{"id":152436,"date":"2026-09-02T10:14:46","date_gmt":"2026-09-02T10:14:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152436"},"modified":"2026-09-02T10:15:59","modified_gmt":"2026-09-02T10:15:59","slug":"berisha-ne-dallas-si-nje-lider-politik-por-me-te-udheton-edhe-nje-histori-e-opozites-qe-nuk-u-dorezua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/02\/berisha-ne-dallas-si-nje-lider-politik-por-me-te-udheton-edhe-nje-histori-e-opozites-qe-nuk-u-dorezua\/","title":{"rendered":"Berisha n\u00eb Dallas si nj\u00eb lider politik, por me t\u00eb udh\u00ebton edhe nj\u00eb histori e opozit\u00ebs q\u00eb nuk u dor\u00ebzua"},"content":{"rendered":"<div class=\"oped-rm\"><img decoding=\"async\" class=\"img-circle\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/author\/2026\/January\/10\/auth_ndricim_kulla1768071173.png\" \/><\/div>\n<div class=\"oped-rm\"><span class=\"date\"><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/span><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>M\u00eb 9 shtator 2021 u mbyll nj\u00eb der\u00eb dhe m\u00eb 9 shtator 2026, pes\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, ajo der\u00eb hapet p\u00ebrs\u00ebri, jo domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb kuptimin q\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb k\u00ebtyre pes\u00eb viteve \u00ebsht\u00eb harruar ose \u00ebsht\u00eb zhb\u00ebr\u00eb, sepse historia politike nuk funksionon kaq thjesht, por n\u00eb kuptimin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se nj\u00eb vendim q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dukej se do t\u00eb p\u00ebrcaktonte p\u00ebrfundimisht fatin politik t\u00eb nj\u00eb njeriu nuk arriti ta mbyllte historin\u00eb e tij, dhe kjo \u00ebsht\u00eb ndoshta ajo q\u00eb e b\u00ebn Dallasin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sesa vet\u00eb udh\u00ebtimi, sepse pas k\u00ebtij udh\u00ebtimi q\u00ebndron nj\u00eb betej\u00eb e gjat\u00eb politike, nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb filloi me p\u00ebrjashtimin e Berish\u00ebs nga grupi parlamentar, vazhdoi me p\u00ebrplasjen e tij me Lulzim Bash\u00ebn, mori form\u00ebn e \u201cFoltores\u201d, u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr drejtimin e Partis\u00eb Demokratike dhe m\u00eb pas u bashkua me betej\u00ebn shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare p\u00ebr t\u00eb mos u shtyr\u00eb gradualisht drejt nj\u00eb hap\u00ebsire ku ekzistenca e saj politike do t\u00eb ishte vet\u00ebm formale.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu mendoj se duhet t\u00eb ndalemi, sepse do t\u00eb ishte shum\u00eb e leht\u00eb dhe shum\u00eb e varf\u00ebr ta interpretonim k\u00ebt\u00eb ngjarje vet\u00ebm si fitoren e Sali Berish\u00ebs mbi nongrat\u00ebn e famshme, sikur kemi p\u00ebrpara thjesht nj\u00eb histori personale t\u00eb nj\u00eb politikani q\u00eb luftoi kund\u00ebr nj\u00eb vendimi dhe pes\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb arriti t\u00eb rikthehej n\u00eb vendin prej t\u00eb cilit ishte larguar, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb ndodhi gjat\u00eb k\u00ebtyre pes\u00eb viteve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe, sepse pas Berish\u00ebs u rreshtuan njer\u00ebz q\u00eb e konsideruan \u00e7\u00ebshtjen e tij jo vet\u00ebm si nj\u00eb problem personal, por si nj\u00eb padrejt\u00ebsi politike q\u00eb duhej kund\u00ebrshtuar, dhe pik\u00ebrisht ky akt i mb\u00ebshtetjes e shnd\u00ebrroi nj\u00eb individ n\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb, nd\u00ebrsa kauza, kur mori p\u00ebrmasa politike, u b\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb beteje p\u00ebr vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb nuk duhet harruar kur flasim p\u00ebr udh\u00ebtimin n\u00eb Dallas.<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb njeri mund t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr veten, por nj\u00eb kauz\u00eb fillon at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb tjer\u00ebt vendosin t\u00eb luftojn\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb, dhe gjat\u00eb k\u00ebtyre pes\u00eb viteve shumica e opozit\u00ebs shqiptare e b\u00ebri pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb, duke mos pranuar q\u00eb vendimi i 9 shtatorit 2021 t\u00eb ishte fjala e fundit mbi Berish\u00ebn dhe duke mos pranuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, as iden\u00eb se e ardhmja e nj\u00eb force politike shqiptare mund t\u00eb p\u00ebrcaktohej nga nj\u00eb vendim i marr\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb lobimi, pa u testuar m\u00eb pas nga koha dhe e v\u00ebrteta, nga politika dhe mbi t\u00eb gjitha nga vet\u00eb vullneti i njer\u00ebzve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin at\u00eb forc\u00eb politike.