{"id":152134,"date":"2026-08-29T21:16:51","date_gmt":"2026-08-29T21:16:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152134"},"modified":"2026-08-29T21:16:51","modified_gmt":"2026-08-29T21:16:51","slug":"skandali-garen-per-fondin-6-milione-euro-per-start-up-e-fiton-noizy","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/29\/skandali-garen-per-fondin-6-milione-euro-per-start-up-e-fiton-noizy\/","title":{"rendered":"Skandali\/ Gar\u00ebn p\u00ebr fondin 6 milion\u00eb euro p\u00ebr Start-up e fiton Noizy"},"content":{"rendered":"<p>Skandalet me shp\u00ebrndarjen e fondeve t\u00eb Startup Albania duket se nuk kan\u00eb fund. Pas zbulimit se mes fituesve t\u00eb Grantit 2026 gjenden s\u00ebrish emra q\u00eb kishin marr\u00eb para publike edhe nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr problem del n\u00eb sip\u00ebrfaqe. K\u00ebt\u00eb her\u00eb nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr fituesit, por n\u00ebse vet\u00eb rregullat e gar\u00ebs jan\u00eb respektuar.<\/p>\n<p>Dhe dokumentet ngren\u00eb pik\u00ebpyetje serioze.<\/p>\n<p>Nj\u00eb skem\u00eb p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb rreth 6 milion\u00eb euro fonde publike, duke e krahasuar at\u00eb me kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb Rregulloren e Thirrjes dhe me t\u00eb dh\u00ebnat publike t\u00eb subjekteve n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit.<\/p>\n<p>Nga ky verifikim rezulton se nj\u00eb num\u00ebr biznesesh t\u00eb shpallura fituese n\u00eb Faz\u00ebn 3 jan\u00eb regjistruar n\u00eb QKB m\u00eb pak se nj\u00eb vit p\u00ebrpara thirrjes. Disa prej tyre rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb regjistruar madje pasi gara p\u00ebr grantet ishte hapur.<\/p>\n<p>Por rregullorja e hartuar nga vet\u00eb institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse thot\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas Seksionit 5, \u201cKriteret dhe Dokumentacioni i Nevojsh\u00ebm p\u00ebr Financimin e Startup-eve\u201d, aplikant\u00ebt n\u00eb Faz\u00ebn e Rritjes, ose Faza 3, duhet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb regjistruar mbi nj\u00eb vit n\u00eb regjistrin tregtar dhe t\u00eb ken\u00eb dor\u00ebzuar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb bilanc pran\u00eb organeve tatimore p\u00ebrpara aplikimit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnimpuls.com\/voxnews.al\/media3\/-640-0-img-5296-1788021609.png\" alt=\"Dokumenta\/ Skandali me 6 milion eurot e Startup-eve: Shpallen fitues q\u00eb nuk\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"217920\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Skema i ndan aplikant\u00ebt n\u00eb tri kategori: Faza 1 p\u00ebr idet\u00eb fillestare, me financim deri n\u00eb 1.5 milion\u00eb lek\u00eb; Faza 2 p\u00ebr validimin, deri n\u00eb 4.5 milion\u00eb lek\u00eb; dhe Faza 3 p\u00ebr rritjen, ku financimi mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr kriteri \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, por sapo rregullorja vendoset p\u00ebrball\u00eb list\u00ebs s\u00eb fituesve, nis nj\u00eb histori tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Rasti i Alban Fejzajt \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb flagrant\u00ebt. Fejzaj, me projektin \u201cOnemor App\u201d, \u00ebsht\u00eb shpallur fitues n\u00eb Faz\u00ebn 3 dhe ka p\u00ebrfituar 4,600,000 lek\u00eb nga fondet e programit. Por problemi \u00ebsht\u00eb data kur \u00ebsht\u00eb regjistruar si biznes n\u00eb QKB.