{"id":152853,"date":"2026-09-07T18:47:43","date_gmt":"2026-09-07T18:47:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152853"},"modified":"2026-09-07T18:47:43","modified_gmt":"2026-09-07T18:47:43","slug":"zekri-picari-patronazhiste-dhe-njerez-anonime-kercenuan-pronaret-e-salles-ku-do-te-zhvillohej-takimi-i-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/07\/zekri-picari-patronazhiste-dhe-njerez-anonime-kercenuan-pronaret-e-salles-ku-do-te-zhvillohej-takimi-i-berishes\/","title":{"rendered":"Zekri Picari: Patronazhist\u00eb dhe njer\u00ebz anonim\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuan pronar\u00ebt e sall\u00ebs ku do t\u00eb zhvillohej takimi i Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Zekri Picari, nj\u00ebri prej organizator\u00ebve t\u00eb takimit madh\u00ebshtor t\u00eb kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb Sali Berisha n\u00eb Nju Xhersi, SHBA, ka zbardhur prapaskenat e zhvendosjes s\u00eb sall\u00ebs s\u00eb takimit, dhe se si me an\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve \u00ebsht\u00eb tentuar q\u00eb t\u00eb anulohej takimi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bised\u00ebs ekskluzive n\u00eb \u2018Task Force\u2019, n\u00eb Syri Tv,\u00a0Picari u shpreh se, salla e par\u00eb ku do t\u00eb zhvillohej takimi kishte njoftuar vet\u00ebm 24 or\u00eb p\u00ebrpara zhvillimit se nuk do t\u00eb mund ta vinte ambientet n\u00eb dispozicion p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve.<\/p>\n<p>M\u00eb pas \u00ebsht\u00eb kontraktuar salla ku u zhvillua takimi. Sipas Picarit duke anuluar sall\u00ebn, \u00ebsht\u00eb tentuar q\u00eb takimi t\u00eb sabotohej.<\/p>\n<p><strong>Intervista\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zekri Picari:\u00a0<\/strong>At\u00ebher\u00eb, lajmi dhe fokusi q\u00eb t\u00eb jemi realist\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb zoti Berisha mundi t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb dhe sot q\u00eb flasim nuk \u00ebsht\u00eb &#8216;non grata&#8217; dhe nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dizenjuar, dhe ai mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb takim me shqiptar\u00ebt. Ky \u00ebsht\u00eb fokusi dhe ky \u00ebsht\u00eb lajmi. Edhe n\u00ebse do ishin vet\u00ebm 100 shqiptar\u00eb ose 200 shqiptar\u00eb, prap\u00eb nuk do t\u00eb kishte ndonj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb realitet, sepse njer\u00ebzit kan\u00eb dhe pun\u00eb, kan\u00eb dhe pushimet e tyre, kan\u00eb dhe programimet. Sepse duke marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb q\u00eb ne e kemi lajm\u00ebruar k\u00ebt\u00eb aktivitet dit\u00ebn e mart\u00eb, dhe patjet\u00ebr sulmet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme&#8230; sepse ne kishim t\u00eb skeduluar nj\u00eb sall\u00eb tjet\u00ebr po n\u00eb New Jersey dhe sulmet po nga k\u00ebta militant\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre socialist\u00ebve, gjithashtu dhe protestues a ku di un\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb quhen k\u00ebta njer\u00ebz dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, me k\u00ebrc\u00ebnime ndaj sall\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb kishim kontraktuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb aktivitetin.