{"id":152774,"date":"2026-09-07T08:21:38","date_gmt":"2026-09-07T08:21:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152774"},"modified":"2026-09-07T08:21:38","modified_gmt":"2026-09-07T08:21:38","slug":"berisha-pa-qeveri-teknike-do-te-kete-vetem-farse-elektorale-rruga-e-vetme-largimi-i-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/07\/berisha-pa-qeveri-teknike-do-te-kete-vetem-farse-elektorale-rruga-e-vetme-largimi-i-rames\/","title":{"rendered":"Berisha: Pa qeveri teknike do t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm fars\u00eb elektorale, Rruga e vetme largimi i Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Pas fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb takimin madh\u00ebshtor me shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs, n\u00eb Nju Xhersi, kryetari i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha zhvilloi edhe nj\u00eb bashk\u00ebbisedimin me shqiptar\u00ebt duke dh\u00ebn\u00eb mesazhe t\u00eb forta politike mbi kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb po kalon Shqip\u00ebria: largimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve, varf\u00ebrimin, goditjen e ekonomis\u00eb, kapjen e institucioneve dhe lidhjen mes pushtetit dhe krimit. P\u00ebr kreun e Partis\u00eb Demokratike, k\u00ebto nuk jan\u00eb probleme t\u00eb ndara, por pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb sistemi qeveris\u00ebs q\u00eb, sipas tij, po e shtyn vendin drejt nj\u00eb krize demografike dhe ekonomike pa precedent.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjes s\u00eb nj\u00eb prej shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr shkaqet e emigrimit, lideri i demokrat\u00ebve Sali Berisha l\u00ebshoi akuzat ndaj Edi Ram\u00ebs dhe politikave t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij. \u2018E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, po t\u2019i referohemi konvent\u00ebs, nenit 5 t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr gjenocidin, ajo politik\u00eb q\u00eb ka ndjekur qeveria shqiptare, \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e krijimit t\u00eb kushteve t\u00eb kalkuluara p\u00ebr largimin e shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria dhe kjo quhet gjenocid. Edhe kjo quhet gjenocid\u2019, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Berisha e lidhi kriz\u00ebn e emigrimit me at\u00eb q\u00eb ai e konsideron si kapje t\u00eb ekonomis\u00eb nga parat\u00eb e paligjshme. Duke folur p\u00ebr nd\u00ebrtimet dhe \u00e7mimet e apartamenteve, ai tha se: \u2018Nj\u00eb i ri duhet t\u00eb punoj\u00eb 100 vjet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb apartament, n\u00ebse e merr dot. 50 mij\u00eb apartamente rrin\u00eb t\u00eb pashitura n\u00eb Tiran\u00eb. \u00c7mimi i metrit katror \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e treta e vendit me m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Evrop\u00eb. Narkoshteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm ndaj shqiptar\u00ebve. Narkoekonomia pasuron narkoqeveritar\u00ebt, pasuron trafikant\u00ebt, narkobiznesmen\u00ebt, shkat\u00ebrron ekonomin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve.\u2019<\/p>\n<p>P\u00ebrballja politike, sipas liderit t\u00eb opozit\u00ebs Sali Berisha, nuk mund t\u00eb mbyllet vet\u00ebm me denoncime. Ai u shpreh qart\u00eb se nj\u00eb nga k\u00ebrkesat kryesore t\u00eb opozit\u00ebs mbetet krijimi i nj\u00eb qeverie teknike, e cila \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr rikthimin e garancive n\u00eb procesin zgjedhor. \u2018Vota, zgjedhjet jan\u00eb nj\u00eb fars\u00eb absolutisht si n\u00eb dit\u00ebn e diktatur\u00ebs. Vota e t\u00ebra merr fund pa ardh\u00eb n\u00eb kuti. Klanet e fuqishme t\u00eb drog\u00ebs diktojn\u00eb me dhun\u00eb, terror, shp\u00ebrblim t\u00eb rinjt\u00eb, vot\u00ebn e qytetar\u00ebve. Administrata \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar e t\u00ebra n\u00eb patronazhist\u00eb\u2019, deklaroi Berisha.