{"id":152585,"date":"2026-09-03T19:29:15","date_gmt":"2026-09-03T19:29:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152585"},"modified":"2026-09-03T20:34:07","modified_gmt":"2026-09-03T20:34:07","slug":"protestuesi-besa-manual-mbijetese-per-pushtetin-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/03\/protestuesi-besa-manual-mbijetese-per-pushtetin-e-rames\/","title":{"rendered":"Rrethim i Kryeminisris\u00eb\/ Me 7 shtator protest\u00eb komb\u00ebtare, me 12 shtator vijn\u00eb emigrant\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Rrethim i Kryeminisris\u00eb me 7 shtator n\u00eb protest\u00ebn komb\u00ebtare, nd\u00ebrsa me 12 shtator do t\u00eb vijn\u00eb emigrant\u00ebt<\/p>\n<p>Nj\u00eb protestues nga podiumi i vendosur para kryeministris\u00eb tha se Rama nuk mertion m\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb vendin dhe se platforma \u2018Besa\u2019 nukj ka lidhje me mir\u00ebq\u00ebnien e shqiptar\u00ebve por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manual mbijetese p\u00ebr pushtetin e vet.<\/p>\n<p><strong>Fjala e protestuesit<\/strong><\/p>\n<p>Sot pam\u00eb sesi kryeministri u mundua n\u00eb mbledhje me an\u00ebtar\u00ebt e qeveris\u00eb, t\u00eb shfaqte zem\u00ebrimin e tyre, t\u00eb shfaqte zem\u00ebrimin e k\u00ebtyre njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb shesh, si nj\u00eb problem t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p>Zoti Kryeminist\u00ebr, protesta nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb problem me llogaridh\u00ebnien, por \u00ebsht\u00eb kulmi i durimit t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre. Qytetar\u00ebt e kuptojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb nga sikleti i k\u00ebsaj proteste, dalin t\u00eb mashtrojn\u00eb, t\u00eb kapin rrug\u00eb e ngushta, dhe t\u00eb nxjerrin fasadat e fundit q\u00eb mendojn\u00eb se mund t&#8217;i shp\u00ebtojn\u00eb.<\/p>\n<p>Programi Besa. E pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb program, ne duhet t&#8217;i japim Edi Ram\u00ebs nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Edi Rama paraqet dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb shes\u00eb nj\u00eb fillim t\u00eb ri, pa dh\u00ebn\u00eb llogari p\u00ebr t\u00eb vjetrin.<\/p>\n<p>Na sjellin nj\u00eb program q\u00eb flet 45 faqe p\u00ebr Bes\u00ebn. 45 faqe program, dhe asnj\u00eb faqe p\u00ebr hallet e shqiptar\u00ebve. Asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7mimet, p\u00ebr pagat, p\u00ebr pensionet, p\u00ebr emigracionin, p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta flasin p\u00ebr Bes\u00eb, nd\u00ebrsa shqiptari k\u00ebrkon mir\u00ebqenie, pun\u00eb dhe dinjitet. Ky nuk \u00ebsht\u00eb program, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb roman politik me 45 faqe, ku fjal\u00ebt jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe idet\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vogla. E ka shkruar bukur, me fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por shqiptar\u00ebt nuk han\u00eb p\u00ebrralla dhe spektak\u00ebl. Me fjal\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm fushat\u00eb dhe jo ekonomi.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb program p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manual mbijetese p\u00ebr pushtetin e Edi Ram\u00ebs. Gjithashtu, ky program nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e kryeministrit, por dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb servilat q\u00eb e rrethojn\u00eb, bashk\u00ebfajtor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. Sepse tani nuk mjafton q\u00eb t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb vet\u00ebm Edi Rama, por duhet t\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb dhe ata. Por ta keni t\u00eb sigurt, q\u00eb nuk e shp\u00ebtoni.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk e shp\u00ebton, as nga ata q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb burg, as nga ata q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn hetim, as nga ata q\u00eb i kan\u00eb mbetur ende pran\u00eb dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kok\u00ebn n\u00eb pjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Nuk do t\u00eb mund ta pag\u00ebnjeshtrojn\u00eb dot realitetin q\u00eb ne kemi sot, sepse ne e shohim shum\u00eb mir\u00eb se ku \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria sot.<\/p>\n<p>Dhe nga ekrani Shqip\u00ebria duket shum\u00eb ndryshe. Provoni t\u00eb dilni k\u00ebtu n\u00eb shesh! Mes njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb dhe shikojini n\u00eb sy. Dilni k\u00ebtu n\u00eb shesh dhe shikojeni Shqip\u00ebrin\u00eb nga rruga, dhe shikojeni q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb, shum\u00eb her\u00eb m\u00eb keq se \u00e7&#8217;mendoni. Nd\u00ebrsa nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ju shkruanit Bes\u00ebn, shqiptar\u00ebt mbanin mbi supe pesh\u00ebn e nj\u00eb vendi t\u00eb rr\u00ebnuar. Vazhdoni t\u00eb pakuani, nj\u00eb shpres\u00eb q\u00eb u dogj nga korrupsioni.