{"id":152385,"date":"2026-09-02T08:14:40","date_gmt":"2026-09-02T08:14:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152385"},"modified":"2026-09-02T08:14:40","modified_gmt":"2026-09-02T08:14:40","slug":"birn-veliaj-fut-bashkine-e-kryeqytetit-ne-ngerc-per-betejen-e-tij-ligjore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/02\/birn-veliaj-fut-bashkine-e-kryeqytetit-ne-ngerc-per-betejen-e-tij-ligjore\/","title":{"rendered":"BIRN: Veliaj fut bashkin\u00eb e kryeqytetit n\u00eb ng\u00ebr\u00e7 p\u00ebr betej\u00ebn e tij ligjore"},"content":{"rendered":"<p>Urdhri p\u00ebr heqjen e kompetencave t\u00eb n\u00ebnkryetares Anuela Ristani pa caktuar nj\u00eb drejtues t\u00eb ri ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr funksionimin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa opozita dhe ekspert\u00ebt e shohin l\u00ebvizjen si presion ndaj drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tij gjyq\u00ebsore n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkrese t\u00eb firmosur nga ambientet e paraburgimit dhe t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb media t\u00eb shtun\u00ebn kryebashkiaku i Tiran\u00ebs Erjon Veliaj shfuqizoi urdh\u00ebrin p\u00ebr delegimin e kompetencave t\u00eb kryetarit tek n\u00ebnkryetarja e bashkis\u00eb Anuela Ristani.<\/p>\n<p>Ristani e kryente detyr\u00ebn e kryetares s\u00eb komanduar pasi Veliaj u arrestua n\u00eb 10 shkurt 2025 me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK, i akuzuar s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten Ajola Xoxa p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb skeme komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga fondet e bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmen\u00eb duke p\u00ebrdorur nj\u00eb rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprur\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb shkres\u00ebn e tij Veliaj pretendon se Ristani n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme ka refuzuar urdhrat e tij, ka munguar koordinimi institucional dhe \u00ebsht\u00eb cenuar zinxhirin normal i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe drejtimit t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst ai argumenton se shkarkimi saj synon garantimin e \u201ce ligjshm\u00ebris\u00eb, vijim\u00ebsis\u00eb, stabilitetit dhe funksionimit normal t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ofrimin e pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike dhe mbrojtjen e interesit t\u00eb qytetar\u00ebve\u2026\u201d<\/p>\n<p>Por, Veliaj, n\u00eb urdhrin e tij nuk p\u00ebrcakton se kush prej n\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb do t\u2019i ushtroj\u00eb kompetencat e tij n\u00eb vijim duke krijuar nj\u00eb paqart\u00ebsi p\u00ebr drejtimin dhe funksionimin e p\u00ebrditsh\u00ebm organizativ t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb veprim ky q\u00eb sipas opozit\u00ebs, jurist\u00ebve dhe ekspert\u00ebve t\u00eb pushtetit vendor, \u00ebsht\u00eb i q\u00ebllimsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar ng\u00ebr\u00e7 juridik n\u00eb drejtimin e bashkis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit bashkiak t\u00eb Partis\u00eb Demokratike i k\u00ebrkuan t\u00eb h\u00ebn\u00ebn Kryetares se K\u00ebshillit Bashkiak, Megi Fino, q\u00eb t\u00eb th\u00ebrras\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje urgjente k\u00ebt\u00eb k\u00ebshill p\u00ebr t\u00eb diskutuar situat\u00ebn e krijuar<\/p>\n<p>\u201cKy lajm ka krijuar pasiguri t\u00eb plot\u00eb ligjore dhe publike mbi drejtimin aktual t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, dhe k\u00ebrkon sqarim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe zyrtar p\u00ebrpara K\u00ebshillit Bashkiak dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d- thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltar\u00ebt opozitar\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb sqarohen se kush e ushtron funksionin e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb dhe se a ka nj\u00eb autoritet institucional p\u00ebr t\u00eb negociuar, vendosur dhe firmosur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj bashkie, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb zinxhiri drejtues institucional q\u00eb garanton funksionimin normal institucional t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltarja Ilda Zhullali e p\u00ebrshkruan si \u201ckaosin institucional n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb Facebook ajo e akuzon Veliajn se me urdhrat nga burgu po krijon nj\u00eb skenar \u201cq\u00eb kryeqyteti i vendit t\u00eb mbetet peng i dikujt q\u00eb k\u00ebrkon me \u00e7do kusht t\u00eb blej\u00eb daljen nga qelia\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Ilir Alimehmeti, nj\u00eb prej kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet m\u00eb t\u00eb votuar p\u00ebr list\u00ebn e PD-s\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn e p\u00ebrshkruan si \u201cloj\u00eb pushteti brenda llojit n\u00eb Partin\u00eb Socialiste n\u00eb kurriz t\u00eb qytetit dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVeliajt i duhet p\u00ebr presion p\u00ebrpara seanc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, nd\u00ebrsa Edi Ram\u00ebs i duhet q\u00eb Veliaj t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb njer\u00ebzit e vet nga protesta dhe rrjeti i mediave t\u00eb huaja\u201d, tha Alimehmeti p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Veliaj nuk delegon nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00ebnkryetar e paralizon bashkin\u00eb totalisht n\u00eb \u00e7do aspekt dhe ky bllokim b\u00ebhet edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb duke marr\u00eb parasysh se ndodh pik\u00ebrisht nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hyn shtatori dhe rifillon viti shkollor\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 juridik q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje<\/p>\n<p>Edhe pse ndodhet n\u00eb burg me disa akuza p\u00ebr korrupsion e pastrim parash, Erjon Veliaj ndoqi nj\u00eb betej\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb ruajtur mandatin e kryebashkiakut, pasi K\u00ebshilli Bashkiak me shumic\u00eb socialiste dhe me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Kryeministrit Edi Rama votoi shkarkimin e tij dhe K\u00ebshilli i Ministrave e miratoi k\u00ebt\u00eb shkarkim, me justifikimin se qytetit i duhej nj\u00eb kryetar n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ankimoi n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese shkarkimin dhe dekretin e presidentit p\u00ebr shpalljen e zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e tij.<\/p>\n<p>GJK doli n\u00eb konkluzionin se shkarkimi i tij nuk ishte justifikuar me \u2018shkeljen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjeve\u2019 dhe se \u2018mbrojtja e interesit publik p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejt\u00ebn e zgjedh\u00ebsve p\u00ebr t\u2019u qeverisur nga nj\u00eb organ i zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt, nuk mund t\u00eb justifikoj\u00eb cenimin e garancive kushtetuese\u2019.<\/p>\n<p>Ky vendim konsiderohet po ashtu si \u2018penges\u00eb\u2019 p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb re n\u00eb funksion t\u00eb zgjidhjes s\u00eb ng\u00ebr\u00e7it t\u00eb krijuar nga ana e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr sa koh\u00eb sipas GJK bashkia e Tiran\u00ebs ka kryetar n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, tha zyra e shtypit pran\u00eb kryeministrit p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00eb t\u00eb pushtetit vendor dhe jurist\u00eb, Erjon Veliaj e ka vendosur bashkin\u00eb para nj\u00eb situate t\u00eb paprecedent\u00eb juridike dhe po e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb ushtruar \u2018presion\u2019 ndaj vendimit t\u00eb pritsh\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb m\u00eb 15 shtator, kur dhe do t\u00eb rishqyrtohet masa e arrestit ndaj tij.<\/p>\n<p>\u201cDuke mos deleguar nj\u00eb n\u00ebnkryetar t\u00eb ri si kryetar t\u00eb bashkis\u00eb Veliaj po p\u00ebrdor t\u00eb vetmin instrument q\u00eb ai ka tani p\u00ebr t\u00eb ushqyer argumentet para Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb\u201d, tha p\u00ebr BIRN Agron Haxhimali, kryetar i Institutit t\u00eb Bashkive.