{"id":152772,"date":"2026-09-07T08:14:54","date_gmt":"2026-09-07T08:14:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152772"},"modified":"2026-09-07T08:14:54","modified_gmt":"2026-09-07T08:14:54","slug":"mashtrimi-i-rames-dhe-korrupsioni-i-kayo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/07\/mashtrimi-i-rames-dhe-korrupsioni-i-kayo\/","title":{"rendered":"Mashtrimi i Ram\u00ebs dhe korrupsioni i KAYO"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb tetor 1978, Kominati mekanik i Autoktraktor\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb prodhoi traktorin e par\u00eb shqiptar tip DT-54, sipas modelit kinez t\u00eb traktor\u00ebve me zinxhir\u00eb t\u00eb asaj kohe. Praktikisht b\u00ebri montimin t\u00eb t\u00eb gjitha pjes\u00ebve t\u00eb traktorit kinez, t\u00eb ardhura nga shteti i larg\u00ebt. Propoganda komuniste e shiti si prodhim real traktori, p\u00ebr t\u2019i treguar bot\u00ebs se Shqip\u00ebria e vog\u00ebl dinte t\u00eb b\u00ebnte gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha. Madje kryeministri i dikatur\u00ebs Mehmet Shehu e ngau vet\u00eb p\u00ebr pak metra k\u00ebt\u00eb traktor t\u00eb montuar n\u00eb uzin\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\n<strong><em>I. Makina tregtare t\u00eb lyera me boj\u00eb ushtarake dhe me grila dritaresh t\u00eb shtuara<\/em><\/strong><br \/>\nPothuajse 48 vite m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 31 korrik 2026, Rama p\u00ebruron me pompozitet dhe e deklaron \u201cdit\u00eb historike\u201d p\u00ebr ushtrin\u00eb nj\u00eb mashtrim t\u00eb sh\u00ebmtuar e t\u00eb paturp.<br \/>\nI deklaron dhe i shet si \u201cmakina ushtarake t\u00eb standardeve t\u00eb NATO-s\u201d t\u00eb 37 mjetet ushtarake t\u00eb quajtura \u201cUjku\u201d dhe 3 kamion\u00eb vet\u00ebshkarkues t\u00eb quajtur \u201cShk\u00ebmbi\u201d, gjoja t\u00eb prodhuar nga kompania \u201cTimak Defense\u201d, nj\u00eb struktur\u00eb n\u00eb 20 p\u00ebrqind pron\u00ebsi t\u00eb KAYO-s korruptive t\u00eb ushtris\u00eb son\u00eb dhe 80 p\u00ebrqind pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb private \u201cTimak\u201d q\u00eb monton pjes\u00eb alumini n\u00eb automjete tregtare.<br \/>\nQytetar\u00ebt shqiptar\u00eb duhet ta din\u00eb se standardi minimal i NATO-s (standardi \u201cSTANAG 4569\u201d, niveli 1), ofron mbrojtje nga zjarri i arm\u00ebve t\u00eb lehta, plumba t\u00eb kalibrit t\u00eb vog\u00ebl, granatat e dor\u00ebs dhe copat e predhave t\u00eb pashp\u00ebrthyera.<br \/>\nT\u00eb 37 makinat \u201cUjku\u201d q\u00eb \u201cTimak Defense\u201d i ka shitur ushtris\u00eb shqiptare n\u00eb korrik 2026 jane makina fuoristrad\u00eb tregtare \u201cToyota LandCruiser 76\u201d, t\u00eb lyera me boj\u00eb ushtarake dhe me grila dritaresh t\u00eb shtuara.<br \/>\nToyotat q\u00eb ka bler\u00eb ushtria shqiptare nga Timak nuk ofrojn\u00eb mbrojtje ndaj asnj\u00eb lloj arme zjarri. Madje as edhe nga arm\u00ebt m\u00eb t\u00eb lehta dhe me kalibra m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Ndryshe nga sa g\u00ebnjen dhe mashtron Rama, makinat \u201cUjku\u201d, n\u00eb aspektin e mbrojtjes s\u00eb personelit, nuk p\u00ebrmbushin as edhe standardin\u00a0m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb NATO-s.<br \/>\nK\u00ebto makina\u00a0mund t\u00eb adaptohen\u00a0p\u00ebr t\u00eb ofruar mbrojtje ndaj personelit, madje p\u00ebr t\u00eb arritur nivelin 1 t\u00eb standardit t\u00eb NATO-s (STANAG 4569), por kjo do t\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb ato t\u00eb modifikoheshin me xhama antiplumb dhe karroceri t\u00eb blinduar. Timak nuk ka b\u00ebr\u00eb modifikime t\u00eb tilla.