{"id":152777,"date":"2026-09-07T08:30:36","date_gmt":"2026-09-07T08:30:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152777"},"modified":"2026-09-07T08:30:36","modified_gmt":"2026-09-07T08:30:36","slug":"ish-ambasadori-berisha-u-rikthye-ne-shba-si-sfidant-i-narkoshtetit-rama-eshte-terbuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/07\/ish-ambasadori-berisha-u-rikthye-ne-shba-si-sfidant-i-narkoshtetit-rama-eshte-terbuar\/","title":{"rendered":"Ish-ambasadori: Berisha u rikthye n\u00eb SHBA si sfidant i narkoshtetit! Rama \u00ebsht\u00eb t\u00ebrbuar!"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ambasadori Agim Nesho e cil\u00ebsoi takimin e Kryetarit t\u00eb PD Sali Berisha me shqiptar\u00ebt n\u00eb Nju Xhersi, si nj\u00eb fitore personale t\u00eb kryedemokratit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb lidhje p\u00ebr Syri TV, Nesho tha p\u00ebr gazetaren Armela Ferko se, Berisha u rikthye n\u00eb SHBA jo thjesht p\u00ebr nj\u00eb takim me diaspor\u00ebn, por si nj\u00eb sfidant i situat\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nesho vler\u00ebsoi mesazhet e p\u00ebrcjella nga Berisha lidhur me problemet q\u00eb, sipas tij, shqet\u00ebsojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, duke p\u00ebrmendur largimin e shqiptar\u00ebve, rikthimin e pasurive t\u00eb grabitura dhe rivendosjen e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ish-ambasadorit, Berisha u shfaq n\u00eb SHBA si nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb synon t\u00eb mobilizoj\u00eb opozit\u00ebn shqiptare dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb p\u00ebrballjen me narko-shtetin e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Agim Nesho:<\/strong> N\u00eb fakt duhet t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb kjo ishte nj\u00eb fitore, dua t\u00eb them personale, e doktor Berish\u00ebs, nj\u00eb rikthim i fuqish\u00ebm. Duke ditur, si\u00e7 e tha edhe n\u00eb fjalimin e tij, q\u00eb pas 30 vjet\u00ebsh i shk\u00ebputur nga politika, dometh\u00ebn\u00eb, mor\u00ebn nj\u00eb&#8230; nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb till\u00eb, e cila dukej q\u00eb n\u00eb fillim q\u00eb ishte e papranueshme. Por kjo, duke ditur q\u00eb ishte brenda nj\u00eb skenari t\u00eb caktuar, t\u00eb fabrikuar dhe t\u00eb shtyr\u00eb, t\u00eb lobuar nga Edi Rama dhe grupet e tij t\u00eb interesit kudo q\u00eb ishin n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t&#8217;i hapur mund\u00ebsi jo vet\u00ebm skenar\u00ebve ballkanik\u00eb t\u00eb pranuar, por edhe pushtetit t\u00eb tij t\u00eb pakufizuar.<\/p>\n<p>Pra ishte nj\u00eb skenar p\u00ebr ta ndar\u00eb opozit\u00ebn shqiptare dhe p\u00ebr t\u00eb patur, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar ashtu si\u00e7 mendonte Yuri Kim, t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb koalicion t\u00eb madh me ata demokrat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin gati, lepe-peqe, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpunimin me Ram\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb zbatuar at\u00eb projekt t\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit ishte nj\u00eb projekt antikomb\u00ebtar, nj\u00eb projekt p\u00ebr zot\u00ebrim dhe kapje t\u00eb shtetit shqiptar, si\u00e7 po shikohet nga dita n\u00eb dit\u00eb. Pra, kjo vizit\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs me t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb tregon vlerat e demokracis\u00eb amerikane, q\u00eb ka fuqi t\u00eb vet\u00ebkorrigjohet, p\u00ebr arsye sepse institucionet amerikane jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb balanc\u00ebn e pushteteve p\u00ebr t\u00eb ruajtur at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryesorja, dometh\u00ebn\u00eb lirin\u00eb e informimit, t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb ekziston t\u00eb \u00e7do individit p\u00ebr n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb. Pra, mendoj q\u00eb ky ishte mesazhi i par\u00eb. Por duhet t\u00eb them tre gj\u00ebra, n\u00eb qoft\u00eb se m\u00eb lejon ti dhe kolegu im i nderuar Genci.