<\/p>\n<p>P\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, Berisha premtoi nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb posa\u00e7me rikthimi, duke e vendosur diaspor\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb programit t\u00eb tij politik. \u2018Por nj\u00eb gj\u00eb dua t\u00eb theksoj: me k\u00ebt\u00eb shok t\u00eb tmerrsh\u00ebm demografik q\u00eb ka p\u00ebsuar, rikthimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do \u00e7mim. Dhe ky do jet\u00eb parimi mbi t\u00eb cilin ne do vendosim politikat e rikthimit\u2019, deklaroi kryetari i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb bshk\u00ebbisedimin me shqiptar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>BASHK\u00cbBISEDIMI I PLOT\u00cb ME SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb NJU XHERSI<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kujtim Murataj:\u00a0<\/strong>Doktor Berisha, t\u00eb pranish\u00ebm v\u00ebllez\u00ebr e motra shqiptar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb ta kem k\u00ebtu doktor Berish\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb vog\u00ebl para sa koh\u00ebsh kur u mblodh\u00ebm me zotin\u2026 dhe nj\u00eb grup i vog\u00ebl shqiptar\u00ebsh, nuk u mblodh\u00ebm q\u00eb e duam Sali Berish\u00ebn dhe do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka. Patjet\u00ebr q\u00eb i kishin t\u00eb asaj natyre, e b\u00ebm\u00eb se Shqip\u00ebria ishte n\u00eb rrezik. Kosova ishte n\u00eb rrezik. Rama, Vu\u00e7i\u00e7, t\u00eb sajuar me Sorosin, nj\u00eb politik\u00eb antikomb\u00ebtare dhe e pam\u00eb t\u00eb domosdoshme, Shqip\u00ebria duhet patjet\u00ebr ta kishte t\u00eb lir\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsin e vet. Dhe kjo na b\u00ebri q\u00eb t\u00eb mblidhemi dhe e fal\u00ebnderoj shum\u00eb Zotin, shtetin amerikan dhe Trumpin q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb mundur sot Sali Berisha t\u00eb jet\u00eb mesin ton\u00eb. Pra ishte nj\u00eb pun\u00eb e fondacionit Make Albania Great Again, q\u00eb u mblodh\u00ebm si emergjenc\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe nuk e b\u00ebm\u00eb p\u00ebr Sali Berish\u00ebn po e b\u00ebm\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, po gjithsesi mir\u00eb se erdhe dhe Zoti t\u00eb dhasht\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Edhe kemi shpres\u00eb q\u00eb do t\u2019i japim goditjen e fundit k\u00ebtij arkivolit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. M\u00eb falni p\u00ebr emocionet dhe zoti K\u00eblli\u00e7i na ndihmoi shum\u00eb\u2026 Un\u00eb e kam disa pyetje, t\u00eb gjitha n\u00eb fakt shumic\u00eb ju drejtuan, por e kam nga rinia shqiptare se ka emigruar dhe k\u00ebrkon azil politik. Kur qeveria juaj q\u00eb ne besojm\u00eb q\u00eb do vini n\u00eb pushtet Partia Demokratike, hapa q\u00eb do marr\u00eb. M\u00eb konkrete t\u00eb lutem. Dhe tjetra \u00ebsht\u00eb Edi Rama ka vjedh gjysm\u00ebn e detit, ju ka turr\u00eb maleve, po vjedh bjeshk\u00ebt. Dhe e treta, n\u00eb takimet e tjera q\u00eb kam pasur me deputet\u00eb, vot\u00ebn. Vot\u00ebn q\u00eb ne e b\u00ebm\u00eb shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs. 80\u2026 un\u00eb jam se 30 vjet k\u00ebtu dhe shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs 80 deri 90% votojn\u00eb djathtas. Doktor, vota jon\u00eb nuk u num\u00ebrua, u vodh. \u00c7far\u00eb do b\u00ebj\u00eb qeveria e Partis\u00eb Demokratike q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb vot\u00ebn ton\u00eb? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb problem i yni dhe edhe nj\u00eb her\u00eb shum\u00eb faleminderit, mir\u00eb se ke ardh edhe inshallah t\u00eb t\u2019i jap\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:\u00a0<\/strong>Faleminderit shum\u00eb Kujtim p\u00ebr pyetjet dhe mir\u00ebnjohja e pakufishme ndaj fondacionit Make Shqip\u00ebria Great Again, t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb kontribuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fondacion.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, po t\u2019i referohemi konvent\u00ebs, nenit pes\u00eb t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr gjenocidin, ajo politik\u00eb q\u00eb ka ndjekur qeveria shqiptare, \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e krijimit t\u00eb kushteve t\u00eb kalkuluara p\u00ebr largimin e shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria dhe kjo quhet gjenocid. Edhe kjo quhet gjenocid.