{"id":152008,"date":"2026-08-28T16:19:23","date_gmt":"2026-08-28T16:19:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152008"},"modified":"2026-08-28T16:19:23","modified_gmt":"2026-08-28T16:19:23","slug":"farsa-e-bashkise-vlore-ku-keshilli-merr-vendim-jo-vetem-per-territorin-e-tij-por-per-fatin-e-komuniteteve-te-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/28\/farsa-e-bashkise-vlore-ku-keshilli-merr-vendim-jo-vetem-per-territorin-e-tij-por-per-fatin-e-komuniteteve-te-tjera\/","title":{"rendered":"Farsa e bashkis\u00eb Vlor\u00eb: Ku K\u00ebshilli merr vendim jo vet\u00ebm p\u00ebr territorin e tij, por p\u00ebr fatin e komuniteteve t\u00eb tjera"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ylli ASLLANI<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb proces territorial nuk mund t\u00eb quhet konsultim kur komunitetet q\u00eb preken drejtp\u00ebrdrejt nuk d\u00ebgjohen!<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Vlor\u00ebs ngre nj\u00eb pyetje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se fati administrativ i Selenic\u00ebs, Orikumit, Novosel\u00ebs apo Amantias.<\/p>\n<p>Ngre pyetjen themelore:<\/p>\n<p>A mund t\u00eb ndryshohen kufijt\u00eb e nj\u00eb komuniteti pa d\u00ebgjuar vet\u00eb komunitetin?<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje politike. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kushtetuese, demokratike dhe evropiane.<\/p>\n<p>Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nenin 108\/2, p\u00ebrcakton qart\u00eb se kufijt\u00eb e nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore nuk mund t\u00eb ndryshohen pa u marr\u00eb m\u00eb par\u00eb mendimi i popullsis\u00eb q\u00eb banon n\u00eb to. Po i nj\u00ebjti nen parashikon se vet\u00ebqeverisja vendore ushtrohet p\u00ebrmes organeve p\u00ebrfaq\u00ebsuese dhe referendumeve vendore.<\/p>\n<p>Edhe standardi evropian \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 5 i Kart\u00ebs Evropiane t\u00eb Autonomis\u00eb Vendore p\u00ebrcakton se ndryshimet e kufijve t\u00eb autoriteteve vendore nuk duhet t\u00eb b\u00ebhen pa konsultimin paraprak t\u00eb komuniteteve t\u00eb prekura. Raporti shpjegues i Kart\u00ebs e konsideron ndryshimin e kufijve, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht bashkimin e autoriteteve vendore, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi themelore p\u00ebr autoritetin vendor dhe qytetar\u00ebt q\u00eb ai sh\u00ebrben.<\/p>\n<p>Pra, konsultimi nuk \u00ebsht\u00eb dekor. Nuk \u00ebsht\u00eb formalitet. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb takim p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nj\u00eb procesverbal. Dhe sigurisht nuk mund t\u00eb reduktohet n\u00eb nj\u00eb votim t\u00eb nj\u00eb k\u00ebshilli bashkiak tjet\u00ebr, n\u00ebse komunitetet q\u00eb humbasin ose ndryshojn\u00eb statusin e tyre nuk jan\u00eb d\u00ebgjuar realisht.<\/p>\n<p>Truku procedural i rradh\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00ebse komuniteti i Selenic\u00ebs shprehet kund\u00ebr shkrirjes s\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb tij, nd\u00ebrsa komunitetet e Orikumit, Novosel\u00ebs dhe Amantias shprehen p\u00ebr krijimin e nj\u00ebsive t\u00eb tyre t\u00eb ve\u00e7anta, pyetja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb:<\/p>\n<p>Kush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre?<\/p>\n<p>A mundet nj\u00eb k\u00ebshill bashkiak i qytetit prit\u00ebs t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb n\u00eb thelb p\u00ebrcakton fatin territorial t\u00eb komuniteteve t\u00eb tjera?<\/p>\n<p>A mundet nj\u00eb votim i k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb vullnetin e banor\u00ebve t\u00eb Selenic\u00ebs?<\/p>\n<p>A mundet i nj\u00ebjti votim t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb vullnetin e banor\u00ebve t\u00eb Orikumit, Novosel\u00ebs dhe Amantias, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohen p\u00ebr statusin e tyre t\u00eb ardhsh\u00ebm?<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb &#8220;po&#8221;, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb shpjegohet se ku mbeti parimi kushtetues se kufijt\u00eb nuk ndryshohen pa u marr\u00eb m\u00eb par\u00eb mendimi i popullsis\u00eb q\u00eb banon n\u00eb to?<\/p>\n<p>Sepse Kushtetuta nuk thot\u00eb &#8220;mendimi i k\u00ebshillit t\u00eb bashkis\u00eb prit\u00ebse&#8221;.<\/p>\n<p>Ajo flet p\u00ebr popullsin\u00eb q\u00eb banon n\u00eb territorin e prekur.