<\/p>\n<p>Vazhdoni t\u00eb iknin, duke par\u00eb me syt\u00eb e vet\u00eb \u00ebndrrat q\u00eb ky vend ia dogji. Dhe nd\u00ebrsa ju nd\u00ebrtoni n\u00eb let\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e bukur t\u00eb programit, Shqip\u00ebria reale p\u00ebrballet me pasojat e asaj q\u00eb ju keni prodhuar. Por ta dini mir\u00eb, q\u00eb letra duron gjith\u00e7ka, por Shqip\u00ebria reale jo. Kjo \u00ebsht\u00eb diferenca. Ju na tregoni Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb keni shkruar, nd\u00ebrsa ne ju tregojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb. Ju na ofroni Bes\u00ebn, ne ju tregojm\u00eb realitetin. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bes\u00eb q\u00eb ju k\u00ebrkoni, dua t&#8217;ju kujtoj nj\u00eb fjal\u00eb shum\u00eb t\u00eb urt\u00eb. Burri lidhet prej llafit, nd\u00ebrsa gomari lidhet prej litarit. Turma: Bravo! Fol\u00ebsi 1: Dhe pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb kjo qeveri duhet t\u00eb kuptoj\u00eb. Se fjala nuk \u00ebsht\u00eb kart\u00ebmonedh\u00eb, e aq m\u00eb pak Besa nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sken\u00eb teatri, p\u00ebr nj\u00eb pushtet q\u00eb jeton me g\u00ebnjeshtra.<\/p>\n<p>Kur jep fjal\u00ebn duhet ta mbash, kur thua Besa duhet t\u00eb kesh t\u00eb bes\u00eb, sepse kur shqiptarit i keni vendosur mbi shpin\u00eb nj\u00eb realitet shum\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr,<\/p>\n<p>Bes\u00ebn p\u00ebr \u00e7far\u00eb e k\u00ebrkoni? P\u00ebr t&#8217;ju besuar apo p\u00ebr t&#8217;ju falur? \u00c7far\u00eb bese k\u00ebrkoni ju? Jeni b\u00ebr\u00eb aq qesharak, me \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb dilni nga goja, saq\u00eb dhe para pasqyr\u00ebs duket sikur qeshni me veten. Dhe fjal\u00ebt tuaja nuk bindin m\u00eb ask\u00ebnd, vet\u00ebm sa zbulojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb boshll\u00ebkun q\u00eb u ngjan, postet q\u00eb u ngjan q\u00eb ata kan\u00eb mbaruar. Por k\u00ebta p\u00ebrve\u00e7 se duan t\u00eb na g\u00ebnjejn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb program, duan dhe t\u00eb na tregojn\u00eb se si do e han\u00eb shqiptar\u00ebt g\u00ebnjeshtr\u00ebn q\u00eb k\u00ebta duan t\u00eb shesin. Sepse g\u00ebnjeshtra mjafton vet\u00ebm t\u00eb thuhet, do t&#8217;i vjedh\u00eb dhe paketimi, do t&#8217;i vjedh\u00eb tronditja, e me radh\u00eb, do t&#8217;i vjedh\u00eb dhe nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr tjet\u00ebr p\u00ebr ta shoq\u00ebruar t\u00eb par\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe kryeministri na tha q\u00eb programi Besa e shoq\u00ebron dhe prania besnike.<\/p>\n<p>Ku do t\u00eb gjeni vend p\u00ebr k\u00ebt\u00eb prani besnike?<\/p>\n<p>Ku do t\u00eb gjeni vend p\u00ebr pranin\u00eb e Bes\u00ebs?<\/p>\n<p>N\u00eb fjalime?<\/p>\n<p>N\u00eb rrjete sociale?<\/p>\n<p>Ku do t\u00eb gjeni sht\u00ebpi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr?<\/p>\n<p>Jeni t\u00eb sigurt se nuk do t\u00eb gjeni vend p\u00ebr k\u00ebt\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr, sepse shqiptar\u00ebve s&#8217;ju mban m\u00eb uji pilafi.<\/p>\n<p>Prandaj mbajeni ju Bes\u00ebn, mbajeni dhe pranin\u00eb besnike, shitjani kujt t\u00eb doni dhe sa t\u00eb doni, se shqiptar\u00ebt nuk e han\u00eb m\u00eb. Nuk jetojn\u00eb m\u00eb me p\u00ebrrallat q\u00eb shkruani ju.<\/p>\n<p>Ne jetojm\u00eb me realitetin q\u00eb ju keni nd\u00ebrtuar. Dhe pas kaq shum\u00eb dit\u00ebsh protest\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb duhet ta kishit kuptuar shum\u00eb qart\u00eb. Q\u00eb shqiptar\u00ebt i kan\u00eb hapur syt\u00eb. Rroft\u00eb Shqip\u00ebria dhe rrofshin shqiptar\u00ebt e lir\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrethim i Kryeminisris\u00eb me 7 shtator n\u00eb protest\u00ebn komb\u00ebtare, nd\u00ebrsa me 12 shtator do t\u00eb vijn\u00eb emigrant\u00ebt Nj\u00eb protestues nga podiumi i vendosur para kryeministris\u00eb tha se Rama nuk mertion m\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb vendin dhe se platforma \u2018Besa\u2019 nukj ka lidhje me mir\u00ebq\u00ebnien e shqiptar\u00ebve por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manual mbijetese p\u00ebr pushtetin e vet. Fjala &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":147306,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152585","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152585","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152585"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152585\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152601,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152585\/revisions\/152601"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152585"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152585"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152585"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}