<\/p>\n<p><strong>Sonila Me\u00e7o: K\u00ebrc\u00ebnime ndaj sall\u00ebs s\u00eb par\u00eb? Nj\u00eb moment Zeqiri se&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zekri Picari:\u00a0<\/strong>Po, ja disa t\u00eb v\u00ebrteta&#8230; ja disa t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb dua t&#8217;i them, q\u00eb do ta nisim historin\u00eb. Megjithat\u00eb, dua t\u00eb ndalem pak te pamjet e para, q\u00eb t\u00eb shkoj tek pjesa e sall\u00ebs, thjesht po shtroj disa pika. At\u00ebher\u00eb, n\u00eb rastin e k\u00ebtyre karrigeve bosh q\u00eb kan\u00eb kapur, nuk i pash\u00eb pak k\u00ebto video, po megjithat\u00eb sepse po i komentoj. Ky ka qen\u00eb momenti kur zoti Berisha \u00ebsht\u00eb \u00e7uar p\u00ebr t\u00eb dalur n\u00eb sken\u00eb, kur e ftova, dhe njer\u00ebzit t\u00eb gjith\u00eb donin t\u00eb takonin zotin Berisha dhe t\u00eb gjith\u00eb futeshin n\u00eb pjes\u00ebn e korridorit t\u00eb brendsh\u00ebm sepse donin ta takonin. Dhe ata mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb nj\u00eb moment, kan\u00eb kapur kur njer\u00ebzit jan\u00eb \u00e7uar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Tani n\u00eb sall\u00eb, ne kishim porositur 1174 karrige, t\u00eb gjith\u00eb maksimumin e karrigeve dhe ul\u00ebseve q\u00eb ata kishin si aktivitet q\u00eb do organizonim. Pra af\u00ebrsisht po themi 1200 njer\u00ebz q\u00eb do uleshin, pa llogaritur dhe pjes\u00ebn e parme. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta karrige, edhe n\u00ebse do ishin bosh, p\u00ebr mendimin tim, t\u00eb mblidhesh&#8230; jo t\u00eb mblidhesh, t\u00eb vijn\u00eb 1000 njer\u00ebz p\u00ebr zotin Berisha, ky \u00ebsht\u00eb lajmi! Edhe sikur t\u00eb ishin 500 ose 700, por aty ishin mbi 1000, sepse po t\u00eb flasim p\u00ebr numra, kur jan\u00eb 1100 karrige dhe po t&#8217;i zbres\u00ebsh t\u00eb gjitha karriget bosh, 1174 minus 20 ose 30 karrige, prap\u00eb po flasim mbi 1000 persona, plus pjesa tjet\u00ebr q\u00eb ishin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e mbrapme dhe pjes\u00ebn e shkall\u00ebve. Dometh\u00ebn\u00eb ishte nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i madh. Por ky nuk ka qen\u00eb q\u00ebllimi yn\u00eb, q\u00ebllimi yn\u00eb ka qen\u00eb ftesa q\u00eb i kishim b\u00ebr\u00eb zotit Berisha p\u00ebr t\u00eb takuar n\u00eb New Jersey, koha e shkurt\u00ebr q\u00eb nuk na lejoi dhe lajmi kryesor dhe fokusi kryesor, patjet\u00ebr q\u00eb ishte ardhja e zotit Berisha n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p><strong>Sonila Me\u00e7o: Pse koha e shkurt\u00ebr? Sepse un\u00eb njoftimin p\u00ebr vendin ku duhej t\u00eb realizohej takimi e kam par\u00eb prej dit\u00ebsh t\u00eb publikuar, sepse ishte ftesa q\u00eb ju i b\u00ebnit&#8230;\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zekri Picari:\u00a0<\/strong>Lajm\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb tjet\u00ebr, por patronazhist\u00ebt ose njer\u00ebz t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb, ose kriminel\u00ebt nuk e di&#8230;Avokat\u00ebt e mi po merren me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje,\u00a0sepse jemi n\u00eb kontakt\/\u00a0sepse salla e par\u00eb q\u00eb ne kishim kontraktuar, k\u00ebta njer\u00ebz&#8230; dometh\u00ebn\u00eb ideja ishte k\u00ebtu: salla e par\u00eb kishte nj\u00eb num\u00ebr edhe pak m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ul\u00ebsesh dhe ishte n\u00eb dy salla dhe ishte shum\u00eb larg. Zoti Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb takohet me njer\u00ebzit dhe do t&#8217;i prek\u00eb, do t&#8217;i takoj\u00eb, do t\u00eb bashk\u00ebbisedoj\u00eb. Dhe ne menduam, edhe pse ne mund ta mbanim sall\u00ebn e par\u00eb. Por ata, me letra anonime, me email, me telefonata anonime, kan\u00eb marr\u00eb duke k\u00ebrc\u00ebnuar sall\u00ebn, q\u00eb ne do ta djegim sall\u00ebn, do ta djegim aktivitetin, do flasim me molotov duke d\u00ebrguar emaile q\u00eb do ket\u00eb demonstrata t\u00eb madhe dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb tjerat&#8230; vet\u00ebm si e si t\u00eb b\u00ebnin t\u00eb mundur anulimin e aktivitetit. Kur m\u00eb kan\u00eb kontaktuar nga salla dhe drejtuesi i sall\u00ebs, kam v\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje avokatin dhe kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb situata sepse po na sulmojn\u00eb dhe salla do q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb anulimin.