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se studioni elaboratet e Vaso \u00c7ubrillovi\u00e7it se si t\u2019i largojm\u00eb shqiptar\u00ebt nga Kosova, Edi Rama n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr i ka zbatuar n\u00eb Shqip\u00ebri me p\u00ebrpikm\u00ebri ato. \u00c7far\u00eb b\u00ebri? N\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb konsoliduar pushtetin e tij zhduku 300 nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes vendore, duke e l\u00ebn\u00eb qytetarin thell\u00eb n\u00eb vendin m\u00eb malor dhe infrastruktur\u00eb m\u00eb problematike, faktikisht i la pa sh\u00ebrbime. S\u00eb dyti, fiksoi, ngurt\u00ebsoi rrogat dhe pensionet. Nj\u00eb nga arritjet m\u00eb historike tona ishte kur dol\u00ebm nga grupi i kombeve me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb grupin e kombeve me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb arritje t\u00eb madhe p\u00ebr ne dhe ju garantoj se ajo periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u dyfishuan rrogat dhe pensionet, nga t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat rezultonte se Shqip\u00ebria mund t\u00eb vazhdonte pa asnj\u00eb problem ritmet e rritjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb rrogave dhe pensioneve. Dhe ky i ngurt\u00ebsoi ato. Shqiptar\u00ebt sot marrin rroga dhe pensionet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Po aq t\u00eb ul\u00ebta saq\u00eb nj\u00eb pensionist p\u00ebr t\u00eb shkuar nga Tirana n\u00eb Vlor\u00eb duhet t\u00eb l\u00ebr\u00eb gjysm\u00ebn e pensionit. Sot jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb pensionist\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb rast se nuk kan\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb nga familjar\u00ebt, se mund t\u00eb blejn\u00eb ila\u00e7et. Nuk harroj kurr\u00eb, nj\u00eb moment n\u00eb jet\u00ebn time n\u00eb vitin 1986 kisha shkuar tre muaj n\u00eb Peshkopi dhe e mjekova at\u00eb t\u00eb s\u00ebmurin disa dit\u00eb me tension.<\/p>\n<p>N\u00eb fund do dilte dhe i jap recet\u00ebn. Ajo recet\u00eb kushtonte, ia kisha llogaritur, 1200 lek\u00eb t\u00eb vjetra at\u00eb dit\u00eb. I them, m\u00eb fal\u00ebnderoi shum\u00eb, nuk e mori. I them, merre se un\u00eb i kam p\u00ebrllogaritur, kushtojn\u00eb gjithsej 1200 lek\u00eb t\u00eb vjetra. Doktor, m\u00eb tha, po un\u00eb 1500 lek\u00eb t\u00eb vjetra marr dit\u00ebn e pun\u00ebs. U preka shum\u00eb, nuk e shtyva m\u00eb tutje, 1500 lek\u00eb t\u00eb vjetra fitonte dit\u00eb pune, si ta blinte bukurin? Po pensionisti sot? Ju garantoj se t\u00eb pakt\u00ebn gjysma e tyre nuk marrin dot ila\u00e7et, nj\u00eblloj si fshatari i Dibr\u00ebs n\u00eb vitin 86 n\u00eb kulmin e hiperkolektivizimit.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, para nj\u00eb muaji publikoi Eurostati t\u00eb dh\u00ebnat. Prodhimi industrial n\u00eb Shqip\u00ebri nga vitin 2021 n\u00eb vitin 2025 ka r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe pas Ukrain\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb dhe q\u00eb ia ka pushtuar Rusia zonat industriale. R\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe, 15.3%. Po pse? Sepse narkoeuro, narkodollari zhvler\u00ebsuan masivisht, u zhvler\u00ebsuan n\u00eb Shqip\u00ebri sa n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr. Euro \u00ebsht\u00eb zhvler\u00ebsuar n\u00eb Meksik\u00eb 17%, n\u00eb Shqip\u00ebri 32%. Dollari \u00ebsht\u00eb zhvler\u00ebsuar n\u00eb Meksik\u00eb 8%, 35% n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo mbyllje masive, kjo r\u00ebnie masive e prodhimit, r\u00ebnie masive e pun\u00ebsimit, largim masiv i t\u00eb rinjve. Shqip\u00ebria nd\u00ebrtohet mesatarisht tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se mesatarja e Bashkimit Europian. Po ato jan\u00eb t\u00eb gjitha molla t\u00eb ndaluara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i ri duhet t\u00eb punoj\u00eb 100 vjet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb apartament, n\u00ebse e merr dot. 50 mij\u00eb apartamente rrin\u00eb t\u00eb pashitura n\u00eb Tiran\u00eb. \u00c7mimi i metrit katror \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e treta e vendit me m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Evrop\u00eb. Narkoshteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm ndaj shqiptar\u00ebve. Narkoekonomia pasuron narkoqeveritar\u00ebt, pasuron trafikant\u00ebt, narkobiznesmen\u00ebt, shkat\u00ebrron ekonomin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve. Ky \u00ebsht\u00eb fakti pse ikin, dhe pse ik\u00ebn rinia nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Ndaj dhe duhet zero toleranc\u00eb. Paketa, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb paketa e maleve? Miq, para tre jav\u00ebsh u zbulua nj\u00eb lib\u00ebr, libri i kuq, 150 faqesh, me 535 projekte, q\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb b\u00ebra nga studiot m\u00eb prestigjioze t\u00eb paguara nga grupet dhe organizatat kriminale, miliarda euro p\u00ebr projektimin e tyre. Asnj\u00eb shqiptar dhe un\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time d\u00ebgjova kur u publikua n\u00eb media ky lib\u00ebr. Libri n\u00eb t\u00eb cilin Edi Rama pa pyetur asnj\u00eb pronar, pa pyetur asnj\u00eb specialist, asnj\u00eb ligj, ua kishte b\u00ebr\u00eb gati Shqip\u00ebrin\u00eb 537 grupeve ku natyrisht ai \u00ebsht\u00eb aksioner kryesor.