{"id":152297,"date":"2026-09-01T10:48:31","date_gmt":"2026-09-01T10:48:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152297"},"modified":"2026-09-01T10:50:17","modified_gmt":"2026-09-01T10:50:17","slug":"teatri-kombetar-kalaja-prova-te-reja-ne-spak-per-kompanine-tirana-dc-i-perfshire-veliaj-maznikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/01\/teatri-kombetar-kalaja-prova-te-reja-ne-spak-per-kompanine-tirana-dc-i-perfshire-veliaj-maznikut\/","title":{"rendered":"Teatri Komb\u00ebtar\/ Kalaja: Prova t\u00eb reja n\u00eb SPAK kund\u00ebr kompanis\u00eb &#8220;Tirana DC&#8221;, i p\u00ebrfshir\u00eb Veliaj dhe Mazniku"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelimit n\u00eb PD, avokatja Adriana Kalaja deklaroi para SPAK se, Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit ka k\u00ebrkuar informacion mbi faz\u00ebn procedurale t\u00eb hetimeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Kalaja akuzoi SPAK-un p\u00ebr zvarritje prej m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb vitesh, duke theksuar se k\u00ebrkesat e Aleanc\u00ebs p\u00ebr vendosjen e sekuestros preventive mbi truallin e Teatrit, projektin dhe tenderin 19 milion\u00eb euro p\u00ebr kompanin\u00eb AGIKONS jan\u00eb refuzuar 41 her\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja theksoi se, nd\u00ebrsa hetimet nuk kan\u00eb avancuar, Bashkia e Tiran\u00ebs vijon me fondet p\u00ebr projektin e Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Kalaja tha gjithashtu se jan\u00eb depozituar prova t\u00eb reja p\u00ebr kompanin\u00eb Tirana DC, t\u00eb cilat ngren\u00eb dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e Erion Veliajt dhe, ve\u00e7an\u00ebrisht, Arbjan Maznikut. Ajo k\u00ebrkoi sekuestrimin e kompanis\u00eb, masa sigurie p\u00ebr Veliajn, Maznikun, Redi Moll\u00ebn dhe Mariglen Qaton si dhe hetim pasuror ndaj tyre.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb ne vijm\u00eb sot me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me tre pika kryesore. S\u00eb pari, kemi k\u00ebrkuar nj\u00eb informacion t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm, pa prekur sekretin hetimor, informacion i cili lidhet me faz\u00ebn proceduriale ku ndodhen hetimet lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit Komb\u00ebtar. Dua t\u00eb kujtoj k\u00ebtu faktin q\u00eb kall\u00ebzimi i par\u00eb p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar daton me 31 dhjetor 2019, dhe si\u00e7 evidentohet, p\u00ebrmbi gjasht\u00eb vite jo vet\u00ebm nuk ka asnj\u00eb avancim lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por nga ana tjet\u00ebr ne kemi sot pas gjasht\u00eb viteve Tiran\u00ebn pa Teat\u00ebr Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Kemi Tiran\u00ebn ku bashkia vazhdon me abuzimet me fondin p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar dhe kemi apatin\u00eb e SPAK-ut, q\u00eb jo vet\u00ebm nuk ka avancuar me hetimet, po ka refuzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vijuese p\u00ebr 41 her\u00eb me radh\u00eb k\u00ebrkesat tona t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr v\u00ebnien e sekuestros preventive mbi truallin e teatrit, mbi projektin abuziv t\u00eb teatrit dhe mbi t\u00eb gjitha mbi tenderin prej 19 milion\u00eb eurosh t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb AGIKONS vet\u00ebm p\u00ebr fillimin e punimeve. Pika e dyt\u00eb q\u00eb kemi ngritur lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb depozitimi i provave shtes\u00eb q\u00eb lidhen me kompanin\u00eb Tirana DC. P\u00ebr kujtes\u00eb t\u00eb publikut, kompanin\u00eb Tirana DC, Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit e ka kall\u00ebzuar fillimisht n\u00eb 5 janar 2021.<\/p>\n<p>Pastaj kemi ardhur dy her\u00eb me dy kall\u00ebzime shtes\u00eb sepse rezulton q\u00eb kjo kompani, p\u00ebrve\u00e7se kishte nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si do ta ushtronte aktivitetin, aktivitet ky n\u00eb fakt q\u00eb u evidentua nga ne dhe q\u00eb rezultoi i paligjsh\u00ebm dhe me dyshime t\u00eb forta p\u00ebr pastrimin e produktit t\u00eb veprave penale nga Erion Veliaj, po kryesisht me provat e reja q\u00eb sjellim sot q\u00eb e lidhin me Arbjan Maznikun, i cili ka pasur cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb k\u00ebsaj kompanie. Flitet p\u00ebr nj\u00eb shpenzim apo humbje q\u00eb kjo kompani sot regjistron n\u00eb 5 milion\u00eb euro, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb aktivitet.