<\/p>\n<p><strong>Sonila Me\u00e7o: Kur e ka vendosur anulimin? M\u00eb fal, kur e ka vendosur, \u00e7far\u00eb dite e ka vendosur anulimin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zekri Picari:\u00a0<\/strong>Anulimi \u00ebsht\u00eb vendosur dit\u00ebn e shtun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sonila Me\u00e7o: Pra nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara takimit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zekri Picari:\u00a0<\/strong>Nj\u00eb dit\u00eb&#8230; prandaj po them. Anulimi i sall\u00ebs nga ato, nga k\u00ebto&#8230; k\u00ebta k\u00ebrc\u00ebnonin q\u00eb do t\u00eb digjnin sall\u00ebn, bashk\u00eb me drejtuesin e sall\u00ebs. Po \u00ebsht\u00eb e tmerrshme dometh\u00ebn\u00eb. Disa njer\u00ebz anonim\u00eb, q\u00eb marrin, d\u00ebrgojn\u00eb emaile, apo njer\u00ebz t\u00eb futur nga qeveria, patjet\u00ebr q\u00eb e nxor\u00ebn k\u00ebt\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>Sonila Me\u00e7o: Ose ka mund\u00ebsi q\u00eb padronari i nd\u00ebrmerr&#8230; dhe gj\u00ebja q\u00eb m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb kjo: dometh\u00ebn\u00eb e shtuna \u00ebsht\u00eb dit\u00eb pushimi, pra, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr nuk t\u00eb l\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ti t\u00eb organizohesh p\u00ebr di\u00e7ka tjet\u00ebr. Dhe e dyta, kush \u00ebsht\u00eb argumenti ligjor q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb, se ju keni pasur nj\u00eb kontrat\u00eb, apo jo?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zekri Picari:\u00a0<\/strong>Absolutisht, argumenti ligjor \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk mund ta b\u00ebj, dhe un\u00eb fatmir\u00ebsisht e kam t\u00eb regjistruar dhe telefonat\u00ebn, q\u00eb kur m\u00eb mori pronari i sall\u00ebs dhe tha &#8216;nuk mund t\u00eb t\u00eb jap arsye dhe \u00ebsht\u00eb pa arsye&#8217;. Tani un\u00eb nuk e di sepse nuk e njoh, a m\u00eb kupton? Nuk ka arsye tha, thjesht dua ta anuloj. Dhe ne vendos\u00ebm, bashk\u00eb dhe me&#8230; bisedova dhe me Belindin, zotin K\u00eblli\u00e7i dhe i thash\u00eb q\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb problem. Megjithat\u00eb thash\u00eb, ne do shikojm\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, sepse dhe kjo sall\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb shohim di\u00e7ka edhe m\u00eb t\u00eb madhe, sepse ishte nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e jasht\u00ebzakonshme e njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sonila Me\u00e7o: Pra, ky organizim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb brenda 24 or\u00ebve Zeqiri? Zeqiri, ky organizim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb brenda 24 or\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zekri Picari<\/strong>: Ky organizim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb brenda 24 or\u00ebve, se patjet\u00ebr, duke marr\u00eb q\u00eb nga baneri, duke marr\u00eb q\u00eb nga&#8230; dometh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb&#8230; ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizim madh\u00ebshtor! Dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb ardhur, kan\u00eb ardhur sepse e ndjejn\u00eb dhe jan\u00eb idealist\u00eb. Nuk ka ardhur njeri aty se jan\u00eb marr\u00eb me zor, ose si\u00e7 b\u00ebn&#8230; si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Sonila Me\u00e7o: Po, ja nj\u00eb sekond\u00eb. T\u00eb t\u00eb jap ca foto un\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb moment. M\u00eb vendosni pak screenshot foto protestuesit, sepse \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb zoti Berisha \u00ebsht\u00eb pritur edhe me protesta.