<\/p>\n<p>\u201cFoltorja\u201d ishte pik\u00ebrisht shenja e par\u00eb se historia nuk po mbyllej, sepse Berisha zgjodhi t\u00eb mos q\u00ebndronte n\u00eb heshtje p\u00ebrball\u00eb vendimit, por iu drejtua njer\u00ebzve t\u00eb tij, baz\u00ebs s\u00eb partis\u00eb, strukturave dhe simpatizant\u00ebve, dhe ajo q\u00eb ndodhi m\u00eb pas ishte nj\u00eb nga ato kthesa q\u00eb politika shqiptare i prodhon rrall\u00eb, kur nj\u00eb lider q\u00eb konsiderohej politikisht i m\u00ebnjanuar arrin t\u00eb rikthehet n\u00eb drejtimin e partis\u00eb s\u00eb tij, jo p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi t\u00eb administruar nga lart, por p\u00ebrmes nj\u00eb beteje t\u00eb gjat\u00eb politike q\u00eb tregoi se n\u00eb fund nj\u00eb parti nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm pron\u00eb e kryetarit t\u00eb radh\u00ebs dhe se baza e saj, sado e vonuar apo e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, mund t\u00eb rikthehet nj\u00eb dit\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb flas\u00eb.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa kjo betej\u00eb zhvillohej brenda Partis\u00eb Demokratike, jasht\u00eb saj po zhvillohej nj\u00eb tjet\u00ebr betej\u00eb, shum\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb dhe shum\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsuese, sepse opozita shqiptare filloi t\u00eb p\u00ebrballej gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh me nj\u00eb realitet ku kufiri midis luft\u00ebs politike dhe mekanizmave institucional\u00eb po b\u00ebhej i turbullt, ku drejt\u00ebsia po hynte gjithnj\u00eb e m\u00eb thell\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb konfliktit dhe ku figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb opozit\u00ebs u p\u00ebrball\u00ebn me hetime, burgosje dhe procese, duke krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb ku opozita nuk e ndiente m\u00eb veten vet\u00ebm si kund\u00ebrshtare e nj\u00eb qeverie, por si nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb luftonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb provuar se kishte ende t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ishte kund\u00ebrshtare.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebtu saga b\u00ebhet kafkiane.<\/strong><\/p>\n<p>Sepse ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb kafkiane nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm absurdi, por ndjenja se p\u00ebrball\u00eb teje ekziston nj\u00eb sistem i madh, i nd\u00ebrlikuar, me dyer, korridore, dosje dhe procedura, dhe ti nuk arrin t\u00eb kuptosh n\u00ebse po gjykohesh p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kesh b\u00ebr\u00eb apo thjesht sepse je b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb mekanizmi q\u00eb tashm\u00eb ka nisur t\u00eb funksionoj\u00eb, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim shum\u00eb prej zhvillimeve q\u00eb prek\u00ebn opozit\u00ebn shqiptare gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve krijuan nj\u00eb ndjesi t\u00eb till\u00eb, sepse gjithnj\u00eb kishte nj\u00eb dosje tjet\u00ebr, nj\u00eb seanc\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb deklarat\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb interpretim tjet\u00ebr, dhe nd\u00ebrsa qytetari priste t\u00eb kuptonte ku ishte e v\u00ebrteta, konflikti politik vazhdonte t\u00eb prodhonte nj\u00eb realitet t\u00eb ri \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb fjala k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb mohuar drejt\u00ebsin\u00eb dhe as p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb politikani imunitet nga ligji, sepse pik\u00ebrisht nj\u00eb demokraci serioze duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb heton edhe pushtetin, edhe opozit\u00ebn, edhe ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dje n\u00eb qeveri, edhe ata q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb qeveri, por problemi fillon at\u00ebher\u00eb kur drejt\u00ebsia perceptohet nga nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e shoq\u00ebris\u00eb si nj\u00eb instrument i betej\u00ebs politike, sepse n\u00eb at\u00eb moment, edhe kur nj\u00eb procedur\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb juridikisht e argumentuar, ajo humbet nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb autoritetit moral q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb institucion i drejt\u00ebsis\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sag\u00ebn e opozit\u00ebs shqiptare, ku nuk mjafton q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb jet\u00eb drejt\u00ebsi, ajo duhet edhe t\u00eb duket si drejt\u00ebsi, t\u00eb funksionoj\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin standard dhe t\u00eb mos krijoj\u00eb p\u00ebrshtypjen se nj\u00ebra pal\u00eb politike po p\u00ebrballet me t\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pala tjet\u00ebr nuk e njeh.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebtu hyn Edi Rama dhe modeli i tij i kultur\u00ebs politike q\u00eb ka krijuar.