{"id":152273,"date":"2026-09-01T07:43:25","date_gmt":"2026-09-01T07:43:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152273"},"modified":"2026-09-01T07:43:25","modified_gmt":"2026-09-01T07:43:25","slug":"sekti-rama-e-ka-shnderruar-partine-ne-shtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/01\/sekti-rama-e-ka-shnderruar-partine-ne-shtet\/","title":{"rendered":"Sekti Rama e ka shnd\u00ebrruar partin\u00eb n\u00eb shtet!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 14 vite (keq) qeverisje, Rama e ka shnd\u00ebrruar Partin\u00eb Socialiste n\u00eb parti-shtet. Dhe shtetin ne sulltanat! Mbledh ministrat n\u00eb mjedise private, pa pik\u00eb respekti p\u00ebr isntitucionet shtet\u00ebrore dhe zyrat e shtetit. Nuk ka kurrfar\u00eb koncepti se si funksionon nj\u00eb qeveri p\u00ebrmes shkresave dhe nuk ka asnj\u00eb nuanc\u00eb shtetari.<br \/>\nP\u00ebr cilindo nga qytetar\u00ebt q\u00eb ende dyshon se Rama dhe sekti i tij n\u00eb pushtet nuk e ka shnd\u00ebrruar Partin\u00eb Socialiste n\u00eb parti-shtet n\u00eb k\u00ebto 14 vite (keq)qeverisje, mjafton t\u00eb shikoj\u00eb p\u00ebrgjigjet e dhjet\u00eb pyetjeve p\u00ebr pranin\u00eb e autokracis\u00eb ekstreme n\u00eb vendin ton\u00eb, si m\u00eb posht\u00eb:<br \/>\n<em><strong>1. A \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht e politizuar administrata publike n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/em><br \/>\nAdministrata publike \u00ebsht\u00eb testi kryesor. Nj\u00eb nga treguesit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ekzistenc\u00ebs ose jo t\u00eb \u201cpartis\u00eb-shtet\u201d \u00ebsht\u00eb sa e pavarur \u00ebsht\u00eb administrata publike nga partia politike n\u00eb pushtet. N\u00ebse qytetar\u00ebt besojn\u00eb se karriera n\u00eb administrat\u00eb varet m\u00eb shum\u00eb nga lidhja politike, sesa nga merita profesionale, at\u00ebher\u00eb shteti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i qytetar\u00ebve, por i partis\u00eb n\u00eb pushtet.<br \/>\nN\u00ebse n\u00ebpun\u00ebsi mendon: \u201cDuhet t\u00eb jem korrekt me ministrin sepse ministri ka ardhur nga partia\u201d, dhe jo \u201cDuhet t\u00eb jem korrekt me ligjin dhe institucionin\u201d, at\u00ebher\u00eb shteti ka humbur humbur neutralitetin e tij dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh me sektin n\u00eb qeverisje.<br \/>\nNj\u00eb administrat\u00eb profesionale duhet t&#8217;i sh\u00ebrbej\u00eb shtetit, jo qeveris\u00eb s\u00eb radh\u00ebs.<br \/>\n<strong><em>2. A kan\u00eb tek ne pavar\u00ebsi reale institucionet kushtetuese?<\/em><\/strong><br \/>\nN\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale, institucionet kushtetuese nuk ekzistojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer shumic\u00ebs qeveris\u00ebse. Ato jan\u00eb krijuar pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb vendosur kufij ndaj pushtetit, p\u00ebr t\u00eb kontrolluar ekzekutivin dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qytetarin, kur shumica tejkalon kompetencat e saj.<br \/>\nTek ne, nuk \u00ebsht\u00eb se mungojn\u00eb institucionet kushtetuese dhe t\u00eb pavarura n\u00eb let\u00ebr. Kushtetuta dhe ligjet parashikojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm institucionesh me autonomi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta. Tek ne problemi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i thell\u00eb dhe shtrohet me pyetjen: Sa t\u00eb pavarura jan\u00eb ato n\u00eb praktik\u00eb?<br \/>\nPavar\u00ebsia juridike n\u00eb let\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht pavar\u00ebsi reale. Nj\u00eb institucion mund t\u00eb quhet i pavarur nga ligji, por nd\u00ebkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb i ekspozuar fort ndaj ndikimit politik, p\u00ebrmes m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb zgjedhjes s\u00eb drejtuesve, financimit, em\u00ebrimeve, presionit institucional, var\u00ebsis\u00eb administrative dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve me shumic\u00ebn parlamentare.