{"id":152059,"date":"2026-08-29T08:55:29","date_gmt":"2026-08-29T08:55:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152059"},"modified":"2026-08-29T10:11:26","modified_gmt":"2026-08-29T10:11:26","slug":"tango-korruptive-njehere-dyshe-dhe-pastaj-vetem-e-rames-me-aeroportin-e-vlores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/29\/tango-korruptive-njehere-dyshe-dhe-pastaj-vetem-e-rames-me-aeroportin-e-vlores\/","title":{"rendered":"Tango korruptive, nj\u00ebher\u00eb dyshe dhe pastaj vet\u00ebm e Ram\u00ebs, me Aeroportin e Vlor\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Afer\u00ebn e Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, Rama e nisi si tango dyshe korrupsioni, me Behxhet Pacollin. Ky koncesion \u00ebsht\u00eb shembull tipik i korrupsionit masiv t\u00eb Ram\u00ebs dhe sektit t\u00eb tij n\u00eb pushtet, me projektet e infrastruktur\u00ebs publike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ka shum\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ky aset strategjik u p\u00ebrgatit dhe n\u00eb procedur\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb tij, nd\u00ebr t\u00eb cilat m\u00eb kryesoret jan\u00eb:<br \/>\n<strong><em>1. Dh\u00ebnia pa gar\u00eb dhe problemi i konkurrenc\u00ebs<\/em><\/strong><br \/>\nM\u00ebnyra se si u konceptua, u dha dhe m\u00eb pas u zbatua koncesioni i Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs ngre nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh serioze mbi transparenc\u00ebn, konkurrenc\u00ebn, ndarjen e riskut dhe mbrojtjen e interesit publik.<br \/>\nSipas pohimit t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit Behxhet Pacolli, ai e mori vesh se iu dha koncesioni, kur n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2021 e thirri sip\u00ebrmarr\u00ebsi turk i kompanis\u00eb YDA Group, n\u00eb zyr\u00ebn e ministres s\u00eb Ram\u00ebs dhe n\u00eb prani t\u00eb ministres!<br \/>\nAty Pacolli mori ofert\u00ebn e konsorciumit p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs dhe pazarin p\u00ebr llokm\u00ebn e rradh\u00ebs s\u00eb sektit Rama. Konsorciumi, pjes\u00ebmarr\u00ebsi i vet\u00ebm i nj\u00eb tenderi pa gar\u00eb i nj\u00eb aseti strategjik si Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Vlor\u00ebs, formohet dhe \u201cqepet\u201d n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb vendim-marrjeje t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar, n\u00ebn mbikqyrjen dhe bekimin e kryemafiozit Rama!<br \/>\n<strong><em>2. Detyrimet e r\u00ebnda t\u00eb buxhetit ton\u00eb t\u00eb Shtetit<\/em><\/strong><br \/>\nN\u00eb koncesionet e infrastruktur\u00ebs, parimi themelor \u00ebsht\u00eb q\u00eb risku t\u00eb ndahet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyeshme nd\u00ebrmjet pal\u00ebve. N\u00ebse investitori privat merr t\u00eb drejtat ekonomike t\u00eb projektit, nd\u00ebrsa shteti p\u00ebrfundon duke mbajtur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb riskut financiar, nuk kemi m\u00eb nj\u00eb koncesion realisht t\u00eb balancuar, por nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e vendit, q\u00eb do ta shlyejn\u00eb nga taksat e ardhshme.<br \/>\nSipas studimit t\u00eb fizibilitetit t\u00eb Aeroportit, Buxheti i Shtetit shqiptar garanton t\u00eb ardhurat minimale n\u00eb 10 vitet e para t\u00eb operimit t\u00eb aeroportit. N\u00ebse ato dalin m\u00eb pak se 140 milion\u00eb euro, n\u00eb vitin e kat\u00ebrt t\u00eb operimit, Buxheti i Shtetit do i paguaj\u00eb koncesionarit 9.6 milion\u00eb euro, n\u00eb vitin e pest\u00eb 10.3 milion\u00eb euro, n\u00eb t\u00eb gjashtin 11.2 milion\u00eb euro dhe n\u00eb t\u00eb shtatin 12.1 milion\u00eb euro. Jan\u00eb plot 43.2 milion\u00eb euro, q\u00eb duhet t\u00eb paguajm\u00eb nga taksat tona, n\u00ebse t\u00eb ardhurat e Aeroportit p\u00ebr 10 vitet e para t\u00eb operimit rezultojn\u00eb minimale. Kjo, p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr me kosto kontraktuale 103.9 milion\u00eb euro.