{"id":151974,"date":"2026-08-28T08:40:18","date_gmt":"2026-08-28T08:40:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151974"},"modified":"2026-08-28T08:40:38","modified_gmt":"2026-08-28T08:40:38","slug":"harta-e-re-territoriale-ekspertet-kufijte-e-bashkive-do-te-ndikojne-garen-e-2027","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/28\/harta-e-re-territoriale-ekspertet-kufijte-e-bashkive-do-te-ndikojne-garen-e-2027\/","title":{"rendered":"Harta e re territoriale\/ Ekspert\u00ebt: Kufijt\u00eb e bashkive do t\u00eb ndikojn\u00eb gar\u00ebn e 2027"},"content":{"rendered":"<p>Mazhoranca synon t\u00eb miratoj\u00eb hart\u00ebn e re territoriale n\u00eb sesionin e vjesht\u00ebs, por ekspert\u00ebt e zgjedhjeve paralajm\u00ebrojn\u00eb se kjo do t\u00eb krijoj\u00eb presion mbi afatet dhe standardet e zgjedhjeve t\u00eb pritshme lokale.<\/p>\n<p>Projektligji i propozuar nga Partia Socialiste n\u00eb pushtet p\u00ebr ndryshimin e hart\u00ebs administrativo-territoriale, q\u00eb synon t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb numrin e nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore nga 61 n\u00eb 46 bashki, \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e konsultimeve, pavar\u00ebsisht protestave n\u00eb bashkit\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb shkrihen.<\/p>\n<p>Konsultimi me qytetar\u00ebt dhe k\u00ebshillat bashkiak\u00eb pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb shtator dhe projekti socialist p\u00ebr hart\u00ebn e re do t\u00eb diskutohet m\u00eb pas n\u00eb Kuvend. Synimi i mazhoranc\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb ndryshimet n\u00eb hart\u00ebn territorial t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zbatueshme n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>Por procesi i shqyrtimit t\u00eb hart\u00ebs s\u00eb re po zhvillohet n\u00eb nj\u00eb kalendar t\u00eb ngusht\u00eb kohor, duke ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr standardet e procesit t\u00eb ardhsh\u00ebm zgjedhor, sa koh\u00eb q\u00eb KQZ-ja do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrshtas\u00eb procedurat dhe teknologjin\u00eb, administrata vendore duhet t\u00eb riorganizohet, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt dhe partit\u00eb duhet t\u00eb din\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb nj\u00ebsish do t\u00eb votojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshimin i kufijve administrativ\u00eb vet\u00ebm disa muaj para zgjedhjeve sjell, sipas ekspert\u00ebve t\u00eb sistemit elektoral, jo vet\u00ebm nj\u00eb presion t\u00eb shtuar ndaj institucioneve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb menaxhimin e procesit zgjedhor, por edhe c\u00ebnimin e besimit demokratik t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike i tha BIRN se reforma territoriale duhej t\u00eb ishte p\u00ebrfunduar shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt dhe t\u00eb mos zhvillohej paralelisht me reform\u00ebn zgjedhore, pasi p\u00ebrcaktimi n\u00eb koh\u00eb i hart\u00ebs do t\u00eb mund\u00ebsonte qart\u00ebsimin e zonave zgjedhore, kompetencave dhe element\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb organizimin e procesit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet aktuale gjith\u00e7ka po shkon n\u00eb presion,\u201d tha Krasniqi, duke shtuar se \u201cn\u00ebse reforma territoriale miratohet n\u00eb vjesht\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ngelet shum\u00eb pak koh\u00eb p\u00ebr aktet n\u00ebnligjore dhe shkrirjen e nj\u00ebsive vendore.<\/p>\n<p>Sipas tij, vonesat n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces do t\u00eb jen\u00eb \u201cnj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 tjet\u00ebr me pasoj\u00eb negative p\u00ebr standardet e zgjedhjeve\u201d.<\/p>\n<p><strong>Presion mbi afatet<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet e fundit vendore u mbajt\u00ebn m\u00eb 14 maj 2023 dhe rezultati p\u00ebrfundimtar i tyre u miratua n\u00eb gusht t\u00eb atij viti. Kodi Zgjedhor parashikon q\u00eb data e zgjedhjeve duhet t\u00eb caktohet jo m\u00eb von\u00eb se 9 muaj para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb organeve t\u00eb zgjedhura, nd\u00ebrsa ndryshimet n\u00eb legjislacionin zgjedhor duhet t\u00eb miratohen jo m\u00eb von\u00eb se 6 muaj para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi nis t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr zgjedhjet lokale, mazhoranca synon t\u00eb miratoj\u00eb ndarjen e re territoriale n\u00eb sesionin e vjesht\u00ebs, duke ngushtuar shum\u00eb afatet p\u00ebr miratimin e akteve n\u00ebnligjore dhe p\u00ebr organizimin e nj\u00ebsive q\u00eb do t\u00eb shkrihen apo bashkohen.