{"id":152426,"date":"2026-09-02T09:52:04","date_gmt":"2026-09-02T09:52:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152426"},"modified":"2026-09-02T09:52:04","modified_gmt":"2026-09-02T09:52:04","slug":"gjyqi-kellici-bolino-vjen-ne-kete-seance-si-grabites-i-pronave-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/02\/gjyqi-kellici-bolino-vjen-ne-kete-seance-si-grabites-i-pronave-publike\/","title":{"rendered":"Gjyqi\/ K\u00eblli\u00e7i: Bolino vjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb si grabit\u00ebs i pronave publike"},"content":{"rendered":"<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Nj\u00eb seanc\u00eb e tensionuar gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb zhvilluar sot n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, duke u mbyllur pa asnj\u00eb marr\u00ebveshje mes pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs kan\u00eb l\u00ebshuar akuza t\u00eb ashpra drejt biznesmenit Karlo Bolino, duke e denoncuar at\u00eb p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb pron\u00ebs publike dhe pastrim parash.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij konflikti q\u00ebndron nj\u00eb truall prej 4120 metrash katror\u00eb n\u00eb kryeqytet, i cili, sipas akuzave t\u00eb ngritura, ishte destinuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shkolle n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi administrative me rreth 70 mij\u00eb banor\u00eb. Pretendohet se ky truall i \u00ebsht\u00eb kaluar biznesmenit p\u00ebr vet\u00ebm 1 euro, me q\u00ebllim ngritjen e nj\u00eb televizioni privat. Gjat\u00eb deklaratave p\u00ebr mediat pas seanc\u00ebs, u theksua se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i rregullt ligjor dhe jo nj\u00eb sulm politik, pasi ndaj biznesmenit ka dy kall\u00ebzime t\u00eb depozituara n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me (SPAK).<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike b\u00ebri me dije se dispononte p\u00ebrgjigje zyrtare me shkrim nga SPAK-u, ku konfirmohet se kall\u00ebzimet jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb vetme dhe veprat penale jan\u00eb t\u00eb regjistruara, ndon\u00ebse fillimisht jan\u00eb trajtuar si vepra &#8220;pa autor&#8221;. Ata ngrit\u00ebn pik\u00ebpyetje t\u00eb forta publike mbi procedurat e ndjekura, duke aluduar p\u00ebr VKM t\u00eb falsifikuara, fonde publike t\u00eb shp\u00ebrdoruara, lidhje t\u00eb dyshimta me tenderat e AKSHI-t dhe abuzim me pushtetin n\u00eb favor t\u00eb interesave private.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, u sqarua teknikisht se n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar v\u00ebrtetimi i regjistrimit t\u00eb k\u00ebtyre kall\u00ebzimeve, pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit t\u00eb plot\u00eb nga ana e SPAK-ut. E gjith\u00eb l\u00ebvizja gjyq\u00ebsore aktuale u cil\u00ebsua nga pala akuzuese si nj\u00eb &#8220;sho\u00eb&#8221; i biznesmenit p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen nga hetimi real penal p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e pasuris\u00eb publike.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr pajtim t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga pala padit\u00ebse q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb, kjo ftes\u00eb \u00ebsht\u00eb refuzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb deklaruar se nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb kompromis dhe se do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen rregullisht n\u00eb \u00e7do seanc\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>Belind K\u00eblli\u00e7i:\u00a0<\/strong>Le\u00e7jani Bolino, i cili un\u00eb nuk e kuptoj, \u00ebsht\u00eb le\u00e7jan dhe prandaj do ja theksoja, u paraqit si le\u00e7jan dhe nuk e kuptoj pse e konsideron si ofez\u00eb kur i thuhet le\u00e7jan. Se ne p\u00ebr shembull, n\u00ebse na thua tironc ne jemi krenar\u00eb, kemi krenari p\u00ebr origjin\u00ebn. K\u00ebshtu q\u00eb sot u paraqit si le\u00e7jan n\u00eb gjykat\u00eb, i konvertuar n\u00eb &#8216;niptironas&#8217; p\u00ebr shkak t\u00eb grabitjes, po e them edhe nj\u00ebher\u00eb, t\u00eb truallit publik, 4120 metra katror\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs. Pretendon