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb paketa e maleve. Pak dit\u00eb para se t\u00eb vija k\u00ebtu, takoi nj\u00eb nd\u00ebrtues i cili ka nd\u00ebrtime n\u00eb bregdet. \u00c7far\u00eb t\u00eb ndodhi, \u00e7far\u00eb t\u00eb ndodhi? M\u00eb erdhi brigandi dhe i thot\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00ebn q\u00eb ke k\u00ebtu buz\u00eb ujit, kjo \u00ebsht\u00eb e imja. Si \u00ebsht\u00eb e jotja? Kjo \u00ebsht\u00eb, kjo nuk jepet. M\u00eb nxori dokumentat dhe e kishte marr\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb paket\u00eb q\u00eb nxit v\u00ebllavrasjen, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paket\u00eb e cila shkat\u00ebrron \u00e7do nocion t\u00eb pron\u00ebs. Vota, e shum\u00eb e drejt\u00eb pyetja. \u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri? N\u00eb Shqip\u00ebri vota, zgjedhjet jan\u00eb nj\u00eb fars\u00eb absolutisht si n\u00eb dit\u00ebn e diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb v\u00ebzhgues i huaj deklaroi me 11 maj se pa nj\u00eb situat\u00eb akoma m\u00eb normale\u2026 I thash\u00eb akoma m\u00eb normale i kemi patur nja 50 vjet m\u00eb par\u00eb. Vota e t\u00ebra merr fund pa ardh\u00eb n\u00eb kuti. Klanet e fuqishme t\u00eb drog\u00ebs diktojn\u00eb me dhun\u00eb, terror, shp\u00ebrblim t\u00eb rinjt\u00eb, vot\u00ebn e qytetar\u00ebve. Administrata \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar e t\u00ebra n\u00eb patronazhist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb? Marrin t\u00eb dh\u00ebnat e qytetar\u00ebve. Ti ke k\u00ebt\u00eb kredi, ti ke k\u00ebt\u00eb konflikt, ti ke k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u2026 dhe i rikatonin, i marrin peng, i k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb, ose i shp\u00ebrblejn\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe mendimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i atyre q\u00eb ndjekin zgjedhjet \u00ebsht\u00eb se k\u00ebtu nuk ka m\u00eb linja midis shtetit dhe partis\u00eb. Ndaj dhe rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vot\u00ebn \u00ebsht\u00eb largimi i Edi Ram\u00ebs dhe qeveria teknike. Pa qeveri teknike, Shqip\u00ebria do t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm fars\u00eb elektorale.<\/p>\n<p><strong>Drita Gosturani:\u00a0<\/strong>P\u00ebrsh\u00ebndetje doktor Berisha. T\u00eb uroj gjith\u00eb t\u00eb mirat dhe mir\u00eb se erdhet n\u00eb vendin q\u00eb ju e vut\u00eb k\u00ebmb\u00ebn i pari p\u00ebr demokracin\u00eb e gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Doktor, ju u kthyet n\u00eb vendin e liris\u00eb dhe me shum\u00eb dashuri gjith\u00eb diaspora po t\u00eb jep at\u00eb q\u00eb ti e meriton, at\u00eb q\u00eb ju e keni dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr diaspor\u00ebn. Nuk do t\u00eb doja doktor n\u00eb asnj\u00eb moment q\u00eb t\u00eb humb asnj\u00eb minut\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve q\u00eb dojn\u00eb t\u00eb pyesin apo t\u00eb japin mendimet e tyre. Dhe un\u00eb po ju drejtoj nj\u00eb pyetje. Ju doktor Berisha, me ardhjen tuaj n\u00eb pushtet, a do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga diaspora p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb demokraci q\u00eb ka ky popull, gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb demokraci q\u00eb i nevojitet qeveris\u00eb tuaj, e vendit ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjen e atij vendi aq t\u00eb madh, aq t\u00eb madh\u00ebrish\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, nj\u00eb pik\u00eb e vog\u00ebl me t\u00eb gjitha t\u00eb mirat e Zotit. Po q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz po mundohen t\u2019ia humbasin. Ju jeni i mir\u00ebpritur tek ne p\u00ebrjet\u00eb, por ju duhet t\u00eb na mb\u00ebshtesni diaspor\u00ebn, me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tyre. Kaq doktor Berisha, t\u00eb uroj edhe nj\u00eb her\u00eb me zem\u00ebr, mir\u00eb se ardhjen.