{"id":152161,"date":"2026-08-31T08:41:56","date_gmt":"2026-08-31T08:41:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152161"},"modified":"2026-08-31T08:41:56","modified_gmt":"2026-08-31T08:41:56","slug":"sfida-e-vertete-e-riperteritjes-se-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/08\/31\/sfida-e-vertete-e-riperteritjes-se-pd\/","title":{"rendered":"Sfida e v\u00ebrtet\u00eb e Rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb PD"},"content":{"rendered":"<div class=\"oped-rm\"><img decoding=\"async\" class=\"img-circle\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/author\/2026\/January\/10\/auth_ndricim_kulla1768071173.png\" \/><\/div>\n<div class=\"oped-rm\"><span class=\"date\">Nga\u00a0<strong>Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/span><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Partia Demokratike ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn fjala rip\u00ebrt\u00ebritje nuk mund t\u00eb mbetet m\u00eb nj\u00eb formul\u00eb politike, nj\u00eb slogan organizativ apo nj\u00eb premtim q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet sa her\u00eb q\u00eb partia p\u00ebrballet me betejat\u00a0 m\u00eb sfiduese. Un\u00eb jam nga ata q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul fort se PD nuk u provua n\u00eb se humbi apo fitoi n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, sepse qart\u00ebsisht zgjedhjet u vodh\u00ebn dhe nuk ishin t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Luftoi dhe eci shum\u00eb p\u00ebrball luft\u00ebs s\u00eb regjimit, por edhe dob\u00ebsi shfaqi dhe ato duhen konsideruar me seriozitet. N\u00ebse PD pretendon me t 137 drejt\u00eb t\u00eb sfidoj\u00eb nj\u00eb pushtet q\u00eb prej vitesh akuzohet p\u00ebr korrupsion, kapje t\u00eb institucioneve dhe lidhje me krimin e organizuar, at\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtja themelore nuk \u00ebsht\u00eb se sa emra t\u00eb rinj do t\u00eb vendosen n\u00eb listat e saj, sa figura do t\u00eb promovohen n\u00eb media apo sa ndryshime do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb strukturat drejtuese, por n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb t\u00eb menduarit, t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb njer\u00ebzve dhe t\u00eb marrjes s\u00eb vendimeve.<\/p>\n<p>Vet\u00eb drejtimi i PD-s\u00eb e ka shpallur rip\u00ebrt\u00ebritjen si nj\u00eb proces\u00a0 shum\u00ebdimensional q\u00eb duhet t\u00eb shtrihet n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e partis\u00eb, nd\u00ebrsa zgjedhjet e brendshme t\u00eb majit 2026 soll\u00ebn edhe nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb anashkalohet: pjes\u00ebmarrja ishte m\u00eb e ul\u00ebt se numri i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb votuar, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb diskutimit p\u00ebr organizimin e partis\u00eb mbetet ende problemi shum\u00eb m\u00eb i madh i lidhjes s\u00eb saj reale me an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, mendoj se PD nuk ka nevoj\u00eb thjesht p\u00ebr nj\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritje administrative, por p\u00ebr nj\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritje t\u00eb\u00a0 re t\u00eb vet\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb funksionimit, duke u kthyer te arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Rip\u00ebrt\u00ebritja\u00a0 u k\u00ebrkua n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb. Rip\u00ebrt\u00ebritja\u00a0 nuk duhet t\u00eb kujtohet si nj\u00eb etap\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundoi me zgjedhjen e strukturave t\u00eb reja, por si nj\u00eb parim q\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb \u00e7do hap t\u00eb partis\u00eb. N\u00ebse ajo lindi nga k\u00ebrkesa q\u00eb an\u00ebtari t\u00eb mos trajtohej si nj\u00eb num\u00ebr q\u00eb nevojitet vet\u00ebm dit\u00ebn e votimit, n\u00ebse lindi nga nevoja p\u00ebr demokraci t\u00eb brendshme, hapje, konkurrenc\u00eb dhe meritokraci, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto nuk mund t\u00eb quhen parime t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Ato duhet t\u00eb jen\u00eb rregullat mbi t\u00eb cilat nd\u00ebrtohet PD-ja q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb marr\u00eb pushtetin.