<\/strong><\/p>\n<p>Jo thjesht Edi Rama si kryeminist\u00ebr, por nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb q\u00eb gjat\u00eb viteve ka krijuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb midis pushtetit, institucioneve, komunikimit publik dhe rrjeteve t\u00eb ndikimit, nj\u00eb model ku pushteti nuk mjaftohet me faktin se ka shumic\u00ebn parlamentare, por p\u00ebrpiqet t\u00eb ket\u00eb edhe ep\u00ebrsin\u00eb e opinionit, kontrollin e ritmit t\u00eb debatit, kontrollin e imazhit t\u00eb vendit jasht\u00eb tij dhe nj\u00eb prani t\u00eb fort\u00eb n\u00eb ato hap\u00ebsira ku vendoset se si perceptohet Shqip\u00ebria nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse rrjetet e lobimit nuk jan\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e vog\u00ebl n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, sepse n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku politika nd\u00ebrkomb\u00ebtare shpesh kalon edhe p\u00ebrmes marr\u00ebdh\u00ebnieve personale, komunikimit, imazhit dhe aksesit, nj\u00eb qeveri q\u00eb ka krijuar nj\u00eb rrjet t\u00eb fuqish\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb avantazh t\u00eb madh n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si e paraqet veten dhe kund\u00ebrshtarin e saj, por ky avantazh nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb brendshme, sepse nj\u00eb vend mund t\u00eb duket shum\u00eb demokratik n\u00eb fotografit\u00eb e konferencave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb pluralizmit n\u00eb jet\u00ebn e vet t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p><strong>Dhe k\u00ebtu udh\u00ebtimi i Berish\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb b\u00ebhet interesant.<\/strong><\/p>\n<p>Sepse Amerika, e cila n\u00eb vitin 2021 ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e arsyetimit politik p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Berish\u00ebs nga grupi parlamentar, pes\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb b\u00ebhet vendi ku ai pritet t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb aktivitet politik t\u00eb republikan\u00ebve amerikan\u00eb, ku ajo q\u00eb dikur dukej si nj\u00eb vul\u00eb p\u00ebrfundimtare mbi fatin e tij politik nuk mund t\u00eb trajtohet m\u00eb si nj\u00eb kapitull i mbyllur, sepse koha e ka \u00e7uar historin\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i dhemb m\u00eb shum\u00eb sot Edi Ram\u00ebs dhe lakenj\u00ebve t\u00eb tij, ku mendonte se mund ta kontrolloj\u00eb historin\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk duhet harruar se sa her\u00eb opozita shqiptare \u00ebsht\u00eb ndier e k\u00ebrc\u00ebnuar nga mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb humbiste jo vet\u00ebm zgjedhjet, por edhe hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb konkurruar.<\/p>\n<p>Dhe nuk duhet harruar se n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar politika shqiptare krijoi ndjesin\u00eb se opozita mund t\u00eb futej n\u00eb nj\u00eb lloj burgu politik, ku nuk ishte zyrtarisht jasht\u00eb ligjit, por ku \u00e7do der\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb hapte dukej se kishte nj\u00eb \u00e7el\u00ebs n\u00eb duart e dikujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Dhe ky \u00ebsht\u00eb edhe kuptimi m\u00eb i madh i 9 shtatorit 2026.<\/strong><\/p>\n<p>Berisha do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Dallas si nj\u00eb lider politik, por pas tij udh\u00ebton edhe nj\u00eb histori pes\u00ebvje\u00e7are e nj\u00eb opozite q\u00eb refuzoi t\u00eb dor\u00ebzohej, e njer\u00ebzve q\u00eb e kthyen nj\u00eb konflikt personal n\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb politike dhe e nj\u00eb vendi q\u00eb ende nuk e ka zgjidhur plot\u00ebsisht dilem\u00ebn komplekse se \u00e7far\u00eb lloj demokracie d\u00ebshiron t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse ka nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb kjo dat\u00eb duhet t\u2019i thot\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb se n\u00eb demokraci askush nuk duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb mbyll\u00eb p\u00ebrfundimisht der\u00ebn p\u00ebr tjetrin, sepse nj\u00eb dit\u00eb, kur koha t\u00eb ket\u00eb kaluar dhe pushteti t\u00eb ket\u00eb harruar se sa i fuqish\u00ebm dukej dikur, mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb ajo der\u00eb t\u00eb hapet p\u00ebrs\u00ebri dhe pas saj t\u00eb mos jet\u00eb vet\u00ebm njeriu q\u00eb dikur e lan\u00eb jasht\u00eb, por edhe e drejta e nj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb historia e saj politike t\u00eb shkruhet vet\u00ebm nga ata q\u00eb kan\u00eb pushtetin.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA M\u00eb 9 shtator 2021 u mbyll nj\u00eb der\u00eb dhe m\u00eb 9 shtator 2026, pes\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, ajo der\u00eb hapet p\u00ebrs\u00ebri, jo domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb kuptimin q\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb k\u00ebtyre pes\u00eb viteve \u00ebsht\u00eb harruar ose \u00ebsht\u00eb zhb\u00ebr\u00eb, sepse historia politike nuk funksionon kaq thjesht, por n\u00eb kuptimin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":48717,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-152436","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152436","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152436"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152436\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152438,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152436\/revisions\/152438"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152436"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152436"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152436"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}