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:\u00a0<\/strong>Faleminderit p\u00ebr pyetjen. Ju garantoj se pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje do t\u00eb ket\u00eb nga diaspora dhe q\u00ebllimi yn\u00eb nd\u00ebr m\u00eb madhor\u00ebt do t\u00eb jet\u00eb rikthimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri. Ato vite q\u00eb qeveris\u00ebm, ne kemi patur dy programe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb program e quanim Brain Gain, me t\u00eb cilin ne ia dol\u00ebm t\u00eb rikthejm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me dhjet\u00ebra e qindra individ\u00eb nga vende t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara, t\u00eb cil\u00ebt erdh\u00ebn me disa leht\u00ebsira. Leht\u00ebsira jo t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb v\u00ebrteta, por q\u00eb pat\u00ebn nj\u00eb rol pozitiv.<\/p>\n<p>Dhe arrit\u00ebm n\u00eb administrat\u00eb nga 1% t\u00eb diplomuar n\u00eb shkollat per\u00ebndimore banues n\u00eb diaspor\u00eb, kjo shif\u00ebr arriti n\u00eb 24-25%. Pra nj\u00eb rritje e domosdoshme. Sot ne po riorganizohemi pik\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb gjitha vendet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb lidhje m\u00eb organike me diaspor\u00ebn. Shqip\u00ebria e ka t\u00eb domosdoshme kontributin, softin e diaspor\u00ebs shqiptare. Un\u00eb jam optimist.<\/p>\n<p><strong>Akil Sec<\/strong>i: P\u00ebrsh\u00ebndetje! Akil Seci, biznesmen n\u00eb nd\u00ebrtim n\u00eb Amerik\u00eb nga Tropoja. Kam at\u00eb mbiemrin Seci dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes jam shum\u00eb krenar q\u00eb ti arrite ta pastrosh emrin t\u00ebnd dhe t\u00eb tregosh gjith\u00eb bot\u00ebs q\u00eb je figura m\u00eb e past\u00ebr politike q\u00eb ka pas Shqip\u00ebria n\u00eb 30 vjet demokraci.<\/p>\n<p>Kam nja dy pyetje p\u00ebr ty. D\u00ebgjesa e par\u00eb the se qeveri teknike, t\u00eb iki Edi Rama dhe t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb pushtetin sa m\u00eb shpejt. Doktor, koha po kalon shum\u00eb shpejt dhe u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb vjet q\u00eb qeveria e Edi Ram\u00ebs akoma sundon n\u00eb Shqip\u00ebri. Me dy kryeministra t\u00eb korruptuar, \u00e7far\u00eb s\u2019ndodh askund n\u00eb bot\u00eb, me z\u00ebvend\u00ebskryeministra dhe prap\u00eb kryeministri me vazhdu pun\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do b\u00ebsh ndryshe doktor pas k\u00ebsaj mbledhjeje q\u00eb kemi k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, kur t\u00eb kthehesh q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzosh qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs? Dhe a e keni menduar akoma emrin e kandidatit p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs? Shum\u00eb faleminderit.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:\u00a0<\/strong>Pyetje e shum\u00eb e drejt\u00eb. Mendoj se po t\u00eb analizosh qeverisjen 30 vje\u00e7are t\u00eb Edi Ram\u00ebs, problemin m\u00eb madhor n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai pastaj tejkalon \u00e7do lloj kufiri dhe limiti, \u00ebsht\u00eb shk\u00ebrmoqja e ligjit dhe kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qeveritar q\u00eb betohet n\u00eb Kushtetut\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrmbahet ligjit me t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet e tij\u2026 Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr qytetar\u00ebt, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, do t\u2019jau ilustroj k\u00ebt\u00eb me nj\u00eb shembull nga jeta ime jo kaq pozitiv. N\u00eb vitin 97, piramidat t\u00eb cilat realisht nuk i njihnim, krijuan nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb e t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt u than\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb ato para i ka marr\u00eb qeveria. Qeveria nuk kishte prekur nj\u00eb qindark\u00eb, jo absolutisht. U them bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb mi, se p\u00ebrderisa shqiptar\u00ebt mendojn\u00eb se jua kemi marr\u00eb parat\u00eb ne, nuk mund t\u2019i qeverisim. Nuk duhet t\u00eb pranojm\u00eb t\u2019i qeverisim. Duhet t\u00eb dalim n\u00eb opozit\u00eb, t\u2019ua faktojm\u00eb q\u00eb s\u2019kemi prekur nj\u00eb qindark\u00eb dhe pastaj le ta gjykojn\u00eb vet\u00eb ata.<\/p>\n<p>Mir\u00eb, e b\u00ebm\u00eb at\u00eb. U b\u00eb fushata. N\u00eb fushat\u00eb Fatos Nano shkonte nga salla n\u00eb sall\u00eb dhe u thoshte q\u00eb do t\u2019ju kthej \u00e7do qindark\u00eb. Sali Berisha u tha: miq, borxhi \u00ebsht\u00eb i vjet\u00ebr sa njeriu, nuk ka ligj n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb lejon t\u00eb njoh\u00ebsh borxhin q\u00eb nuk e ke marr\u00eb. Nuk i kemi marr\u00eb parat\u00eb. Ju them juve me sinqeritet, k\u00ebtu se shum\u00eb her\u00eb e kam pyetur dhe veten time.