<\/p>\n<p>Problemi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky: duhet t\u00eb vendosim n\u00ebse duam nj\u00eb parti q\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrihet n\u00eb pamje apo nj\u00eb parti q\u00eb ndryshon n\u00eb substanc\u00eb. Ndryshimi i brezave \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, por nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm. Nj\u00eb parti mund t\u00eb ket\u00eb njer\u00ebz t\u00eb rinj n\u00eb mosh\u00eb dhe t\u00eb mbetet e vjet\u00ebr n\u00eb mentalitet. Mund t\u00eb ket\u00eb gra e t\u00eb rinj n\u00eb drejtim dhe p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb funksionoj\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kultur\u00eb t\u00eb mbyllur, me t\u00eb nj\u00ebjtat praktika klienteliste dhe me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb ku af\u00ebrsia me drejtuesin vlen m\u00eb shum\u00eb se aft\u00ebsia, kontributi dhe mb\u00ebshtetja reale q\u00eb nj\u00eb figur\u00eb ka n\u00eb shoq\u00ebri. Kjo do t\u00eb ishte thjesht nj\u00eb nd\u00ebrrim fasade.<\/p>\n<p>PD duhet ta kuptoj\u00eb se koha kur kandidati p\u00ebrcaktohej nga perceptimi i disa njer\u00ebzve brenda strukturave dhe pastaj i k\u00ebrkohej elektoratit ta pranonte, duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb. Nj\u00eb parti q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb nj\u00eb pushtet t\u00eb konsoliduar autoritarist nuk mund t\u2019ia lejoj\u00eb vetes luksin t\u00eb gaboj\u00eb me njer\u00ebzit e saj. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb strategjike t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjes.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, PD duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb sistem serioz p\u00ebr testimin dhe p\u00ebrzgjedhjen e figurave.<\/p>\n<p>Sondazhi nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb matur sa vota mund t\u00eb marr\u00eb partia, por fillimisht p\u00ebr t\u00eb zbuluar se cil\u00ebt njer\u00ebz kan\u00eb besueshm\u00ebri reale n\u00eb shoq\u00ebri. Duhet t\u00eb testohet figura, jo vet\u00ebm emri i tyre brenda strukturave. Duhet t\u00eb testohet reputacioni, aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb komunikuar me qytetarin, integriteti, njohja e problemit t\u00eb zon\u00ebs, perceptimi q\u00eb ka elektorati p\u00ebr t\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb vota t\u00eb reja. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb sondazhi duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb diktator i politik\u00ebs s\u00eb partis\u00eb, por duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb nga instrumentet e saj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendimmarrjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kandidat nuk duhet t\u00eb zgjidhet vet\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb i njohur brenda partis\u00eb. Duhet t\u00eb pyetet se sa njihet jasht\u00eb saj. Nuk duhet t\u00eb mjaftoj\u00eb numri i viteve t\u00eb aktivitetit politik. Duhet par\u00eb se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb atyre viteve. Nuk duhet t\u00eb mjaftoj\u00eb pozicioni q\u00eb ka mbajtur n\u00eb struktur\u00eb. Duhet par\u00eb n\u00ebse ka aft\u00ebsi t\u00eb bind\u00eb qytetarin q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar partie.<\/p>\n<p>PD ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistem ku figurat t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr disa prova para se t\u00eb b\u00ebhen flamurtar\u00eb elektoral\u00eb. Sondazhe t\u00eb pavarura, takime me qytetar\u00eb, debate t\u00eb hapura, konsultime me strukturat, vler\u00ebsim profesional, kontroll t\u00eb integritetit dhe analiza t\u00eb kontributit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj procedure.<\/p>\n<p>PD nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga testimi. P\u00ebrkundrazi, duhet ta b\u00ebj\u00eb testimin nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb saj. Kur nj\u00eb figur\u00eb testohet dhe del se nuk \u00ebsht\u00eb bind\u00ebse, kjo nuk duhet t\u00eb shihet si nj\u00eb goditje ndaj saj, por si nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb e shp\u00ebton partin\u00eb nga nj\u00eb gabim. Kur nj\u00eb figur\u00eb e promovuar nga strukturat del keq n\u00eb sondazh, duhet t\u00eb ket\u00eb kuraj\u00ebn t\u00eb pranohet rezultati. Kur nj\u00eb figur\u00eb e panjohur p\u00ebr drejtimin del shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb perceptimin qytetar, duhet t&#8217;i jepet mund\u00ebsia t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb gar\u00eb. Kjo do t\u00eb ishte meritokraci n\u00eb praktik\u00eb dhe jo vet\u00ebm n\u00eb deklarata.