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb dob\u00ebsi t\u00eb theksuar dhe var\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha i ka shfryt\u00ebzuar p\u00ebr 14 vjet rrjesht Edi Rama dhe sekti i tij, duke i kthyer pothuajse t\u00eb gjitha institucion et e pavarura dhe kushtetuese t\u00eb vendit n\u00eb dele t\u00eb bindura t\u00eb partis\u00eb-shtet.<br \/>\n<strong><em>3. Cila \u00ebsht\u00eb shkalla e kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin?<\/em><\/strong><br \/>\nTek ne kjo shkall\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ul\u00ebt, ose gati zero. N\u00ebse shumica p\u00ebr 14 vjet rrjesht i ka p\u00ebrdorur numrat p\u00ebr t\u00eb miratuar \u00e7do nism\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, pa debat real, pa d\u00ebgjuar opozit\u00ebn dhe pa reflektuar mbi kritikat e ekspert\u00ebve, at\u00ebher\u00eb Parlamenti \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb noter t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb fsheh\u00ebse t\u00eb partis\u00eb- shtet.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto 14 vite, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar nga nj\u00eb institucion kontrolli, n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm formal miratimi t\u00eb vullnetit t\u00eb Ram\u00ebs dhe sektit t\u00eb tij.<br \/>\nNj\u00eb parlament i fort\u00eb nuk matet me numrin e ligjeve q\u00eb miraton. Matet me sa fort kontrollon ekzekutivin dhe sa projektligje t\u00eb qeveris\u00eb ka kthyer mbrapsht, ndryshuar dhe korrektuar, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb besimit t\u00eb tij se projektligji nuk pasqyron qart\u00eb interesat e qytetar\u00ebve.<br \/>\n<strong><em>4. A kan\u00eb ndarje dhe kufi t\u00eb qart\u00eb shteti dhe partia n\u00eb pushtet?<\/em><\/strong><br \/>\nN\u00eb nj\u00eb demokraci normale dhe funksionale ekziston nj\u00eb ndarje e qart\u00eb. Partia n\u00eb pushtet vendos objektivat politike. Qeveria zbaton politikat publike dhe administrata shtet\u00ebrore zbaton ligjin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb institucionet e pavarura kontrollojn\u00eb qeverin\u00eb dhe gjykatat kontrollojn\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nN\u00eb 14 vitet e fundit, kemi par\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb funksionar\u00eb partiak\u00eb q\u00eb shfaqen si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, institucione publike, ministri dhe bashki, q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr avantazh elektoral. Kemi par\u00eb burimet publike dhe aktivitetin partiak t\u00eb afrohen dhe t\u00eb b\u00ebhen nj\u00ebsh me nj\u00ebri-tjetrin. Kemi par\u00eb komunikimin qeveritar dhe propagand\u00ebn partiake q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe ato t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t&#8217;u dalluar nga nj\u00ebra-tjetra.<br \/>\nPik\u00ebrisht, kur rolet e m\u00ebsip\u00ebrme p\u00ebrzihen dhe gati b\u00ebhen nj\u00ebsh, krijohet terreni pjellor p\u00ebr lul\u00ebzimin e partis\u00eb-shtet.<br \/>\n<strong><em>5. A e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pavarur drejt\u00ebsin\u00eb SPAK dhe reforma n\u00eb drejt\u00ebsi?<\/em><\/strong><br \/>\nEdhe pse reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe krijimi i strukturave t\u00eb reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb arkitektur\u00ebn institucionale shqiptare (sidomos SPAK ka krijuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr hetimin e korrupsionit), nuk duhet krijuar iluzioni se ekzistenca e SPAK zgjidh t\u00eb gjith\u00eb problemin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit.<br \/>\nNj\u00eb demokraci funksionale ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ekosistem kontrollesh, jo vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb institucion t\u00eb fuqish\u00ebm. Nevojiten drejt\u00ebsi e pavarur + Parlament kontrollues + auditim efektiv + administrat\u00eb profesionale + media e lir\u00eb + shoq\u00ebri civile aktive + institucione rregullatore t\u00eb pavarura. Dhe k\u00ebto n\u00eb 14 vitet e fundit nuk i kemi.<br \/>\n<strong><em>6. A kan\u00eb transparenc\u00eb prokurimeve publike dhe PPP-t\u00eb?<\/em><\/strong><br \/>\nTek ne, mungesa e transparenc\u00ebs ne tenderat publik\u00eb, e denoncuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, SELDI dhe Transparency International, \u00ebsht\u00eb gati e plot\u00eb. Nj\u00eb element thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb kuptuar shnd\u00ebrrimin e partis\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb parti-shtet \u00ebsht\u00eb raporti i saj me paran\u00eb publike. Tenderat, koncesionet, partneritetet publiko-private dhe projektet strategjike krijojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta nd\u00ebrmjet shtetit dhe biznesit.<br \/>\nK\u00ebtu rreziku i \u201cpartis\u00eb-shtet\u201d b\u00ebhet ve\u00e7an\u00ebrisht i ndjesh\u00ebm. Po pse? Sepse nj\u00eb parti q\u00eb kontrollon qeverin\u00eb kontrollon gjithashtu pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb buxhetit publik, investimeve publike, kontratave shtet\u00ebrore, koncesioneve, lejeve dhe autorizimeve, politikave fiskale dhe politikave t\u00eb investimeve.<br \/>\nN\u00eb kushtet kur transparenca dhe konkurrenca jan\u00eb t\u00eb ulta dhe gati zero, ndodh ngjizja e partis\u00eb-shtet. Sa m\u00eb shum\u00eb vendimmarrja ekonomike t\u00eb jet\u00eb e centralizuar dhe jo-transparente, aq m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb rreziku q\u00eb pushteti politik t\u00eb krijoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb privilegjuara me grupe ekonomike. Sikurse sekti Rama ka krijuar n\u00eb 14 vjet k\u00ebto raporte okulte me oligark\u00ebt e Ram\u00ebs!<br \/>\n<strong><em>7. A ka klienteliz\u00ebm t\u00eb thell\u00eb politik n\u00eb k\u00ebto 14 vite?<\/em><\/strong><br \/>\n\u201cPartia-shtet\u201d nuk krijohet vet\u00ebm p\u00ebrmes em\u00ebrimeve politike. Krijohet edhe p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi klientelist ku krijohen marr\u00ebdh\u00ebnie: parti \u2192 administrat\u00eb \u2192 biznes \u2192 media \u2192 interesa ekonomike \u2192 mb\u00ebshtetje politike.<br \/>\nN\u00eb 14 vitet e (keq)qeverisjes s\u00eb Ram\u00ebs, ky rrjet \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe ka kapur plot\u00ebsisht shtetin. Ai funksionon vet\u00ebm p\u00ebrmes lidhjeve dhe aksesit tek drejtuesi i sektit n\u00eb pushtet. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb sofistikuara dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit.<br \/>\n<strong><em>8. A \u00ebsht\u00eb neutrale administrata publike gjat\u00eb zgjedhjeve?<\/em><\/strong><br \/>\nAdministrata jon\u00eb publike ka qen\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtore e bindur e partis\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb \u00e7do gar\u00eb zgjedhore t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe vendore t\u00eb zhvilluar n\u00eb 14 vitet e fundit. Ajo ka kontrolluar burime q\u00eb partit\u00eb opozitare nuk i kan\u00eb, si buxhetin e shtetit, pun\u00ebsimet e p\u00ebrkohshme me sfond politik, automjetet publike, zyrat, infrastruktur\u00ebn administrative, stafin, informacionin, investimet publike, programet sociale dhe fondet publike. Dhe k\u00ebto burime i ka p\u00ebrdorur pa kursim, madje shpesh me p\u00ebrkushtim, p\u00ebr aktivitet politik!<br \/>\nPartia n\u00eb pushtet ka n\u00eb dispozicion nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb me 182 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, nd\u00ebrsa nj\u00eb parti opozitare duhet t\u00eb mbledh\u00eb fonde, t\u00eb pun\u00ebsoj\u00eb njer\u00ebz, t\u00eb organizoj\u00eb aktivitete dhe t\u00eb komunikoj\u00eb me zgjedh\u00ebsit.