{"id":152855,"date":"2026-09-07T18:55:11","date_gmt":"2026-09-07T18:55:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152855"},"modified":"2026-09-07T18:55:41","modified_gmt":"2026-09-07T18:55:41","slug":"100-dite-dhe-nuk-do-ndalemi-deri-ne-doreheqje-ata-kane-polici-por-nuk-kane-popull","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/07\/100-dite-dhe-nuk-do-ndalemi-deri-ne-doreheqje-ata-kane-polici-por-nuk-kane-popull\/","title":{"rendered":"100 dit\u00eb dhe nuk do ndalemi deri n\u00eb largimin e Ram\u00ebs! Ata kan\u00eb polici, por nuk kan\u00eb popull!"},"content":{"rendered":"<p>Dritan Goxhaj, n\u00eb protest\u00ebn e 100-t\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb Rama, deklaroi se q\u00ebndresa paq\u00ebsore do t\u00eb vijoj\u00eb deri n\u00eb dor\u00ebheqjen e kryeministrit.<\/p>\n<p>Goxhaj akuzoi qeverin\u00eb se ka pushtetin, policin\u00eb dhe institucionet n\u00eb kontroll, por ka humbur legjitimitetin dhe moralin.<\/p>\n<p>Ai u b\u00ebri thirrje protestuesve t\u00eb mos bien n\u00eb provokime dhe t\u00eb mos p\u00ebrdorin dhun\u00eb, duke e cil\u00ebsuar disiplin\u00ebn dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb si m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb goditur politikisht qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb bashkohen n\u00eb shesh edhe p\u00ebr vet\u00ebm 30 minuta, p\u00ebr t\u00eb treguar se nuk kan\u00eb frik\u00eb dhe nuk jan\u00eb pajtuar me pushtetin.<em>\u00a0\u201c100 dit\u00eb dhe nuk do ndalemi. Deri n\u00eb dor\u00ebheqje! Deri n\u00eb drejt\u00ebsi! Deri n\u00eb fitore!\u201d<\/em>, deklaroi Goxhaj.<\/p>\n<p><strong>Fjala e tij<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur bashk\u00ebprotestues, t\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb dhe bashk\u00ebkombas. Sot jemi n\u00eb dit\u00ebn e 100-t\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj proteste. 100 dit\u00eb pa u lodhur, 100 dit\u00eb pa u trembur, 100 dit\u00eb pa dhun\u00eb. Asnj\u00eb popull n\u00eb Europ\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb 100 dit\u00eb protest\u00eb paq\u00ebsore pa hedhur nj\u00eb gur. Vet\u00ebm ne, vet\u00ebm shqiptar\u00ebt! Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi. Kjo \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimi! Sepse ne po zbatojm\u00eb artin e luft\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Artin e rezistenc\u00ebs konstante, jo t\u00eb numrave. Artin q\u00eb thot\u00eb: nuk fiton ai q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb ushtar\u00eb, por ai q\u00eb nuk dor\u00ebzohet kurr\u00eb. Dhe sot, 100 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, ne po tregojm\u00eb se morali \u00ebsht\u00eb arma m\u00eb e fuqishme kund\u00ebr nj\u00eb pushteti t\u00eb kapur nga krimi dhe perversiteti.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderbeu kuptoi di\u00e7ka q\u00eb pushtuesit kurr\u00eb nuk e kuptuan. Rezistenca nuk matet me numra, por me q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e saj. Nj\u00eb ushtri e madhe p\u00ebr nj\u00eb betej\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb val\u00eb, vjen dhe shkon. Nj\u00eb ushtri e vog\u00ebl q\u00eb nuk t\u00ebrhiqet kurr\u00eb, q\u00eb nuk lodhet kurr\u00eb dhe q\u00eb nuk dor\u00ebzohet kurr\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mal. Dhe ne, 100 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb filluam ta nd\u00ebrtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb mal. Jo duke b\u00ebr\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, por duke u kthyer \u00e7do dit\u00eb. Jo duke hedhur gur\u00eb, por duke mbajtur q\u00ebndrim. Jo duke luftuar me dhun\u00eb, por duke luftuar me prezenc\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi i madh i Sk\u00ebnderbeut. Armiku lodhet po qe se ti nuk lodhesh. Armiku demoralizohet po qe se ti nuk thyhesh. Armiku dor\u00ebzohet kur kupton se ti nuk dor\u00ebzohesh kurr\u00eb. Dhe ne e kemi treguar k\u00ebt\u00eb n\u00eb k\u00ebto 100 dit\u00eb. \u00c7do dit\u00eb, pa pushim, pa dhun\u00eb, pa konfuzion. Arma jon\u00eb m\u00eb e fuqishme n\u00eb k\u00ebto 100 dit\u00eb ka qen\u00eb morali. Morali n\u00eb luft\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh i sjellsh\u00ebm. Nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh i but\u00eb. Morali \u00ebsht\u00eb t\u00eb kesh t\u00eb drejt\u00ebn. Morali \u00ebsht\u00eb t\u00eb kesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Morali \u00ebsht\u00eb t\u00eb dish se po lufton. Dhe ne kemi moralin. Ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb pushtet, po k\u00ebrkojm\u00eb drejt\u00ebsi. Ne nuk po k\u00ebrkojm\u00eb para, po k\u00ebrkojm\u00eb dinjitet. Ne nuk po k\u00ebrkojm\u00eb hakmarrje, por po k\u00ebrkojm\u00eb liri. Nd\u00ebrsa pushtetar\u00ebt kan\u00eb pushtetin, por nuk kan\u00eb legjitimitet. Kan\u00eb para, por nuk kan\u00eb nder. Kan\u00eb polici, por nuk kan\u00eb popull. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsia e tyre. Sepse nj\u00eb pushtet pa moral \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pushtet i d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Morali yn\u00eb \u00ebsht\u00eb arma q\u00eb i shkat\u00ebrron ata. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb ne q\u00ebndrojm\u00eb paq\u00ebsisht, ata tregohen t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb ne disiplinohemi, ata tregohen t\u00eb \u00e7organizuar. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb ne bashkohemi, ata tregohen t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb ne nuk biem n\u00eb provokim, ata tregohen provokator\u00eb. Por morali yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ata nuk mund t\u00eb na mposhtin. Prandaj ne nuk duhet t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim. Sepse p\u00ebrshkall\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb gracka e pushtetit. Ai do q\u00eb ne t\u00eb hedhim gurin e par\u00eb. Ai do q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb dhunsh\u00ebm. Sepse n\u00eb at\u00eb moment, ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb qeveria kriminale, por ai b\u00ebhet viktima.<\/p>\n<p>Ne nuk do jemi m\u00eb n\u00eb at\u00eb moment qytetar\u00ebt e lir\u00eb, por ne do kthehemi n\u00eb dhunuesit. Shkalla e p\u00ebrshkall\u00ebzimit \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb n\u00ebn kontrollin e pushtetit. Ai kontrollon policin\u00eb, gjyq\u00ebsorin, mediat dhe narrativ\u00ebn. Paqja jon\u00eb e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm. Disiplina jon\u00eb e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb pament. Q\u00ebndresa jon\u00eb e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar. Prandaj, mos t\u00eb biem n\u00eb k\u00ebt\u00eb grack\u00eb. P\u00ebrshkall\u00ebzimi nuk \u00ebsht\u00eb forc\u00eb, \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi, sepse tregon se kemi humbur durimin. Dhe durimi \u00ebsht\u00eb arma jon\u00eb kryesore. Sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb paq\u00ebsisht, aq m\u00eb shum\u00eb ata duhet t\u00eb na menaxhojn\u00eb. Sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb paq\u00ebsisht, aq m\u00eb shum\u00eb policia lodhet. Sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb paq\u00ebsisht, aq m\u00eb shum\u00eb buxheti i tyre konsumohet.