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, PD nuk lufton vet\u00ebm p\u00ebr votat e demokrat\u00ebve. Ajo k\u00ebrkon t\u00eb marr\u00eb votat e qytetar\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb demokrat\u00eb, t\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyerve, t\u00eb t\u00eb pavendosurve, t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb humbur besimin te politika dhe sidomos t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb t\u00eb rinjve q\u00eb nuk e shohin m\u00eb politik\u00ebn si vend ku mund t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Kjo na \u00e7on te problemi i dyt\u00eb: hapja e partis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb reale dhe duhet t\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt me meritokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb themi se PD \u00ebsht\u00eb\u00a0 plot\u00ebsisht e hapur vet\u00ebm sepse pran\u00eb saj jan\u00eb afruar disa njer\u00ebz t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Partia duhet t\u00eb hapet p\u00ebrtej strukturave t\u00eb saj tradicionale, por pa harruar ata q\u00eb e kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb n\u00eb vitet kur ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ishe demokrat, ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb protesta, n\u00eb fushata, n\u00eb takime, n\u00eb foltore, n\u00eb deg\u00eb dhe n\u00eb betejat e p\u00ebrditshme t\u00eb partis\u00eb. Hapja nuk duhet t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr padrejt\u00ebsi ndaj q\u00ebndrestar\u00ebve. Nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb ndarje midis \u201ct\u00eb vjet\u00ebrve\u201d q\u00eb duhet t\u00eb largohen dhe \u201ct\u00eb rinjve\u201d q\u00eb duhet t\u00eb marrin gjith\u00e7ka. P\u00ebrvoja \u00ebsht\u00eb kapital, nd\u00ebrsa energjia e re \u00ebsht\u00eb forc\u00eb krijuese. Nj\u00eb parti serioze i bashkon t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb duhet t\u00eb largohet nuk \u00ebsht\u00eb mosha, por kultura e vjet\u00ebr politike. Nuk duhet t\u00eb largohet nj\u00eb njeri sepse ka qen\u00eb gjat\u00eb n\u00eb politik\u00eb, n\u00ebse ai ka aft\u00ebsi, reputacion dhe kontribut. Por nuk duhet t\u00eb mbahet n\u00eb politik\u00eb vet\u00ebm sepse ka qen\u00eb gjat\u00eb aty, n\u00ebse nuk ka m\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb ask\u00ebnd p\u00ebrve\u00e7 vetes. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, duhet ndryshuar marr\u00ebdh\u00ebnia e PD-s\u00eb me kritik\u00ebn, me an\u00ebtarin dhe me vet\u00eb gabimin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb parti q\u00eb pretendon t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb nj\u00eb pushtet t\u00eb till\u00eb si ky duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se sa frika nga mendimi ndryshe. Ajo nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga njer\u00ebzit bindje absolute dhe pastaj t\u00eb ankohet se nuk ka debate t\u00eb v\u00ebrteta. Besnik\u00ebria ndaj partis\u00eb nuk duhet t\u00eb matet me numrin e her\u00ebve q\u00eb dikush ka th\u00ebn\u00eb \u201cpo\u201d. N\u00eb politik\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb njeriu m\u00eb besnik \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb thot\u00eb \u201cjo\u201d n\u00eb koh\u00ebn e duhur dhe e shpjegon pse.<\/p>\n<p>PD duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm ku kritika d\u00ebgjohet p\u00ebrpara se gabimi t\u00eb b\u00ebhet humbje. Sepse pas humbjes t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebhen ekspert\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptosh gabimin p\u00ebrpara se t\u00eb humbas\u00ebsh. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye drejtuesit nuk kan\u00eb nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb i mb\u00ebshtesin; kan\u00eb nevoj\u00eb edhe p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb u tregojn\u00eb ku po gabojn\u00eb. Nuk ka parti fituese pa debat t\u00eb brendsh\u00ebm. Nuk ka parti demokratike pa toleranc\u00eb ndaj mendimit ndryshe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga m\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb hidhura t\u00eb politik\u00ebs \u00ebsht\u00eb se partia fillon t\u00eb humbas\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb humbas\u00eb zgjedhjet. Humbja fillon at\u00ebher\u00eb kur drejtuesit nuk d\u00ebgjojn\u00eb