{"id":152493,"date":"2026-09-02T18:58:39","date_gmt":"2026-09-02T18:58:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152493"},"modified":"2026-09-02T18:58:39","modified_gmt":"2026-09-02T18:58:39","slug":"protesta-e-95-te-nje-bande-hajdutesh-ka-marre-peng-shtetin-nderkombetaret-te-reagojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/02\/protesta-e-95-te-nje-bande-hajdutesh-ka-marre-peng-shtetin-nderkombetaret-te-reagojne\/","title":{"rendered":"Protesta e 95-t\u00eb\/ Nj\u00eb band\u00eb hajdut\u00ebsh ka marr\u00eb peng shtetin! Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt t\u00eb reagojn\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Me thirrjet \u201carrestoni Ram\u00ebn\u201d protestuesit vijuan edhe sot n\u00eb dit\u00ebn e 95-t\u00eb t\u00eb protest\u00ebs. Nj\u00ebri prej tyre nga foltorja b\u00ebri thirrje p\u00ebr lirimin e protestuesve t\u00eb arrestuar dje nga policia, nd\u00ebrsa i b\u00ebn\u00eb thirrje dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve t\u00eb reagojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mesazh kishte dhe p\u00ebr efektiv\u00ebt e policis\u00eb, duke i k\u00ebrkuar\u00a0t\u00eb mos b\u00ebhen mash\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebt\u00eb \u2018band\u00eb hajdut\u00ebsh q\u00eb ka marr\u00eb peng shtetin\u2019.<\/p>\n<p>Protestuesi u b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve t\u00eb ngrihen sot kund\u00ebr k\u00ebsaj t\u00eb keqeje se nes\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb von\u00eb. \u201cSepse sot \u00ebsht\u00eb dita p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dinjitetin. Sepse Shqip\u00ebria nuk shp\u00ebtohet nga ata q\u00eb heshtin, por nga ata q\u00eb kan\u00eb guximin t&#8217;i dalin p\u00ebrball\u00eb t\u00eb keqes.&#8221;<\/p>\n<p><strong>Fjalimi<\/strong><\/p>\n<p>\u201cFillimisht i b\u00ebjm\u00eb thirrje policis\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb liroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb arrestuarit, sepse nuk jan\u00eb kriminel\u00eb, as bandit\u00eb, por jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi dhe thjesht kan\u00eb protestuar p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. I b\u00ebjm\u00eb thirrje gjithashtu prezenc\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb gjith\u00eb mekanizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, q\u00eb ata ta ndjekin me v\u00ebmendje k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe t\u00eb monitorojn\u00eb respektimin e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb \u00e7do personi t\u00eb arrestuar apo t\u00eb ndaluar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr sa i p\u00ebrket asaj q\u00eb ndodhi dje, u pa shum\u00eb qart\u00eb se si funksionon shteti n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb band\u00eb hajdut\u00ebsh q\u00eb ka marr\u00eb peng shtetin dhe nj\u00eb polici me n\u00eb krye horra q\u00eb e kan\u00eb kthyer policin\u00eb e shtetit n\u00eb polici private n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Ne dje shkuam t&#8217;i thonim Edi Ram\u00ebs q\u00eb nuk t\u00eb njohim si kryeminist\u00ebr dhe q\u00eb nuk je i denj\u00eb t\u00eb na p\u00ebrfaq\u00ebsosh.<\/p>\n<p>Si qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb as nuk godit\u00ebm dhe as nuk dhunuam njeri, vet\u00ebm b\u00ebm\u00eb thirrje dhe ngrit\u00ebm z\u00ebrin. Ne i treguam Edi Ram\u00ebs se kush \u00ebsht\u00eb zoti i k\u00ebtij vendi dhe ai nga frika dhe urrejtja q\u00eb ka p\u00ebr k\u00ebto qytetar\u00eb, nga frika se po i vjen fundi, urdh\u00ebroi policin\u00eb q\u00eb t\u00eb spastronin protestuesit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mendoi se do t\u00eb priste kur t\u00eb vinte k\u00ebtu? Nj\u00eb shesh bosh? Njer\u00ebzit q\u00eb do t\u00eb kishin harruar, apo mendoi se vera do t\u00eb na kishte shkrir\u00eb z\u00ebrin?