{"id":152624,"date":"2026-09-04T08:07:21","date_gmt":"2026-09-04T08:07:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152624"},"modified":"2026-09-04T08:07:21","modified_gmt":"2026-09-04T08:07:21","slug":"leskaj-rama-flet-per-plaget-qe-i-ka-bere-vete-administrates-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/04\/leskaj-rama-flet-per-plaget-qe-i-ka-bere-vete-administrates-publike\/","title":{"rendered":"Leskaj: Rama flet p\u00ebr plag\u00ebt q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb vet\u00eb administrat\u00ebs publike!"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Pas 13 vitesh n\u00eb pushtet, kryetari i sektit n\u00eb pushtet foli sot p\u00ebr tri plag\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs dhe t\u00eb shtetit shqiptar: administrat\u00ebn labirint, munges\u00ebn e memories institucionale dhe bindjen se njohja vlen m\u00eb shum\u00eb se merita.<br \/>\nN\u00ebse k\u00ebto jan\u00eb v\u00ebrtet tri plag\u00ebt kryesore t\u00eb administrat\u00ebs publike shqiptare sot, at\u00ebher\u00eb pyetja e pashmangshme \u00ebsht\u00eb: Kush e nd\u00ebrtoi k\u00ebt\u00eb administrat\u00eb gjat\u00eb 13 viteve t\u00eb qeverisjes s\u00eb sektit Rama?<br \/>\nTre plag\u00ebt nuk jan\u00eb probleme q\u00eb kan\u00eb lindur dje. Nuk jan\u00eb dukuri t\u00eb trash\u00ebguara nga nj\u00eb qeverisje e para 13 vitesh. Jan\u00eb plag\u00eb q\u00eb vet\u00eb kryeministri dhe sekti i tij ia kan\u00eb infliktuar administrat\u00ebs publike, pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb qeverisjeje.<br \/>\nRama pranoi se administrata publike \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb labirint p\u00ebr qytetarin. Por nj\u00eb labirint nuk krijohet vetvetiu. Ai krijohet nga rregulla t\u00eb komplikuara q\u00ebllimisht, p\u00ebr t\u0562 nxitur zhvatjen dhe korrupsionin. Labirinti krijohet nga procedura t\u00eb mbivendosura, institucione q\u00eb q\u00ebllimisht nuk komunikojn\u00eb hapur dhe si duhet me nj\u00ebri-tjetrin, p\u00ebr ta rrjepur pul\u00ebn-qytetar seicili n\u00eb grazhdin e vet. Labirinti \u00ebsht\u00eb krijim i nj\u00eb antikulture administrative, ku qytetarit i del p\u00ebrpara patronazhisti-p\u00ebrfaq\u00ebsues institucioni, p\u00ebr fitim pik\u00ebsh zgjedhore p\u00ebr marrjen e vot\u00ebs, ndryshe qytetari mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb endet si beduini n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjetur zyr\u00ebn q\u00eb duhet t&#8217;i zgjidh\u00eb problemin.<br \/>\nPlaga e dyt\u00eb e pranuar nga Rama \u00ebsht\u00eb mungesa e memories institucionale. Dhe p\u00ebrs\u00ebri pyetja politike \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: Pas 13 vitesh n\u00eb qeverisje, pse administrata publike ende nuk e ka fituar k\u00ebt\u00eb kujtes\u00eb institucionale?<br \/>\nNj\u00eb qeveri q\u00eb pretendon se ka investuar fuqish\u00ebm n\u00eb teknologji (me skandale si Mirlinda Kar\u00e7anaj, Ermal Beqiri, &amp; co., parku teknologjik Durana, etj.), duhej ta kishte shnd\u00ebrruar digjitalizimin jo vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime online, por edhe n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar memorien elektronike t\u00eb shtetit. Pse sekti Rama nuk e ka b\u00ebr\u00eb ende, edhe pse p\u00ebr digjitalizimin n\u00eb 10 vitet e fundit jan\u00eb shpenzuar me qindra milion\u00eb euro nga taksat e qytetar\u00ebve?!<br \/>\n\u201cLideri Global\u201d p\u00ebrmendi sot edhe plag\u00ebn e tret\u00eb: n\u00eb k\u00ebt shtet t\u00eb sektit t\u00eb tij \u201cNjohja vlen m\u00eb shum\u00eb se merita\u201d. Lind pyetja: \u00ebsht\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm plag\u00eb, apo aktakuz\u00eb p\u00ebr veten dhe sektin t\u00ebnd?!