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ajo ka shtuar makinave Toyota \u00ebsht\u00eb lyerja me boj\u00ebn tipike t\u00eb kamuflazhit ushtarak, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb pamje ushtarake, montimi i grilave metalike n\u00eb xhamat an\u00ebsor\u00eb, si dhe nj\u00eb skar\u00eb\/shin\u00eb n\u00eb \u00e7atin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb mbajtur pajisje. Si dhe ka z\u00ebvend\u00ebsuar logon e Toyot\u00ebs me logon e Timak Defense.<br \/>\nNuk dim\u00eb se sa i ka kushtuar buxhetit t\u00eb Shtetit blerja e nj\u00eb makine fuoristrad\u00eb tregtare, me shtesat-pa\u00e7aure t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, n\u00eb krahasim me \u00e7mimin tregtar te automjeteve Toyota LandCruiser 76.<br \/>\nDhe k\u00ebto \u201cshtesa\u201d thelb\u00ebsore, Rama i shet si prodhim automjetesh ushtarake t\u00eb ushtris\u00eb shqiptare! T\u00eb pakt\u00ebn Mehmet Shehu e montoi krejt n\u00eb Uzin\u00ebn e Autotraktor\u00ebve traktorin kinez tip DT-54! Kryeministri i diktatur\u00ebs ishte, n\u00eb k\u00ebt\u00eb propagand\u00eb shterp\u00eb, m\u00eb origjinal se kryeministri yn\u00eb i sot\u00ebm!<br \/>\n<strong><em>II. KAYO: strktur\u00eb korruptive e rrezikshme, me n\u00eb krye nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb err\u00ebt<\/em><\/strong><br \/>\nStruktura ushtarake KAYO, prodhim i fundit i korrupsionit inovativ Rama, administron prokurimet, mir\u00ebmbajtjen dhe logjistik\u00ebn e pajisjeve ushtarake t\u00eb vendit, duke p\u00ebrfshir\u00eb armatime, mjete, municione dhe sh\u00ebrbime ushtarake.<br \/>\nKjo e b\u00ebn at\u00eb nj\u00eb nga nyjet m\u00eb kritike t\u00eb sistemit ton\u00eb t\u00eb mbrojtjes. \u00c7do devijim nga ligji n\u00eb k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb c\u00ebnon gatishm\u00ebrin\u00eb luftarake t\u00eb ushtris\u00eb, sigurin\u00eb e personelit ushtarak dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb ndaj NATO-s.<br \/>\nAutokrati Rama, me figur\u00ebn e err\u00ebt Ard Veliu, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb policis\u00eb son\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb negative dhe tregues tejet negativ\u00eb performance, ka gjetur \u201cshesh p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshesh\u201d n\u00eb mbrojtjen ton\u00eb dhe n\u00eb industrin\u00eb ton\u00eb ushtarake.<br \/>\nN\u00eb korrik t\u00eb vitit 2025, Shqip\u00ebria n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb gjer\u00eb ushtarake me Izraelin. P\u00ebr shum\u00eb muaj ky n\u00ebnshkrim u pa thjesht si nj\u00eb marr\u00ebveshje normale midis dy qeverive, p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes. Vet\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti, u zbulua se marr\u00ebveshja nuk ishte nj\u00eb marr\u00ebveshje mes dy qeverive, por nj\u00eb biznes sekret qindra milion\u00eb dollar\u00ebsh, i KAYO-s me kompanin\u00eb private izraelite \u201cES\u201d. T\u00eb hetuar nga NATO p\u00ebr tendera t\u00eb trukuar.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes g\u00ebrshetohet deliri i madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb \u201cLiderit Global\u201d, Ram\u00ebs, me korrupsionin galopant t\u00eb sektit t\u00eb tij, p\u00ebrmes Ard Veliut dhe KAYO-s, si dhe me munges\u00ebn e thekshme t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<br \/>\nDenoncimet mediatike kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr tendera t\u00eb paracaktuar, ku fituesit duken t\u00eb njohur para hapjes s\u00eb procedurave, p\u00ebr mbivler\u00ebsim t\u00eb pajisjeve ushtarake, shpesh me cil\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebt, p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb mbyllura pa transparenc\u00eb, n\u00ebn justifikimin e \u201csekretit ushtarak\u201d dhe konflikt t\u00eb hapur interesi midis zyrtar\u00ebve t\u00eb KAYO-s dhe kompanive private t\u00eb huaja t\u00eb furnizimit, sikurse \u00ebsht\u00eb kompania \u201cES\u201d.