<\/p>\n<p>Un\u00eb mund t\u2019jua ktheja ato lek\u00eb atyre, po! Dhe q\u00ebndroja n\u00eb pushtet, po po t\u2019i ktheja parat\u00eb b\u00ebja nj\u00eb veprim t\u00eb paligjsh\u00ebm. Merrja parat\u00eb e atij q\u00eb s\u2019kishte futur nj\u00eb qindark\u00eb dhe ia jepja atij tjetrit. Nuk e b\u00ebra at\u00eb. Zbatova ligjin! Zbatova ligjin n\u00eb kushte tmerr\u00ebsisht t\u00eb v\u00ebshtira, po pas kat\u00ebr vitesh shqiptar\u00ebt votuan p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike. Edhe n\u00eb 2005. Ky e ka l\u00ebn\u00eb vendin t\u00ebr\u00ebsisht pa ligj, e ka l\u00ebn\u00eb si me theksin q\u00eb thot\u00eb, mjet t\u00eb dobish\u00ebm.<\/p>\n<p>Krimi u duhet p\u00ebr t\u00eb realizuar ato q\u00eb s\u2019i lejon ligji. Dhe bandat n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt\u2026 M\u00eb pyesnin mua qytetar\u00ebt, \u00e7far\u00eb do b\u00ebsh ti me k\u00ebt\u00eb? Ligjin u thosha un\u00eb. Ligjin do u tregoj un\u00eb atyre. Po ku e ke\u2026 me k\u00eb do ja tregosh? Me k\u00ebta polic\u00eb, me k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb? E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb nuk ishin polic\u00eb q\u00eb s\u2019donin t\u00eb zbatonin ligjin, ishin politikan\u00eb q\u00eb nuk i lejonin t\u00eb zbatonin ligjin. Dhe m\u00eb thon\u00eb mua ata, kur ua ngarkova detyrat, le t\u00eb kemi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb\u2026 \u00c7far\u00eb k\u00ebrkese zot\u00ebri, u them atyre. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb q\u00eb po ta nisim k\u00ebt\u00eb betej\u00eb mos na pengoj\u00eb askush, t\u00eb mos na ndaloj\u00eb askush t\u00eb zbatojm\u00eb ligjin. Dhe ata zbatuan ligjin dhe n\u00eb 18 muaj, 1050 bandit\u00eb bos\u00eb, kudo q\u00eb ishin i vendos\u00ebn para ligjit.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ndaj deklarova k\u00ebtu: zero toleranc\u00eb ndaj krimit e karteleve. Absolutisht kudo q\u00eb t\u00eb jen\u00eb, nga Afrika, n\u00eb Amerika e Jugut dhe kudo q\u00eb t\u00eb ndodhen do p\u00ebrballen me ligjin n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr kandidatin p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs akoma nuk \u00ebsht\u00eb i konkretizuar. Do bisedojm\u00eb edhe me aleat\u00ebt, me t\u00eb tjer\u00ebt, do p\u00ebrpiqemi t\u2019i japim qytetit kandidatin m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer q\u00eb ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Harry Bajraktari<\/strong>: Doktor Berisha, mir\u00eb se keni ardh\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. Uroj n\u00eb udh\u00ebtimin e juaj sukses dhe ekipit juve p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit. Fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb keni marr\u00eb pjes\u00eb sot me doktor Berish\u00ebn k\u00ebtu, na keni nderuar t\u00eb gjith\u00eb. Kam nj\u00eb pyetje p\u00ebr ju. Konkretisht, \u00e7far\u00eb do b\u00ebj\u00eb komuniteti p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, p\u00ebr t\u00eb ardh\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Shqip\u00ebri prej sotit? Teknikisht, e di se duhet t\u00eb votoj\u00eb, po \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb para votimit? Para se t\u00eb vjen vakti p\u00ebr me votu? Para se t\u00eb udh\u00ebtosh p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri? Konkretisht, \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb e mir\u00eb t\u00eb organizohen gjith\u00eb ky popull p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit dhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike dhe p\u00ebr ju? Suksese t\u00eb gjitha t\u00eb mirat, ju rrit\u00ebt ndera, rrit\u00ebt ndera.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Nj\u00ebher\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderoj me mir\u00ebnjohje shum\u00eb Zoti Bajraktari p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kontributin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb ke dh\u00ebn\u00eb dhe jep n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare, interesi yt q\u00eb tregon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb komuniteti, diaspora, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, mund t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb gjithanshme, jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. P\u00ebr ne, r\u00ebnd\u00ebsia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb t\u00eb paraqesim si\u00e7 \u00ebsht\u00eb realitetin yn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Konstatoj me k\u00ebnaq\u00ebsi se nga mesazhet q\u00eb kan\u00eb ardhur, nj\u00eb ndryshim n\u00eb vler\u00ebsim ekziston.