{"id":151998,"date":"2026-08-28T11:30:08","date_gmt":"2026-08-28T11:30:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=151998"},"modified":"2026-08-28T11:30:37","modified_gmt":"2026-08-28T11:30:37","slug":"partia-e-anetarit-e-terrenit-dhe-alternatives","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/28\/partia-e-anetarit-e-terrenit-dhe-alternatives\/","title":{"rendered":"Partia e An\u00ebtarit, e terrenit dhe alternativ\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Nikola KEDHI<\/strong><\/p>\n<p>U hap nj\u00eb kapitull i ri.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka tejkaluar nj\u00eb nga periudhat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj. U p\u00ebrball\u00ebm me nj\u00eb sulm t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe t\u00eb paprecedent\u00eb, q\u00eb synoi jo vet\u00ebm dob\u00ebsimin e Partis\u00eb Demokratike, por n\u00eb thelb goditjen e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt q\u00ebndruan. Q\u00ebndruan kur gjith\u00e7ka dukej kund\u00ebr tyre. Rezistuan, mbijetuan, u ribashkuan dhe treguan se nj\u00eb parti nuk mbahet gjall\u00eb vet\u00ebm nga strukturat e saj, por nga njer\u00ebzit q\u00eb besojn\u00eb tek ajo. Rithemelimi ishte nj\u00eb nga ushtrimet m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse t\u00eb vullnetit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, t\u00eb rikthimit te vlerat konservatore, t\u00eb vendosjes s\u00eb meritokracis\u00eb dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb pluralizmit. Ishte nj\u00eb proces frym\u00ebzues q\u00eb mbrojti Partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb se djatht\u00ebs nga asgj\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Por mbijetesa nuk mjafton m\u00eb. Tani ne kalojm\u00eb nga rezistenca te organizimi, nga mbijetesa te forcimi dhe nga reagimi ndaj kund\u00ebrshtarit te nd\u00ebrtimi i nj\u00eb strategjie ton\u00ebn. P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj vere, nj\u00eb grup pune i drejtuar nga kryetari i PD Berisha ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb strategji q\u00eb nd\u00ebrthur nj\u00eb ripozicionim t\u00eb rolit t\u00eb an\u00ebtarit, forcimit t\u00eb rolit e veprimit t\u00eb seksionit, pun\u00ebs s\u00eb strukturave n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb, modernizimit, digjitalizimit t\u00eb Partis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb nesh nuk kemi thjesht nj\u00eb parti politike. Kemi nj\u00eb makineri t\u00eb madhe pushteti, q\u00eb nd\u00ebrthur administrat\u00ebn shtet\u00ebrore, patronazhimin, propagand\u00ebn, presionin, burimet shtet\u00ebrore dhe interesat kriminale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb makineri e till\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrballohet vet\u00ebm duke q\u00ebndruar n\u00eb mbrojtje, as vet\u00ebm me denoncime dhe as vet\u00ebm me figura apo aksione individuale. Duhet p\u00ebrballuar me organizim.<\/p>\n<p>Strategjia e re do mobilizoj\u00eb Partin\u00eb Demokratike n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb saj. \u00c7do an\u00ebtar duhet t\u00eb ndihet pjes\u00eb e nj\u00eb organizate q\u00eb komunikon me t\u00eb, e informon, e d\u00ebgjon dhe i jep nj\u00eb rol konkret.<\/p>\n<p>Teknologjia na jep sot mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb informacioni t\u00eb mos mbetet n\u00eb maj\u00eb t\u00eb piramid\u00ebs, por t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale deri te \u00e7do an\u00ebtar. An\u00ebtari do e marr\u00eb vesh informacionin, shpjegimin dhe q\u00ebndrimin politik t\u00eb partis\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale, nga vet\u00eb partia dhe jo nga kund\u00ebrshtari. Q\u00ebndrimet politike, argumentet, denoncimet, objektivat dhe detyrat duhet t\u00eb qarkullojn\u00eb shpejt dhe n\u00eb t\u00eb dy drejtimet. Komunikimi duhet t\u00eb jet\u00eb kapilar.<\/p>\n<p>Por bashk\u00eb me informacionin duhet t\u00eb vij\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia. \u00c7do an\u00ebtar duhet t\u00eb dij\u00eb \u00e7far\u00eb roli ka. \u00c7do struktur\u00eb duhet t\u00eb dij\u00eb \u00e7far\u00eb objektivi ka. \u00c7do zyrtar duhet t\u00eb dij\u00eb \u00e7far\u00eb pritet prej tij. Dhe puna duhet dhe do t\u00eb matet p\u00ebr t\u2019i njohur gjithkujt merit\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtari nuk do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm marr\u00ebs informacioni apo zbatues detyrash; ai duhet t\u00eb b\u00ebhet burim iniciative, informacioni dhe veprimi politik nga posht\u00eb lart. \u00c7donj\u00ebri prej nesh do duhet ta nis\u00eb nga vetja, pa u marr\u00eb me tjetrin, por duke u fokusuar te ajo \u00e7ka secili prej nesh mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe te vlera e shtuar q\u00eb sjell.<\/p>\n<p>Rip\u00ebrt\u00ebritja nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrrim emrash. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e re te vepruari bazuar te parimet tona. Ne do tregojm\u00eb q\u00eb dim\u00eb si qeveriset Shqip\u00ebria, duke qeverisur veten ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap m\u00eb tej p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar meritokraci, p\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe konkurrenc\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme. Ata q\u00eb punojn\u00eb duhet t\u00eb dallohen. Ata q\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi duhet t\u00eb vler\u00ebsohen. Funksioni politik nuk mund t\u00eb jet\u00eb thjesht nj\u00eb titull, por duhet t\u00eb lidhet me rezultat.