<br \/>\n<em><strong>3. Kredia me kolateral aeroportin!<\/strong><\/em><br \/>\nN\u00eb mars 2025, partneri n\u00eb koncesion, kompania &#8220;Mabco&#8221;, me p\u00eblqimin n\u00eb hije t\u00eb Ram\u00ebs, n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje huaje me shoq\u00ebrin\u00eb financiare &#8220;Delphos Securities&#8221; (kompani q\u00eb dyshohet p\u00ebr lidhje me kapitalin e oligark\u00ebve rus\u00eb), me vler\u00eb 100 milion\u00eb euro, p\u00ebr p\u00ebrfundimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe shlyerjen e nj\u00eb kredie ekzistuese bankare t\u00eb &#8220;Mabco&#8221;-s.<br \/>\nGarancit\u00eb e ofruara dhe t\u00eb drejtat q\u00eb fitonte dh\u00ebn\u00ebsi i k\u00ebsaj kredie, mbi t\u00eb ardhmen ekonomike dhe financiare t\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, ishin skandaloze! Ato ngrejn\u00eb pik\u00ebpyetje serioze mbi t\u00eb drejtat reale t\u00eb koncesionarit, detyrimet kontraktuale ndaj Shtetit shqiptar, interesat e kreditor\u00ebve, mekanizmat e nd\u00ebrhyrjes n\u00eb rast mospagimi, si edhe pasojat financiare q\u00eb mund t\u00eb kishin mbi operimin e aeroportit.<br \/>\nMarr\u00ebveshja p\u00ebr huan\u00eb i jepte &#8220;Delphos Securities&#8221; kontroll mbi llogarit\u00eb bankare dhe politikat financiare t\u00eb konsorciumit q\u00eb do t\u00eb operonte Aeroportin p\u00ebr 35 vjet, si edhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t&#8217;ia transferuar k\u00ebto t\u00eb drejta pal\u00ebve t\u00eb treta!<br \/>\n<strong><em>4. Largimi i partnerit teknik turk<\/em><\/strong><br \/>\nNj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tejet problematike, q\u00eb me siguri do t\u00eb shqyrtohet n\u00eb arbitrazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb largimi i partnerit teknik turk nga konsorciumi i Aeroportit, i kompanis\u00eb \u201cYDA Group\u201d n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022. Kompania turke u largua nga konsorciumi, duke i shitur 48% t\u00eb aksioneve t\u00eb saj p\u00ebr shifr\u00ebn simbolike prej 4.450 eurosh, n\u00eb nj\u00eb investim 103.9 milion\u00eb euro.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb projekt kompleks aeroportual, partneri teknik nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element dyt\u00ebsor. Ekspertiza teknike, operimi aeroportual, certifikimi, siguria ajrore dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb komponent\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb t\u00eb nj\u00eb investimi t\u00eb till\u00eb. Kaq dor\u00eb e fundit paska qen\u00eb ky partner teknik, apo k\u00ebshtu i interesonte Ram\u00ebs? Llogjika ta do q\u00eb pjesa 48 p\u00ebrqind \u00ebsht\u00eb rryshfeti q\u00eb k\u00ebrkoi dhe mori Rama, sulltani i Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe Pacolli akoma nuk gjen guximin t\u00eb denoncoj\u00eb Ram\u00ebn!<br \/>\n<strong><em>5. Aeroporti nuk duhej nd\u00ebrtuar n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur<\/em><\/strong><br \/>\nLind pyetja: a ishte zona e mbrojtur ku po nd\u00ebrtohej Aeroporti, zon\u00eb ku m\u00eb par\u00eb ngrinte folen\u00eb Pelikani kacurrel, specie e mbrojtur nga strukturat mjedisore t\u00eb Komisionit Evropian, zgjedhja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb infrastrukture t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrmase? Shqip\u00ebria do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje m\u00eb t\u00eb arsyeshme, duke e vendosur aeroportin n\u00eb zon\u00ebn e Levanit (propozim i Partis\u00eb Demokratike, i pa marr\u00eb parasysh), n\u00eb nj\u00eb territor m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr zhvillim infrastruktural.