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb paq\u00ebsisht, aq m\u00eb shum\u00eb mediat e tyre humbasin besueshm\u00ebrin\u00eb. Dhe kur nj\u00eb pushtet humb moralin, ai ka humbur gjith\u00e7ka. P\u00ebr 100 dit\u00eb, nuk jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar. 100 dit\u00eb jan\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar. Ne po luftojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri tjet\u00ebr. Nj\u00eb Shqip\u00ebri ku nuk na duhet m\u00eb t\u00eb zgjedhim t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Nuk na duhet m\u00eb t\u00eb zgjedhim hajdutin q\u00eb vjedh m\u00eb pak. Nuk na duhet m\u00eb t\u00eb zgjedhim kriminelin q\u00eb ka shkelur m\u00eb pak ligjin. Nuk na duhet m\u00eb t\u00eb zgjedhim zyrtarin q\u00eb \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb pak i korruptuar.<\/p>\n<p>Sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb demokraci. Kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhje midis rob\u00ebris\u00eb. Ne duam nj\u00eb Shqip\u00ebri ku zgjedhim shqiptarin e ndersh\u00ebm. At\u00eb q\u00eb e sheh atdheun si amanet dhe jo si problem. Ne duam nj\u00eb Shqip\u00ebri ku zgjedhim at\u00eb q\u00eb nuk e sheh shtetin si lop\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb qum\u00ebsht, por si detyr\u00eb p\u00ebr ta ruajtur. Zgjedhim at\u00eb q\u00eb e do t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn m\u00eb shum\u00eb sesa e do pasurin\u00eb e tij. Zgjedhim at\u00eb q\u00eb nuk e sheh Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb pla\u00e7k\u00eb q\u00eb duhet ta shes\u00eb bler\u00ebsit m\u00eb t\u00eb par\u00eb, por si nj\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb duhet nd\u00ebrtuar. Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po luftojm\u00eb! Nj\u00eb Shqip\u00ebri ku f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb t\u00eb mos ikin, por t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb. Pun\u00ebtori t\u00eb mos p\u00ebrulet, por t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb dhe i respektuar. Intelektuali t\u00eb mos hesht\u00eb, por t\u00eb flas\u00eb pa frik\u00eb. Pensionisti t\u00eb mos zgjedh\u00eb mes buk\u00ebs dhe ila\u00e7eve, por t&#8217;i ket\u00eb t\u00eb dyja. Institucionet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pastra, jo n\u00eb duart e klan\u00ebve por n\u00eb duart e ligjit. Kryeministri t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shqiptar q\u00eb nuk e sheh vendin si pron\u00eb, por si amanet! K\u00ebto 100 dit\u00eb kan\u00eb treguar se ne mundemi. Ne mundemi t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb, ne mundemi t\u00eb rezistojm\u00eb, ne mundemi t\u00eb fitojm\u00eb! Ka nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb &#8216;Amanet&#8217;. Amanet \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb besuar p\u00ebr ta ruajtur, p\u00ebr ta mbrojtur, p\u00ebr t&#8217;ua l\u00ebn\u00eb brezave q\u00eb vijn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa e more. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb amaneti yn\u00eb!<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb amaneti i gjysh\u00ebrve tan\u00eb q\u00eb luftuan p\u00ebr t\u00eb. Amaneti i atyre q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn. Amaneti i f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb q\u00eb presin t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb jetojn\u00eb. Por k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet, ata nuk e shohin Shqip\u00ebrin\u00eb si amanet. Ata e shohin at\u00eb si nj\u00eb burim p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrvet\u00ebsuar. Ne e duam k\u00ebt\u00eb vend sepse \u00ebsht\u00eb i yni! Sepse \u00ebsht\u00eb amaneti yn\u00eb! Sepse nuk ka tjet\u00ebr! Un\u00eb po ju b\u00ebj nj\u00eb thirrje. Nj\u00eb thirrje t\u00eb thjesht\u00eb, nj\u00eb thirrje