{"id":152155,"date":"2026-08-31T08:28:59","date_gmt":"2026-08-31T08:28:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152155"},"modified":"2026-08-31T08:28:59","modified_gmt":"2026-08-31T08:28:59","slug":"monedha-qe-me-ktheu-pesedhjete-vjet-pas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/31\/monedha-qe-me-ktheu-pesedhjete-vjet-pas\/","title":{"rendered":"Monedha q\u00eb m\u00eb ktheu pes\u00ebdhjet\u00eb vjet pas"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bislim AHMETAJ<\/strong><\/p>\n<p>(Tregim)<\/p>\n<p>E kam b\u00ebr\u00eb zakon q\u00eb, kur eci buz\u00eb detit, syt\u00eb t\u2019i mbaj p\u00ebr tok\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb gj\u00ebrave t\u00eb ndryshme q\u00eb deti i nxjerr nga barku i tij.<br \/>\nZakonin e ecjes buz\u00eb detit e kam ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb zhvilluar n\u00eb Adriatik, pasi Joni s&#8217;ta afron k\u00ebt\u00eb luks.<br \/>\nDeti dhe macet, se\u00e7 kan\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ngjashme me nj\u00ebri-tjetrin: vet\u00ebpastrimin.<br \/>\nPor edhe ndryshojn\u00eb shum\u00eb. Maceve nuk u tepron asgj\u00eb pas tualetit, nd\u00ebrsa detit i tepron gjith\u00e7ka.<br \/>\nShpeshher\u00eb kam qen\u00eb me fat dhe kam gjetur gj\u00ebra me \u201cvler\u00eb\u201d.<br \/>\nEdhe sot nuk dola pa gj\u00eb.<br \/>\nGjeta plot tri pal\u00eb syze uji: dy pal\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe nj\u00eb pal\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur, t\u00eb gjitha n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nDy pal\u00ebt e syzeve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb ua fala f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb par\u00eb q\u00eb hasa. Pash\u00eb se si u g\u00ebzuan dhe vrapuan drejt prind\u00ebrve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019u treguar trofeun q\u00eb kishin siguruar fal\u00eb detit zem\u00ebrgjer\u00eb, i cili shk\u00ebmbente dhurata: dikujt ia rr\u00ebmbente, t\u00eb tjer\u00ebve ua jepte, k\u00ebsaj radhe p\u00ebrmes meje, q\u00eb thjesht i kisha mbajtur n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr disa dhjet\u00ebra metra buz\u00eb tij.<br \/>\nPor, p\u00ebrve\u00e7 syzeve t\u00eb ujit, sot gjeta edhe di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb rrall\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb monedh\u00eb dhjet\u00eb qindarka.<br \/>\nDhe ajo monedh\u00eb m\u00eb ktheu fiks nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli pas.<br \/>\nDhjet\u00eb qindarka n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, s\u2019ishte asgj\u00eb.<br \/>\nPor me kat\u00ebr t\u00eb tilla mund ta \u00ebmb\u00eblsoje goj\u00ebn me nj\u00eb hallv\u00eb pak m\u00eb t\u00eb madhe se nj\u00eb kuti shkrep\u00ebsesh, por aq t\u00eb \u00ebmb\u00ebl sa ia kalonte edhe sheqerit.<br \/>\nMe pes\u00eb cop\u00eb mund t\u00eb l\u00ebpije nj\u00eb kup\u00eb akulloreje pak m\u00eb t\u00eb madhe se nj\u00eb vez\u00eb zogu.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 akullores, n\u00eb at\u00eb \u00e7mim p\u00ebrfshihej edhe kaushi.<br \/>\nPo t\u00eb kishe gjasht\u00eb, mund t\u00eb blije nj\u00eb gurabie t\u00eb but\u00eb, me dh\u00ebmb\u00ebza.<br \/>\nMe shtat\u00eb t\u00eb tilla siguroje nj\u00eb petull t\u00eb sheqerosur, nd\u00ebrsa me dhjet\u00eb mund t\u00eb blije nj\u00eb byrek.<br \/>\nKupa e akullores me kaush ishte e preferuara ime.