<\/p>\n<p>Thirrja p\u00ebr Grantin 2026 u hap m\u00eb 17 shkurt, nd\u00ebrsa subjekti i Alban Fejzajt rezulton i regjistruar n\u00eb QKB m\u00eb 23 shkurt 2026.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnimpuls.com\/voxnews.al\/media3\/-640-0-img-5297-1788021703.png\" alt=\"Dokumenta\/ Skandali me 6 milion eurot e Startup-eve: Shpallen fitues q\u00eb nuk\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"217921\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Pra, biznesi jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kishte mbi nj\u00eb vit aktivitet, si\u00e7 k\u00ebrkon rregullorja p\u00ebr Faz\u00ebn 3, por n\u00eb momentin kur u hap thirrja p\u00ebr grante nuk ishte ende i regjistruar. Regjistrimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjasht\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vet\u00ebm disa muaj m\u00eb pas, n\u00eb list\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb publikuar m\u00eb 2 korrik, \u201cOnemor App\u201d shfaqet mes fituesve t\u00eb Faz\u00ebs 3 me 4.6 milion\u00eb lek\u00eb financim. Nj\u00eb startup v\u00ebrtet i shpejt\u00eb, nga regjistrimi pas hapjes s\u00eb gar\u00ebs, drejt e te miliona lek\u00eb t\u00eb Faz\u00ebs s\u00eb Rritjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr n\u00eb list\u00ebn e Faz\u00ebs 3 \u00ebsht\u00eb Besard Rama me projektin \u201cCHAT PLATE\u201d, i cili ka p\u00ebrfituar 4,950,000 lek\u00eb. Edhe k\u00ebtu datat krijojn\u00eb problem. Subjekti rezulton i regjistruar n\u00eb QKB m\u00eb 11 dhjetor 2025, vet\u00ebm pak muaj p\u00ebrpara hapjes s\u00eb thirrjes s\u00eb Grantit 2026 dhe shum\u00eb larg kriterit t\u00eb mbi nj\u00eb viti q\u00eb parashikon rregullorja.<\/p>\n<p>Por ky rast merr nj\u00eb tjet\u00ebr dimension p\u00ebr shkak t\u00eb emrave q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas kompanis\u00eb. N\u00eb subjekt rezulton pronar edhe reperi Rigels Rajku, i njohur p\u00ebr publikun si Noizy.<\/p>\n<p>Dhe duket se muzika nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja fush\u00eb ku Noizy ka ambicie. Sipas objektit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb kompanis\u00eb, reperi tashm\u00eb shfaqet edhe n\u00eb territorin e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit: zhvillim, menaxhim dhe operim t\u00eb platformave online dhe aplikacioneve mobile; sh\u00ebrbime teknologjike, p\u00ebrpunim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, komunikim elektronik, marketing dixhital, ofrim sh\u00ebrbimesh IT, zhvillim software-i dhe sh\u00ebrbime t\u00eb lidhura me teknologjin\u00eb e informacionit. Me pak fjal\u00eb, nga skena dhe muzika, edhe te software-i dhe startup-et. Nj\u00eb repertor biznesi q\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb let\u00ebr, rezulton duksh\u00ebm m\u00eb i gjer\u00eb se ai muzikor.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e af\u00ebrt publike e Noizy-t me kryeministrin Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb e panjohur. Reperi \u00ebsht\u00eb shfaqur me kreun e qeveris\u00eb edhe gjat\u00eb fushatave elektorale, nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025 p\u00ebrgatiti edhe k\u00ebng\u00ebn e fushat\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb emri i tij shfaqet edhe n\u00eb nj\u00eb subjekt q\u00eb p\u00ebrfiton fonde publike nga skema e startup-eve, ndon\u00ebse data e regjistrimit t\u00eb kompanis\u00eb, e vendosur p\u00ebrball\u00eb kriterit t\u00eb Faz\u00ebs 3, ngre pik\u00ebpyetje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta mbi kualifikimin.