<\/p>\n<p>Edhe objektivat elektorale duhet t\u00eb trajtohen ndryshe. Jo me analiza t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe reagime t\u00eb momentit, por me nj\u00eb pun\u00eb kirurgjikale: zon\u00eb pas zone, qend\u00ebr votimi pas qendre votimi, kategori pas kategorie, problem pas problemi.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb dim\u00eb ku jemi t\u00eb fort\u00eb, ku jemi t\u00eb dob\u00ebt, k\u00eb duhet t\u00eb bindim, \u00e7far\u00eb shqet\u00ebsimesh kan\u00eb qytetar\u00ebt dhe kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do objektiv. Qytetar\u00ebt duhet t\u00eb din\u00eb se nuk jan\u00eb vet\u00ebm, fusha nuk \u00ebsht\u00eb bosh. P\u00ebrball\u00eb presionit e patronazhimit, ata kan\u00eb n\u00eb krah an\u00ebtarin e \u00e7do funksionar t\u00eb PD.<\/p>\n<p>Kjo strategji synon kapilaritetin, vendosjen n\u00ebl\u00ebvizje t\u00eb gjithkujt n\u00eb \u00e7do struktur\u00eb t\u00eb PD, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb qarta, t\u00eb ndara, me k\u00ebrkes\u00eb llogarie dhe me meritokracin\u00eb n\u00eb qend\u00ebr.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb Partia Demokratike t\u00eb flas\u00eb m\u00eb shum\u00eb me veten, por q\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb e saj t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb ur\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb, me qytetarin q\u00eb sot ndihet i pambrojtur, ipap\u00ebrfaq\u00ebsuar apo i dor\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkon kombinimin e tri forcave: pun\u00ebs n\u00eb terren me objektiva t\u00eb qarta e t\u00eb realizueshme, forc\u00ebs s\u00eb ekipit qendror dhe lokal dhe alternativ\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Terreni pa alternativ\u00eb prodhon vet\u00ebm mobilizim. Alternativa pa terren mbetet n\u00eb let\u00ebr. Individ\u00ebt pa ekip q\u00eb ngjall besim e shpres\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb nj\u00eb sistem.Kur t\u00eb tria bashkohen, partia kthehet n\u00eb nj\u00eb organiz\u00ebm q\u00eb mendon, komunikon dhe vepron nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt e kan\u00eb kaluar prov\u00ebn e q\u00ebndres\u00ebs. Ata kan\u00eb treguar se nuk mund t\u00eb zhduken me presion, as t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhen me propagand\u00eb dhe as t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen artificialisht.<\/p>\n<p>Tani vjen prova tjet\u00ebr: t\u00eb transformojm\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndres\u00eb n\u00eb forc\u00eb politike t\u00eb organizuar. Nga nj\u00eb parti q\u00eb mbijetoi goditjen, n\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb merr iniciativ\u00ebn.Nga nj\u00eb parti q\u00eb reagon ndaj makineris\u00eb s\u00eb pushtetit, n\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb nd\u00ebrton makinerin\u00eb e saj demokratike t\u00eb organizimit, komunikimit dhe alternativ\u00ebs.Nga mij\u00ebra demokrat\u00eb q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar p\u00ebr vite me radh\u00eb, n\u00eb mij\u00ebra demokrat\u00eb q\u00eb e din\u00eb sakt\u00ebsisht rolin e tyre n\u00eb ndryshimin q\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb. K\u00ebshtu shnd\u00ebrrohemi n\u00eb nj\u00eb makineri t\u00eb v\u00ebrtet, ku \u00e7do element ka nj\u00eb detyr\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, dhe vepron n\u00eb harmoni me element\u00ebt e tjer\u00eb. K\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>N\u00eb fund organizimi nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete. Ne organizohemi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur m\u00eb fort me k\u00ebt\u00eb diktatur\u00eb autoritare, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb besueshme qeveris\u00ebse, nj\u00eb ekip dhe nj\u00eb projekt q\u00eb ngjallin besim se Shqip\u00ebria mund t\u00eb b\u00ebhet ndryshe. Dhe do ta b\u00ebjm\u00eb ndryshe s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb kapitulli i ri. Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb, e bashkuar, me marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ringritura e t\u00eb forta me partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe e hapur p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb do t\u00eb bashkohet n\u00eb nj\u00eb front p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb regjim, \u00e7rr\u00ebnjosur k\u00ebt\u00eb sistem oligarkik e klientelist, dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Republik\u00eb Dinjiteti. Ne po e fillojm\u00eb ndryshimin, forcimin e rip\u00ebrt\u00ebritjen nga vetja, p\u00ebr ta \u00e7uar m\u00eb pas n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nikola KEDHI U hap nj\u00eb kapitull i ri. Partia Demokratike ka tejkaluar nj\u00eb nga periudhat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj. U p\u00ebrball\u00ebm me nj\u00eb sulm t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe t\u00eb paprecedent\u00eb, q\u00eb synoi jo vet\u00ebm dob\u00ebsimin e Partis\u00eb Demokratike, por n\u00eb thelb goditjen e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Demokrat\u00ebt q\u00ebndruan. Q\u00ebndruan kur gjith\u00e7ka &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":149843,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-151998","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151998","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151998"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151998\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":151999,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151998\/revisions\/151999"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149843"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}