<\/p>\n<p>Flitet p\u00ebr nj\u00eb objekt t\u00eb marr\u00eb me qira me nj\u00eb vler\u00eb marramend\u00ebse dhe \u00e7udit\u00ebrisht pronar i objektit t\u00eb marr\u00eb me qira nga Tirana DC \u00ebsht\u00eb djali i Shk\u00eblqim Fush\u00ebs. Pra, ka prova shum\u00eb t\u00eb forta q\u00eb lidhin jo vet\u00ebm Erion Veliajn me k\u00ebt\u00eb afer\u00eb penale, kriminale dhe korruptive, por sidomos Arbjan Maznikun. Por duhet t\u00eb theksoj, jan\u00eb edhe dy persona t\u00eb cil\u00ebt ne i kemi kall\u00ebzuar, q\u00eb me procedura ashtu si\u00e7 kemi kall\u00ebzuar gjithmon\u00eb, me procedura jan\u00eb amnistuar nga SPAK-u, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Redi Molla dhe Mariglen Qato, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb administrator\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kompanie dhe t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pjes\u00eb vendimmarr\u00ebse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aferat korruptive t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ne kemi k\u00ebrkuar edhe si pik\u00eb t\u00eb tret\u00eb, marrjen e masave emergjente p\u00ebr sekuestrimin e k\u00ebsaj kompanie e cila vazhdon t&#8217;i shkaktoj\u00eb d\u00ebm shtetit. Kemi k\u00ebrkuar marrjen e masave t\u00eb sigurimit personal ndaj Redi Moll\u00ebs, Mariglen Qatos, por sidomos ndaj Arbjan Maznikut dhe Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr ta mbyllur, kemi k\u00ebrkuar dhe hetimin pasuror t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre personave, t\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb penale. Sepse ju e keni si gazetar\u00eb shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr ta verifikuar, ndryshe nga ai bllokim q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme ju \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sot nga gjykata, por ju n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit publik mund ta verifikoni, shkoni tani tek selia e Tirana DC, shikoni q\u00eb aty nuk ka as tre punonj\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb paguhen 35 punonj\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe nga ana tjet\u00ebr, q\u00eb nga viti 2024 kur ne protestonim p\u00ebrpara bashkis\u00eb, prej dy vitesh nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit asnj\u00eb bilanc, sepse ata e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb dor\u00ebzimi i bilanceve do t\u00eb tregonte edhe shkelje t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb lidhen me shpenzimet, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pajustifikuara dhe q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb konsumimin e veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat ne kemi kall\u00ebzuar, po kemi depozituar dhe sot kall\u00ebzimin penal. Ne jemi zotuar dhe zotohemi edhe sot p\u00ebrpara publikut, se do ta \u00e7ojm\u00eb deri n\u00eb fund kauz\u00ebn p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Teatri Komb\u00ebtar, sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, megjith\u00ebse nga 2021-shi \u00ebsht\u00eb refuzuar t\u00eb ekzekutohet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, do t\u00eb nd\u00ebrtohet aty si\u00e7 ishte dhe aty ku ishte. Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb, ka dhe nj\u00eb kall\u00ebzim nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, q\u00eb ka t\u00eb nj\u00ebjtat k\u00ebrkesa si Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit, ku thot\u00eb q\u00eb teatri duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet sipas projektit t\u00eb vitit 1938.<\/p>\n<p>Kaq k\u00ebrkojm\u00eb ne si q\u00ebndrestar\u00eb t\u00eb Aleanc\u00ebs Mbrojt\u00ebse t\u00eb Teatrit. Jemi t\u00eb sigurt q\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkon dhe opinioni publik, q\u00eb nga ana e SPAK-ut dhe nes\u00ebr nga ana e GJKKO-s\u00eb t\u00eb respektohet ligji dhe Tiran\u00ebs t&#8217;i kthehen vlerat kulturore q\u00eb ka patur, vlera p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb Tiran\u00ebn nj\u00eb qytet t\u00eb jetuesh\u00ebm dhe nj\u00eb qytet i cili ka vlera n\u00eb lidhje me historin\u00eb dhe identitetin e tyre. Ne do ta \u00e7ojm\u00eb deri n\u00eb fund k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelimit n\u00eb PD, avokatja Adriana Kalaja deklaroi para SPAK se, Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit ka k\u00ebrkuar informacion mbi faz\u00ebn procedurale t\u00eb hetimeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit Komb\u00ebtar. Kalaja akuzoi SPAK-un p\u00ebr zvarritje prej m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb vitesh, duke theksuar se k\u00ebrkesat e Aleanc\u00ebs p\u00ebr vendosjen e sekuestros preventive mbi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":19310,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152297","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152297"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152297\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152300,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152297\/revisions\/152300"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19310"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}