q\u00eb nuk k\u00ebrkon asgj\u00eb t\u00eb pamundur. Nuk ju k\u00ebrkoj t\u00eb lini pun\u00ebn. Nuk ju k\u00ebrkoj t\u00eb rrezikoni jet\u00ebn, as nuk ju k\u00ebrkoj t\u00eb sakrifikoni familjen. Ju k\u00ebrkoj vet\u00ebm 30 minuta. Vet\u00ebm sa nj\u00eb kafe me miqt\u00eb. Vet\u00ebm sa nj\u00eb episod i nj\u00eb seriali q\u00eb shihni n\u00eb televizionet tuaja p\u00ebrdit\u00eb. Vet\u00ebm sa t\u00eb shikoni lajmet n\u00eb televizor. P\u00ebr k\u00ebto 30 minuta ju k\u00ebrkoj, t\u00eb vini. T\u00eb vini n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh p\u00ebr 30 minuta! Sepse kjo do t\u00eb ndryshoj\u00eb gjith\u00e7ka! 30 minuta n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh p\u00ebr t\u00eb treguar se nuk keni frik\u00eb. 30 minuta n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh p\u00ebr t\u00eb treguar se ju nuk heshtni. 30 minuta n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh p\u00ebr t\u00eb treguar se doni nj\u00eb Shqip\u00ebri ndryshe. 30 minuta n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh p\u00ebr t\u00eb treguar se doni ndryshimin. 30 minuta p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: edhe un\u00eb isha kur atdheu kishte nevoj\u00eb<\/p>\n<p>Atdheu sot nuk k\u00ebrkon t\u00eb sakrifikoni jet\u00ebn. Nuk k\u00ebrkon t\u00eb sakrifikoni familjen, nuk k\u00ebrkon t\u00eb sakrifikoni pun\u00ebn. Atdheu k\u00ebrkon vet\u00ebm 30 minuta nga rutina juaj ditore. Sepse 30 minuta nuk jan\u00eb koh\u00eb, 30 minuta jan\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi. D\u00ebshmi se nuk jeni vet\u00ebm. D\u00ebshmi se nuk jemi pajtuar me t\u00eb keqen. D\u00ebshmi se nuk jemi dor\u00ebzuar. 100 dit\u00eb pa u lodhur. 100 dit\u00eb pa dhun\u00eb. 100 dit\u00eb me moral. 100 dit\u00eb duke nd\u00ebrtuar vizionin p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb. Sepse 100 dit\u00eb nuk jan\u00eb fitore, jan\u00eb d\u00ebshmi, jan\u00eb detyr\u00eb. Detyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar derisa ky pushtet i kapur nga krimi t\u00eb bjer\u00eb. Ky sistem q\u00eb na detyron t\u00eb zgjedhim t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb shkat\u00ebrrohet. Dhe Shqip\u00ebria t\u00eb kthehet aty ku i takon, tek shqiptar\u00ebt e ndersh\u00ebm! Ashtu si Sk\u00ebnderbeu, edhe ne duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb dhe do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb. Ashtu si paraardh\u00ebsit tan\u00eb, ne do t\u00eb rezistojm\u00eb. 100 dit\u00eb dhe nuk do ndalemi. Deri n\u00eb dor\u00ebheqje! Deri n\u00eb drejt\u00ebsi! Deri n\u00eb fitore! Rroft\u00eb Shqip\u00ebria! Rroft\u00eb liria! Rroft\u00eb populli shqiptar<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dritan Goxhaj, n\u00eb protest\u00ebn e 100-t\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb Rama, deklaroi se q\u00ebndresa paq\u00ebsore do t\u00eb vijoj\u00eb deri n\u00eb dor\u00ebheqjen e kryeministrit. Goxhaj akuzoi qeverin\u00eb se ka pushtetin, policin\u00eb dhe institucionet n\u00eb kontroll, por ka humbur legjitimitetin dhe moralin. Ai u b\u00ebri thirrje protestuesve t\u00eb mos bien n\u00eb provokime dhe t\u00eb mos p\u00ebrdorin dhun\u00eb, duke e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":147630,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152855","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152855","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152855"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152855\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152857,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152855\/revisions\/152857"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147630"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}