<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt besimin e qytetar\u00ebve te shteti. N\u00ebse nj\u00eb i ri me arsim, aft\u00ebsi dhe rezultate beson se p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb apo avancuar n\u00eb administrat\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb lidhje politike, familjare apo personale, at\u00ebher\u00eb sistemi i merit\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb. Dhe patronazhist\u00ebt e Ram\u00ebs dhe sektit t\u00eb tij n\u00eb pushtet jan\u00eb fytyra dhe shkaku i k\u00ebsaj krize t\u00eb thell\u00eb besimi.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebta 13 vite, Rama dhe sekti i tij nuk kan\u00eb pun\u00ebsuar ask\u00ebnd q\u00eb nuk ka \u201cnjohje\u201d, por ka merit\u00eb. Dhe k\u00ebt\u00eb e din\u00eb mir\u00eb me mij\u00ebra t\u00eb rinj t\u00eb shkolluar n\u00eb Per\u00ebndim, q\u00eb aplikuan p\u00ebr pun\u00ebsim n\u00eb atdheun e tyre dhe gjet\u00ebn vet\u00ebm indiferenc\u00eb dhe injorim nga Rama dhe sekti i tij n\u00eb pushtet.<br \/>\nRama ka krijuar nj\u00eb raport p\u00ebrmbys t\u00eb shtetit me qytetarin, pasi e ka v\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb korrupsionit dhe kapjes s\u00eb shtetit nga sekti i tij.<br \/>\nN\u00eb fjalimin e Ram\u00ebs kishte edhe nj\u00eb tjet\u00ebr mesazh: \u201cradari digjital\u201d p\u00ebr mediat. Nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i ndyr\u00eb i tij, p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar mediat dhe portalet kritike ndaj b\u00ebmave t\u00eb sektit q\u00eb drejton. Me \u201cradarin digjital\u201d t\u00eb qeveris\u00eb, Rama sinjalizoi krijimin e nj\u00eb radari politik, e nj\u00eb mekanizmi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm dhe diabolik monitorimi t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs mediatike dhe digjitale.<br \/>\nMir\u00ebpo, ku mbaron monitorimi legjitim i informacionit t\u00eb rrem\u00eb dhe ku fillon presioni mbi median? Rama k\u00ebt\u00eb nuk do q\u00eb ta thot\u00eb, pasi k\u00ebrkon dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb intimiduar mediat e pavarura dhe kritike ndaj sektit t\u00eb tij.<br \/>\nRama harron se n\u00eb nj\u00eb demokraci, media duhet t\u00eb monitoroj\u00eb qeverin\u00eb, dhe jo qeveria t\u00eb kontrolloj\u00eb median. Ai \u00ebsht\u00eb mbrapa me koh\u00ebn. N\u00eb fakt, koha e tij sorosiane ka mbaruar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Pas 13 vitesh n\u00eb pushtet, kryetari i sektit n\u00eb pushtet foli sot p\u00ebr tri plag\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs dhe t\u00eb shtetit shqiptar: administrat\u00ebn labirint, munges\u00ebn e memories institucionale dhe bindjen se njohja vlen m\u00eb shum\u00eb se merita. N\u00ebse k\u00ebto jan\u00eb v\u00ebrtet tri plag\u00ebt kryesore t\u00eb administrat\u00ebs publike shqiptare sot, at\u00ebher\u00eb pyetja e pashmangshme &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":152625,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152624","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152624","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152624"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152624\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152627,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152624\/revisions\/152627"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152625"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152624"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152624"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152624"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}