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ti rrije n\u00eb hije n\u00eb vilat qeveritare dhe po xhiroje me skaf, ne kemi ndenjur gjith\u00eb ver\u00ebn k\u00ebtu n\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb. Ne nuk do t\u00eb ndalemi. Sado i fort\u00eb t\u00eb jet\u00eb pushteti yt dhe sado e madhe t\u00eb jet\u00eb arroganca jote, sepse nuk kemi frik\u00eb nga hije jote. Dhe p\u00ebr aq koh\u00eb sa shpirti hyn e del me frym\u00eb, ne do t\u00eb jemi k\u00ebtu n\u00eb shesh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr efektiv\u00ebt e policis\u00eb s\u00eb shtetit, ju b\u00ebj thirrje si dikush q\u00eb ndan hallet e nj\u00ebjta me ju. Mos harroni se keni b\u00ebr\u00eb betim p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer atdheut dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qytetar\u00ebt, dhe jo p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb mash\u00eb, as p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb grup i organizuar kriminal.<\/p>\n<p>Prandaj qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb mos iu sillni si terrorist\u00eb. Mos e ktheni uniform\u00ebn e shtetit n\u00eb leck\u00eb q\u00eb k\u00ebta horra t\u00eb fshijn\u00eb pistillqet e tyre. Mos bini n\u00eb kurthin e skandaleve t\u00eb askujt, sepse shefi juaj mund t&#8217;ju jap\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr, por nd\u00ebrgjegjja \u00ebsht\u00eb e juaja. Mos harroni t\u00eb mendoni si njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, sepse n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, kur t\u00eb mbaroni turnin, do t\u00eb hiqni uniform\u00ebn dhe do ktheheni te familjet tuaja. Do t\u00eb shihni f\u00ebmij\u00ebt tuaj dhe do t\u00eb shikoni realisht se kujt i keni b\u00ebr\u00eb d\u00ebm. F\u00ebmija q\u00eb sot ju po d\u00ebmtoni, nes\u00ebr mund t\u00eb prek\u00eb familjen tuaj.<\/p>\n<p>Shteti q\u00eb ju sot lejoni t\u00eb shkat\u00ebrrohet, nes\u00ebr nuk do t\u00eb jet\u00eb aty p\u00ebr t&#8217;ju mbrojtur. Mos lejoni q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tuaj t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku policia e shtetit \u00ebsht\u00eb dhunuese e popullit. B\u00ebhuni mbrojt\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe jo mburoj\u00eb e atyre q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb peng k\u00ebt\u00eb vend. Dua t&#8217;ju b\u00ebj nj\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve: O shqiptar\u00eb, kudo q\u00eb t\u00eb jeni, ngrihuni kund\u00ebr k\u00ebsaj t\u00eb keqeje. Ngrihuni sot se nes\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb von\u00eb. Dilni p\u00ebrball\u00eb dhe mos prisni q\u00eb kjo e keqe t&#8217;ju vij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Ngrihuni dhe protestoni sepse shqiptar\u00ebt nuk e meritojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj qeverisje. Mos e lini frik\u00ebn t&#8217;ju shkat\u00ebrroj\u00eb t\u00eb ardhmen. Mos e lini heshtjen t&#8217;ju vras\u00eb shpres\u00ebn. Sepse sot \u00ebsht\u00eb dita p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dinjitetin. Sepse Shqip\u00ebria nuk shp\u00ebtohet nga ata q\u00eb heshtin, por nga ata q\u00eb kan\u00eb guximin t&#8217;i dalin p\u00ebrball\u00eb t\u00eb keqes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me thirrjet \u201carrestoni Ram\u00ebn\u201d protestuesit vijuan edhe sot n\u00eb dit\u00ebn e 95-t\u00eb t\u00eb protest\u00ebs. Nj\u00ebri prej tyre nga foltorja b\u00ebri thirrje p\u00ebr lirimin e protestuesve t\u00eb arrestuar dje nga policia, nd\u00ebrsa i b\u00ebn\u00eb thirrje dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve t\u00eb reagojn\u00eb. Nj\u00eb mesazh kishte dhe p\u00ebr efektiv\u00ebt e policis\u00eb, duke i k\u00ebrkuar\u00a0t\u00eb mos b\u00ebhen mash\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":147306,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152493","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152493","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152493"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152493\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152494,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152493\/revisions\/152494"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152493"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152493"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152493"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}