<br \/>\n<em><strong>9. A jan\u00eb t\u00eb pavarura mediat dhe informacioni publik?<\/strong><\/em><br \/>\nN\u00eb demokraci, qytetari duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dalloj\u00eb informacionin shtet\u00ebror nga komunikimi politik. Kur komunikimi i qeveris\u00eb b\u00ebhet dominant dhe hap\u00ebsira p\u00ebr media t\u00eb pavarura ekonomisht \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt, krijohet nj\u00eb pabarazi e theksuar n\u00eb informacion.<br \/>\nShteti ka burime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se nj\u00eb parti opozitare. N\u00ebse k\u00ebto burime p\u00ebrdoren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qeveria t\u00eb ket\u00eb vazhdimisht avantazh komunikimi, at\u00ebher\u00eb zgjedhjet mund t\u00eb jen\u00eb formalisht t\u00eb lira, por konkurrenca politike \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e pabarabart\u00eb.<br \/>\n<em><strong>10. A ka opozita mund\u00ebsi reale t\u00eb konkurroj\u00eb me sektin n\u00eb pushtet, q\u00eb ka kontrolluar shtetin p\u00ebr 14 vite?<\/strong><\/em><br \/>\nKjo k\u00ebrkon administrat\u00eb neutrale, p\u00ebrdorim t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb burimeve publike, media pluraliste, institucione zgjedhore t\u00eb besueshme, hetim t\u00eb \u00e7do forme t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb administrat\u00ebs dhe trajtim t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb subjekteve politike.<br \/>\nN\u00ebse nj\u00eb parti hyn n\u00eb zgjedhje me avantazhin e shtetit pas vetes, madje duke qen\u00eb vet\u00eb parti-shtet, at\u00ebher\u00eb barazia e konkurrenc\u00ebs politike n\u00eb vend vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje serioze.<br \/>\n<strong><em>xxx<\/em><\/strong><br \/>\nNj\u00eb qeveri q\u00eb q\u00ebndron gjat\u00eb n\u00eb pushtet duhet t\u00eb jet\u00eb tejet m\u00eb e kujdesshme, dhe kurrsesi jo m\u00eb pak, p\u00ebr t\u00eb garantuar pavar\u00ebsin\u00eb e administrat\u00ebs, drejt\u00ebsis\u00eb, institucioneve t\u00eb kontrollit, medias dhe procesit zgjedhor. Sekti Rama n\u00eb pushtet ka b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00eb. Dhe n\u00eb vend t\u00eb mbajtjes s\u00eb demokracis\u00eb, me partin\u00eb-shtet, ka instaluar nj\u00eb autokraci t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb rrezikshme. Demokracia shuhet, kur tek qytetar\u00ebt krijohet bindja se shteti \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb partie dhe se partia \u00ebsht\u00eb e pandashme nga shteti.<br \/>\nDhe pas 14 vitesh (keq)qeverisjeje t\u00eb Ram\u00ebs, ky \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht rreziku q\u00eb Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt duhet ta ken\u00eb parasysh shum\u00eb m\u00eb fort dhe ta marrin akoma dhe m\u00eb seriozisht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj N\u00eb 14 vite (keq) qeverisje, Rama e ka shnd\u00ebrruar Partin\u00eb Socialiste n\u00eb parti-shtet. Dhe shtetin ne sulltanat! Mbledh ministrat n\u00eb mjedise private, pa pik\u00eb respekti p\u00ebr isntitucionet shtet\u00ebrore dhe zyrat e shtetit. Nuk ka kurrfar\u00eb koncepti se si funksionon nj\u00eb qeveri p\u00ebrmes shkresave dhe nuk ka asnj\u00eb nuanc\u00eb shtetari. P\u00ebr cilindo nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152273","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152273","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152273"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152273\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152275,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152273\/revisions\/152275"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152273"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152273"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152273"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}