m\u00eb njer\u00ebzit, kur strukturat fillojn\u00eb t\u00eb flasin vet\u00ebm me strukturat, kur sondazhet p\u00ebrdoren vet\u00ebm p\u00ebr propagand\u00eb dhe jo p\u00ebr korrigjim, kur qytetari z\u00ebvend\u00ebsohet nga rrjeti social dhe kur partia fillon ta bind\u00eb veten se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb nga \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj PD duhet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb edhe nj\u00eb kultur\u00eb tjet\u00ebr, kultur\u00ebn e pranimit t\u00eb gabimit. T\u00eb pranosh se ke gabuar nuk t\u00eb dob\u00ebson. N\u00eb politik\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb dob\u00ebson pik\u00ebrisht k\u00ebmb\u00ebngulja p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb gabim vet\u00ebm sepse ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga drejtuesi. Nj\u00eb parti q\u00eb synon t\u00eb qeveris\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb thot\u00eb: k\u00ebt\u00eb kandidat e zgjodh\u00ebm gabim, k\u00ebt\u00eb aksion e nd\u00ebrtuam gabim, k\u00ebt\u00eb mesazh nuk e kuptoi qytetari, k\u00ebt\u00eb figur\u00eb duhet ta rishikojm\u00eb, kjo struktur\u00eb nuk funksionon, k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb komunikimi duhet ta ndryshojm\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi. Kjo \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, rip\u00ebrt\u00ebritja duhet t\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt me objektivin politik: fitoren dhe qeverisjen.<\/p>\n<p>PD nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb rregulloj\u00eb vetveten. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb realisht pretendon t\u00eb marr\u00eb pushtetin dhe t\u00eb ndryshoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si qeveriset Shqip\u00ebria. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00e7do reform\u00eb e brendshme duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb: a na b\u00ebn kjo m\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar dhe p\u00ebr t\u00eb qeverisur?<\/p>\n<p>N\u00ebse jo, at\u00ebher\u00eb duhet rishikuar.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet t\u00eb b\u00ebhet edhe nj\u00eb ndryshim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e komunikimit politik. PD nuk mund t\u00eb mbetet pafund\u00ebsisht peng i loj\u00ebs s\u00eb kund\u00ebrshtarit. Sigurisht q\u00eb duhet ta denoncoj\u00eb\u00a0 diktatur\u00ebn reale ,korrupsionin, abuzimin dhe kapjen e shtetit. Kjo \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e opozit\u00ebs. Dhe kto I ka b\u00ebr\u00eb jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb Por nuk mund t\u00eb mjaftohet me denoncimin e pushtetit. Duhet t\u00eb bind\u00eb qytetarin se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb opozit\u00eb mund ta fitoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vot\u00ebs nga zem\u00ebrimi ndaj qeveris\u00eb, por nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme vet\u00ebm mbi zem\u00ebrimin. Qytetari duhet t\u00eb shoh\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb do ta qeverisin, jo vet\u00ebm njer\u00ebzit q\u00eb denoncojn\u00eb\u00a0 qeverin\u00eb. Duhet t\u00eb shoh\u00eb nj\u00eb ekip. Duhet t\u00eb shoh\u00eb profesionist\u00eb. Duhet t\u00eb shoh\u00eb njer\u00ebz me integritet, me histori pune dhe suksesi\u00a0 pa tjet\u00ebr\u00a0 dhe me nj\u00eb ide t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr shtetin. Duhet t\u00eb besoj\u00eb se ndryshimi i pushtetit nuk do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm z\u00ebvend\u00ebsim i disa individ\u00ebve, por ndryshim i m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu b\u00ebhet jetike lidhja midis sondazhit dhe strategjis\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb presim fushat\u00ebn dhe pastaj t\u00eb zbulojm\u00eb se cil\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm, PD duhet t&#8217;i testoj\u00eb ata shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Duhet t\u00eb dij\u00eb cilat figura kan\u00eb kredibilitet, cilat kan\u00eb potencial p\u00ebr t&#8217;u rritur, cilat zona i pranojn\u00eb, cilat tema i besojn\u00eb qytetar\u00ebt dhe cilat figura duhet t\u00eb kalojn\u00eb nj\u00eb proces p\u00ebrmir\u00ebsimi p\u00ebrpara se t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sondazhi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb num\u00ebr q\u00eb del n\u00eb televizor, por b\u00ebhet instrument i strategjis\u00eb politike.