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb krijohet nj\u00eb &#8220;konsultim z\u00ebvend\u00ebsues&#8221;<\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron edhe problemi m\u00eb serioz i procesit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb konsultim real duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb qytetar\u00ebt e komunitetit t\u00eb prekur:<\/p>\n<ul>\n<li>t\u00eb informohen p\u00ebr propozimin;<\/li>\n<li>t\u00eb njihen me argumentet pro dhe kund\u00ebr;<\/li>\n<li>t\u00eb paraqesin alternativ\u00ebn e tyre;<\/li>\n<li>t\u00eb d\u00ebgjohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dokumentuar;<\/li>\n<li>dhe q\u00eb q\u00ebndrimi i tyre t\u00eb merret realisht n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebrpara vendimmarrjes.<\/li>\n<\/ul>\n<p>K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs e ka theksuar edhe n\u00eb vler\u00ebsimet e fundit p\u00ebr reform\u00ebn territoriale shqiptare se ndryshimet territoriale dhe bashkimet nuk jan\u00eb n\u00eb vetvete t\u00eb ndaluara nga Karta, por komunitetet e prekura duhet t\u00eb konsultohen paraprakisht dhe konsultimi nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb proces thjesht formal.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00ebse qeveria paraqet nj\u00eb seri vendimesh t\u00eb k\u00ebshillave bashkiak\u00eb si prov\u00eb se &#8220;komunitetet jan\u00eb konsultuar&#8221;, pyetja q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb u pyet\u00ebn realisht qytetar\u00ebt dhe \u00e7far\u00eb vendos\u00ebn ata?<\/p>\n<p>Sepse nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb konsultimi i nj\u00eb institucioni. Nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb konsultimi i komunitetit.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e kufijve territorial\u00eb, komuniteti i prekur \u00ebsht\u00eb aktori q\u00eb nuk mund t\u00eb anashkalohet.<\/p>\n<p>Po kur k\u00ebshilltar\u00ebt votojn\u00eb kund\u00ebr vullnetit t\u00eb komunitetit?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkon prova t\u00eb cilat shpesh jan\u00eb t\u00eb kuptueshme dhe pa i patur mbi tavolin\u00eb.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb votimi nuk u organizua i fsheht\u00eb sipas procedurave serioze flet m\u00eb shum\u00eb se cdo gj\u00eb tjet\u00ebr mbi presionin e partis\u00eb ndaj k\u00ebshilltar\u00ebve<\/p>\n<p>Por n\u00eb nj\u00eb demokraci normale duhet t\u00eb k\u00ebrkohet transparenc\u00eb absolute:<\/p>\n<p>A kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt e lir\u00eb t\u00eb votojn\u00eb sipas bindjes s\u00eb tyre dhe sipas interesit t\u00eb komunitetit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb?<\/p>\n<p>Karta Evropiane e Autonomis\u00eb Vendore vendos edhe nj\u00eb parim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: kushtet e ushtrimit t\u00eb mandatit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve vendor\u00eb duhet t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb ushtrimin e lir\u00eb t\u00eb funksioneve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00ebse ekzistojn\u00eb prova p\u00ebr presione politike, administrative, ekonomike apo familjare ndaj k\u00ebshilltar\u00ebve, ato duhet t\u00eb dokumentohen dhe t\u00eb b\u00ebhen publike.<\/p>\n<p>Por edhe pa arritur deri te kjo pik\u00eb, ekziston nj\u00eb pyetje shum\u00eb m\u00eb e fort\u00eb:<\/p>\n<p>A votoi k\u00ebshilli p\u00ebr at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkuan banor\u00ebt e territorit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson, apo banor\u00ebt u p\u00ebrdor\u00ebn vet\u00ebm si justifikim p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb marr\u00eb m\u00eb par\u00eb?<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb dallimi midis p\u00ebrfaq\u00ebsimit demokratik dhe formalizimit t\u00eb nj\u00eb vendimi politik.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu lind pyetja m\u00eb e madhe: pse nuk pyeten drejtp\u00ebrdrejt qytetar\u00ebt?<\/p>\n<p>N\u00ebse qeveria \u00ebsht\u00eb e bindur se banor\u00ebt e Selenic\u00ebs duan t\u00eb bashkohen me Vlor\u00ebn, le t&#8217;i pyes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00ebsht\u00eb e bindur se banor\u00ebt e Orikumit nuk duan bashki m\u00eb vete, le t&#8217;i pyes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00ebsht\u00eb e bindur se banor\u00ebt e Novosel\u00ebs dhe Amantias duan t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, le t&#8217;i pyes\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb e pengon?