<br \/>\nKjo pyetje b\u00ebhet ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi aeroporti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e zakonshme. Ai k\u00ebrkon pista t\u00eb gjata, zona sigurie, hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha tok\u00ebsore, rrug\u00eb aksesi, terminale, parkingje, sisteme ndri\u00e7imi dhe infrastruktur\u00eb ndihm\u00ebse. Prandaj, vendndodhja duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet jo vet\u00ebm nga af\u00ebrsia me qytetin, por nga nj\u00eb analiz\u00eb e plot\u00eb, ku t\u00ebr konsideroheshin edhe pasojat n\u00eb mjedis. Kjo analiz\u00eb nuk u b\u00eb.<br \/>\n<em><strong>6. \u00c7menduria e p\u00ebrurimit publik t\u00eb nj\u00eb aeroporti t\u00eb pa\u00e7ertifikuar!<\/strong><\/em><br \/>\nM\u00eb 8 maj 2025, n\u00eb Aeroportin e Vlor\u00ebs, t\u00eb pap\u00ebrfunduar s\u00eb nd\u00ebrtuari dhe t\u00eb pa\u00e7ertifikuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht p\u00ebr fluturime civile, u ul avioni privat i Behxhet Pacollit. P\u00ebrurimi publik i nj\u00eb aeroporti t\u00eb pa\u00e7ertifikuar, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson \u00e7mendurin\u00eb dhe pap\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ekstreme t\u00eb Ram\u00ebs, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb sikletshme p\u00ebr shtetin shqiptar n\u00eb arbitrazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<br \/>\nBehxhet Pacolli ua ka borxh qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Partis\u00eb Demokratike (keq)p\u00ebrdorimin e tij n\u00eb fars\u00ebn e p\u00ebrurimit publik t\u00eb Aeroportit t\u00eb pa\u00e7ertifikuar t\u00eb Vlor\u00ebs m\u00eb 8 maj 2025. Nj\u00eb aeroport nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objekt i zakonsh\u00ebm nd\u00ebrtimor. P\u00ebrpara operimit, ai duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb shumta teknike, t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb aviacionit civil.<br \/>\n<em><strong>7. Vonesat e m\u00ebdha n\u00eb nd\u00ebrtim dhe konflikti mes ortak\u00ebve n\u00eb koncesion: stisje djall\u00ebzore t\u00eb Ram\u00ebs?<\/strong><\/em><br \/>\nGjat\u00eb tre viteve e gjys\u00ebm, q\u00eb nga nisja reale e nd\u00ebrtimit t\u00eb Aeroportit n\u00eb mars 2023, nuk kemi asnj\u00eb reagim zyrtar t\u00eb shtetit t\u00eb sektit Rama, n\u00eb lidhje me vonesat e m\u00ebdha n\u00eb nd\u00ebrtim nga ana e koncesionarit.<br \/>\nArbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00ebse shteti shqiptar nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb garantuar funksionimin normal t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies kontraktore dhe nuk ka reaguar ndaj vonesave t\u00eb koncesionarit, mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se edhe autoritetet publike kan\u00eb kontribuar n\u00eb d\u00ebshtimin e projektit.<br \/>\nKonflikti nd\u00ebrmjet ortak\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncesionare, kompanis\u00eb \u201cMabco\u201d t\u00eb Behxhet Pacollit dhe kompanis\u00eb \u201c2A Group\u201d t\u00eb Valon Ademit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb thelb\u00ebsore e dosjes n\u00eb arbitrazh. Heshtja e \u00e7uditshme e strukturave t\u00eb shtetit ton\u00eb ndaj nj\u00eb konflikti madhor mes ortak\u00ebve, q\u00eb rrezikonte bllokimin e punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb Aeroportit, e implikon direkt Ram\u00ebn dhe sektin e tij.<br \/>\nN\u00ebse shteti yn\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb konfliktit dhe ka vijuar t\u00eb trajtoj\u00eb koncesionarin si nj\u00eb entitet funksional, pa marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb garantuar vazhdim\u00ebsin\u00eb e projektit, sikurse ka ndodhur, do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ta fitoj\u00eb gjyqin. Arbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar me siguri do t\u00eb shqyrtoj\u00eb, n\u00ebse Shteti shqiptar kishte detyrimin dhe mund\u00ebsin\u00eb kontraktore p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar korrigjimin e situat\u00ebs dhe pse nuk e b\u00ebri.