<\/p>\n<p>Sekretari Rubio nuk p\u00ebrg\u00ebzoi Edi Ram\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e fundit. Departamenti Shtetit, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tij i tha gazetarit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb se sekretari Rubio uron vet\u00ebm ata q\u00eb fitojn\u00eb zgjedhje t\u00eb lira. Dhe kjo ishte nj\u00eb ndihm\u00eb e madhe p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Angazhimi juaj, i diaspor\u00ebs, me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj n\u00eb Kongresin dhe Senatin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, me institucionet e k\u00ebtij vendi, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb paraqitur realitetin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb shum\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Mesazhi juaj p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb e madhe. Mobilizimi juaj q\u00eb t\u00eb votojm\u00eb masivisht p\u00ebr largimin e Edi Ram\u00ebs. Pra, n\u00eb fakt roli \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i madh dhe i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Eri Bramellari:\u00a0<\/strong>Doktor Berisha, p\u00ebrsh\u00ebndetje, mir\u00eb se na ardh\u00ebt. Un\u00eb jam Eri Bramellari, kam vet\u00ebm nj\u00eb pyetje: Si do ta asgj\u00ebsojm\u00eb k\u00ebt\u00eb qeverin\u00eb e krimit dhe t\u00eb bandave t\u00eb krimit? Faleminderit.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Kjo qeveri b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet. Ju siguroj se, n\u00eb qoft\u00eb se d\u00ebgjuat q\u00eb n\u00eb at\u00eb dosje, McGonigal kishte 36 vjet t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb kod, dosjet e Edi Ram\u00ebs jan\u00eb absolutisht me qindra.<\/p>\n<p>Nuk besoj kurr\u00eb t\u00eb ket\u00eb patur nj\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ket\u00eb firmosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme si ai. Dhe t\u00eb besojm\u00eb se ai do t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb pushtetin me vot\u00eb, mashtrojm\u00eb veten ton\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Por ne jemi p\u00ebrpjekur, q\u00eb t\u00eb paraqesim s\u00eb pari t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Sepse ai kishte arritur, me lobingje\u2026 Edi Rama \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb transaksional. Po ju jap nj\u00eb shembull. Shoh un\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, ky fliste n\u00eb nj\u00eb forum nd\u00ebr m\u00eb prestigjioz\u00ebt t\u00eb nj\u00eb vendi. Marr shoh forumin un\u00eb, kryetari i forumit paguhej k\u00ebshilltar i tij.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ai nuk do t\u00eb ishte k\u00ebshilltar i Edi Ram\u00ebs, por ja q\u00eb ishte. Ai e bazoi qeverisjen e tij n\u00eb lobingje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ai kontraktoi kryeministra, shefa t\u00eb sh\u00ebrbimeve inteligjente, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb Sigurimit e t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por, \u00ebsht\u00eb arritur q\u00eb k\u00ebto zgjedhje t\u00eb quhen fars\u00eb. \u00cbsht\u00eb arritur\u2026 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb drejtim t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb narkoshtetit. Pra, duhet nj\u00eb pun\u00eb e madhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb fitoj\u00eb vet\u00ebdijen q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Rama-Maduro.<\/p>\n<p>Pastaj, mos harroni, duhet nj\u00eb mobilizim komb\u00ebtar total p\u00ebr largimin e tij.<\/p>\n<p><strong>Eduart Elezi:\u00a0<\/strong>Doktor Berisha, p\u00ebrsh\u00ebndetje, mir\u00eb se na erdhe. Un\u00eb jam Eduart Elezi, ekspert i energjis\u00eb elektrike tek Partia Demokratike. Doja q\u00eb t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb pyetje: Duke e ditur q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri bandat nuk jan\u00eb vet\u00ebm banda, por jan\u00eb kthyer dhe n\u00eb biznesmen\u00eb dhe kan\u00eb investuar me parat\u00eb e krimit n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb. Si e mendon Partia Demokratike mobilizimin e k\u00ebtyre bandave dhe investimet e tyre t\u00eb realizuara q\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb konform, n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do ligj, dhe me \u00e7do akt tjet\u00ebr ligjor q\u00eb ka vendi jon\u00eb. Si do t\u00eb arrestojm\u00eb k\u00ebt\u00eb qeverin\u00eb e krimit dhe t\u00eb bandave t\u00eb krimit? Faleminderit.