatin e transferuam nga zyrat e kuvendit drejt publikut.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Realizuam 11 d\u00ebgjesa p\u00ebrve\u00e7 Tiran\u00ebs. D\u00ebgjesa q\u00eb, ju e dini shum\u00eb mir\u00eb, kan\u00eb pasur impakt t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm publik dhe kan\u00eb sh\u00ebrbyer si shk\u00ebndi edhe p\u00ebr shp\u00ebrthimin e protestave, sepse n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb qytetar\u00ebt mosdakord\u00ebsin\u00eb e tyre n\u00eb raport me shkrirjen e bashkive e kan\u00eb shprehur pik\u00ebrisht n\u00eb d\u00ebgjesat publike q\u00eb u insistuan nga deputet\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb at\u00eb komision. S\u00eb treti, ne realizuam nj\u00eb analiz\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb reform\u00ebs 2014-2015, dokument zyrtar i dor\u00ebzuar nga ekspert\u00ebt tan\u00eb, i cili p\u00ebrcaktonte edhe modelin e qeverisjes p\u00ebr reform\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb 2026-\u00ebs, t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb kat\u00ebr shtylla: n\u00eb funksionalitetin e territorit, n\u00eb qeverisje dhe n\u00eb kompetenca, n\u00eb financa dhe autonomi fiskale, dhe sigurisht n\u00eb demokraci dhe autonomi vendore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne arrit\u00ebm tek e fundit q\u00eb t\u00eb paraqisim alternativ\u00ebn ton\u00eb. Me dy nivele qeverisje: nivelin e bashkive 100 dhe nivelin e rajoneve ose nivelin e qarqeve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rregullator dhe q\u00eb mbron funksionalitetin e pushtetit lokal n\u00eb raport me dhun\u00ebn, presionin, trysnin\u00eb q\u00eb ushtron pushteti qendror ndaj tij. Pra ishte nj\u00eb pun\u00eb e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gjej rastin t\u2019i fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi. Dhe, ne k\u00ebrkuam shtyrjen e komisionit. Dhe patjet\u00ebr ka nj\u00eb pyetje: Pse PD-ja e k\u00ebrkoi? Nuk donim q\u00eb t\u00eb vononim procesin fare.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Donim ta konkludonim procesin, madje n\u00eb vendimin e krijimit t\u00eb komisionit, vendimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb parlament, parashikohet q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se komisioni nuk realizon hapat e tij, at\u00ebher\u00eb patjet\u00ebr parashikohet nj\u00eb shtyrje e mundshme e k\u00ebtij komisioni. Dhe q\u00ebllimi yn\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb finalizonim nj\u00eb proces d\u00ebgjesash t\u00ebr\u00ebsor, konsultativ, rrahje mendimesh, debati p\u00ebr projektet e paraqitura nga ekspert\u00ebt dhe dalja me dokumenta zyrtar\u00eb, sikurse kanalizimi dhe marrja n\u00eb konsiderat\u00eb e mendimit t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sikurse dhe t\u00eb opinioneve t\u00eb sjella nga grupet e interesit, q\u00eb n\u00eb fokusin e tyre kan\u00eb pik\u00ebrisht m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb pushtetit local.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Cili \u00ebsht\u00eb projekti yn\u00eb? Q\u00eb u arrit t\u00eb konkludohej si dokument zyrtar q\u00eb u paraqit n\u00eb publik. E parathash\u00eb, projekti parashikon dy nivele t\u00eb qeverisjes. Nivelin e bashkive 100 dhe nivelin e rajoneve ose t\u00eb qarqeve, e cila sh\u00ebrben si rregullator, por jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si e paraqet PS-ja apo si \u00ebsht\u00eb tashi. Me qarqe ose rajone q\u00eb kan\u00eb kompetenca t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe jan\u00eb nj\u00ebsi administrative dhe financiare, q\u00eb marrin kompetencat q\u00eb mbulojn\u00eb pun\u00ebn e shum\u00eb bashkive dhe realizojn\u00eb koordinimin bashkiak dhe fondet e solidaritetit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbulojn\u00eb planifikimin urban, menaxhimin e mbetjeve, menaxhimin e uj\u00ebrave, sikurse dhe kompetenca t\u00eb tjera q\u00eb bashkit\u00eb ndoshta t\u00eb vogla, n\u00eb parashikimet e funksionalitetit t\u00eb tyre nuk mund t\u2019i realizojn\u00eb dot dhe q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur si argumente nga Partia Socialiste p\u00ebr t\u00eb shkrir\u00eb bashkit\u00eb ekzistuese. Kemi qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si e kemi nd\u00ebrtuar procesin. Numri 100 nuk \u00ebsht\u00eb num\u00ebr magjik kundrejt numrit djall\u00ebzor 61. Nuk \u00ebsht\u00eb shpikje, nuk \u00ebsht\u00eb loj\u00eb kungulleshkash \u2018pse 100 e jo 94 dhe jo 120\u2019. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr logjik q\u00eb erdhi nga nj\u00eb proces t\u00ebr\u00ebsor ekspertize.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E BASHK\u00cbKRYETARIT T\u00cb\u00a0REFORM\u00cbS ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE, LU\u00c7IANO BO\u00c7I, N\u00cb MBLEDHJEN E K\u00cbSHILLIT KOMB\u00cbTAR T\u00cb PD Sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra si nd\u00ebrtohet arkitektura e vet\u00eb shtetit n\u00eb territor, si sh\u00ebrbehet qytetari, si p\u00ebrfaq\u00ebsohet ai dhe si ushtrohet demokracia lokale. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vendos\u00ebm bashk\u00eb me kryetarin e PD-s\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":151940,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151932","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151932","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151932"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151932\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151939,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151932\/revisions\/151939"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151940"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151932"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}