<br \/>\n<em><strong>8. Mungesa e plot\u00eb e transparenc\u00ebs me koncesionin e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs<\/strong><\/em><br \/>\nN\u00ebse gjat\u00eb zbatimit t\u00eb nj\u00eb kontrate koncesionare p\u00ebr nj\u00eb aset strategjik t\u00eb vendit lindin konflikte nd\u00ebrmjet partner\u00ebve dhe rrezikohet nd\u00ebrtimi i asetit, qytetar\u00ebt duhet t\u00eb dijn\u00eb se si kan\u00eb reaguar institucionet publike q\u00eb mbahen nga taksat e tyre. Qytetar\u00ebt nuk din\u00eb asnj\u00eb veprim apo mas\u00eb t\u00eb institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb shtetit t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb ndryshuar p\u00ebr mir\u00eb situat\u00ebn tejet problematike n\u00eb nd\u00ebrtimin e Aeroportit, p\u00ebrpara dat\u00ebs 4 gusht 2026, kur qeveria e tyre nisi procedurat p\u00ebr zgjidhjen e kontrat\u00ebs.<br \/>\nN\u00ebse penalizohet Shqip\u00ebria, Pacolli nuk do t\u00eb dal\u00eb t\u00eb thot\u00eb t\u00eb par\u00ebn, q\u00eb ky koncesion u muarr pa trasparenc\u00eb.<br \/>\n<em><strong>9. Zhurma n\u00eb media dhe siguria juridike! Pse Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb humbas\u00eb<\/strong><\/em><br \/>\n\u00c7\u00ebshtja e Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb ku debati publik, p\u00ebrplasjet politike dhe deklaratat n\u00eb media mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, sesa thjesht ndikimi n\u00eb opinionin publik. N\u00ebse mosmarr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet shtetit shqiptar dhe koncesionarit shkon n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar, zbatimi i kontrat\u00ebs do t\u00eb shihet edhe nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i siguris\u00eb juridike dhe i parimeve t\u00eb trajtimit t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb investitorit t\u00eb huaj.<br \/>\nDeklarata e Behxhet Pacollit se ndaj tij \u00ebsht\u00eb ushtruar presion i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga drejtues t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe nga nj\u00eb oligark vendas p\u00ebr t\u2019ia shitur aksionet e Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs k\u00ebtij t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe e nxjerr lakuriq natyr\u00ebn mafioze t\u00eb sjelljes s\u00eb Ram\u00ebs dhe sektit t\u00eb tij, me investimet e huaja strategjike n\u00eb vend. Kjo deklarat\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb gjykimin e arbitrazhit dhe Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb penalizohet me pages\u00ebn e nj\u00eb gjobe 500 milion\u00eb euro e lart, sikurse e ka denoncuar me t\u00eb drejt\u00eb Kryetari i Partis\u00eb Demokratike.<br \/>\n<strong><em>10. Rama b\u00ebn kokorro\u00e7in, nj\u00eblloj si me Beketin<\/em><\/strong><br \/>\nHistoria e p\u00ebrballjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me investuesin italian Francesco Becchetti n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb m\u00ebsim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr \u00e7do konflikt t\u00eb ri mes shtetit tone dhe nj\u00eb investitori t\u00eb huaj. Rasti Beketi p\u00ebrfundoi me nj\u00eb vendim shum\u00eb t\u00eb kushtuesh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria dhe kokorro\u00e7\u00ebsia e veprimeve t\u00eb Ram\u00ebs dhe sektit t\u00eb tij n\u00eb at\u00eb rast ishte fatale. Ajo solli humbjen e gjyqit dhe nj\u00eb pesh\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb financiare mbi buxhetin e shqiptar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr imazhin e d\u00ebmtuar t\u00eb vendit.