<\/p>\n<p>\u201cBashkit\u00eb e prekura do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrshtasin strukturat administrative dhe organizimin e tyre, nd\u00ebrsa institucionet zgjedhore do t\u00eb duhet t\u2019i integrojn\u00eb ndryshimet n\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr zgjedhjet\u201d- thot\u00eb Krasniqi, duke shtuar se kjo mund t\u00eb sjell\u00eb \u201cnj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 tjet\u00ebr me pasoj\u00eb negative p\u00ebr standardet e zgjedhjeve\u201d.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej dimensionit teknik, p\u00ebr Krasniqin \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u2018besimi demokratik\u2019 i qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse komunitetet nuk ndjehen t\u00eb pyetura ose t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb p\u00ebrcaktimin e bashkis\u00eb s\u00eb tyre, ngrihet pyetja n\u00ebse ata do ta konsiderojn\u00eb legjitime gar\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb struktur\u00eb vendore q\u00eb nuk e d\u00ebshirojn\u00eb,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Rigels Xhemollari nga organizata \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d e lidh drejtp\u00ebrdrejt vones\u00ebn me kapacitetin e KQZ-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur zgjedhjet.<\/p>\n<p>N\u00ebse harta e re miratohet pasi Presidenti t\u00eb ket\u00eb dekretuar dat\u00ebn e zgjedhjeve, thot\u00eb ai, Komisioni do t\u00eb p\u00ebrballet me v\u00ebshtir\u00ebsi shtes\u00eb n\u00eb ndarjen dhe prokurimin e pajisjeve dhe teknologjis\u00eb s\u00eb votimit.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi KQZ-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb dhe prokuruar votimin dhe numrin elektronik q\u00eb pritet t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb mas\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje,\u201d shprehet Xhemollari, duke shtuar se ndryshimet territoriale do t\u00eb prodhonin gjithashtu procedura dhe burokraci t\u00eb reja p\u00ebr KQZ-n\u00eb dhe institucionet e tjera t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb administrimin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr ish kryetarin e KQZ-s\u00eb, Kristaq Kume, rreziku administrativ konsiderohet \u2018i menaxhuesh\u00ebm\u2019.<\/p>\n<p>\u201cVonesa nuk krijon nj\u00eb penges\u00eb teknike t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme, pasi KQZ ka p\u00ebrvoj\u00eb dhe instrumente p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur. Por standardi zgjedhor nuk matet vet\u00ebm me mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar votimin,\u201d tha Kume p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Kume sheh me shqet\u00ebsim se dy propozimet p\u00ebr ndarjen e re territoriale m\u00eb shum\u00eb se sa nevoj\u00eb p\u00ebr eficenc\u00ebn apo p\u00ebrfaq\u00ebsim p\u00ebr qytetar\u00ebt, fshehin kalkulime politike t\u00eb partive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb proces.<\/p>\n<p><strong>Harta si instrument elektoral<\/strong><\/p>\n<p>Reforma administrativo-territoriale ka nxitur nj\u00eb debat politik mbi eficienc\u00ebn dhe autonomin\u00eb e e pushtetit vendor. N\u00eb tryez\u00ebn e reform\u00ebs jan\u00eb vendosur dy alternativa t\u00eb kund\u00ebrta: PS propozon reduktimin e numrit t\u00eb bashkive n\u00eb 46, nd\u00ebrsa PD k\u00ebrkon zgjerimin n\u00eb 100 nj\u00ebsi vendore.<\/p>\n<p>Por ekspert\u00ebt e lexojn\u00eb k\u00ebt\u00eb debat m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmes interesit elektoral t\u00eb dy forcave kryesore politike.<\/p>\n<p>Kristaq Kume thot\u00eb se reforma nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb hart\u00eb administrative, pasi ajo do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb arkitektur\u00ebn e pushtetit vendor p\u00ebr vitet e ardhshme dhe, potencialisht, do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb gar\u00ebn elektorale p\u00ebrpara se kandidat\u00ebt t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vot\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cVizatimi i kufijve t\u00eb bashkive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ushtrimet m\u00eb me pesh\u00eb t\u00eb gjeografis\u00eb zgjedhore,\u201d thot\u00eb Kume, duke shtuar se p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb kryetar\u00ebt e bashkive zgjidhen me sistem mazhoritar relativ (first-past-the-post), m\u00ebnyra se si grupohen nj\u00ebsit\u00eb administrative p\u00ebrcakton drejtp\u00ebrdrejt se si p\u00ebrkthehet vota popullore n\u00eb pushtet\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, ai konsideron se propozimet antagonistike t\u00eb dy partive kryesore, PS me variantin e reduktimit n\u00eb 46 bashki dhe PD me variantin e zgjerimit n\u00eb 100 bashki, zbulojn\u00eb dy strategji elektorale krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Duke analizuar propozimin e mazhoranc\u00ebs socialiste q\u00eb parashikon shkrirjen e 15 bashkive duke e \u00e7uar numrin e bashkine nga 61 n\u00eb 46, Kume argumenton se p\u00ebrtej justifikimit se ky model i ri lidhet me eficenc\u00ebn financiare dhe kapacitetet menaxhuese, ka nj\u00eb synim politik.