<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu ndodhet testi i v\u00ebrtet\u00eb demokratik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qeveri q\u00eb beson n\u00eb vullnetin e qytetar\u00ebve nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qeveri q\u00eb beson se reforma e saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb komuniteteve nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga konsultimi real.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb vend q\u00eb aspiron t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Evropian nuk mund ta trajtoj\u00eb konsultimin si nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr t&#8217;u plot\u00ebsuar n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Nuk mjafton t\u00eb thuash: &#8220;E kemi konsultuar k\u00ebshillin&#8221;<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ndoshta pika m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli bashkiak \u00ebsht\u00eb organ p\u00ebrfaq\u00ebsues. Por ai nuk \u00ebsht\u00eb komuniteti.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltar\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb qytetar\u00ebt, por nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren si nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb anashkaluar drejtp\u00ebrdrejt qytetar\u00ebt kur vet\u00eb<\/p>\n<p>Kushtetuta k\u00ebrkon marrjen paraprake t\u00eb mendimit t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb territorit t\u00eb prekur.<\/p>\n<p>Kjo b\u00ebhet edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb kur nj\u00eb k\u00ebshill merr vendim jo vet\u00ebm p\u00ebr territorin e tij, por p\u00ebr fatin e komuniteteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00ebse ky mekaniz\u00ebm p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike p\u00ebr bashki t\u00eb ndryshme, at\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb problem q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm lokal.<\/p>\n<p>Kemi nj\u00eb precedent institucional p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si mund t\u00eb ndryshohet harta territoriale e Shqip\u00ebris\u00eb pa u d\u00ebgjuar drejtp\u00ebrdrejt komunitetet q\u00eb preken prej saj.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb duhet t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb \u00e7do qytetar, pavar\u00ebsisht bindjeve politike.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb standarde evropiane n\u00eb Bruksel dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb standarde t\u00eb tjera n\u00eb territor<\/p>\n<p>Sot Shqip\u00ebria aspiron integrimin evropian.<\/p>\n<p>Por integrimi evropian nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ekonomi, kapituj negociues dhe p\u00ebrafrim ligjesh.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb edhe demokraci lokale, autonomi vendore, subsidiaritet, transparenc\u00eb dhe respekt p\u00ebr qytetarin.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Karta Evropiane e Autonomis\u00eb Vendore e konsideron qeverisjen vendore nj\u00eb nga themelet e demokracis\u00eb dhe k\u00ebrkon mbrojtjen e komuniteteve dhe t\u00eb autoriteteve vendore nga vendimmarrja e centralizuar arbitrare.<\/p>\n<p>Prandaj pyetja p\u00ebr Vlor\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb: &#8220;A do t\u00eb jet\u00eb Selenica pjes\u00eb e Vlor\u00ebs?&#8221;<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb: &#8220;A do t\u00eb vendos\u00eb qeveria p\u00ebr Selenic\u00ebn pa Selenic\u00ebn?&#8221;<\/p>\n<p>Dhe po aq:<\/p>\n<p>&#8220;A mund t\u00eb vendoset p\u00ebr Orikumin pa Orikumin, p\u00ebr Novosel\u00ebn pa Novosel\u00ebn dhe p\u00ebr Amantian pa Amantian?&#8221;<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb po, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb shpjegohet se si pajtohet kjo me nenin 108 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenin 5 t\u00eb Kart\u00ebs Evropiane.<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb jo, at\u00ebher\u00eb rruga \u00ebsht\u00eb fare e thjesht\u00eb:<\/p>\n<p>D\u00ebgjoni qytetar\u00ebt. Dokumentoni vullnetin e tyre. Publikoni rezultatet. Dhe vet\u00ebm pastaj vendosni p\u00ebr hart\u00ebn territoriale.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb reform\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr rrezikon t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb pamjen e konsultimit nj\u00eb vendimi t\u00eb marr\u00eb paraprakisht.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi<\/p>\n<p>Sot testi i reform\u00ebs territoriale nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm numri 61, 46 apo 100 bashki.