{"id":152943,"date":"2026-09-08T11:42:42","date_gmt":"2026-09-08T11:42:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152943"},"modified":"2026-09-08T11:42:42","modified_gmt":"2026-09-08T11:42:42","slug":"bardhi-sistemi-i-drejtesise-eshte-ne-kolaps-qeveria-po-shkel-kushtetuten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/08\/bardhi-sistemi-i-drejtesise-eshte-ne-kolaps-qeveria-po-shkel-kushtetuten\/","title":{"rendered":"Bardhi: Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kolaps, qeveria po shkel Kushtetut\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr media akuzoi qeverin\u00eb dhe mazhoranc\u00ebn p\u00ebr moszbatimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke deklaruar se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb kolaps.<\/p>\n<p>Bardhi tha se, K\u00ebshilli i Ministrave nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimin p\u00ebr t\u00eb propozuar ligjin p\u00ebr pagat e magjistrat\u00ebve, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtoi nism\u00ebn e dy deputet\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke e cil\u00ebsuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ai tha se situata po cenon funksionimin e gjykatave dhe t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Bardhi akuzoi gjithashtu Kuvendin se prej dy muajsh nuk po zbaton vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u2019i njohur opozit\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit.<\/p>\n<p><strong>Deklarata p\u00ebr media<\/strong><\/p>\n<p>Ju uroj nj\u00eb sesion t\u00eb ri t\u00eb mbar\u00eb, sepse nj\u00eblloj si deputet\u00ebt edhe ju jeni n\u00eb pun\u00eb edhe ju jeni n\u00eb pun\u00eb, prandaj ju uroj shum\u00eb mbar\u00ebsi dhe suksese. S\u00eb dyti, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mbledhjes s\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb kryetar\u00ebve, dua t\u00eb ndaj me qytetar\u00ebt dy shqet\u00ebsime q\u00eb u ngrit\u00ebn edhe gjat\u00eb mbledhjes, por q\u00eb kan\u00eb edhe interes p\u00ebr shqiptar\u00ebt. S\u00eb pari, zbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt tashm\u00eb q\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend p\u00ebr shkak t\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb kolaps, p\u00ebr shkak se gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb dhe administrata gjyq\u00ebsore, p\u00ebr shkak t\u00eb mosveprimit t\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u00eb zbatuar nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kan\u00eb tashm\u00eb disa dit\u00eb q\u00eb nuk arrijn\u00eb dot apo nuk kan\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ligjore t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pagat e tyre. Dhe kjo n\u00ebnkupton c\u00ebnim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Kemi d\u00ebgjuar gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb debatit di\u00e7ka t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb, kemi d\u00ebgjuar kryeministrin q\u00eb ka mbajtur q\u00ebndrimin e tij se kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb propozuar pagat e ka K\u00ebshilli i Ministrave dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb miratuar pagat e ka Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. Dua t\u00eb informoj at\u00eb q\u00eb u b\u00eb me dije edhe gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb kryetar\u00ebve, q\u00eb sot q\u00eb flasim K\u00ebshilli i Ministrave nuk e ka ushtruar detyrimin e tij p\u00ebr t\u00eb propozuar projektligj p\u00ebr pagat e magjistrat\u00ebve. Ashtu si\u00e7 ky Kuvend, q\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 2026 n\u00eb mbledhje t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Legjislacionit, ka detyruar K\u00ebshillin e Ministrave q\u00eb t\u00eb hartoj\u00eb propozimin dhe ta sjell\u00eb p\u00ebr miratim n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga prilli kur \u00ebsht\u00eb mbledhur K\u00ebshilli i Legjislacionit dhe dua t\u00eb fal\u00ebnderoj koleg\u00ebt q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb, koleg\u00ebt e opozit\u00ebs q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb mbledhje, p\u00ebr shkak se K\u00ebshilli i Legjislacionit gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ka qen\u00eb i drejtuar nga opozita, q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrmbushur n\u00eb koh\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t&#8217;i k\u00ebrkuar K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Nga prilli deri n\u00eb 31 korrik kur ligji \u00ebsht\u00eb shfuqizuar, K\u00ebshilli i Ministrave, pra kryeministri Rama nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>Po, ka nj\u00eb projektligj t\u00eb depozituar nga dy deputet\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e deputet\u00ebve q\u00eb t\u00eb propozojn\u00eb pagat apo \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prekin buxhetin e shtetit n\u00eb raport me nj\u00eb sistem tjet\u00ebr. Kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb propozuar pagat e ka K\u00ebshilli i Ministrave dhe K\u00ebshilli i Ministrave do t\u00eb duhet t\u00eb kishte p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb tij n\u00eb raport me pushtetin gjyq\u00ebsor. Gj\u00eb q\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb. Fondet buxhetore menaxhohen nga K\u00ebshilli i Ministrave dhe ka patur nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Legjislacionit q\u00eb kryetari i Kuvendit sot deklaroi q\u00eb e ka p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr ekzekutim pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, dhe sot q\u00eb flasim ka zero p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga K\u00ebshilli i Ministrave.