<\/p>\n<p>Ai e quan k\u00ebt\u00eb proces \u201ctretje\u201d t\u00eb vot\u00ebs opozitare.<\/p>\n<p>Logjika \u00ebsht\u00eb q\u00eb zonat rurale ose periferike ku opozita ka mb\u00ebshtetje tradicionale t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb nj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, ku pesha e qendrave urbane \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, diferenca e votave n\u00eb favor t\u00eb mazhoranc\u00ebs n\u00eb qendrat urbane mund t\u00eb neutralizoj\u00eb avantazhin opozitar n\u00eb zonat periferike.<\/p>\n<p>Ky model, sipas Kumes, vijon n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb logjik\u00ebn e reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014, e cila krijoi 61 bashki nga 373 nj\u00ebsi t\u00eb m\u00ebparshme dhe solli nj\u00eb konsolidim t\u00eb fort\u00eb territorial. N\u00eb kushtet kur PS ka nj\u00eb organizim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb territor dhe ka fituar shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb bashkive n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 2023, Kume sugjeron se, nj\u00eb hart\u00eb m\u00eb e konsoliduar mund t\u00eb favorizoj\u00eb ruajtjen e k\u00ebtij dominimi.<\/p>\n<p>N\u00eb krahun tjet\u00ebr, PD e justifikon propozimin p\u00ebr 100 bashki me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ruajtur identitetet lokale dhe p\u00ebr ta afruar pushtetin me qytetarin. Kume argumenton se, n\u00eb planin elektoral, nj\u00eb hart\u00eb me m\u00eb shum\u00eb bashki do t\u00eb krijonte m\u00eb shum\u00eb gara t\u00eb vogla dhe potencialisht m\u00eb konkurruese.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja nuk prek vet\u00ebm kryetar\u00ebt e bashkive. Ajo ka pasoja edhe p\u00ebr k\u00ebshillat bashkiak\u00eb, ku zbatohet sistemi proporcional. Bashkit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha do t\u00eb ken\u00eb k\u00ebshilla me m\u00eb shum\u00eb vende, duke ulur pragun efektiv p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e forcave m\u00eb t\u00eb vogla. N\u00eb bashkit\u00eb e vogla, p\u00ebrkundrazi, numri m\u00eb i kufizuar i mandateve mund t\u00eb rris\u00eb pragun natyror dhe t\u00eb favorizoj\u00eb dy partit\u00eb kryesore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Kume e zhvendos debatin nga nj\u00eb diskutim thjesht administrativ drejt pyetjes se \u00e7far\u00eb efekti do t\u00eb ket\u00eb harta mbi konkurrenc\u00ebn politike.<\/p>\n<p>Edhe Xhemollari e sheh hart\u00ebn p\u00ebrmes efektit t\u00eb saj n\u00eb konkurrenc\u00ebn politike.<\/p>\n<p>Sipas tij, bashkit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha favorizojn\u00eb partit\u00eb e m\u00ebdha dhe e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb hyrjen e forcave t\u00eb reja n\u00eb gar\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai v\u00ebren se PS duket se po t\u00ebrhiqet nga propozimi fillestar p\u00ebr shkak edhe t\u00eb protestave kund\u00ebr hart\u00ebs, duke e konsideruar shtatorin vendimtar p\u00ebr fatin e reform\u00ebs territoriale.\/ Reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mazhoranca synon t\u00eb miratoj\u00eb hart\u00ebn e re territoriale n\u00eb sesionin e vjesht\u00ebs, por ekspert\u00ebt e zgjedhjeve paralajm\u00ebrojn\u00eb se kjo do t\u00eb krijoj\u00eb presion mbi afatet dhe standardet e zgjedhjeve t\u00eb pritshme lokale. Projektligji i propozuar nga Partia Socialiste n\u00eb pushtet p\u00ebr ndryshimin e hart\u00ebs administrativo-territoriale, q\u00eb synon t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb numrin e nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":49535,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151974","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151974","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151974"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151974\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151976,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151974\/revisions\/151976"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151974"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151974"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151974"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}