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\" align=\"center\"><ins id=\"revive-0-2\" data-revive-zoneid=\"138\" data-revive-id=\"2581c650fb61ab0cf7e084114e7ddb41\" data-revive-seq=\"2\" data-revive-loaded=\"1\"><\/p>\n<div id=\"beacon_2f62fafe4d\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2026%2F08%2F29%2Fskandali-me-6-mln-eurot-e-startup-eve-shpallen-fitues-qe-nuk-plotesojne-kriteret-mes-tyre-dhe-projekti-i-noizy-t%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.google.com%2F&amp;cb=2f62fafe4d\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Miq\u00ebsia mes nj\u00eb artisti dhe nj\u00eb kryeministri mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje e tyre. Por kur nj\u00eb kompani n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb artistit merr miliona lek\u00eb nga fondet publike dhe dokumentet ngren\u00eb pik\u00ebpyetje mbi plot\u00ebsimin e kritereve, \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb private. \u00cbsht\u00eb me interes publik.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu ministrja Delina Ibrahimaj dhe drejtuesi i Innovation4Albania, Arjan Ymeri, duhet t\u00eb shpjegojn\u00eb se si \u201cCHAT PLATE\u201d u kualifikua n\u00eb Faz\u00ebn 3 pavar\u00ebsisht dat\u00ebs s\u00eb regjistrimit.<\/p>\n<p>Dhe lista nuk mbaron me k\u00ebta emra. Brendon Ahmeti, me projektin \u201cSynaps SE Shpk\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrfitues i Faz\u00ebs 3, me nj\u00eb grant prej 7,100,000 lek\u00ebsh. Subjekti rezulton i regjistruar m\u00eb 16 tetor 2025, vet\u00ebm kat\u00ebr muaj p\u00ebrpara hapjes s\u00eb thirrjes.<\/p>\n<p>Ganimete Rukaj, me projektin \u201cAutohost\u201d, \u00ebsht\u00eb shpallur fituese e 5,850,000 lek\u00ebve, nd\u00ebrsa subjekti rezulton i regjistruar m\u00eb 23 qershor 2025. Edhe k\u00ebtu, kur thirrja u hap m\u00eb 17 shkurt 2026, nuk ishte mbushur nj\u00eb vit nga regjistrimi.<\/p>\n<p>M\u00eb tej vjen Genti Selenica, me projektin \u201catworkapp\u201d, i cili ka p\u00ebrfituar 6,250,000 lek\u00eb. Subjekti i tij rezulton i regjistruar m\u00eb 9 tetor 2025, vet\u00ebm pak muaj p\u00ebrpara gar\u00ebs q\u00eb do ta shpallte fitues n\u00eb Faz\u00ebn 3.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu Mario Kazazi, me projektin \u201cSquareVertex.AI\u201d, i cili ka marr\u00eb 6,500,000 lek\u00eb. Subjekti rezulton i regjistruar m\u00eb 19 qershor 2025, rreth tet\u00eb muaj p\u00ebrpara hapjes s\u00eb thirrjes.<\/p>\n<p>Pra, si u kualifikuan n\u00eb Faz\u00ebn 3 kur rregullorja k\u00ebrkon mbi nj\u00eb vit regjistrim?<\/p>\n<p>N\u00eb total b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr miliona lek\u00eb para publike t\u00eb dh\u00ebna vet\u00ebm k\u00ebtyre subjekteve. K\u00ebtu nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb kriter t\u00eb shpikur pas shpalljes s\u00eb fituesve; \u00ebsht\u00eb kriteri i shkruar n\u00eb rregulloren e vet\u00eb thirrjes.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb institucion vendos se p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb financim n\u00eb Faz\u00ebn 3 duhet t\u00eb kesh mbi nj\u00eb vit i regjistruar dhe t\u00eb kesh depozituar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb bilanc p\u00ebrpara aplikimit, si p\u00ebrfundojn\u00eb mes fituesve kompani q\u00eb nga datat e regjistrimit rezultojn\u00eb vet\u00ebm disa muajshe, apo q\u00eb jan\u00eb regjistruar pasi thirrja ishte hapur?<\/p>\n<p>N\u00ebse ka nj\u00eb dispozit\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb i lejon k\u00ebto raste, institucionet duhet ta b\u00ebjn\u00eb publike. N\u00ebse nuk ka, at\u00ebher\u00eb pyetja b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb serioze: p\u00ebrse nuk \u00ebsht\u00eb respektuar rregullorja?