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ligji i propozuar nga dy deputet\u00eb, se k\u00ebtu po dilja, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Nuk kan\u00eb as aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrllogaritur pagat e sistemit gjyq\u00ebsor dy koleg\u00ebt q\u00eb kan\u00eb propozuar ligjin, dhe me modesti e them, nuk kan\u00eb as kapacitetin p\u00ebr t\u00eb interpretuar nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr zbatim ashtu si\u00e7 Gjykata Kushtetuese ka p\u00ebrcaktuar standardet, prandaj do t\u00eb duhet t\u00eb bashk\u00ebvepronte K\u00ebshilli i Ministrave me Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Pagat e sistemit gjyq\u00ebsor nuk jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje individuale si e lexon Gazment Bardhi apo dikush tjet\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. K\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebri sepse sot q\u00eb flasim n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga gjykatat e vendit, administrata nuk po ofron sh\u00ebrbime p\u00ebr qytetar\u00ebt, dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb e fut nj\u00eb nga tre shtyllat kryesore t\u00eb sistemit shtet\u00ebror shqiptar, e fut n\u00eb kolaps sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>T\u00eb mos ofroj\u00eb sh\u00ebrbime sistemi gjyq\u00ebsor ndaj qytetar\u00ebve, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb mos marrin drejt\u00ebsi. S\u00eb dyti, kam ngritur shqet\u00ebsimin sepse ky nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi vendim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb nuk zbatohet apo nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar n\u00eb koh\u00eb nga mazhoranca. Prej dy muajsh Gjykata Kushtetuese ka urdh\u00ebruar Kuvendin q\u00eb t&#8217;i njoh\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ngritur komision hetimor mbi zgjedhjet e 11 majit. Nj\u00eb e drejt\u00eb e mohuar, ashtu si\u00e7 ne kemi th\u00ebn\u00eb prej 1 viti tashm\u00eb, e opozit\u00ebs p\u00ebr ta ngritur k\u00ebt\u00eb komision dhe Kuvendi refuzon ta zbatoj\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Dhe kryetari i Kuvendit nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi. Dhe e kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, e mbyll\u00ebm sesionin e shkuar parlamentar duke shkelur Kushtetut\u00ebn, po e nisim sesionin e ri parlamentar duke shkelur Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Pra Kushtetuta \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dokument krejt pa vler\u00eb, edhe pse \u00ebsht\u00eb shtylla baz\u00eb e shtetit shqiptar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dokument pa vler\u00eb q\u00eb shkelet sa her\u00eb interesi i Edi Ram\u00ebs e dikton p\u00ebr ta shkelur. S\u00eb dyti, dua t\u00eb informoj bashk\u00ebqytetar\u00ebt mbi faktin se m\u00eb n\u00eb fund kat\u00ebr iniciativat e deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe k\u00ebrkesa t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb protestojn\u00eb tashm\u00eb prej 101 dit\u00ebsh n\u00eb bulevard, jan\u00eb futur n\u00eb kalendarin e punimeve t\u00eb Kuvendit dhe jan\u00eb caktuar p\u00ebr t&#8217;u shqyrtuar, dy prej tyre n\u00eb dat\u00ebn 17 shtator dhe dy t\u00eb tjerat n\u00eb dat\u00ebn 24 shtator. Dua t\u00eb apeloj publikisht q\u00eb komisionet q\u00eb drejtohen nga mazhoranca dhe jan\u00eb komisione p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebtyre projektligjeve, t\u00eb mos shkelin vendimin e konferenc\u00ebs s\u00eb kryetar\u00ebve dhe vendimin e seanc\u00ebs plenare p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebtyre iniciativave dhe b\u00ebrjen gati p\u00ebr shqyrtim t\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebto dy seanca.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb treti, m\u00eb duhet ta them edhe k\u00ebt\u00eb, kemi ngritur shqet\u00ebsimin mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si administrata e Kuvendit n\u00eb rastin konkret ka vepruar me reform\u00ebn territoriale. Si rregull, ligji k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb nj\u00eb deputet apo K\u00ebshilli i Ministrave propozon nj\u00eb projektligj p\u00ebr nj\u00eb ndarje t\u00eb re territoriale, do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb relacionin shoq\u00ebrues t\u00eb projektligjit mendimet q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb komunitetet. Pra mendimi i komuniteteve q\u00eb vepron apo jeton n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebsi vendore do t\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e relacionit p\u00ebrpara se projektligji t\u00eb depozitohet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ka ndodhur e kund\u00ebrta. \u00cbsht\u00eb depozituar projektligji n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe pa u marr\u00eb n\u00eb shqyrtim nga asnj\u00eb organ i Kuvendit, me firm\u00ebn e sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ka nisur nj\u00eb proces konsultimi. Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm nuk ka asnj\u00eb kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb veprime t\u00eb tilla. Konsultime fars\u00eb dhe q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve, por thjesht p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nj\u00eb detyrim. Kishte nj\u00eb detyrim kryetari i Kuvendit, q\u00eb at\u00eb projektligj, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t&#8217;ia kthente mbrapsht propozuesve.