{"id":152567,"date":"2026-09-03T16:20:14","date_gmt":"2026-09-03T16:20:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152567"},"modified":"2026-09-03T16:20:14","modified_gmt":"2026-09-03T16:20:14","slug":"fabula-e-re-e-edi-rames-shqiptareve-pasqyren-per-vete-milionat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/03\/fabula-e-re-e-edi-rames-shqiptareve-pasqyren-per-vete-milionat\/","title":{"rendered":"Fabula e re e Edi Ram\u00ebs: Shqiptar\u00ebve pasqyr\u00ebn, p\u00ebr vete milionat!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Armand SHKULLAKU<\/strong><\/p>\n<p>Qeverisja e vendit ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb terminale, ku kryeministri b\u00ebn sikur drejton dhe ata q\u00eb ka posht\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur e d\u00ebgjojn\u00eb. I shteruar nga idet\u00eb dhe i konsumuar nga skandalet kriminale, Edi Rama po p\u00ebrpiqet t\u00eb thurr\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb fundin e tij t\u00eb af\u00ebrt. Por as p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nj\u00eb talent i dikursh\u00ebm i tij, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb gjendje.<\/p>\n<p>Sallat ku ai flet u ngjajn\u00eb sht\u00ebpive funerale, ku t\u00eb pranishmit mbajn\u00eb kokat ulur nga sikleti nd\u00ebrsa i zoti sht\u00ebpis\u00eb nuk e kupton se kur duhet t\u00eb hesht\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se realiteti jasht\u00eb atyre sallave \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe nga pallavrat e liderit p\u00ebr rritjen e pritsh\u00ebmrive t\u00eb qytetar\u00ebve, munges\u00ebn e empatis\u00eb s\u00eb administrat\u00ebs e dokrra t\u00eb tjera skizofrenike t\u00eb nj\u00eb njeriu, t\u00eb cilit, frika nga e nes\u00ebrmja pa pushtet, po ia rr\u00ebnon edhe dinjitetin.<\/p>\n<p>Edi Rama po flet k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeverisje q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb halleve t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebr pun\u00ebsime me merit\u00eb dhe jo me sekser\u00eb partie, p\u00ebr administrat\u00eb q\u00eb mbaron pun\u00eb sipas ligjit dhe jo sipas xhepit.<\/p>\n<p>Po prezanton teza e platforma, radar\u00eb e pasqyra sikur ka zbuluar m\u00eb n\u00eb fund, pas 15 vjet\u00ebsh, se si mund ta shp\u00ebtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Kur d\u00ebgjon argumentimin e mjer\u00eb t\u00eb kryeministrit, se si me bes\u00eb e me empati do zgjidh\u00eb kriz\u00ebn ku e ka futur vendin, pyetja e par\u00eb q\u00eb t\u00eb vjen nd\u00ebrmend \u00ebsht\u00eb: a i beson edhe ai vet\u00eb k\u00ebto sajesa banale?<\/p>\n<p>Sado t\u00eb ket\u00eb p\u00ebsuar transformime nga dhjamosja dhe paranoja e pushtetit, truri i Edi Ram\u00ebs e proceson faktin se pasqyra nuk mund ta ndryshoj\u00eb fatin e qeveris\u00eb s\u00eb tij. P\u00ebrkundrazi, sa her\u00eb t\u00eb hedh\u00ebsh syt\u00eb do t\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb njollat e kalb\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb sistemi q\u00eb u ngrit mbi vjedhjen dhe krimin. Kryeministri e di k\u00ebt\u00eb, ashtu si\u00e7 e di se \u00ebsht\u00eb i pafuqish\u00ebm t\u00eb drejtoj\u00eb vendin me pun\u00eb dhe jo me fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Ai nuk ka as aft\u00ebsi e as energji t\u00eb realizoj\u00eb ndonj\u00eb grimc\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb premton apo ka premtuar. Ndaj ai vet\u00ebm flet dhe ata q\u00eb ka posht\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur e d\u00ebgjojn\u00eb. E nd\u00ebrkoh\u00eb askush nuk punon. Qeveria, bashkit\u00eb, administrata\u2026 prej koh\u00ebsh nuk funksionojn\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se kur b\u00ebjn\u00eb parat\u00eb e tyre. Rama gjendet p\u00ebrball\u00eb monstr\u00ebs q\u00eb ka krijuar vet\u00eb, duke tentuar ta ysht\u00eb me fjal\u00eb, me shpres\u00eb se do ta zgjas\u00eb fundin.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb armata rilindase, q\u00eb p\u00ebr momentin mban kok\u00ebn ulur dhe b\u00ebn sikur mban sh\u00ebnim direktivat e liderit, e lexon boshll\u00ebkun dhe degradimin e tij. Ai u k\u00ebrkon atyre t\u00eb sillen si konkuistador\u00ebt spanjoll\u00eb me indian\u00ebt e Amerik\u00ebs, shqiptar\u00ebve t\u2019u japin pasqyra nd\u00ebrsa vet\u00eb iu rr\u00ebmbejn\u00eb milionat.