<\/p>\n<p>PD nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr revolucion personal. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistem q\u00eb funksionon edhe kur drejtuesit gabojn\u00eb. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr rregulla q\u00eb nuk ndryshojn\u00eb sipas emrit t\u00eb personit. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr procedura q\u00eb e detyrojn\u00eb partin\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb qytetarin, t\u00eb mas\u00eb perceptimin, t\u00eb testoj\u00eb figurat, t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb performanc\u00ebn dhe t\u00eb korrigjoj\u00eb gabimet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Rip\u00ebrt\u00ebritja nuk duhet t\u00eb shihet si di\u00e7ka q\u00eb ka ndodhur dhe ka p\u00ebrfunduar. Ajo duhet t\u00eb jet\u00eb fryma e nj\u00eb procesi t\u00eb dyt\u00eb, m\u00eb t\u00eb pjekur dhe m\u00eb strategjik. Sepse sot problemi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm rikthimi i partis\u00eb te vetja. Problemi \u00ebsht\u00eb kthimi i partis\u00eb te qytetari.<\/p>\n<p>PD duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e madhe se elektorati i saj tradicional pa humbur identitetin e saj. Duhet t\u00eb ruaj\u00eb demokrat\u00ebt e vjet\u00ebr dhe t\u00eb fitoj\u00eb demokrat\u00ebt e rinj. Duhet t\u00eb respektoj\u00eb militantin, por t\u00eb mos mendoj\u00eb se vet\u00ebm militanti mjafton p\u00ebr t\u00eb fituar. Duhet t\u00eb mbaj\u00eb pran\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb dit\u00ebt e v\u00ebshtira dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb hap\u00eb der\u00ebn p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj. Duhet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb midis historis\u00eb dhe s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo nuk ndodh, \u201cRip\u00ebrt\u00ebritja\u201d rrezikon t\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr e fjalorit politik. N\u00eb se kjo ndodh pushteti \u00ebsht\u00eb fituar.<\/p>\n<p>Sepse PD nuk do t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb zakonsh\u00ebm. Ajo do t\u00eb sfidoj\u00eb nj\u00eb pushtet diktatorial, q\u00eb ka nd\u00ebrtuar prej vitesh mekanizma politik\u00eb, institucional\u00eb dhe elektoral\u00eb dhe q\u00eb, sipas akuzave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb opozit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vet\u00eb PD e ka ngritur k\u00ebt\u00eb pretendim edhe n\u00eb diskursin e saj t\u00eb vitit 2026, duke e paraqitur raportin e PPE-s\u00eb si nj\u00eb vler\u00ebsim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb gjendjes s\u00eb shtetit dhe t\u00eb procesit zgjedhor. P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb pushteti t\u00eb till\u00eb nuk mjafton nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb b\u00ebrtet m\u00eb fort. Duhet nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb mendon m\u00eb mir\u00eb, zgjedh m\u00eb mir\u00eb, organizohet m\u00eb mir\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha bind m\u00eb shum\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb sfida e v\u00ebrtet\u00eb e Rip\u00ebrt\u00ebritjes.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Partia Demokratike ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn fjala rip\u00ebrt\u00ebritje nuk mund t\u00eb mbetet m\u00eb nj\u00eb formul\u00eb politike, nj\u00eb slogan organizativ apo nj\u00eb premtim q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet sa her\u00eb q\u00eb partia p\u00ebrballet me betejat\u00a0 m\u00eb sfiduese. Un\u00eb jam nga ata q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul fort se PD nuk u provua n\u00eb se humbi apo &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54052,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-152161","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152161","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152161"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152161\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152162,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152161\/revisions\/152162"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54052"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152161"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152161"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152161"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}