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt ky kthim, pjes\u00ebn e par\u00eb e kishte emocionale, q\u00eb ishte nj\u00eb fitore personale e doktor Berish\u00ebs, por doktor Berisha u kthye si nj\u00eb sfidant p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb situat\u00eb politike q\u00eb po kalon vendi. Nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb, jo vet\u00ebm institucionale, t\u00eb nj\u00eb narkoshteti i cili n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre po d\u00ebmton interesat jo vet\u00ebm t\u00eb vendit, t\u00eb rajonit, por t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebs dhe per\u00ebndimit. T\u00eb nj\u00eb pushteti t\u00eb krimbur autokrat, i cili k\u00ebrkon n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat q\u00eb p\u00ebr interes t\u00eb pushtetit t\u00eb tij, t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do akrobaci politike p\u00ebr t&#8217;i mund\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Pra, u kthye si njeri, si nj\u00eb sfidant, si nj\u00eb politikan p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebbiseduar tha dhe p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ashtu si\u00e7 na kan\u00eb ndihmuar m\u00eb p\u00ebrpara. E dyta, premtoi q\u00eb do t\u00eb zgjidhi ato probleme kryesore t\u00eb cilat kan\u00eb prekur vendin.<\/p>\n<p>Q\u00eb ju me t\u00eb drejt\u00eb e that\u00eb edhe n\u00eb fillim edhe gjat\u00eb komenteve tuaja tep\u00ebr interesante q\u00eb shoq\u00ebruan gjith\u00eb emisionin tuaj me fjalimin e doktor Berish\u00ebs. Ishte \u00e7\u00ebshtja e largimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, krijimi&#8230; rikthimi i pasurive t\u00eb vjedhura t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr arsye sepse \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave, shp\u00ebrdorimi i pronave publike, i financave t\u00eb k\u00ebtij populli, duhen rikthyer sepse n\u00eb qoft\u00eb se drejt\u00ebsia nuk rivendoset at\u00ebher\u00eb kjo mbetet thjesht n\u00eb nj\u00eb propagand\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kuajt e karroc\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar e nj\u00ebjta gj\u00eb. Pra ishte i qart\u00eb n\u00eb ato&#8230; n\u00eb idet\u00eb e tij se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte dhe kjo u shoq\u00ebrua dhe n\u00eb p\u00ebrgjigjet e pyetjeve q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb bashk\u00ebbiseduesve.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim ishte nj\u00eb program mini-paralel p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb opozita shqiptare, e cila duhet p\u00ebrkrahur si n\u00eb protest\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vet\u00ebmohuese po q\u00ebndrojn\u00eb mbi 100 dit\u00eb, por edhe strukturave t\u00eb organizuara t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtuesja e k\u00ebsaj opozite, e cila p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, pavar\u00ebsisht presionit ekstrem t\u00eb autokratit dhe diktatorit t\u00eb ri Rama, ka q\u00ebndruar duke demaskuar t\u00eb gjitha veprimtarin\u00eb e tij antiligjore, antikomb\u00ebtare dhe anti-interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve. Pra, kjo ishte ajo q\u00eb un\u00eb ndoqa nga fjalimi i doktor Berish\u00ebs. Pati nj\u00eb entuziaz\u00ebm. Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs pavar\u00ebsisht se sekser\u00ebt e Ram\u00ebs ishin p\u00ebrpjekur, nga informacionet q\u00eb kam un\u00eb, edhe t\u00eb pengonin zhvillimin e aktivitetit. Por dihet q\u00eb kjo vizit\u00eb sigurisht e ka shqet\u00ebsuar n\u00eb themel regjimin. Jo vet\u00ebm se ky regjim e ka krijuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, dhe kjo duket q\u00eb nga veprimtaria e tij klienteliste, p\u00ebr t\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb influenc\u00eb n\u00eb qarqe t\u00eb caktuara, por edhe p\u00ebr t\u00eb direktuar pozicione t\u00eb caktuara n\u00eb favorizim t\u00eb pushtetit t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb goditur liderat dhe si\u00e7 ndodhi me rastin e non-grat\u00ebs t\u00eb doktor Berish\u00ebs. Ne e dim\u00eb q\u00eb ka patur edhe diplomat\u00eb t\u00eb shtetit amerikan q\u00eb tjet\u00ebr thoshin nj\u00eb dit\u00eb, q\u00eb ishte \u00e7\u00ebshtja e institucioneve amerikane q\u00eb gjet\u00ebn fakte, kur dihet mir\u00eb q\u00eb n\u00eb dosjen p\u00ebr non-grat\u00ebn e doktor Berish\u00ebs nuk gjendet asnj\u00eb fakt, p\u00ebrve\u00e7se disa shkrime t\u00eb terrorist\u00ebve t\u00eb shtypit shqiptar q\u00eb dihen p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ato avantazhet n\u00eb turiz\u00ebm ose n\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb tjera kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. T\u00eb disa njer\u00ebzve klientelist\u00eb t\u00eb lidhur me Ram\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ose p\u00ebrfitues t\u00eb fondeve t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri, duke avancuar axhend\u00ebn e t\u00eb majt\u00ebs ekstreme, sidomos t\u00eb lidhjeve dhe atyre detyrimeve q\u00eb kishin p\u00ebr t\u00eb eksperimentuar.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb u tha q\u00eb Shqip\u00ebria deri tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb eksperiment i t\u00eb majt\u00ebs ekstreme t\u00eb Sorosit i cili ka implementuar edhe ligje q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs. Dhe s\u00eb fundi dua t\u00eb them q\u00eb takimi q\u00eb do b\u00ebjn\u00eb n\u00eb konvent\u00ebn e madhe ku \u00ebsht\u00eb i ftuar dhe doktor Berisha, ka dhe nj\u00eb element interesant q\u00eb shtypi bot\u00ebror tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i sensibilizuar, q\u00eb i vetmi eveniment q\u00eb do ndodhi jasht\u00eb dyerve t\u00eb konvent\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb grumbullimi dhe protestimi i shqiptar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konseguente vazhdojn\u00eb protest\u00ebn e patriot\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb bulevardin e Tiran\u00ebs duke e pasqyruar, po tashm\u00eb p\u00ebrpara medias bot\u00ebrore, sepse kjo konvent\u00eb ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi historike p\u00ebr Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo e ka t\u00ebrbuar Edi Ram\u00ebn p\u00ebr arsye sepse sot n\u00eb shtypin kryesor bot\u00ebror \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga axhendat. Dhe un\u00eb vet\u00eb personalisht jam kontaktuar p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se kush jan\u00eb mesazhet, \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhi, sepse nga k\u00ebto gj\u00ebra vjen sensibilizimi p\u00ebr nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb drejt\u00eb ndaj nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ambasadori Agim Nesho e cil\u00ebsoi takimin e Kryetarit t\u00eb PD Sali Berisha me shqiptar\u00ebt n\u00eb Nju Xhersi, si nj\u00eb fitore personale t\u00eb kryedemokratit. N\u00eb nj\u00eb lidhje p\u00ebr Syri TV, Nesho tha p\u00ebr gazetaren Armela Ferko se, Berisha u rikthye n\u00eb SHBA jo thjesht p\u00ebr nj\u00eb takim me diaspor\u00ebn, por si nj\u00eb sfidant i situat\u00ebs politike &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":152760,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152777","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152777","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152777"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152777\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152779,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152777\/revisions\/152779"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152760"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152777"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152777"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152777"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}