<\/p>\n<p>T\u00eb tregojn\u00eb empati nd\u00ebrsa i rrjepin p\u00ebrdit\u00eb me tarifat e incenerator\u00ebve, tecet lundruese, kostot e sterilizimit, taksat e rrug\u00ebve e gjobat skandaloze. T\u00eb mbajn\u00eb sh\u00ebnim hallet e qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa num\u00ebrojn\u00eb apartamentet, vilat, hotelet madje edhe avion\u00ebt privat\u00eb q\u00eb me shum\u00eb empati i ndajn\u00eb me biznesmen\u00ebt e tenderave e kon\u00e7ensioneve.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra si ka qeverisur Edi Rama dhe p\u00ebrpjekja idiote p\u00ebr ta shitur at\u00eb si di\u00e7ka me vler\u00eb por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kuptuar si e till\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb aft\u00ebsive komunikuese e emocionale t\u00eb administrat\u00ebs, \u00ebsht\u00eb gjurma m\u00eb e qart\u00eb e skizofrenis\u00eb s\u00eb fundpushtetit. Mjafton nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, nga ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur e d\u00ebgjojn\u00eb me kok\u00ebn ulur, t\u00eb ngrihet dhe t\u2019i b\u00ebj\u00eb disa pyetje liderit q\u00eb grin sallat\u00eb i bindur se s\u2019do guxoj\u00eb askush ta kund\u00ebrshtoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto 15 vjet, kush i ka p\u00ebrzgjedhur ministrat, deputet\u00ebt, drejtor\u00ebt e lart\u00eb apo kryetar\u00ebt e bashkive q\u00eb p\u00ebrfunduan burgjeve si hajdut\u00eb e kriminel\u00eb ordiner\u00eb? Po ergys\u00ebt q\u00eb kontrollonin nga sh\u00ebrbimi sekret e deri te drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb policis\u00eb, mungesa e empatis\u00eb i prodhoi? Po trafikant\u00ebt e drog\u00ebs q\u00eb u b\u00ebn\u00eb investitor\u00eb strategjik\u00eb dhe mbuluan Shqip\u00ebrin\u00eb me beton, pasoj\u00eb e mosmbajtjes sh\u00ebnim t\u00eb halleve t\u00eb qytetar\u00ebve jan\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb sallat mortore t\u00eb rilindjes, t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se pallavrat e kryeministrit nuk mund ta ndryshojn\u00eb realitetin ku ata e kan\u00eb sjell\u00eb vendin. Asnj\u00eb pasqyr\u00eb nuk reflekton dot nj\u00eb Shqip\u00ebri tjet\u00ebr nga ajo q\u00eb ekziston n\u00eb t\u00eb vertet\u00eb. Ata q\u00eb jan\u00eb prej tre muajsh n\u00eb bulevard kan\u00eb par\u00eb aq shum\u00eb n\u00eb k\u00ebto 15 vite sa asnj\u00eb cop\u00eb xhami nuk ua merr syt\u00eb. P\u00ebrpjekjet e Ram\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb prodhuar n\u00eb sall\u00eb e n\u00eb let\u00ebr nj\u00eb narrativ\u00eb q\u00eb mund ta mbaj\u00eb ende n\u00eb pushtet, vet\u00ebm sa e shtojn\u00eb p\u00ebrplasjen me ata q\u00eb e jetojn\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e qeverisjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shenja m\u00eb e qart\u00eb kur nj\u00eb regjimi i vjen fundi, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kur lideri flet p\u00ebr nj\u00eb realitet virtual, t\u00eb tij\u00ebt b\u00ebjn\u00eb sikur i japin t\u00eb drejt\u00eb, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. Shqip\u00ebria jasht\u00eb sallave t\u00eb rilindjes, \u00ebsht\u00eb pasqyra ku Edi Rama tmerrohet t\u00eb shoh\u00eb veten.\/Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Armand SHKULLAKU Qeverisja e vendit ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb terminale, ku kryeministri b\u00ebn sikur drejton dhe ata q\u00eb ka posht\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur e d\u00ebgjojn\u00eb. I shteruar nga idet\u00eb dhe i konsumuar nga skandalet kriminale, Edi Rama po p\u00ebrpiqet t\u00eb thurr\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb fundin e tij t\u00eb af\u00ebrt. Por &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":152568,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-152567","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152567","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152567"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152567\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152569,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152567\/revisions\/152569"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152568"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}