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zekri Picari:<\/strong>\u00a0Po, ja t\u00eb ndalemi. K\u00ebto&#8230;<\/p>\n<p><strong>Sonila Me\u00e7o: Un\u00eb shikoj 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7. Po.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zekri Picari:\u00a0<\/strong>Shtat\u00eb&#8230; jo, jo. Shtat\u00eb, me num\u00ebrim jan\u00eb, shtat\u00eb persona me num\u00ebrim. Shtat\u00eb persona. Tani, q\u00eb t\u00eb dalim&#8230; Kjo sall\u00eb tjet\u00ebr, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ambient komplet privat, dhe aty n\u00eb pjes\u00ebn ku jan\u00eb ato, \u00ebsht\u00eb ambient privat sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb venue private. N\u00eb rastin konkret, ne, dometh\u00ebn\u00eb, kishim mund\u00ebsi, sepse \u00ebsht\u00eb ambient privat dhe mund t&#8217;i themi dhe pronarit t\u00eb ambientit dhe ai na pyeti ne si organizator\u00eb: &#8216;doni t&#8217;i largojm\u00eb, t&#8217;i heqim fare nga rruga?&#8217; Dhe i tham\u00eb &#8216;jo&#8217;. E biseduam me Belindin dhe me drejtues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb ishin n\u00eb sall\u00eb, dhe po merreshim me organizimin, dhe tham\u00eb &#8216;Jo, le t\u00eb rrin\u00eb! Sepse 7 veta jan\u00eb&#8217;. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se p\u00ebr 7 veta mendon dhe Partia Demokratike, ose \u00e7do njeri tjet\u00ebr paska frik\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb aktivitet, kjo \u00ebsht\u00eb&#8230; dometh\u00ebn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb normale.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, un\u00eb personalisht nuk kam par\u00eb deri m\u00eb sot, dometh\u00ebn\u00eb nuk kam d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb protestohet kund\u00ebr opozit\u00ebs. Ndoshta jam gabim, ndoshta ka ndonj\u00eb rast, por kam b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb k\u00ebrkim online se thash\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb rast. Nuk kam par\u00eb akoma dhe d\u00ebgjuar q\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht bindjeve politike t\u00eb tyre, duhet t\u00eb protestojn\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb lideri apo nj\u00eb aktiviteti edhe jo politik, sepse ishte nj\u00eb aktivitet, nj\u00eb takim i nj\u00eb lideri t\u00eb partis\u00eb me qytetar\u00ebt dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e vet n\u00eb Amerik\u00eb. Pra, t\u00eb them k\u00ebt\u00eb, q\u00eb 7 veta mund t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur dikush t\u00eb martohet dhe ti t\u00eb vish e t\u00eb protestosh kund\u00ebr meje pse po martohesh.<\/p>\n<p><strong>Sonila Me\u00e7o: E qart\u00eb, e qart\u00eb. Zeqiri, un\u00eb t\u00eb b\u00ebj k\u00ebt\u00eb pyetje, p\u00ebr nj\u00eb&#8230; Zeqiri, p\u00ebr nj\u00eb arsye q\u00eb lidhet edhe me tjetr\u00ebn, dometh\u00ebn\u00eb, arsyeja e k\u00ebtyre njer\u00ebzve q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb takuar Berish\u00ebn, i cili pas nj\u00eb periudhe kaq t\u00eb gjat\u00eb, ka mundur t\u00eb rikthehet e ta kaloj\u00eb pra Atlantikun dhe t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Pse ky interes? Pse shqiptar\u00ebt e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs&#8230; pse e pat\u00ebn k\u00ebt\u00eb interes?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zekri Picari:\u00a0<\/strong>Shiko, tani q\u00eb t\u00eb flasim, un\u00eb jam nj\u00eb njeri q\u00eb jam i angazhuar n\u00eb forum dhe si\u00e7 m\u00eb hapet edhe ti&#8230; edhe m\u00eb pyet, faleminderit p\u00ebr pyetjen. Jam nj\u00eb njeri q\u00eb kam bizneset e mia dhe po rri me familjen time, me v\u00ebllez\u00ebrit e mi, dhe jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur n\u00eb jet\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb. Dhe nj\u00eb pyetje shum\u00eb e thjesht\u00eb se \u00e7do njeri mund t\u00eb thot\u00eb &#8216;ore \u00e7far\u00eb interesi ke ti apo \u00e7far\u00eb t\u00eb merresh, a m\u00eb kupton?