<\/p>\n<p>Fondet publike q\u00eb n\u00eb teori duhet t\u00eb nxisin ide t\u00eb reja dhe inovacionin, n\u00eb jo pak raste kan\u00eb gjetur s\u00ebrish rrug\u00ebn drejt emrave t\u00eb njohur t\u00eb skem\u00ebs. Nj\u00eb krahasim mes list\u00ebs zyrtare t\u00eb Grantit 2026 dhe asaj t\u00eb vitit 2025 tregoi se t\u00eb pakt\u00ebn 15 persona figurojn\u00eb fitues n\u00eb t\u00eb dy vitet radhazi.<\/p>\n<p>Skema ndryshon sipas rastit. Disa kan\u00eb fituar p\u00ebrs\u00ebri me t\u00eb nj\u00ebjtin projekt, t\u00eb tjer\u00eb me ndryshime n\u00eb em\u00ebrtim, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb kan\u00eb ndryshuar emrin e projektit, por kan\u00eb ruajtur t\u00eb nj\u00ebjtin NIPT.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb ndryshe, inovacioni ndryshon n\u00eb let\u00ebr, por fituesit mbeten po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt. Tani list\u00ebs s\u00eb pik\u00ebpyetjeve i shtohet edhe respektimi i kritereve.<\/p>\n<p>Ministrja e Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe drejtuesi i Startup Albania, Arjan Ymeri, duhet t\u2019i shpjegojn\u00eb publikut se mbi \u00e7far\u00eb baze jan\u00eb shpallur fituese n\u00eb Faz\u00ebn 3 kompani, nuk rezultojn\u00eb se plot\u00ebsojn\u00eb kriterin e mbi nj\u00eb viti aktivitet.<\/p>\n<p>Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb sqarohet n\u00ebse p\u00ebr k\u00ebto subjekte \u00ebsht\u00eb verifikuar edhe kriteri tjet\u00ebr, depozitimi i t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb bilanci p\u00ebrpara aplikimit. Sepse k\u00ebtu nuk po flitet p\u00ebr para private, por b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb prej rreth 6 milion\u00eb eurosh me fonde publike.<\/p>\n<p>Faktet e evidentuara ngren\u00eb dyshime serioze mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb kualifikuar aplikant\u00eb t\u00eb caktuar dhe n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit jan\u00eb trajtuar me t\u00eb nj\u00ebjtin standard. N\u00ebse kriteret detyruese jan\u00eb anashkaluar, at\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtja nuk k\u00ebrkon vet\u00ebm nj\u00eb sqarim nga ministria dhe Startup Albania, por edhe verifikim nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.\/VNA.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Skandalet me shp\u00ebrndarjen e fondeve t\u00eb Startup Albania duket se nuk kan\u00eb fund. Pas zbulimit se mes fituesve t\u00eb Grantit 2026 gjenden s\u00ebrish emra q\u00eb kishin marr\u00eb para publike edhe nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr problem del n\u00eb sip\u00ebrfaqe. K\u00ebt\u00eb her\u00eb nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr fituesit, por n\u00ebse vet\u00eb rregullat e gar\u00ebs jan\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":152135,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152134","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152134","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152134"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152134\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152136,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152134\/revisions\/152136"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152135"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152134"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152134"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152134"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}