<br \/>\nJo vet\u00ebm sepse kushtonte pes\u00eb dhjet\u00eb qindarka, por edhe sepse akullore kishte vet\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn pranver\u00eb-ver\u00eb, nd\u00ebrsa hallv\u00eb, gurabie, petulla e byrek\u00eb gjeje thuajse gjat\u00eb gjith\u00eb vitit n\u00eb m\u00ebngjezoren e vetme t\u00eb qytetit ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<br \/>\nM\u00ebngjezorja ndodhej ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me p\u00ebrmendoren e burrit, emrin e t\u00eb cilit mbante vet\u00eb qyteti.<br \/>\nSot shum\u00ebkush i ngat\u00ebrron shijet dhe cil\u00ebsin\u00eb e produkteve t\u00eb asaj kohe me nostalgjin\u00eb e mosh\u00ebs.<br \/>\nKa edhe prej atyre q\u00eb jan\u00eb fanatik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<br \/>\nUn\u00eb kam polemizuar shpesh me ta, duke ua kund\u00ebrshtuar si shijen, ashtu edhe cil\u00ebsin\u00eb e shumic\u00ebs s\u00eb produkteve q\u00eb prodhoheshin n\u00eb vend n\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb err\u00ebta.<br \/>\nPor shumic\u00ebn e her\u00ebve nuk ia kam dal\u00eb t\u2019i bind. N\u00eb fund, e kam mbyllur duke u dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, pa pasur hi\u00e7 t\u00eb drejt\u00eb.<br \/>\nAjo kupa e akullores pes\u00eblek\u00ebshe ishte aq e varf\u00ebr n\u00eb p\u00ebrmbajtje, sa mezi ruante ngjyr\u00ebn e bardh\u00eb n\u00eb ngrirje.<br \/>\nAi dreq qum\u00ebshti me t\u00eb cilin prodhohej akullorja niste t\u00eb hollohej me uj\u00eb q\u00eb nga bariu q\u00eb e milte n\u00ebp\u00ebr stane e stalla kooperativash, vazhdonte te kafshari q\u00eb e transportonte drejt baxhove, te baxhieri ku zihej e hidhej n\u00ebp\u00ebr bidona alumini, te magazinieri i tregtis\u00eb dhe, m\u00eb n\u00eb fund, te akulloreb\u00ebr\u00ebsja apo shit\u00ebsja e m\u00ebngjezores, kur e blinim ne si produkt p\u00ebrfundimtar.<br \/>\nEdhe p\u00ebr \u00ebmb\u00eblsirat q\u00eb p\u00ebrgatiteshin n\u00eb at\u00eb punishte kam fakte t\u00eb para me syt\u00eb e mi.<br \/>\nShoku im i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb e kishte sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb pallatit ku ishte punishtja e \u00ebmb\u00eblsirave. Nga ballkoni i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij kemi par\u00eb me dhjet\u00ebra her\u00eb punonj\u00ebsit, gra e burra, duke dal\u00eb nga dyert e pasme me shishe vaji, sheqer, biskota, re\u00e7el, vez\u00eb e produkte t\u00eb tjera, t\u00eb marra nga gramaturat e parashikuara nga teknolog\u00ebt p\u00ebr prodhimin e atyre lloj \u00ebmb\u00eblsirash p\u00ebr t\u00eb cilat sot zihemi gjith\u00eb dit\u00ebn duke diskutuar shijen dhe cil\u00ebsin\u00eb.<br \/>\nPor le t\u2019i kthehemi prap\u00eb tek dhjet\u00eb qindarkat q\u00eb gjeta sot dhe nostalgjis\u00eb q\u00eb m\u00eb zgjoi ajo monedh\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ma dhuroi aq bujarisht deti yn\u00eb Adriatik.<br \/>\nAso kohe rroga merrej dy her\u00eb n\u00eb muaj.<br \/>\nMbaj mend q\u00eb n\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebdit\u00ebshin e par\u00eb rroga e Nan\u00ebs dhe e Bab\u00ebs, por besoj edhe e gjith\u00eb punonj\u00ebsve dhe n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb shtetit, ishte pak m\u00eb e vog\u00ebl se ajo e t\u00eb dytit. Diferenca ishte krejt e vog\u00ebl, por jo aq sa p\u00ebr t\u00eb mos na p\u00ebrgjysmuar lek\u00ebt p\u00ebr hallv\u00eb, gurabie, akullore, petulla apo byrek\u00eb.<br \/>\nNe ishim tre djem.<br \/>\nN\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebdit\u00ebshin e par\u00eb na jepnin nga nj\u00eb dhjet\u00eblek\u00ebshe, dometh\u00ebn\u00eb dhjet\u00eb monedha dhjet\u00eb qindark\u00ebshe q\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb lek, t\u00eb cilit ne dhe t\u00eb gjith\u00eb e th\u00ebrrisnim dhjet\u00eb lek\u00ebsh.