&#8217; Por, un\u00eb sot jam prind dhe kam dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mi. Un\u00eb sot q\u00eb flasim, kam frik\u00eb q\u00eb t\u00eb sjell f\u00ebmij\u00ebt e mi n\u00eb Shqip\u00ebri, duke par\u00eb situat\u00ebn aktuale dhe qeveria q\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur drejtp\u00ebrdrejt me krimin, me drog\u00ebn dhe me drog\u00eb-dillerat n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, un\u00eb kam frik\u00eb dhe ajo q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj \u00ebsht\u00eb t\u00eb jap sa t\u00eb mundem dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb mundur sa t\u00eb mundemi q\u00eb kjo qeveri t\u00eb nd\u00ebrrohet.<\/p>\n<p>Pra kjo &#8216;non grata&#8217; nuk ishte e zotit Berisha, q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb un\u00eb kam organizuar &#8216;Foltoren&#8217; e par\u00eb n\u00eb&#8230; 50, para pes\u00eb viteve kur u vendos &#8216;non grata&#8217; e zotit Berisha n\u00eb New Jersey. Dhe prap\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri un\u00eb kam ndjenja t\u00eb brendshme dhe duhet ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb! Sigurisht p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, por opozit\u00ebn dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Pra t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb vijn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se vjen njeri se vet\u00ebm p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, patjet\u00ebr zoti Berisha ka miq, ka shok\u00eb, ka dashamir\u00eb t\u00eb vet, dhe jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur, por shumica e njer\u00ebzve jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb \u00e7liruar nga kjo damk\u00eb q\u00eb qeveria n\u00eb bashk\u00ebpunim patjet\u00ebr me Sorosin dhe me t\u00eb gjith\u00eb mashat e tyre t\u00eb tjera vendos\u00ebn ndaj opozit\u00ebs shqiptare. Dometh\u00ebn\u00eb, ata e \u00e7uan opozit\u00ebn deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb q\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb shtetin dhe ne mos t\u00eb kemi mund\u00ebsi t\u00eb marrim frym\u00eb, mos t\u00eb kemi mund\u00ebsi t\u00eb flasim. Dhe sigurisht mos t\u00eb kemi mund\u00ebsi t\u00eb fitojm\u00eb pushtetin, q\u00eb Edi Rama t\u00eb zgjas\u00eb sa t\u00eb mundet pushtetin e vet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zekri Picari, nj\u00ebri prej organizator\u00ebve t\u00eb takimit madh\u00ebshtor t\u00eb kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb Sali Berisha n\u00eb Nju Xhersi, SHBA, ka zbardhur prapaskenat e zhvendosjes s\u00eb sall\u00ebs s\u00eb takimit, dhe se si me an\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve \u00ebsht\u00eb tentuar q\u00eb t\u00eb anulohej takimi. Gjat\u00eb bised\u00ebs ekskluzive n\u00eb \u2018Task Force\u2019, n\u00eb Syri Tv,\u00a0Picari u shpreh se, salla e par\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":152760,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152853","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152853","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152853"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152853\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152854,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152853\/revisions\/152854"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152760"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}