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Faleminderit Eduard p\u00ebr pyetjen. Partia Demokratike do t\u2019u tregoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn, rrept\u00ebsin\u00eb e ligjit bandave, karteleve. Zero toleranc\u00eb ndaj tyre.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb agjenci komb\u00ebtare do t\u00eb krijohet k\u00ebsaj here, p\u00ebr t\u00eb gjetur, identifikuar, konfiskuar dhe dor\u00ebzuar fondit publik t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e qeveritar\u00ebve.<\/p>\n<p>Jan\u00eb miliarda, jan\u00eb miliarda t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e organizatave kriminale, t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e paligjshme t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se nuk goditen pasurit\u00eb e tyre t\u00eb paligjshme, lufta kund\u00ebr krimit \u00ebsht\u00eb iluzion dhe jo realitet. Ndaj dhe ne do krijojm\u00eb nj\u00eb agjenci t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p><strong>Qytetare:<\/strong>\u00a0P\u00ebrsh\u00ebndetje doktor Berisha, mir\u00eb se erdhet mes shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs. Edhe ne, pse jetojm\u00eb larg, nj\u00eb pjes\u00eb e zemr\u00ebs ton\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebtu af\u00ebr meje kam f\u00ebmij\u00ebt e mi, ashtu si\u00e7 po shoh shum\u00eb prind\u00ebr kan\u00eb marr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e vet me vete. T\u00eb lutem, desha t\u00eb di, dhe dua nj\u00eb mesazh shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb mos ta shohin Shqip\u00ebrin\u00eb si vendin e prejardhjes s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tyre. Ato po shkollohen k\u00ebtu dhe shpresa ime dhe detyrimi im si prind \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ato t\u00eb kthehen dhe t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb atdheun e tyre. T\u00eb lutem doktor Berisha, nj\u00eb mesazh shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb sepse i kam f\u00ebmij\u00ebt af\u00ebr dhe dua q\u00eb ato t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb arsye shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri. Faleminderit.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr pyetjen dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e reale, shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Tani cila ishte eksperienca jon\u00eb?<\/p>\n<p>Ne vendos\u00ebm nj\u00eb sistem stimulues, me t\u00eb cilin n\u00eb vitet 2008, 2009, 2012, u rikthyen n\u00eb Shqip\u00ebri 180,000 emigrant\u00eb kryesisht t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Mendoj se pa nj\u00eb sistem masash t\u00eb qarta leht\u00ebsuese, pun\u00ebsimi, kreditimi, favorizime p\u00ebr bizneset, ftesa nuk do kishte kuptim.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb gj\u00eb dua t\u00eb theksoj: me k\u00ebt\u00eb shok t\u00eb tmerrsh\u00ebm demografik q\u00eb ka p\u00ebsuar, rikthimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do \u00e7mim.<\/p>\n<p>Dhe ky do jet\u00eb parimi mbi t\u00eb cilin ne do vendosim politikat e rikthimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb takimin madh\u00ebshtor me shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs, n\u00eb Nju Xhersi, kryetari i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha zhvilloi edhe nj\u00eb bashk\u00ebbisedimin me shqiptar\u00ebt duke dh\u00ebn\u00eb mesazhe t\u00eb forta politike mbi kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb po kalon Shqip\u00ebria: largimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve, varf\u00ebrimin, goditjen e ekonomis\u00eb, kapjen e institucioneve dhe lidhjen mes &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":152775,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152774","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152774","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152774"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152774\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152776,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152774\/revisions\/152776"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152775"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152774"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152774"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152774"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}