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, un\u00eb kam mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim publik n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje edhe si kryetar i grupit parlamentar. Audio-p\u00ebrgjimi i publikuar dje nga televizioni juaj dhe i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga ish-krahu i djatht\u00eb i Edi Ram\u00ebs, ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, propozuar dhe em\u00ebruar n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb nga partia n\u00eb pushtet, ishin fakte trondit\u00ebse. Q\u00eb nuk tregonin vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb q\u00eb ju thoni p\u00ebr trafikun e arm\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skandal i p\u00ebrmasave nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shkak se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s, implikonte aty nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb shmangies, po themi t\u00eb v\u00ebmendjes se si do ia hidhnin edhe Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, por aty tregoheshin se si ndahen apo si grabiten pasurit\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, pra pasurit\u00eb shtet\u00ebrore, p\u00ebrmes skemave, ngritjes s\u00eb kompanive fiktive, regjistrimit t\u00eb kompanive fiktive, marrjes s\u00eb bizneseve, t\u00eb bizneseve q\u00eb nuk kontrollohen nga qeveria, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb k\u00ebshtu besoj prokuroria nuk do t\u00eb pres\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim nga grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike. P\u00ebr ne do ishte gj\u00ebja m\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb depozitonim nj\u00eb kall\u00ebzim. Un\u00eb edhe si jurist n\u00eb profesion, kam bindjen q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me dje n\u00eb or\u00ebn 23 kur ka mbaruar emisioni, do t\u00eb duhej t\u00eb ket\u00eb shkuar tek zyrat e televizionit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb materialet e transmetuara dje dhe do t\u00eb duhej t\u00eb ket\u00eb nisur nj\u00eb hetim tashm\u00eb q\u00eb flasim. N\u00ebse kjo nuk ka ndodhur, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb prokuroria b\u00ebhet pjes\u00eb e k\u00ebsaj skeme kriminale tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb trajtimit t\u00eb shtetit si nj\u00eb pla\u00e7k\u00eb private. Q\u00eb k\u00ebshtu, p\u00ebrpara se t\u00eb m\u00eb drejtoni mua pyetjen n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebni apo jo kall\u00ebzim, kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e thjesht\u00eb nga ana jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim, por zakonisht kall\u00ebzime nuk b\u00ebhen p\u00ebr fakte q\u00eb jan\u00eb publike sepse prokuroria do t\u00eb duhet t\u00eb nis\u00eb hetimet kryesisht, do t\u00eb duhej mikrofonin tuaj t&#8217;ia vinit drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me n\u00ebse ka nisur procesin e verifikimit dhe hetimit mbi faktet e transmetuara dje n\u00eb televizionin tuaj.<\/p>\n<p>Sa i takon mekanizmave t\u00eb kontrollit, ju garantoj n\u00eb or\u00ebn 16:00 do t\u00eb mblidhet grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike dhe ne do t\u00eb aplikojm\u00eb \u00e7do mekaniz\u00ebm kontrolli q\u00eb ka n\u00eb dispozicion opozita sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vota jon\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr sepse e rip\u00ebrs\u00ebris, propozimi i paraqitur \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet q\u00eb ka vendosur vendimi, dy vendime tashm\u00eb, t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe ne nuk mund t\u00eb votojm\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb nuk e reflekton n\u00eb form\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb tij vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb, keni par\u00eb dhe ligjin p\u00ebr komisionet hetimore, e miratuan gjoja p\u00ebr t\u00eb zbatuar nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Ne iu drejtuam Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese rikonstatoi q\u00eb ligji nuk kishte reflektuar vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. E nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe rasti konkret.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr media akuzoi qeverin\u00eb dhe mazhoranc\u00ebn p\u00ebr moszbatimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke deklaruar se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb kolaps. Bardhi tha se, K\u00ebshilli i Ministrave nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimin p\u00ebr t\u00eb propozuar ligjin p\u00ebr pagat e magjistrat\u00ebve, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtoi nism\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":65446,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152943","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152943","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152943"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152943\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152944,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152943\/revisions\/152944"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65446"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152943"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152943"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152943"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}