<br \/>\nBurime mediatike t\u00eb huaja dhe vendase cil\u00ebsojn\u00eb se qeveria shqiptare po shqyrton nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb projektit \u201cSmart City\u201d, p\u00ebr t\u00eb financuar fatur\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u2019i paguaj\u00eb kompanis\u00eb private t\u00eb huaj. Sipas k\u00ebtyre burimeve, kompania e huaj do t\u2019i gjej\u00eb vet\u00eb fondet me hua bankare, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria do t\u00eb garantoj\u00eb kredin\u00eb e kompanis\u00eb me garanci sovrane shtet\u00ebrore! M\u00eb tej, do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr shlyerjen e saj, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe interesat e majm\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb kompani q\u00eb sot po hetohet nga NATO p\u00ebr korrupsion me Agjencin\u00eb e tenderimeve t\u00eb vet\u00eb NATO\u2019s!!<br \/>\nN\u00eb allishverishet e Ram\u00ebs me mbrojtjen shqiptare nuk hyn vet\u00ebm kompania private izraelite \u201cES\u201d. Rama e ka edhe nj\u00eb \u201ckumbar\u201d tjet\u00ebr ushtarak, sip\u00ebrmarr\u00ebsin shqiptaro-izraelit Ron Yeffet.<br \/>\nBiznesmeni me origjin\u00eb izraelite, me kompani t\u00eb hapura n\u00eb Shqip\u00ebri me kapital 100 lek\u00eb, m\u00eb 17 qershor 2025, vet\u00ebm gjasht\u00eb dit\u00eb pasi sekti Rama, me Vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave Nr. 322, hapi rrug\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e KAYO me kompani private n\u00eb industrin\u00eb ushtarake, bleu brenda k\u00ebsaj dite 49% t\u00eb \u201cTIMAK\u201d, nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb gjat\u00eb vitit 2024 kishte deklaruar rreth 518 milion\u00eb lek\u00eb xhiro dhe 135.8 milion\u00eb lek\u00eb fitim para tatimit,\u00a0p\u00ebr vet\u00ebm 49 mij\u00eb lek\u00eb. Po brenda k\u00ebsaj dite, bleu edhe 49% t\u00eb \u201cTIMAK Special Vehicles\u201d, p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr 49 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb kur kjo kompani kishte realizuar gjat\u00eb vitit 2024 rreth 151.6 milion\u00eb lek\u00eb xhiro.! Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas, shteti yn\u00eb uli pjes\u00ebn e vet nga 45%, n\u00eb 20%, n\u00eb kompanin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt \u201cTIMAK Defense\u201d dhe KAYO derdhi 2.58 miliard\u00eb lek\u00eb ose 29 milion\u00eb euro tek \u201cTIMAK Defence\u201d.<br \/>\nK\u00ebto praktika t\u00eb errta t\u00eb Veliut me shok\u00eb, n\u00ebn bekimin e Ram\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb jo vet\u00ebm shkelje ligjore, por tradhti institucionale ndaj misionit t\u00eb ushtris\u00eb son\u00eb! Korrupsioni n\u00eb ushtri nuk matet vet\u00ebm me dhjetra miliona euro t\u00eb humbura, por me pajisje jofunksionale n\u00eb situata emergjente, me munges\u00eb municionesh ose logjistike n\u00eb momente kritike, me ulje t\u00eb moralit t\u00eb efektiv\u00ebve dhe me humbje besimi nga aleat\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb.<br \/>\n<strong><em>III. KAYO: bankomat i Ram\u00ebs dhe turp i Shtetit ton\u00eb!<\/em><\/strong><br \/>\nN\u00ebse korrupsioni n\u00eb rrug\u00eb, shkolla apo spitale \u00ebsht\u00eb krim ndaj qytetar\u00ebve, korrupsioni n\u00eb ushtri \u00ebsht\u00eb krim ndaj vet\u00eb Shtetit. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare jan\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata pa gar\u00eb reale, me kompani me lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta politike. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb keqmenaxhim, por skem\u00eb e organizuar vjedhjeje.<br \/>\nN\u00ebn flamurin e \u201csekretit ushtarak\u201d, KAYO \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb bankomat p\u00ebr klientel\u00ebn politike t\u00eb Ram\u00ebs dhe t\u00eb sektit t\u00eb tij, ku tender\u00ebt shp\u00ebrndahen, \u00e7mimet fryhen dhe cil\u00ebsia sakrifikohet.<br \/>\nSekreti ushtarak nuk \u00ebsht\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr korrupsion! Ai nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u2019i mbyllur goj\u00ebn medias dhe opinionit publik, p\u00ebr t\u00eb shmangur auditin dhe p\u00ebr t\u00eb fshehur kontrata t\u00eb dyshimta.<br \/>\nShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, por pa\u00e7avuret e \u201cprodhimeve ushtarake\u201d t\u00eb Timak Defense dhe korrupsioni i KAYO-s me kompanin\u00eb private izraelite \u201cES\u201d, na shnd\u00ebrron n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb bananesh. Aleat\u00ebt tan\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb, integritet dhe llogaridh\u00ebnie. \u00c7far\u00eb marrin? Heshtje, mjegull dhe arroganc\u00eb zyrtare.<br \/>\n\u00c7far\u00eb mesazhi u d\u00ebrgojm\u00eb partner\u00ebve strategjik\u00eb, kur pajisjet ushtarake mund t\u00eb rezultojn\u00eb pa standardet minimale t\u00eb mbrojtjes s\u00eb personelit t\u00eb NATO-s, t\u00eb amortizuara, me kontrata t\u00eb fryra dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb papreksh\u00ebm?<br \/>\n<em><strong>xxx<\/strong><\/em><br \/>\nSi vend an\u00ebtar i NATO-s, Shqip\u00ebria matet jo vet\u00ebm p\u00ebr buxhetin e mbrojtjes, por p\u00ebr integritetin e strukturave t\u00eb saj. \u00c7do afer\u00eb korruptive e KAYO-s d\u00ebmton reputacionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb goditjen m\u00eb t\u00eb madhe e ndiejn\u00eb ata q\u00eb mbajn\u00eb uniform\u00ebn \u00e7do dit\u00eb.<br \/>\nKAYO nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb struktur\u00eb ushtarake nevralgjike\u2013 \u00ebsht\u00eb testi i fundit i seriozitetit t\u00eb shtetit ton\u00eb. Ose luftojm\u00eb korrupsionin edhe aty ku \u00ebsht\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm, ose pranojm\u00eb se ushtria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb pla\u00e7k\u00eb politike. Dhe nj\u00eb shtet q\u00eb lejon vjedhjen n\u00eb ushtri, ka hequr dor\u00eb nga vet\u00ebmbrojtja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj N\u00eb tetor 1978, Kominati mekanik i Autoktraktor\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb prodhoi traktorin e par\u00eb shqiptar tip DT-54, sipas modelit kinez t\u00eb traktor\u00ebve me zinxhir\u00eb t\u00eb asaj kohe. Praktikisht b\u00ebri montimin t\u00eb t\u00eb gjitha pjes\u00ebve t\u00eb traktorit kinez, t\u00eb ardhura nga shteti i larg\u00ebt. Propoganda komuniste e shiti si prodhim real traktori, p\u00ebr t\u2019i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152772","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152772","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152772"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152772\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152773,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152772\/revisions\/152773"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152772"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152772"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152772"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}