<\/p>\n<p>Testi i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb themelor: Kush vendos p\u00ebr territorin?<\/p>\n<p>Qeveria? Partia? K\u00ebshilli i nj\u00eb bashkie tjet\u00ebr? Apo qytetar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb at\u00eb territor?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja e Kushtetut\u00ebs dhe e standardit evropian duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb:<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt duhet t\u00eb d\u00ebgjohen. Jo pasi vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb. Jo p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nj\u00eb procesverbal. Jo p\u00ebr t\u00eb legjitimuar nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrpara vendimit dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb reale, transparente dhe t\u00eb verifikueshme.<\/p>\n<p>Sepse territori nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkia nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e partis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe qytetari nuk \u00ebsht\u00eb thjesht dekor i nj\u00eb procesi konsultimi.<\/p>\n<p>Territori u p\u00ebrket komuniteteve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Demokracia fillon pik\u00ebrisht aty ku z\u00ebri i tyre nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/787341604_2337066030437160_6520326901749512844_n.jpg?stp=dst-jpg_tt6&amp;cstp=mx547x365&amp;ctp=s547x365&amp;_nc_cat=110&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=127cfc&amp;_nc_ohc=8ag27elgebUQ7kNvwHYKMcH&amp;_nc_oc=AdqWSq-Wwa_TbOrL0PoMMhrCMH6GUrw4FbEDccsB7FHbyLV0GgLe3PmT_kZap3DRs_Y&amp;_nc_zt=23&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;_nc_gid=hWVxaNzLhb2C9pju4D479Q&amp;_nc_ss=7b2a8&amp;oh=00_AQE38keQe6V37SDAItixjHJPWXendcJcDeWsUl6pQyC8lg&amp;oe=6A97714D\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/785776247_2337066480437115_3120210469031129303_n.jpg?stp=dst-jpg_tt6&amp;cstp=mx512x341&amp;ctp=s512x341&amp;_nc_cat=110&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=127cfc&amp;_nc_ohc=fLDXSToKAecQ7kNvwFDh1uH&amp;_nc_oc=Adpgmmg5e-WXnKud_qtsmsVCOIUMJHW1JKTcV7LLGTmv83LPIgIdB6iFGaHc2zDdaOU&amp;_nc_zt=23&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;_nc_gid=hWVxaNzLhb2C9pju4D479Q&amp;_nc_ss=7b2a8&amp;oh=00_AQHKlsNsMnfuaULoT6TJ26WvpghSnNRDQQVjmY5rUoTXkA&amp;oe=6A977AAF\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/787941997_2337070800436683_3231008293481272557_n.jpg?stp=dst-jpg_tt6&amp;cstp=mx386x518&amp;ctp=s386x518&amp;_nc_cat=107&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=127cfc&amp;_nc_ohc=0QT5vs11nQQQ7kNvwGjQ694&amp;_nc_oc=AdrzZcKDIAbvWZRBAi3QDZ3K5TWqNsRkMPCDSuzsyWiyFnscQlMdFb6CmW4_VFU_cn8&amp;_nc_zt=23&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;_nc_gid=hWVxaNzLhb2C9pju4D479Q&amp;_nc_ss=7b2a8&amp;oh=00_AQGaSt0oEVeoT8q9_27dRLxtaUc1IN_6cZlMIXlJMIYYEg&amp;oe=6A977769\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/788764642_2337077150436048_4172207382077875954_n.jpg?stp=dst-jpg_tt6&amp;cstp=mx512x342&amp;ctp=s512x342&amp;_nc_cat=110&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=127cfc&amp;_nc_ohc=IPwPalkyKaEQ7kNvwE59_PH&amp;_nc_oc=AdoGqI9l9RGxFJ44Um9JannvWXOw2Ss-yIKSt2bZQapsdRHkN3LJ60ffPqUbnLu_Pls&amp;_nc_zt=23&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;_nc_gid=hWVxaNzLhb2C9pju4D479Q&amp;_nc_ss=7b2a8&amp;oh=00_AQFC-QcBqXEHtFKtmONqMj0-9dK2mp2z_a0Fx12zLaE7gA&amp;oe=6A977992\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli ASLLANI Nj\u00eb proces territorial nuk mund t\u00eb quhet konsultim kur komunitetet q\u00eb preken drejtp\u00ebrdrejt nuk d\u00ebgjohen! Ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Vlor\u00ebs ngre nj\u00eb pyetje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se fati administrativ i Selenic\u00ebs, Orikumit, Novosel\u00ebs apo Amantias. Ngre pyetjen themelore: A mund t\u00eb ndryshohen kufijt\u00eb e nj\u00eb komuniteti pa d\u00ebgjuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":151761,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152008","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152008","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152008"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152008\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152010,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152008\/revisions\/152010"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151761"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}