q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces politik. Ky vet\u00ebm politik nuk \u00ebsht\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i rregullt gjyq\u00ebsor, n\u00eb t\u00eb cilin Karlo Bolino vjen si i pandehur, si nj\u00eb person q\u00eb i \u00ebsht\u00eb komunikuar nj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb caktuar penale, bazuar n\u00eb dy padi dhe dy kall\u00ebzime t\u00eb depozituara nga Partia Demokratike n\u00eb SPAK. K\u00ebshtu q\u00eb zoti Bolino e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00eb regjistrin e veprave penale, p\u00ebr ato \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr at\u00eb dosje q\u00eb Partia Demokratike ka depozituar kall\u00ebzimin, veprat jan\u00eb t\u00eb regjistruara. K\u00ebshtu q\u00eb zoti Bolino b\u00ebn mir\u00eb t\u00eb dal\u00eb dhe t&#8217;u sqaroj\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb se si ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi me 70 mij\u00eb banor\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, sot ende nuk ka nj\u00eb shkoll\u00eb, p\u00ebr shkak se nj\u00eb truall i destinuar p\u00ebr shkoll\u00eb n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb num\u00ebr 7, u mor me 1 euro nga zoti Bolino dhe u kthye n\u00eb nj\u00eb televizion privat. Zoti Bolino duhet t\u00eb dal\u00eb dhe t\u00eb deklaroj\u00eb k\u00ebtu p\u00ebrse jan\u00eb t\u00eb falsifikuara disa VKM dhe disa vendime t\u00eb tjera t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebn e grabitjes s\u00eb k\u00ebtij trualli publik nga zoti Bolino. Zoti Bolino duhet t\u00eb sqaroj\u00eb lidhjen e tij me Igli Gjelishtin dhe me tenderat e AKSHI-t dhe zoti Bolino duhet t\u00eb sqaroj\u00eb k\u00ebtu se si ka mund\u00ebsi, nj\u00eb gazetar i cili nuk ja doli t\u00eb kishte karrier\u00ebn e tij dhe k\u00ebtu nuk e paragjykoj fare n\u00eb Itali, n\u00eb periferit\u00eb e Barit aty ku e ushtronte profesionin e tij, si ka mund\u00ebsi q\u00eb vjen n\u00eb Shqip\u00ebri dhe b\u00ebhet super star. Gjat\u00eb nj\u00eb mazhorance socialiste dhe me parat\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe fondet publike. K\u00ebto jan\u00eb pyetjet me interes publik, k\u00ebto jan\u00eb pyetjet q\u00eb qytetar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb marrin p\u00ebrgjigje dhe zoti Bolino t&#8217;i sqaroj\u00eb. Pastaj, a kam shpifur un\u00eb, a kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, s\u00eb bashku me zotin Malltezi dhe Partia Demokratike, bazuar edhe n\u00eb t\u00eb gjitha th\u00ebniet tona, por bazuar n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb voluminoze hulumtimi prej koh\u00ebsh, ka depozituar dy kall\u00ebzime q\u00eb jan\u00eb t\u00eb sakta, jan\u00eb t\u00eb vendosura nga Prokuroria e Posa\u00e7me q\u00eb ka vepra penale dhe jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb regjistrin e veprave penale, pastaj \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb ta trajtoj\u00eb gjyq\u00ebsori. Un\u00eb k\u00ebtu jam edhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb q\u00eb, prej dy vite e gjysm\u00eb k\u00ebtu vazhdon nj\u00eb sag\u00eb, keni d\u00ebgjuar Bolinon fillimisht thoshte q\u00eb ne fshiheshim, kishim nd\u00ebrruar adresat, kishim frik\u00eb t\u00eb vinim t\u00eb p\u00ebrballeshim n\u00eb gjykat\u00eb, ja ku jemi. \u00c7do seanc\u00eb k\u00ebtu na ka, p\u00ebrball\u00eb na ka s\u00eb bashku me zotin Malltezi.<\/p>\n<p><strong>Gazetar: Zoti K\u00eblli\u00e7i, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs SPAK-u nuk solli asnj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb lidhje me kall\u00ebzimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Partia Demokratike. Ku e dini q\u00eb jan\u00eb regjistruar dyshimet e komunikuara nga zoti Bolino?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Belind K\u00eblli\u00e7i<\/strong>: \u00a0Pa merak fare, sepse i jemi drejtuar gjat\u00eb procesit q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Gjykat\u00ebn Penale, ne i jemi drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me zyrtarisht me shkres\u00eb dhe kemi marr\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtarisht, kur themi &#8216;ne&#8217; subjekti politik Partia Demokratike q\u00eb ka depozituar dy kall\u00ebzimet, dhe kemi marr\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim q\u00eb n\u00eb regjistrin e veprave penale rezultojn\u00eb t\u00eb regjistruara veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb diskutuar dhe \u00ebsht\u00eb folur dhe \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb kall\u00ebzim. Por, deri n\u00eb momentin q\u00eb ne kemi marr\u00eb p\u00ebrgjigje, para nj\u00eb viti n\u00eb mos gabohem e pak, kan\u00eb qen\u00eb vepra pa autor. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr korruptive, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb truall i grabitur, por pa autor, se nuk i p\u00ebrmendim dot emrin akoma Karlo Bolinos. K\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ne do ta sqarojm\u00eb dhe k\u00ebtu, dhe t\u00eb dali dhe ta kuptojm\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>Gazetar: A \u00ebsht\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ky dokument&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Belind K\u00eblli\u00e7i:\u00a0<\/strong>Ka nj\u00eb kakofoni. E sqaroj m\u00eb von\u00eb, por meq\u00eb e kam merak po ju them \u00e7do gj\u00eb q\u00eb del nga goja jon\u00eb, \u00e7do deklarat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb nga ne ta garantoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb vepra, n\u00eb fakte dhe n\u00eb histori shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. P\u00ebr detajet teknike ju flet zonja Kalaja, pa merak.<\/p>\n<p><strong>Adriana Kalaja:<\/strong>\u00a0N\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs ne kemi depozituar v\u00ebrtetimin ku thuhet nga ana e SPAK-ut q\u00eb jan\u00eb regjistruar t\u00eb dy kall\u00ebzimet penale t\u00eb b\u00ebra nga Partia Demokratike, kall\u00ebzime t\u00eb cilat jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb vetme dhe ajo \u00e7far\u00eb ju ngat\u00ebrroni sot, me q\u00ebllim p\u00ebrpara publikut, \u00ebsht\u00eb fakti se SPAK-u nuk ka sjell\u00eb dokumentacionin, por jo v\u00ebrtetimin e k\u00ebtyre regjistrimeve q\u00eb sapo deklaroi zoti K\u00eblli\u00e7i. N\u00eb nj\u00eb proces penal t\u00eb k\u00ebtij karakteri, nuk \u00ebsht\u00eb detyrimi jon\u00eb t\u00eb sjellim provat, por \u00ebsht\u00eb detyrimi i k\u00ebrkuesit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr vepra penale. P\u00ebr ta mbyllur, e gjitha kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sho\u00eb nga ana e Karlo Bolinos p\u00ebr t\u00eb mbyllur dhe p\u00ebr t\u00eb sfumuar \u00e7\u00ebshtjen penale ku ai kall\u00ebzohet p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin e parave dhe t\u00eb pasuris\u00eb publike.<\/p>\n<p><strong>Gazetar: A do t\u00eb ket\u00eb pajtim mes jush, apo nuk do t\u00eb ket\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Belind K\u00eblli\u00e7i:<\/strong>\u00a0Zoti Malltezi nuk ka qen\u00eb, p\u00ebr shkak se ka qen\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie n\u00eb nj\u00eb proces t\u00ebr\u00ebsisht politik, kam qen\u00eb un\u00eb prezent n\u00eb t\u00eb gjitha seancat dhe n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb zoti Bolino ka k\u00ebrkuar pajtim. \u00cbsht\u00eb refuzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike nga un\u00eb dhe zonja Kalaja. Faleminderit.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb seanc\u00eb e tensionuar gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb zhvilluar sot n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, duke u mbyllur pa asnj\u00eb marr\u00ebveshje mes pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs kan\u00eb l\u00ebshuar akuza t\u00eb ashpra drejt biznesmenit Karlo Bolino, duke e denoncuar at\u00eb p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb pron\u00ebs publike dhe pastrim parash. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij konflikti q\u00ebndron nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":152427,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152426","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152426"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152426\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152428,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152426\/revisions\/152428"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152427"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}