<br \/>\nN\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Becchetti, arbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar u p\u00ebrqendrua n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si autoritetet shqiptare i kishin trajtuar investitor\u00ebt dhe investimet e tyre. \u00c7\u00ebshtja u zhvillua n\u00eb kuadrin e traktatit dypal\u00ebsh t\u00eb investimeve Itali\u2013Shqip\u00ebri.<br \/>\nEdhe me Zvicr\u00ebn, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr mbrojtjen e investimeve t\u00eb huaja reciproke, q\u00eb daton q\u00eb nga viti 1992.<br \/>\n<strong><em>xxx<\/em><\/strong><br \/>\nM\u00eb 4 gusht 2026, me nisjen e procedurave p\u00ebr zgjidhjen e kontrat\u00ebs koncesionare, Rama ka vendosur ta luaj\u00eb tangon e korrupsionit me Aeroportin e Vlor\u00ebs krejt\u00ebsisht i vet\u00ebm. N\u00eb perspektiv\u00eb \u00ebsht\u00eb gjoba e majme q\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb shteti yn\u00eb, prej ndoshta edhe gjys\u00ebm miliard\u00eb euro, po t\u00eb humb\u00eb arbitrazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<br \/>\n\u201cLideri rajonal\u201d, me sjelljen e tij t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme dhe mafioze, nuk jep asnj\u00eb garanci p\u00ebr siguri juridike, n\u00eb rast se zgjidhja e nj\u00ebanshme e kontrat\u00ebs koncesionare prej Shtetit ton\u00eb shkon n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ndoshta i g\u00ebzohet mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr penalizim t\u00eb ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nga gjoba 110 milion\u00eb e euro e Beketit, k\u00ebsaj rradhe me gjob\u00ebn 500 milion\u00eb euro t\u00eb Pacollit. Ndoshta, nga eksperienca Becchetti, Rama e di pjes\u00ebn q\u00eb i takon&#8230;<\/p>\n<p><strong><em>V.O.:<\/em> <\/strong>Ky shkrim \u00ebsht\u00eb pjesa e dyt\u00eb e shkrimit \u201cRama: minuesi i t\u00eb ardhmes s\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe shkat\u00ebrruesi i t\u00eb ardhmes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!\u201d, botuar m\u00eb 17 gusht 2026 n\u00eb gazetat \u201cSot\u201d, \u201cRD\u201d dhe n\u00eb portalet \u201cstartnews.al\u201d, \u201cblicnews.al\u201d, etj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.99422-6\/787696291_1062760579829589_2753135768896789033_n.png?stp=dst-jpg_tt6&amp;cstp=mx1305x900&amp;ctp=p180x540&amp;_nc_cat=111&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=833d8c&amp;_nc_ohc=VVDD28m2GwUQ7kNvwGaIrPW&amp;_nc_oc=AdondQalN8Y2TIdG-1a4rWbXQwMgm7crhzcfCToCZ7I3CO1UqilbshJJXEaTgdqrXI0&amp;_nc_zt=14&amp;_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&amp;_nc_gid=7oeXzlhH5nvTgzO6bkzbig&amp;_nc_ss=7f2a8&amp;oh=00_AQKWy_8YaMS-M6Mpiq0-zma8TFqe0sXLuOqWfGBqpvSL-w&amp;oe=6A986AEB\" alt=\"Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb imazh i helikopter\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Afer\u00ebn e Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, Rama e nisi si tango dyshe korrupsioni, me Behxhet Pacollin. Ky koncesion \u00ebsht\u00eb shembull tipik i korrupsionit masiv t\u00eb Ram\u00ebs dhe sektit t\u00eb tij n\u00eb pushtet, me projektet e infrastruktur\u00ebs publike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ka shum\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ky aset strategjik u &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152059","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152059","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152059"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152059\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152073,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152059\/revisions\/152073"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152059"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152059"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152059"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}