<br \/>\n(Si\u00e7 b\u00ebjm\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite pas gati gjasht\u00ebdhjet\u00eb vitesh ku ndryshe shkruhet mbi monedha apo kart\u00ebmonedha dhe ndryshe lexohet.)<br \/>\nN\u00eb t\u00eb dytin, dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb, pra na jepnin nga nj\u00eb nj\u00ebzetlek\u00ebshe.<br \/>\nMbaj mend q\u00eb daja Qazim, drit\u00eb past\u00eb atje ku ka vite q\u00eb ka shkuar p\u00ebr t\u2019u bashkuar me t\u00eb shumt\u00ebt, m\u00eb m\u00ebsoi se kishte edhe prerje tridhjet\u00eblek\u00ebshe.<br \/>\nAi m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dy-tri her\u00eb nga k\u00ebto monedha.<br \/>\nDaja Qazim gjithmon\u00eb i kishte xhepat plot me karamele dhe biskota qum\u00ebshti kur vinte p\u00ebr t\u00eb fjetur tek ne.<br \/>\nPak vite m\u00eb von\u00eb, kur Baba kishte nj\u00eb pun\u00eb disi m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, vinte thuajse \u00e7do muaj me sh\u00ebrbim: her\u00eb n\u00eb Uzin\u00ebn Gjeologjike n\u00eb Tiran\u00eb, her\u00eb n\u00eb UEM t\u00eb Durr\u00ebsit, e ndodhte t\u00eb shkonte edhe n\u00eb Sarand\u00eb.<br \/>\nKur vinte nga Tirana, na sillte simite t\u00eb bardha dhjet\u00eblek\u00ebshe, q\u00eb ne u thoshim \u201cbuk\u00eb lepurushi\u201d, djath\u00eb bebe n\u00eb form\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshi me kok\u00ebn e vi\u00e7it mbi t\u00eb dhe, m\u00eb rrall\u00eb, edhe ndonj\u00eb \u00e7okollat\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrsa kur kthehej nga Durr\u00ebsi apo nga Saranda, gjithmon\u00eb na sillte guaska deti me ngjyra t\u00eb larmishme dhe madh\u00ebsi t\u00eb ndryshme.<br \/>\nNe, aso kohe, guaskat i quanim \u201cvesh\u00eb peshku\u201d, pasi informacioni yn\u00eb p\u00ebr gjallesat e detit ishte krejt\u00ebsisht i kufizuar.<br \/>\nKoleksionet e mia me \u201cvesh\u00eb peshku\u201d kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb famshme at\u00ebbot\u00eb.<br \/>\nNgaq\u00eb isha edhe m\u00eb i vogli, kisha t\u00eb drejt\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb zgjidhja, por edhe t\u00eb kisha m\u00eb shum\u00eb n\u00eb num\u00ebr se dy v\u00ebllez\u00ebrit e mi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj.<br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto kujtime nga ajo koh\u00eb varf\u00ebrie t\u00eb skajshme m\u2019i risolli n\u00eb kujtes\u00eb ajo monedh\u00eb metalike dhjet\u00eb qindarka q\u00eb gjeta sot buz\u00eb Adriatikut, diku n\u00eb Parkun Natyror t\u00eb Rrushkullit.<br \/>\nAjo monedh\u00eb s&#8217;kishte asnj\u00eb vler\u00eb materjale dhe, besoj, askujt nuk i kujton mir\u00ebqenien.<br \/>\nP\u00ebrkundrazi.<br \/>\nAjo t\u00eb kujton varf\u00ebrin\u00eb dhe jet\u00ebn mizerab\u00ebl q\u00eb b\u00ebnin shumica d\u00ebrrmuese e njer\u00ebzve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<br \/>\nPor nostalgjia e mosh\u00ebs dhe bukuria e kujtimeve kan\u00eb fuqi hyjnore.<br \/>\nT\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb harrosh edhe vuajtjen.<br \/>\nNdoshta prandaj sot, kur flasim p\u00ebr hallv\u00ebn, gurabien, petull\u00ebn, akulloren apo byrekun e asaj kohe, kujtojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb shijen sesa p\u00ebrb\u00ebrjen; m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb sesa varf\u00ebrin\u00eb; m\u00eb shum\u00eb g\u00ebzimin sesa munges\u00ebn.<br \/>\nDhe ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja magji q\u00eb koha nuk na e ka marr\u00eb.