<\/p>\n<p>\u201cE fut n\u00eb kriz\u00eb drejtimi bashkin\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb ai vet nuk mund ta kryej\u00eb detyr\u00ebn e kryetarit nga bashkia, pasi kjo lidhet me an\u00ebn protokollare dhe praktike dhe ligj\u00ebrisht ushtrimi I detyr\u00ebs k\u00ebrkon pranin\u00eb fizike dhe komunikim me vart\u00ebsit\u2026\u201d, shton Haxhimali.<\/p>\n<p>Ai argumenton se logjikisht Veliaj do t\u00eb duhej q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin akt ligjor t\u00eb shkarkimit t\u00eb Ristanit t\u00eb em\u00ebronte nj\u00eb n\u00ebnkryetar t\u00eb ri p\u00ebr kryerjen e detyrave t\u00eb kryetarit, pavar\u00ebsisht se ligji p\u00ebr vetqeverisjen vendore nuk e detyron shprehimisht ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr avokatin Gentjan Serjani, urdhri i firmosur nga Veliaj nuk e b\u00ebn at\u00eb \u201cautomatikisht\u2019 t\u00eb ligjsh\u00ebm si akt dhe \u00ebsht\u00eb i atakuesh\u00ebm nga pik\u00ebpamja ligjore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua argumenti p\u00ebr shfuqizimin e urdhrit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb jo sipas kritereve qe p\u00ebrcaktohen n\u00eb nenin 116 t\u00eb Kodi i Procedurave Administrative\u201d, i tha BIRN-it Serjani.<\/p>\n<p>Sipas tij baza ligjore e p\u00ebrdorur \u00ebsht\u00eb neni 8, pika 2 dhe neni 64 i ligjit nr. 139\/2015 \u201cP\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore\u201d, si dhe neni 113 i ligjit nr. 44\/2015 \u201cKodi i Procedurave Administrative\u201d, dispozita q\u00eb mund t\u00eb vihen n\u00eb diskutim n\u00ebse \u2018mjaftojn\u00eb p\u00ebr shfuqizimin e nj\u00eb akti administrativ t\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr Serjanin, drejtimi i bashkis\u00eb nga burgu \u00ebsht\u00eb precedent i rreziksh\u00ebm dhe situata krijon problematika si n\u00eb rrafshin e funksionimit institucional, ashtu edhe n\u00eb perceptimin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo sipas tij, krijon p\u00ebrshtypjen se \u201cas masat e drejt\u00ebsis\u00eb nuk e pengojn\u00eb vijimin e ushtrimit t\u00eb pushtetit politik dhe administrativ t\u00eb politikan\u00ebve q\u00eb hetohen p\u00ebr vepra penale\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, shton ai, kjo situat\u00eb rrezikon t\u00eb thelloj\u00eb tensionin institucional nd\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb politik\u00ebs, duke ngritur pik\u00ebpyetje mbi ndarjen dhe balanc\u00ebn nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy pushteteve.<\/p>\n<p>P\u00ebr Haxhimalin akti juridik i firmosur nga Veliaj mund t\u00eb kthehet mbrapsht brenda 7 dit\u00ebsh nga Prefekti i Tiran\u00ebs, i cili ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb bazueshm\u00ebrin\u00eb e tij ligjore.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky urdh\u00ebr po ashtu mund t\u00eb ankimohet n\u00eb gjykat\u00eb nga ana e vet\u00eb Ristani.\/Reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Urdhri p\u00ebr heqjen e kompetencave t\u00eb n\u00ebnkryetares Anuela Ristani pa caktuar nj\u00eb drejtues t\u00eb ri ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr funksionimin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa opozita dhe ekspert\u00ebt e shohin l\u00ebvizjen si presion ndaj drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tij gjyq\u00ebsore n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkrese t\u00eb firmosur nga ambientet e paraburgimit dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":152386,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152385","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152385","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152385"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152385\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152387,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152385\/revisions\/152387"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152385"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152385"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152385"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}