<br \/>\nGjith\u00e7ka mund t\u00eb blesh sot.<br \/>\nPor f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb dhe rinin\u00eb nuk i blen dot.<br \/>\nAs nuk i kthen dot.<br \/>\nAjo q\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb aroma.<br \/>\nShija.<br \/>\nNj\u00eb kujtim.<br \/>\nDhe ndonj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb monedh\u00eb e ndryshkur nj\u00eblek\u00ebshe q\u00eb deti ta nxjerr p\u00ebrpara k\u00ebmb\u00ebve, pik\u00ebrisht at\u00eb dit\u00eb kur ai vendos t\u00eb t\u00eb kthej\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vjet pas.<br \/>\nNdoshta nuk ishte vlera e asaj monedhe q\u00eb m\u00eb emocionoi.<br \/>\nIshte ajo q\u00eb bleu dikur.<br \/>\nNj\u00eb kup\u00eb akulloreje.<br \/>\nNj\u00eb hallv\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb gurabie.<br \/>\nNj\u00eb petull.<br \/>\nNj\u00eb byrek.<br \/>\nDhe, mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb cop\u00ebz f\u00ebmij\u00ebrie.<br \/>\nSepse shija e v\u00ebrtet\u00eb e atyre produkteve sot nuk gjendet m\u00eb n\u00eb dyqane.<br \/>\nGjendet vet\u00ebm n\u00eb kujtes\u00eb.<br \/>\nDhe ajo shije, sado e varf\u00ebr t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr ne q\u00eb e provuam at\u00ebher\u00eb, do t\u00eb mbetet gjithmon\u00eb e pasur.<br \/>\nJo nga cil\u00ebsia.<br \/>\nNga mosha.<br \/>\nNga f\u00ebmij\u00ebria.<br \/>\nNga koha q\u00eb nuk kthehet m\u00eb.<br \/>\nRrushkull-Hamallaj,<br \/>\n31 Gusht 2026.<\/p>\n<p><strong><em>Ps. Foton shoq\u00ebruese t\u00eb k\u00ebtij tregimi ma dhuroj bujarisht IA-ja.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.99422-6\/791179095_29006394738947189_6890150140064896045_n.png?stp=dst-jpg_tt6&amp;cstp=mx1496x1024&amp;ctp=p180x540&amp;_nc_cat=106&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=833d8c&amp;_nc_eui2=AeGd6m1GHleA7z6OO1rg1yVOvPMh98vixva88yH3y-LG9uVUJdaP_oCnaW0aibw6umc&amp;_nc_ohc=G50Ibj-D4K8Q7kNvwF_Mb1d&amp;_nc_oc=AdpXf3jahlr0otJhtEGVqM49ZgEtxpQSuSB2yCEtpSsZVKzTyBl7M5rZYs5MTpaxkD8&amp;_nc_zt=14&amp;_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&amp;_nc_gid=uDhLIeX5Y4_fNMrtHBw4_g&amp;_nc_ss=7f2a8&amp;oh=00_AQJPRtwdJJoH1qzRbmyYOo7NkRP0soYyiiN_70OtrI4FyQ&amp;oe=6A9B094C\" alt=\"Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb imazh i f\u00ebmij\u00eb dhe teksti\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bislim AHMETAJ (Tregim) E kam b\u00ebr\u00eb zakon q\u00eb, kur eci buz\u00eb detit, syt\u00eb t\u2019i mbaj p\u00ebr tok\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb gj\u00ebrave t\u00eb ndryshme q\u00eb deti i nxjerr nga barku i tij. Zakonin e ecjes buz\u00eb detit e kam ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb zhvilluar n\u00eb Adriatik, pasi Joni s&#8217;ta afron k\u00ebt\u00eb luks. Deti dhe macet, se\u00e7 kan\u00eb di\u00e7ka &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144034,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-152155","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152155","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152155"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152155\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152157,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152155\/revisions\/152157"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144034"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152155"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152155"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152155"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}